Zuzunjat

Teksa po shkoja për tek makina, sepse do nisesesha për punë, i dashur lexues, verej që kishin dal në dritare dhe më vunë re me një shikim të lehtë. Ndez makinën dhe nisem. Ndaloj tek vijat e bardha për kembësorët, por nuk kishte njeri, sepse 5 hapa më tej po kalonin rrugën. Ndonjëherë të lind pyetja? Ore në cilen gjuhë është shkruar sinjalistika?

E nejse, vazhdoj rrugën dhe futem në një rrugë fshati, atë që këtu në Republikën tonë të Bananes, i thërrasim “autostradë”. Teksa po mundohesha të përzgjidhja radion, që suposozhet të ketë atë muziken e mëngjesit dhe qetësinë që ti ke nevojë të degjosh, jo i dashur lexues, nuk ndodh kurrë! Gjithome do jetë një, e keni parasysh vetë ju, që bërtet dhe uleret sikur është kaps.

Të mos flas për reklamat që në shumicën e rasteve të bëjnë me diarre. Vazhdoj eci dhe pjesa më e vështirë ska kaluar ende, sepse sapo ti futesh në atë “rruge”, duhet të fillosh të bëhesh gati për lufte. Po po mirë e lexove! Luftë si në kohën e pordhës, që i turreshin njeri-tjetrit sepse donin të tregonin që gomari që kishin ish më i miri. Po e bukura është se gomerët që kemi, as uje skemi më i dhënë. Po kujt ti thuash? Atij/asaj që ka makinë me gaz, me një stemë porche të ngjitur me atak tek kroskoti, apo atij/asaj që nuk e dinë akoma me çfarë i punon makina sepse ja “mbushin” nga mbrapa. Mos u keqkupto i dashur lexues, sepse ka dhe nga ato që u kujdeset dikush.

Rruga akoma nuk ka përfunduar sepse ti ke nivelin tjetër të cilin duhet të jesh super vigjilent. Quhet: ngjeshe ose ta ngjeshën. Une e kuptoj që ti lexues e ke mëndjen vetëm për keq, por jo, as këtë herë nuk është kështu, sepse e kam fjalen për gropat. Do të të duhet që të jesh i mirë me matjet sepse për 1 cm mund të përfundosh për ndonjë servis 200 mileksh. Mbasi kalon këtë nivel, vjen pjesa në të cilën ti je gjatë gjithë kohës, pu tëëë ****, a tëëëëë The’othoriut të ruajt se nuk e di. Po flas për ketrat që kalojnë rrugën dhe kanë vendosur një tullë tek ndarësi i korsisë. Të pakten ketrat si kafshë janë me të zgjuar, sepse e kontrollojnë rrugën në fillim.

Mbasi kalon dhe këtë nivel, vjen ajo pjesë që thua: po tani ç’pati? Mos e thëntë të dali një Zuzunjë në rrugë sepse ndalojnë në mes të “autostradës” dhe bëhet një vargan i gjatë trafiku.
Dhe për ëmbelsirë vjen pjesa që do të duhet të parkosh. Tek ky nivel ti duhet të picerrosh sytë dhe të parashikosh, fiks si ajo kënga “For a Few Dollars More”. Mbasi ke parë 7 herë fatin dhe gjen vëndin e parkimit, gjithmonë do jetë një ZZ mbarapa makinës tënde që do kaloje kur ti je duke bërë mbrapsht, dhe të thotë: Idjot, nuk shikon mbrapa? E mbasi ke kaluar gjithë këtë maratonë, do të duhet të perfomosh në punë. Sido që të jetë, ajo që zuzunjat bënin më mirë i dashur lexuesi im fantastik që kë arritur deri këtu, ishin 2 gjëra: lëpinin dhe bënin zhurmë kot.

zuzunjat

Art piktoresk per tematiken e shtjelluar — Zuzunjat

Shkruar nga Silvio Deda

Silvio , une jam i ri ketu , e njoh letersine nga i madhi Pjer Thomas por nuk kuptova nje gje ne gjithe kete , eshte vrer apo vjershe , qenke akoma ne Maminas.

Vrer apo vjershe, me ler te te them qe eshte sultjash. Mos harro te lexosh edhe Rudina Xhungen

Ca njerezve nuk iu ecen fare.

24 karat