The show must go on (“Billy Lynn’s long halftime walk” – film amerikan me regji të Ang Lee)

kjo eshte per revolucionaret e mdhej kinofile godardiane:

1 Like

Stalker, meqe i paske vene 10 do e shoh patjeter. Ajo qe me tingellon paksa jashte ne recence eshte kundervenia me “budallackat” e Destiny’s Child. Eshte si te thuash qe nderkohe qe personazhi rikujton gjerat e tij, nje dentist budalla/dentiste budallacke po i mbushte dhemballen ne ndertesen me te afert nje plake 78 vjecare. Kjo kundervenie do i vendoste rrethanat e personazhit ne nje hierarki superioriteti (te pakerkuar dhe te padobishme). Nejse pasi ta shoh do i kthehem perseri.

Eshte siç thua ti, sepse regjizori nuk i filmon fare-fare me perçmim “budallackat” në fjale. Biles ka dicka të shkelqyer nga ana é tij: ai nuk eshte lodhur fare të gjeje aktore qe i ngjajne Destiny’s Child të vitit 2005: në vendi të kesaj, ai thjesht i filmon me kurriz (pra nuk merret me to: as i injoron, as i mbivlereson).
Ato thjesht janë aty për show-n

u morr vesh, i filmon ngambrapa, dmth i ashtu ngambrapa, siç duket shum dobet produçenti ne kete rast.

Ok, filmin e pashe. Ka ca gjera te mira, por ne pergjithesi me ngjan me ekranizim si per nga cilesia e dialogut (shih dialogu mes 2 ushtareve dhe aspirantit per ushtar nderkohe qe tymosin nje) ashtu dhe nga ana pamore. Ne mos gaboj, disa prej dialogjeve jane te dubluara; aktrimi ‘sub-par’ pervec Steve Martin. Te qenit neutral me ngjan me shume me te qenit i zbehte ne kete rast. Nuk e di a kemi pare te njejtin film…

sinqerisht, ma hoqet trurin Stalker dhe ti me billy lynn :astonished:. nuk e kuptoj kete entusiazem per ta shpallur filmin me te mire te vitit (me qe ra fjala filmi eshte i vitit 2016) ende pa e pare.

p.s. se mos ma merrni per keq kete kembenguljen, thjesht dua te kuptoj.

Nuk e kam ndjekur shume regjizorin ang lee, nuk shof aq filma sa me pare, prandaj nuk nisa ta shof me ndonje entuziazem te madh.
Ne pergjithsi eshte film qe ka mjaft dialogje, qe kane brenda jo pak satire, por nuk jane ato qe ja japin vleren, jane imazhet e pasura qe parakalojne krah heroit kryesor, perjetimin e te cilit arrin ta perceptosh nepermjet tyre.
Psh eshte interesante qe kohezioni i grupit te ushtareve te ndryshem nga rraca dhe origjina nuk ilustrohet ne fushebeteje si rendom ne filma te ketij lloji, por ne te ndjerit e tyre te huaj e te keqkuptuar para e pas parades. Keto dhe shume te tjera jepen ne menyre subtile nepermjet imazheve jo thjesht ilustruese.
Po ta krahasosh me nje tjeter film me te njejten tematike eshte si nata me diten per nga tratjimi rregjizorial;

1 Like

Po, nuk kemi pare te njejtin film. :neutral_face: Dhe nuk di ç’te shtoj me teper nga review apo nga ato pak komente te melartme perveç ndonje gjeje tjeter, psh faktit qe filmi nuk mi merr energjite (nuk luan me nervat e mia si spektator - se ka plot spektatore qe adhurojne filma te tille, ose siç i quaj ne menyre metaforike, me Usual Suspecta), pra më jep mundesine ta kundroj i qete, te shikoj se me sa empati jane filmuar heronjte e filmit nga regjizori. Edhe nese ka ndonje ‘zvarritje’ nga mesi i filmit, kjo nuk me krijon asnje problem (perkudrazi).

Ah po, mund te shtoj qe, nje trupe ushtaresh te filmuar ne nje menyre te tille, per here te fundit më eshte dhene ta shoh tek “The Big red One” (1982) i Samuel Fuller (qe mbetet per mua filmi me i bukur me lufte i historise se Kinemase).

1 Like

nga Sam Fuller televizori shfaqi “The Bamboo House” pardje, s’po ia vija veshin por pak nga pak imazhet ia dolen te me mbanin, vetem kur pashe, kishte qene autori i The Big Red One… Po te dale ne skedulen e programit prape s’kam per t’a humbur
ps. as titullin s’ia paskam fiksuar sakte

ahahaha, ky “Stop Loss” qenka ç’qenka (nuk e dija as ekzistencen e tij ne fakt). Por sikur vetem nga Trailer-i te nisesh, kupton qe eshte komplet tjeter gje (ne fakt, eshte e kunderta e punes se Ang Lee).

Ose qofte dhe nga nje detaj “i thjeshte” : heroi kryesor i filmit mesoka se i duhet te kthehet ne Irak, sepse ashtu e thote ligji (tani e mora vesh qe ekzistoka nje ligj i tille). Qe nga ky moment, ta pret mendja qe filmi do marre nota militante (jo se militantizmi anti-militarist ka ndonje gje te keqe), por jemi ne ujra krejt te tjera (pergjithesisht, filma te tille jane romaneskë, sepse jane kokefortesisht te obseduar pas skenarit (lojes se aktoreve… etj etj) dhe, në kesi rastesh, personalisht, gjithmone mendoj se nese do te më interesonte aq shume intriga, do lexoja romanin (ose do shikoja nje reportazh per kete problem dhe kaq do me mjaftonte).
Billy Lynn as qe merret me ligjin (perkundrazi: grupi i ushtareve vendosin vetë te kthehen ne Irak!). Pra sikur edhe vetem nga ana skenaristike (permbajtja) - e per rrjedhoje edhe nga forma, kemi te bejme me krejt tjeter gje! E vetmja gje e perbashket eshte tema e luftes ne Irak, ndersa trajtimi eshte KREJT tjeter.
Billy Lynn gati sa nuk na thote: 100 here më mire ne Irakun e pergjakur, se sa ne Ameriken e perdhosur !

ps: kam pare dikur “In the Valley of Eliah” (tjeter film romanesk par excellence!), por as edhe nje here te vetme nuk e kam rikujtuar, qe kur e kam pare (u desh te evokonim luften ne Irak që te me kujtohej ). Eshte prova më e mire e kesaj qe them: Billy Lynn zor se do e harroj (te pakten “qe e kam parë”)

3 Likes

Billy Lynn’s… eshte nje film qe transmeton dhimbje / pain dhe sinqeritet te madh

nje cirk

Sapo pashe kete

Film nder me te bukurit qe kam pare keto dy vitet e fundit, edhe pse i zhanrit drame/thriller.

Kasta e aktoreve perfekte, skenaristi i Sicarios dhe Hell Or High Water,si dhe producenti i Lone Survivor…

Tematika e pikasur mbi krimet ne rezervuaret indiano-amerikane qe s’jane prekur shume nga blockbusterat e Hollywood duke shfaqur nje bote tjeter larg qyteteve te medhaja e te zhurmshme. Per mua kandidat i fuqishem per Oscar :ok_hand:

Pse, ça ka ky zhaner, ka morra? :grinning: :stuck_out_tongue_winking_eye:

Haha jo , po jane zhanera teper delikate 80 % e filmave drame/thriller dalin deshtime , po jo ne rastin e ketij :star2:

Mendoj se klimaxi te billy lynn arrihet kur cheerleader me te cilin billy po flirtonte, i thote ne fund se do jepte gjithcka qe te kalonte pak caste me te, ndersa ky ia kthen se eshte gati te arratiset me te ne nje afere dashurore(deri ne ate moment billy eshte ne medyshje ndaj kerkeses se te motres per te lene frontin).
Atehere kur te gjithe presin qe cheerleader, Faison ta mbeshtese, ajo ja kthen disi e zhgenjyer; “cfare, apo atehere ti nuk do quheshe me nje hero”, cka i ndryshon cehren billyt.
ai eshte momenti kur ti kupton qe robte duan imazhin e ushtarit hero duke shperfillur vete njeriun me kerkesat dhe nevojat e tij te vogla njerzore. fucked up moment…

1 Like

Të paralajmerova: Ang Lee do të na thote se monstrat nuk janë ushtaret. Perkundrazi, jemi ne (ne që duam imazhin e heroit, dhe jo njeriun qe fshihet pas heroit).

ps: I propozoj squarepusher ta rishohe filmin, sidomos tani qe e mori vesh intrigen (skenarin) e tij. Do shohe nje film… krejt tjeter!
:slight_smile:

Ti ke të drejte edhe për nje arsye tjeter : fjalia e fundit fare-fare e gjithe filmit, ka lidhje pikerisht me kete skene: fjalia e fundit é gjithe filmit eshte ajo e njerit prej ushtareve, tek i thote me humor (të zi) kolegeve të tij brénda në makine : “vini rripin goca, na presin veshtiresi” (à dicka e tille)

do pres “Billy Lynn’s return” qe do te shfaqet ne Hallmark ne 2018, ku te me shpjegohet po me nderveprime siperfaqesore dhe dialogje te dubluara se pse billy lynn zgjedh te jete heroi i radhes. Sigurisht do kete dhe nuanca thriller pasuruar me twists and turns qe te jete me terheqes per mua.

:stuck_out_tongue_closed_eyes: