A është një film shumatorja e disa personazheve dhe disa dekoreve? (“Blade Runner 2049” – film amerikan me regji të Denis Villeneuve)

Për mua, ende sot askush nuk ka bere komedi më të mira se Lubitsch! “The shop around the corner” eshte filmi im i preferuar i viteve '30-'40.

Sa për punen e kritikes se filmave (nuk di a i hodhe nje sy artikullit të Zaimit), e kisha dhe ketu: mediokritetin masiv të artit të realizimit socialist ndofta nuk duhet me ja faturu aq shume ketij të fundit (sepse fundja, cdo periudhe e historise njerezore ka patur metoden e saj krijuese, dhe ishte normale qe socializmi të kish te tijen) se sa faktit qe veprat qe u krijuan, gjithe duke revendikuar dialektiken, rane në nje mistifikim (metafizikë!!) të pashoqe të metodes se ciles I reklamoheshin (realizimit socialist). Ose thene ndryshe: ne vendi qe të perdorej si mbeshtetje për nje art gjithmone në kerkim, gjithmone revolucionarizues, gjeniu Bertold Breht u perdor më së shumti si… ikonë !
:frowning:

Në kete sens thosha se, analizimi i filmave vetem nga nje prizem preciz (psikanalitik - në rastin konkret) ka dicka prej metafizikeje (gjithe duke revendikuar dialektiken, sigurisht). Fiks si pjesa me e madhe e artit te realizimit socialist

edhe francezet lexojne zhizhek, kshu hudh voj, hudh voj, i gjithi bi n’sallate!

me vjen keq u detyrova ta nderpres ke 1/3 kritiken ndaj rusit A. German, leximi ka aftesine te te mbyse ne ankth


ok u perfundua dhe ka te drejte zajmi. Madje e paska parashikuar ate konkluzion qysh dy vjet me pare, kur Obama ishte ende ne krye te usa-ve dhe demokracia ne bote shihej me e forte se sot, e si e tille me e vogel doza e pesimizmit ne perspektiven njerezore krahasuar me sot.

(ne analizat e tyre ata perdorin filmin ngushtesisht si ilustrim viziv te nje intrige, pra duke filtruar prej tij vetem narrativen, njelloj dhe pa shume ndryshim nga spektatori i gjere ne raport me filmin kur shkon ne kinema)