The show must go on (“Billy Lynn’s long halftime walk” – film amerikan me regji të Ang Lee)

Gjithcka eshte sociale (dmth, politiké - me E) sepse në société (në shoqeri njerezore) jetojme.
Gje qe mundeson qe filmi të shihet në dhjetra menyra. Ja nje tjeter: mund të shihet edhe si historia e nje djali të ri qe rikthehet në front… i virgjer!

1 Like

me “pamje te pare”, kisha parasysh ngjashmerine me Amerikan Sniper

Ang lee eshte i paarritshem.
Ndoshta ndoshta i afrohet Skoliimowski, ne rastin tone, Deep End

Ashtu sikurse fundi, mund të shihet edhe keshtu: më mirë kthehemi në Irak, se dhe ketu, nje m… jemi të sigurte! (ki parasysh sherrin me tekniket e spektaklit qe për mua eshte nje nga 2-3 temat (subjects) qendrore të filmit)

1 Like

Ang Lee eshte ndofta regjizori më i madh (interesant…) sot për sot ne USA. Edhe mua më eshte dashur pak kohe ta kuptoj.
Flas “për momentin” (në sensin qe, për shembull, Gus Van Sant, më duket se duket si më i terhequr, edhe pse pothuaj në nje moshë me Ang Lee - se eshte edhe cik pune moshe kjo pune)

1 Like

shume e vertete
Billy thote ne fund se si ushtarak ai mendonte se kish dicka per t’u thene civileve, por mesoi se ne fund te fundit shoqeria "is run by them, they run the show"
Billy kthehet back tek lufta sepse ajo tashme eshte e verteta e tij, dhe si e tille e vetmja bote ku mund te jete ai qe eshte e mendon…

1 Like

ne lidhje me boten e ushtareve, eshte dhene ne menyren me te paimagjinueshme, djemte e ushtrise nuk besoj te jene pershfaqur me siqeritet te tille me pare nga kinemaja amerikane

Fiks ! Në kete sens shkruaja në review se regjizori i filmon (vezhgon) heronjte e tij JO si monstra. Perkundrazi ! Monstrat jemi ne, spektatoret (spektatorë të spektaklit të Destiny Child, njeheresh), qe s’ja kemi piken e haberit se ç’heq Billy Lynn dhe shoket e tij në front

Po ta mendosh mirë, vetem Vincente Minelli (babai i Lizes !!) dinte ti filmonte keshtu personazhet é tij !

sa mire e gjete me V. Minelli, bingo. Eshte pikerisht kjo ngjashmeri mes tyre. Menyra se si filmojne personazhet e tyre.

Po pra ti e paskesh thene ne review, ajo paska qene gati per ne…

Megjithate per te qene te qarte ky nuk mund te jete pergjithesimi i situates ne realitet por vec nje pjese e tij. Egziston edhe faqja tjeter e medaljes, madje disa faqe te saj.
Realiteti i madh perbehet nga mozaike realitetesh paralele .

Eshte dhe teknologjia é filmit qe ndihmon për kete. Jo rastesisht kam përmendur në review termin hyper-realizem sepse në fakt, sa më shume hyper-realizem, aq më pak… realitet ! Dmth: aq më shume representation !!
Pse? Po sepse, nepermjet nje teknologjie të tille, syri i spektatorit del nga zona e komfortit në të cilen ndodhet zakonisht dhe “zhytet” ne ate te representation-it. Psh: kishe pare ti ndonje here nje gjel deti të Thanksgiving më të tmerrshem se ai në film ? Ose nje apoteoze formale dhe ideologjike (për nje film) më shokuese se spektakli débil i Destiny Child??

Sa më shume hyper-realizem (pixel-at e gjelit të detit), aq më pak relitet (aq më pak realist gjeli). Aq më shume representation (gjel mostruoz).

Sikur vetem foton e meposhtme të shikosh: nuk jemi ne qe shikojme filmin, dmth Billy-n. Eshte ai qe na shikon ne.
Prova :

nuk kishte tavoline me te shemtuar Thanksgiving, ne fakt dukej si skene Halloween-i

Skena e First Halfway Walking eshte qendrorja dhe prej saj filmi merr titullin. Foto e madhe qe solle ketu eshte kulmimi i filmit dhe e perkufizuar aq sakte nga ty (si gjithnje): apoteoza ideologjike e formale e filmit.

Spektakli i Destiny Child perben nje antonimi karshi dhunes se luftes, por cfare e ben akoma me debil eshte menyra si i perdoren veteranet ne te. Eshte nje ide monstruoze sa i takon rrafshit artistik kjo ide spektakli (ne film). Ide qe indirekt defton alienimin e shoqerise civile lidhur me ngjarjet ne Irak qe vete amerika inicioi, dhe indiferenca sociale & disrespekti ndaj veteraneve eshte prove tjeter mbi gabimin ne ndermarrjen e kesaj lufte.

Ka plot raste te vogla qe flasin nje gjuhe si dhe skena e Destiny’s Child. Ato ngadale akumulohen dhe vertiten rreth se madhes.
Psh. kur djemte i perzejne nga fusha e futbollit.
Ose biseda e shkurter me biznesmenin Texan ne tavolinen e drekes: Te vrasesh armiq eshte qejf.
Ose menyra si veteranet hane ne tavoline dhe zonja (pronare e ndonje pusi nafte texan) hap syte tek i shef
Ose kur menaxheri artistik pergjegjes i trupes i thote Sorry ushtarit te shurdher. etj etj.

Ne lidhje me trupen e veteraneve, desha te thosha se ajo eshte si nje personazh me vete ne te gjithe kete.

Ang Lee i madh i ben te gjitha me imazhe dhe mizaskene. Gjithe duke theksuar patriotizmin ai i c’mitizon heronjte e tij. e kunderta e Clint Eastwood me Amerikan Sniper.
Per mendimin tim, nuk besoj se amerikani i mesem do kete deshire te shohe kete film qe perben kafshate e madhe per t’u gelltitur. Billy Lynn’s walk eshte film shkaterrues dhe ndergjegja mesatare amerikane nuk besoj te jete premtuese per nje reflektim.

Yes! Se perndryshe, filmi bazohet në nje libër dhe nese do ishte ndryshe, do ‘mjaftonte’ libri (si të thuash).

Sa për faktin e mos-suksesit komercial të filmit, kjo vjen sepse spektatori eshte i paedukuar (ose me sakte, i keq edukuar) nga ana artistiko-vizuale dhe i bie qe, në kete rast, nuk gelltit dot, para se gjithash, pikerisht mizaskenen (formen- por e kemi thene tashme: në filmat é mirë, pra në art, forma eshte … permbajtje!).

1 Like

eshte qellimi i Ang Lee qe Billy te na shikoje, ndaj ka zgjedhur teknologjine qe pershkrove aq mire (120HFR, 4K, 3D):

.

Bota (the World!) eshte nje cirk (funfair), ku individi (pjese e ketij cirku, however!!) eshte nje trishtim i pamatë

C’est la vie

foto 1: Blow Out (Brian de Palma)

foto 2: Billy Lynn (Ang Lee)

image

ps: në frengjisht, fishekezjarreve u thone feux d’artifice = zjarr artificial

:wink:

2 Likes

kjo eshte per revolucionaret e mdhej kinofile godardiane:

1 Like

Stalker, meqe i paske vene 10 do e shoh patjeter. Ajo qe me tingellon paksa jashte ne recence eshte kundervenia me “budallackat” e Destiny’s Child. Eshte si te thuash qe nderkohe qe personazhi rikujton gjerat e tij, nje dentist budalla/dentiste budallacke po i mbushte dhemballen ne ndertesen me te afert nje plake 78 vjecare. Kjo kundervenie do i vendoste rrethanat e personazhit ne nje hierarki superioriteti (te pakerkuar dhe te padobishme). Nejse pasi ta shoh do i kthehem perseri.

Eshte siç thua ti, sepse regjizori nuk i filmon fare-fare me perçmim “budallackat” në fjale. Biles ka dicka të shkelqyer nga ana é tij: ai nuk eshte lodhur fare të gjeje aktore qe i ngjajne Destiny’s Child të vitit 2005: në vendi të kesaj, ai thjesht i filmon me kurriz (pra nuk merret me to: as i injoron, as i mbivlereson).
Ato thjesht janë aty për show-n

u morr vesh, i filmon ngambrapa, dmth i ashtu ngambrapa, siç duket shum dobet produçenti ne kete rast.

Ok, filmin e pashe. Ka ca gjera te mira, por ne pergjithesi me ngjan me ekranizim si per nga cilesia e dialogut (shih dialogu mes 2 ushtareve dhe aspirantit per ushtar nderkohe qe tymosin nje) ashtu dhe nga ana pamore. Ne mos gaboj, disa prej dialogjeve jane te dubluara; aktrimi ‘sub-par’ pervec Steve Martin. Te qenit neutral me ngjan me shume me te qenit i zbehte ne kete rast. Nuk e di a kemi pare te njejtin film…

sinqerisht, ma hoqet trurin Stalker dhe ti me billy lynn :astonished:. nuk e kuptoj kete entusiazem per ta shpallur filmin me te mire te vitit (me qe ra fjala filmi eshte i vitit 2016) ende pa e pare.

p.s. se mos ma merrni per keq kete kembenguljen, thjesht dua te kuptoj.