A është një film shumatorja e disa personazheve dhe disa dekoreve? (“Blade Runner 2049” – film amerikan me regji të Denis Villeneuve)

Po ta permbidhja ne nje fjali te vetme filmin, pak a shume ajo do ishte sa me poshte: Sir Ridley Scott, producent i filmit (por njekohesisht edhe regjizor i “Blade Runner”-it te vjeter, atij te 1982-shit) i ka thene Denis Villeneuve: “ti bej ato tarkovskllëqet e tua (plane filmike te ngjashme me “Stalker” dhe “The sacrifice”), ndersa me pjesen ‘tjeter’, merrem une” (dmth: nje blockbuster tipik amerikan qe ka per objektiv te vetem ti pelqeje sa më shume palë sysh spektatorësh, dmth të nxjerre sa me shume fitim).

Gjithsesi po e filloj nga fillimi. Dhe filmi, ne fakt fillon keq: nje tabele e stergjate na e shpjegon qysh e tek nga ana skenaristike atë, nderkohe qe kinematografia e mire nuk ka nevoje per shpjegime me tekst, por me imazhe. Nejse.
Pastaj filmi fillon sic thashe me plane filmike si ky me poshte (qe sigurisht te kujton plane filmike te Tarkovskit (tek “The sacrifice” psh).

E po mire – thua me vete ti si spektator, asgje te keqe deri ketu. Pastaj atmosfera (e filmit, sigurisht) vazhdon te perpiqet te imitoje ato te Tarkovskit (i cili, ne nje fare menyre, ka filluar te kthehet si mallkim i kinemase ne shek XXI, sepse plotesisht i keqkuptuar !) dhe ti kupton se nuk behet fjale per homazh, por per nje imitim «sa per pozë» : prerja e planeve, ritmi i filmit, etj etj s’kane te bejne fare (po fare ama !) me ato te gjeniut rus, por jane thjesht sa per të thene “I love Tarkovski”.

Filmi pastaj futet ne ngaterresa skenaristike (te cilat, normalisht, nuk do me krijonin problem, nese filmi do fliste permes imazheve !), te cilat (ngaterresat) «Blade Runner 2049» merr persiper ti sqaroje një më një. Pra kemi te bejme me ate qe zakonisht quhet : nje skenar i kthyer në pamje.

Sipas skenarit, tema qendrore e filmit eshte shtrimi i pyetjeve qe heroi kryesor i ben vetes (agjenti K. luajtur nga Ryan Gosling) ne lidhje me humanitetin e tij. Pra : sa njeri eshte biologjikisht dhe emocionalisht (jemi në vitin 2049 dhe behet fjale per humanoidë te prodhuar artificialisht). Por ky mundim, ky torturim i heroit kryesor, mbetet vetem «në teori», pra nuk misherohet ne film. Per shembull, eshte nje skenë kur heroi kryesor ben dashuri me Joy-n, nje inteligjence artificiale qe banon apartamentin e tij me te vetmin qellim per te bere dashuri me të (ajo shfaqet vetem kur agjenti K. ka nevojje te beje seks). Ok deri ketu. Në atë skene pastaj hyn edhe Mariette, po ashtu android biorobotik si dhe vetë heroi kryesor. Diçka fillon te ngjizet tek ky relacion treshe, e qe zgjat disa minuta. Por kaq! Pra skena mbetet thjesht ilustruese, «qellim ne vetvete»: pas skenes ne fjale, kalojme në nje tjeter pa asnje lidhje me të : threesome-a në fjale harrohet, a thua se nuk ndodhi fare ! Dhe te tilla skena ka plot: ilustrime te skenarit, por jo misherim (incarnate) i tij.

Ose puna e kujtimeve te implantuara : sa eshte cikur çik (shto uje shto oriz : e pse mos shtojme dhe kujtimet e implantuara ??) thjesht si ide skenaristike, por pa asnje surprise te vertete regjizoriale.

Dhe se fundi, dekoret. Ok, disa jane impresionuese (jemi ne vitin 2049 : ne fillim ato jane goxha gri – planeti ka marre fund ekologjikisht, niveli i detit eshte shume i larte, te pasurit kane ikur ne kolonitë jasht-planetare dhe ne Toke kane mbetur vetem varfanjakët, etj etj – dhe pastaj kthehen më se shumti në okër (portokalli) në Las Vegas mbushur me statuja te rrenuara). Por regjizori nuk bën asgje me to, pra jane thjesht nje dekort ku levizin disa personazhe dhe kaq.

Shkurt: filmi eshte nje shumatore personazhesh dhe dekoresh. Personazhe + dekore = Blade Runner 2049.

Sigurisht, ka dhe më keq. Por ka patur e do kete edhe më mire (qofte dhe “Arrival”, filmi i fundit i regjizorit ne fjale, ka qene ku e ku më interesant !).

5.5

trailer:

2 Likes

kjo shprehje mu me pelqeka qe e paska thone nje i modh si puna ime, sepse me thene te drejten, megjithse e konsideroj Tarkovskin shum t’modh, mu m’duken filmat e tij te merzitshem, t’gjith i kom lon pergjys, perveç Solaris (edhe ky me jipte shume ankth te pajustifikuar). Kur shof copa te fimave te tij, i shijoj shume, duket qe eshte gjeni, por dy ore film prit se po maro terhiq e mos e keput, m’duken t’padurueshem. E njejta gje me ndodh edhe me Sokurovin, megjithse me pak, me merzisin ata qe kane teper tarkovslleqe.

Nuk kisha ndonje emocion te madh per ta pare kete film, po sidoqofte titulli Blade Runer me stimulonte. Tani me eshte mbushur mendja qe nuk ia vlen te harxhoj dy ore ne kinema per nje budallallek te tille. Personalisht mendoj se kinematografia hollivudiane ka mbaruar si shkolle dhe funksion. Filmat e tanishem te hollivudit jane gjithmone e me te shkeputur nga realiteti i perditshem ku jeton spektatori qe duhet te prese bileten dhe heronjte e saj te sotem jane ose personazhe fantastike qe jetojne ne bote dystopike, ose heronj qe nuk ofrojne modele jetesore, por qe thjesht mbeshtesin modelet ideologjike te propagandes leftisto-globaliste qe i ka zene sot frymen hollivudit dhe po e mbyt. Kinematografia amerikane do kete shans te ringjallet kur nje grup i ri regjizoresh, mbeshtetur mbi ide te reja gjithperfshirese amerikane te arrije te ofroje filma per njerezit qe kerkojne te cojne shoqerine perpara dhe jo ne grupime percarese sociale apo deviatore seksuale qe kane audienca minimale sociale. Dhe nuk ka cmim Oscar qe i shpeton me filma si Brokeback Mountain apo La la land nga harresa publike pavaresisht sa leke mund te bejne javen e pare qe dalin ne theater.

Ky nuk ka dale ende ketej nga “anet” tona. Nderkohe do i rikthehem filmit te pare te cilit me sa shoh nuk i je referuar nw kete recence. Cfare mendimi ke per filmin e 82-shit? Dhe si krahasohet ky aktuali me te?

te te rekomandoj ‘climates’ nga nuri bilge ceylan?

Kemi fol ke peshku për të (kur ka qene fjala për “The martian” (i te njejtit regjizor).

Ok, Blade Runner eshte kult e shkuar kultit. Por kjo s’do të thote gje. Une e kam zbuluar vone (të themi para 8-9 vjetesh) dhe aq më mirë se i bie ta kem parë sy-stervitur.
Mua nuk më ka pelqyer. Për mendimin tim, eshte pozë. Sigurisht, ka nje atmosfere qe eshte origjinale, por jo cdo gje origjinale eshte interesante.

Por edhe sikur ta marrim anasjelltas: kur je nje regjizor qe ke bere lemeri të tilla si Gladiator, ndofta edhe nuk duhet pritur shume nga ty. Plus qe eshte gje é ditur: Ridley Scott eshte regjizor i mbivleresuar (po derrçe amà ).

Nga të fundit të tij më ka pelqyer vetem “American Gangsters”. Gjithsesî Alien eshte filmi i tij më i mirë dhe kaq - në mendim in tim, gjithmone).

jo me kot te pyeta se e kisha ndjesine qe nuk te kish pelqyer as i pari.

me duket se lexova qe ka lene te hapur rrugen dhe per blade runner 3.
Ne fakt me duket se te ky film me teper se te i pari kerkohet ti jepet pergjigje pyetjes se cfare te ben njeri, human; kujtimet autentike me demek apo perkushtimi ndaj dikujt. Kjo pyetje del ne te gjitha raportet ne film sidomos ne ate te heroit kryesor me joy-in, te dashur e tij artificiale.
Keto skena se bashku me filmimet e statujave te las vegasit, perbejne ndoshta nje pjese interesante te filmit, qe ne shumicen e tij ka vetem imazhe qe ilustrojne dhe impozime te personazheve.
Ps. Kam pare gjysmen e billy lynn, filmi me i mire i vitit, deri me tani, asnje difekt. Imazhet ne rezolucion te larte (full hd se aq e kam tv maksimumin) jane shume perfshirese.

Shikojeni filmin, meriton 10, lere ca shkrun ky tipi, me sa duket ska gusto

Ne fakt, dyshi, dmth “Blade Runner 2049” eshte vazhdim i te njejtit univers me të njishit, dmth “Blade Runner 2019”, edhe pse sot jemi ne 2017 (pra zere se jemi ne 2019) dhe realiteti i sotem nuk i ngjan atij qe propozon i pari. Keshtu qe, në nje fare menyre, i bie qe te kemi te bejme me fantashkence ne kohen e shkuar, ose më sakte, kjo eshte si puna e kohes se foljes “future antérieur” ne fr (qe me duket se korrespondon me future perfect ne ang: subject + will + have + past participle of the main verb )
:grin: .

Në kete prizem, filmi ruan te njejten ‘logjike’, të njejtin univers (te cilin, ne fakt, e ka kriju Philip K. Dick tek novela e tij “Do Androids Dream of Electric Sheep?” (mbi te cilin bazohet filmi i parë), edhe pse ne spektatorët e sotem jemi tashmë në 2019-n!
:wink:

**
Po lexoja rastesisht nje interviste te Ridley Scott dhe ai aty thosh se, “lënë mënjanë estetiken e filmit, (e ka fjalen per karakterin cyberpunk te filmit - shenimi im), historia e Blade Runner eshte e goxha e bezdisshme”.
Ka diçka te vertete ne kete pohim (me kujton Godard qe thote se, nese nje regjizor ben nje film te mbeshtetur ne nje veper letrare, më mire te zgjedhe nje te dobet, dhe ta pasuroje me mizaskenë).
Problemi eshte se, Ridley Scott e ndan veç formen (estetiken e filmit, siç e quan ai), nga permbajtja (skenari), pra si te thuash, beson tek formalizmi. Po mos ta ndante (dmth: nese do bente nje film thjesht te frymezuar në romanin e Philip K. Dick), do kish mundur te bente nje film teresisht ‘te tijin’, pa u shqetesuar per skenarin (permbajtjen). Por kjo ka te beje me “aq di, aq ben” (se dhe Tarkovski, “Stalker”-in e tij e ka te bazuar ne nje novele, nuk e ka shpikur vete).

Ka nje frike te vazhdueshme tek Blade Runner qe “mos dale nga skenari”, dhe ne kete prizem thosha qe, filmi te jep pershtypjen se merr persiper te sqaroje një më një ngaterresat skenaristike, në vend qe te 1.ose te perqendrohej në dy-tre lidhje, nyje skenarstike dhe kaq; ose 2.ti trajtonte krejt perciptazi ato, dhe te dilte “gjetiu” (psh, “Alphaville” e Godard, i cili eshte fantashkencë ne kohen e tashme, pra si te thuash ‘future perfect’, por qe ka nje sharm qe, me kalimin e viteve, nuk plaket kurre. perkundrazi, si verërat e mira, behet me i shijshem.
E kunderta e Blade Runner).

aha Stalker, sado te shkoje perpara ne “future anterieur” Philip K. Dick, Ridley Scott, Godard e kompania bella, gjithnje ngambrapa jane (ose me sakte ngambrapa e kanë), sepse E ardhmja ishte dje ka thene edhe KatunarTeleskopi!

“Future anterieur” ka qene pardje, dmth pasneser pas një jave! - i Modhi :laughing:

Ah mer i Moth e shef qe s’je dhe aq i Moth ,erdhi dita t’me citosh neper komente krahas kolosove te kinemase :stuck_out_tongue:

Problemi eshte se, Ridley Scott e ndan veç formen (estetiken e filmit, siç e quan ai), nga permbajtja (skenari), pra si te thuash, beson tek formalizmi. Po mos ta ndante (dmth: nese do bente nje film thjesht te frymezuar në romanin e Philip K. Dick), do kish mundur te bente nje film teresisht ‘te tijin’, pa u shqetesuar per skenarin (permbajtjen)

qe duket se lidhet me veshtrimin metafizik te ketij aspekti versus atij dialektik.
gje e pritshme nga komuniteti holliwoodian.
Te cilet kur ndonjehere rralle arrijne qellojne ne shenje s’besoj jane aq te vetedijshem mbi pse-ne e raportit te tyre metafizike vs. dialektike, me shume sesa etiketimi klishe “frymezim”

E nisa dje ket Blade runner 2049, por do perpiqem prape sot - e lashe ne krye te 20 min.
Pata nje lloj pershtypje imazhesh si nga nje film televiziv te cilet nuk i shoh.

1 Like

Future Perfect

BLADE RUNNER 2049: A VIEW OF POST-HUMAN CAPITALISM

nuk e mbarova dot kete (filmin), e lashe perfundimisht

mosmbarimi ka te beje me kete

prerja e planeve, ritmi i filmit, etj etj s’kane te bejne fare (po fare ama !) me ato te gjeniut rus, por jane thjesht sa per të thene “I love Tarkovski”

1 Like

Pa dashur KURRSESI të them se arti eshte qellim në vetvete, problemi i artikujve të Zizek për filmat eshte se i perdor ata, në nje pjese të madhe, si kavje për analiza sistemike (dhe jo artistike). Edhe nje here: kurrsesi qe arti na qenka qellim në vetvete por, marrja si të “mirëqena” e filmave të analizuar, në nje fare menyre, mohon mundesine se ata mund të jene edhe ndryshe (ka dicka prej metafizikeje, brenda nje logjike gjithsesi dialektike).

Ende nuk e kam lexuar, por me kujtoi nje shkrim të paradokohshem të Arber Zaimit, i cili po ashtu i ben nje analize zizekiane vepres se regjizorit rus Aleksej German.
Në fakt’ po të flasim ‘kinematografikisht’ (ne sensin, artistikisht), German ka bere dy kryevepra, hatashmerisht lirike, pikerisht në periudhen post-staliniane: “20 dite pa lufte” (1976) dhe “Miku im Ivan Lapchine” (1984).
Për mua, “Krustaljof, veturen” (të cilin Arberi é analizon) eshte nje remake i “8 e 1/2” i Fellinit (dhe në fakt, filmi më ka pas lene indiferent kur e kam pas parë), ndersa “Veshtire të jesh Zot” (2014) e kam parë në kinema, por kam dale prej saj në krye të nje ore (në mendimin tim ai film eshte pozë, sepse metafora eshte tmerresisht e lodhshme (dhe é lodhur), duke bere të triumfoje keqazi formalizmi, nepermjet dekorativizmit (megjithate, më kujtohet fort mirë te mos e kem komentuar filmin në blogun tim, sepse nuk doja “të flisja keq” për Germanin).

Shkurt: eshte çik problematike nese nisesh e flet për filmat në menyre “jo-artistike”, pra nuk merr parasysh dimensionin artistik të vepres… . Perndryshe, arrin në konkluzione të renda si psh, filmat e italianit Sorrentino janë të shkelqyer (pra dhe duhen parë !!).

https://rreth.org/2015/02/08/vorbulla-e-kolektives-perbindeshi-i-individuales-lundrimi-i-aleksej-germanit/

Absolutisht, e ka pranuar dhe vete, ne nje interviste ne yutube e kam degjuar, qe filmat i perdor per analizat e tij lacano freudiane etj
Mund te beje ndonje perjashtim analizat e percipta qe ka bere per tarkovski, lynch e hitchckok, ku meshon pak mbi aspektin artistik kinematografik dhe formen artistike, sic ka thene. Po shumicen e filmave i merr si shembuj per ilustrimet e veta. Por e sigurt qe shikon mjaft filma,eshte kinefil si me thene. Ka nje admirim per filmat e ernst lubitch, nje metafore te kafes pa qumesht qe e perdor shpesh, ne nje nga komedite e vjetra.
Nuk shoh ndonje te keqe pasi me ane te filmave arrin te percjelle disi me qarte dhe gjerazi per idete e tij, perndryshe jo shume te kapshme.
Ketij artikulli te fundit qe solla as vete nuk arrita tia kap fillin, eshte bere mjeshter ne anglisht…

edhe Zizek eshte nga ata qe lexon francezet!