100 punëdhënësit më të mëdhenj; Ekonomia primitive e …lojërave të fatit

1 Like

Ekonomi faqezeze per popull fatzezi

Shkrim i mire ne pamje te pare.
Ekonomia fiton stabilitet, dhe bizneset rriten, kur eshte economy of scale. Ne si vend i vogel s’e kemi ate shanc.
Po sic edhe thote shkrimi, pasunaret shqiptare, ca nga instabiliteti ca nga injoranca i ngrijne kapitalet ne real estate e prona te paluajtshme. Cfare investimi te pritet prej kesaj lloj rrace biznesmenesh.
Pastaj ke muhabetin e drejtesise, zbatueshmerise se saj, problemet e monopoleve, e sa e sa te tjera qe ndikojne ne rritje te bizneseve, qe mbase nje vend i vogel i ka te kufizuara mundesite t’i zgjidhe.

Interesant sesi gazetarja habitet me punesimin ne banka, nuk ia paska ngapak haberin e urise per teknogji ne kete industri, dhe tendencen e saj per te eliminuar fuqine punetore ne maksimum.

Shqipot kane humbur shume kohe ne konkurse Te hedhjes se shurres me kallam e si rezultat kane. Nje ekonomi Te tipit Te Gabon ne afrike .
I wasted time and now time is wasting me -do Te theshte shekspiri .

Ve bast qe ne kampionatin e hedhjes se shurres Shkaba ka dale kampion.

ne e kemi pas economy of scale, ne rregjimin monist, u industrialuzu vendi packa se me teknologji te vjeter, nuk kish qytet te vogel pa nje fabrike, sikur gjysma te ruhej e zhvillohej nuk do ish ky vend i baterdise se laisez faire.

1 Like

Me sa e njoh ekonomine une, industrializimi nuk ka te beje me economy of scale doemos. Ideja e economy of scale eshte qe te perqendrohesh ne ate qe ben me mire, qe i ke burimet, ekspertizen sic thone sot, etj. Ndersa duke u perpjekur te besh gjithcka ne vend per te perballuar bllokaden dhe rrethimin kapitalisto-revizionist, ben te kunderten, i ben te gjitha nga pak dhe keq. Si puna e traktorit te pare shqiptar. Shto pastaj edhe faktin qe je vend i vogel.

define economy of scale

Do mendoja se prapeseprape, krahasuar me gjendjen e sotshme te prodhimit ne vend, nuk behet gabim te quhet e tille ekonomia e asaj periudhe. Gjithmone relativisht te flasesh.

Tjeter gje pastaj qe periudha e mbarimit te Luftes se Ftohte, shenoi fillimin e Globalizmit, gje e cila shkaktoi rishperndarjen e prodhimit boteror duke nxjerre ‘obsolete’ prodhimin ne ekonomite e vendeve periferike si yni.
Ne nga ana jone si albaneze, i dhame nje kontribut te shtuar e te pershpejtuar atij procesi.

Por sot vende te lindjes madje edhe te Ballkanit kane mundur te riaktivizojne me sukses fragmente te ekonomise prodhuese te atehershme, duke ia dale mbane te ngrejne ekonomi lokale eficiente, mbi bazen e vjeter.

1 Like

Edhe ne kemi riaktivizuar ne sukses industrine e hashhashit e kokaines. Ashtu si babai shlirteror, ashtu edhe Edwini, ka zgjedhje te mire per ca leke extra

http://www.gazetadita.al/tendencat-e-punesimit-bb-shqiperia-rekord-ne-vetpunesimin-e-personave-me-arsim-8-vjecar/

“Shqipëria po gëzon një prej rritjeve më të shpejta ekonomike në rajon, ndërsa norma e rritjes ekonomike çmohet se do të arrijë 3,9 për qind në 2017 dhe 3,7 për qind në 2018. Kushtet e financimit janë tejet të favorshme, ndërkohë që norma e inflacionit dhe normat e interesit vijojnë të jenë shumë të ulëta. Po përshpejtohet rritja e investimeve dhe besimi vijon të jetë i lartë. Eksportet po rriten, të mbështetura nga rimëkëmbja e fortë ekonomike e partnerëve tregtarë nga BE-ja. Rezervat valutore të Bankës së Shqipërisë (BSH) janë të mjaftueshme (mbi 6 muaj mbulim importesh) ndërsa flukset hyrëse të investimeve të huaja direkte (IHD) vijojnë me një ritëm të qëndrueshëm. Megjithëse rimëkëmbja ende nuk mbështetet nga kreditimi, sektori bankar është i qëndrueshëm, likuid dhe rentabël. Parashikimi për rritjen ekonomike të Shqipërisë mbetet pozitiv, me kusht që të përshpejtohet ritmi i reformave, për ta rritur besimin dhe për të krijuar një mjedis të favorshëm për investime të reja dhe rritje”, thuhet në konkluzionet e FMN.

Por sipas FMN, risku që has ekonomia shqiptare është se ky ritëm i rritjes ekonomike mund të mos zgjasë shumë.

“Rritja në BE ka ritme përshpejtuese që prej vitit 2016. Por rimëkëmbja e rritjes ekonomike është përgjithësisht ciklike dhe parashikimi afatmesëm mbetet i ulët për shkak të problemeve të pazgjidhura që ka lënë pas kriza, të rritjes së dobët të produktivitetit dhe të faktorëve frenues demografikë. Ka edhe risqe globale nga një korrigjim i beftë i tregjeve financiare, pasigurive politike dhe politikave proteksioniste të cilat mund ta ulin besimin dhe rritjen ekonomike. Ngadalësimi do ta prekte negativisht Shqipërinë nëpërmjet kanaleve të tregtisë, investimeve dhe sektorit bankar”, thuhet në deklaratën e FMN.

Më tej theksohet se është momenti i përshtatshëm për t’i përshpejtuar reformat për t’i zbutur këto risqe dhe për të krijuar mburoja ndaj tronditjeve të padëshirueshme në të ardhmen.

Një mision i FMN, nën drejtimin e zonjës Anita Tuladhar, vizitoi Tiranën gjatë periudhës 7-20 mars 2018, për të zhvilluar diskutimet e Monitorimit të parë Pas Programit (MPP).