Filmi më i ri i Ang Lee, regjizorit te “Life of Pi” (por edhe të “Brokeback Mountain” apo “Lust, caution”) eshte i realizuar në 3D, në “4K resolution” dhe në HFR 120fps.
Ti marrim me rradhe:
• 3D-ja, pra kinemaja 3 dimensionale eshte format tashme goxha i popullarizuar: “film me syze”, thone kalamajt kur shkojne ne cinema.
• “4K resolution” eshte nje format i imazhit numerik, me më tepër se 4096 piksel. Ne Europe, per ti rene shkurt, shpesh quhet edhe “Ultra HD”
• Sa per HFR (High Frame Rate), ajo eshte nje teknologji e re qe rrit numrin e imazheve per sekonde: tradicionalisht, nje film ka 24 te tille (24 fps = 24 frames per second). Regjizori Peter Jackson pat eksperimentuar me 48 fps tek trilogjia “Hobbit”, ndersa James Cameron mendon të perdorë 60 fps tek vazhdimi i Avatar (Avatar 2).
Qellimi i nje teknologjie te tille eshte realizmi, vertetesia e filmit, rrjedhshmeria e imazheve pra, ‘zhytja’ totale ne film. Nepermjet “Billy Lynn”, Ang Lee ka vendosur te kaloje direkt e në 120 fps me qellim qe, sic shprehet ai ne nje interviste, “te shetise spektatorin ne zonat e fshehta te shpirtit te ushtareve amerikane, qe perballen me situate kaotike dhe te rrezikshme ne Irak”.
Pra behet fjale per ate qe quhet hyper-realizem.
E megjithate, pakush e ka pare kete film edhe në 3D, edhe në rezolucion 4K, edhe me 120 fps (120 imazhe per sekonde): në gjithe boten, vetem 6 salla kinemaje jane te paisura me teknologjine e nevojshme per te pare nje film te realizuar ne kete menyre : vetem 3 salla ne USA dhe 3 ne Republiken Popullore te Kines.
Une e pashe ne 2D. Por ne 4K dhe 120 fps.
A ja vlente barra qeranë ?
‘Paradoksalisht’, PO !
Po shpjegohem:
Historia 100 vjeçare e kinemase pergjithesisht ka ndjekur ligjesite e zhvillimit te historise (mijevjeçare) njerezore: kalimi nga nje sistem në nje tjeter ka qene kushtezuar gjithmone nga rritja e forcave prodhuese, pra nga teknologjia dhe organizimi i punes. E njejta gje ka ndodhur vazhdimisht edhe me kinemane: kalimi, psh, në ‘sistemin’ numerik (dixhital) eshte shembulli më perfekt.
Nga ana tjeter, edhe ne momentet më progresive te historise njerezore, idete e klases dominuese kane qene dhe mbeten gjithmone më te vonuara se progresi i prodhimit, i teknologjise, i shkences (sikur te marrim vetem shembullin e USA ku ky kontrast eshte edhe më flagrant: me gjithe zhvillimin spektakolar te teknologjise, 9 amerikane në 10 besojne ne ekzistencen e nje qenieje superiore dhe analfabetizmi apo varferia intelektuale nuk jane fenomene te panjohura apo minore).
Por edhe edhe ne kinematografi, ka ndodhur pothuaj e njejta gje: teknologjia e avancuar (kalimi në filmat me zë ne vitin 1930 ose dixhitalizimi, 3D-ja, rezolucioni 4K, efektet vizuale ne kohen e sotme etj etj) vazhdojne te keqperdoret per blockbuster debilizues dhe pa me te voglin interes artistik.
E megjithate, fatmiresisht ka ende regjizore qe perpiqen te bejne te kunderten. Ang Lee (amerikan !) eshte njeri nga ata: perdorimin me inteligjence te perparimit teknik e teknologjik e ve ne sherbim te nje vepre artistike. Sigurisht qe nuk eshte i vetmi (Godardi 87 vjeçar, jo rastesisht e realizoi « Goodbye to Laguage », filmin e tij te fundit ne 3D. Biles nje nga menyrat per te kuptuar krijimtarine e tij 60 vjecare (me shume se gjysem shekulli !!), eshte leximi i saj si reflektim i historise se teknologjise se artit te shtate). Ne kete menyre, qofte Godard, qofte tani Ang Lee, arrijne t’ia zhvasin teknologjine kthetrave te spektaklit hollywoodian, per tja rikthyer asaj vlerat e verteta artistike e morale, permes nje tjeter “spektakli” !
Me te gjitha gjasat, “Billy Lynn’s Long Halftime Walk” do ti kete te gjitha simptomat e filmit ‘te mallkuar’ (pak a shume si, per shembull, filmi “Heaven’s gate” i Michael Cimino). Me nje buxhet $30 miljone, «Billy Lynn» nuk mblodhi veçse $1.7 miljone nga shfaqja e tij me pikatore neper kinemate e USA (nderkohe qe, ne France, per shembull, filmi u shfaq jo me teper se pergjate dy javesh, ne nje numer te kufizuar sallash).
Por para se te shpjegoj arsyet, dy fjale per historine e filmit, e cila ne fakt, eshte nje distopi:
Në 2005-n, Billy Lynn, 19 vjeçar me origjine nga Texas, ushtar i nje regjimenti kembesorie, bashke me koleget e tij bie viktime e nje sulmi ne Irak. Duke i mbijetuar perplasjes, Billy dhe shoket e tij (te cilet administrata e asokohshme e presidentit George W. Bush i gradon si heronj te Kombit duke i kthyer perkohesisht ne atdhe), u duhet te bejne nje paradë-show pergjate pak minutave ne kohepushimin midis dy pjeseve të nje ndeshjeje futbolli amerikan ne Dallas, perpara se te rikthehen perseri ne frontin e luftes ne Irak. Filmi rrefen vetem ato pak minuta kur grupit te ushtareve ne fjale i duhet te parakaloje ne stadium, bashke me trupen e grupit “Destiny’s Child” (kulmi i ironise !!), si dhe me flash-back nga lufta ne Irak (ose nga jeta personale e Billy-t).
Film i shkelqyer (ndofta me i miri i vitit!!), forca e “Billy Lynn” qendron ne faktin se ai, po aq sa nderton, aq edhe prish, po aq sa ‘konstrukton’ aq edhe ‘dekonstukton’: nese shumica e filmave “me lufte” flasin per çhumanizim te ushtareve, Ang Lee i sheh heronjt e tij me sy (me kamera, sigurisht!) rihumanizuese. “Ata nuk jane mostra”- na thote regjizori. «Mostra jemi ne, spektatoret, qe nuk arrijme ta lexojme (ndjejme) ate qe ata heqin ne lufte». Sigurisht, ne mund ti shpallim ata heronj, mund ti veme te kercejne bashke me budallaçkat e Destiny’s Child, por asnjehere nuk do te arrijme ti kuptojme.
*
Sa eksperimental (teknologji ultra e avancuar + strukturë radikale e filmit) aq edhe satirik (vlera e «heroizmit» te rinise amerikane ne frontin e luftes), sa ‘meta-cinema’ , aq edhe dekonstruktim apo «mise en abime» dhe shpesh komik (sidomos mbi funksionimin e show-t alla-Amerikan), “Billy Lyn” eshte, in fine, nje film i hatashem mental ne formen e endres se keqe (nightmare) “me sy hapur”, por per asnje moment i ‘rende’ , teorik apo platonik. Perkundrazi, film plot energji, empati, humor e butesi, plot ‘aksion’, pra dhe spektakolar, dhe qe evokon permes imazheve te tij te tjere filma antologjikë te “The Society of the Spectacle” në te cilen ne jetojme prej dekadash (psh kryevepren e De Palma “Blow Out”, shih fotot më poshte)
MASTER PIECE !
10.0