Nuk e kam ndjekur shume regjizorin ang lee, nuk shof aq filma sa me pare, prandaj nuk nisa ta shof me ndonje entuziazem te madh.
Ne pergjithsi eshte film qe ka mjaft dialogje, qe kane brenda jo pak satire, por nuk jane ato qe ja japin vleren, jane imazhet e pasura qe parakalojne krah heroit kryesor, perjetimin e te cilit arrin ta perceptosh nepermjet tyre.
Psh eshte interesante qe kohezioni i grupit te ushtareve te ndryshem nga rraca dhe origjina nuk ilustrohet ne fushebeteje si rendom ne filma te ketij lloji, por ne te ndjerit e tyre te huaj e te keqkuptuar para e pas parades. Keto dhe shume te tjera jepen ne menyre subtile nepermjet imazheve jo thjesht ilustruese.
Po ta krahasosh me nje tjeter film me te njejten tematike eshte si nata me diten per nga tratjimi rregjizorial;
Po, nuk kemi pare te njejtin film. Dhe nuk di ç’te shtoj me teper nga review apo nga ato pak komente te melartme perveç ndonje gjeje tjeter, psh faktit qe filmi nuk mi merr energjite (nuk luan me nervat e mia si spektator - se ka plot spektatore qe adhurojne filma te tille, ose siç i quaj ne menyre metaforike, me Usual Suspecta), pra më jep mundesine ta kundroj i qete, te shikoj se me sa empati jane filmuar heronjte e filmit nga regjizori. Edhe nese ka ndonje ‘zvarritje’ nga mesi i filmit, kjo nuk me krijon asnje problem (perkudrazi).
Ah po, mund te shtoj qe, nje trupe ushtaresh te filmuar ne nje menyre te tille, per here te fundit më eshte dhene ta shoh tek “The Big red One” (1982) i Samuel Fuller (qe mbetet per mua filmi me i bukur me lufte i historise se Kinemase).
nga Sam Fuller televizori shfaqi “The Bamboo House” pardje, s’po ia vija veshin por pak nga pak imazhet ia dolen te me mbanin, vetem kur pashe, kishte qene autori i The Big Red One… Po te dale ne skedulen e programit prape s’kam per t’a humbur
ps. as titullin s’ia paskam fiksuar sakte
ahahaha, ky “Stop Loss” qenka ç’qenka (nuk e dija as ekzistencen e tij ne fakt). Por sikur vetem nga Trailer-i te nisesh, kupton qe eshte komplet tjeter gje (ne fakt, eshte e kunderta e punes se Ang Lee).
Ose qofte dhe nga nje detaj “i thjeshte” : heroi kryesor i filmit mesoka se i duhet te kthehet ne Irak, sepse ashtu e thote ligji (tani e mora vesh qe ekzistoka nje ligj i tille). Qe nga ky moment, ta pret mendja qe filmi do marre nota militante (jo se militantizmi anti-militarist ka ndonje gje te keqe), por jemi ne ujra krejt te tjera (pergjithesisht, filma te tille jane romaneskë, sepse jane kokefortesisht te obseduar pas skenarit (lojes se aktoreve… etj etj) dhe, në kesi rastesh, personalisht, gjithmone mendoj se nese do te më interesonte aq shume intriga, do lexoja romanin (ose do shikoja nje reportazh per kete problem dhe kaq do me mjaftonte).
Billy Lynn as qe merret me ligjin (perkundrazi: grupi i ushtareve vendosin vetë te kthehen ne Irak!). Pra sikur edhe vetem nga ana skenaristike (permbajtja) - e per rrjedhoje edhe nga forma, kemi te bejme me krejt tjeter gje! E vetmja gje e perbashket eshte tema e luftes ne Irak, ndersa trajtimi eshte KREJT tjeter.
Billy Lynn gati sa nuk na thote: 100 here më mire ne Irakun e pergjakur, se sa ne Ameriken e perdhosur !
ps: kam pare dikur “In the Valley of Eliah” (tjeter film romanesk par excellence!), por as edhe nje here te vetme nuk e kam rikujtuar, qe kur e kam pare (u desh te evokonim luften ne Irak që te me kujtohej ). Eshte prova më e mire e kesaj qe them: Billy Lynn zor se do e harroj (te pakten “qe e kam parë”)
Billy Lynn’s… eshte nje film qe transmeton dhimbje / pain dhe sinqeritet te madh
Sapo pashe kete
Film nder me te bukurit qe kam pare keto dy vitet e fundit, edhe pse i zhanrit drame/thriller.
Kasta e aktoreve perfekte, skenaristi i Sicarios dhe Hell Or High Water,si dhe producenti i Lone Survivor…
Tematika e pikasur mbi krimet ne rezervuaret indiano-amerikane qe s’jane prekur shume nga blockbusterat e Hollywood duke shfaqur nje bote tjeter larg qyteteve te medhaja e te zhurmshme. Per mua kandidat i fuqishem per Oscar
Pse, ça ka ky zhaner, ka morra?
Haha jo , po jane zhanera teper delikate 80 % e filmave drame/thriller dalin deshtime , po jo ne rastin e ketij
Mendoj se klimaxi te billy lynn arrihet kur cheerleader me te cilin billy po flirtonte, i thote ne fund se do jepte gjithcka qe te kalonte pak caste me te, ndersa ky ia kthen se eshte gati te arratiset me te ne nje afere dashurore(deri ne ate moment billy eshte ne medyshje ndaj kerkeses se te motres per te lene frontin).
Atehere kur te gjithe presin qe cheerleader, Faison ta mbeshtese, ajo ja kthen disi e zhgenjyer; “cfare, apo atehere ti nuk do quheshe me nje hero”, cka i ndryshon cehren billyt.
ai eshte momenti kur ti kupton qe robte duan imazhin e ushtarit hero duke shperfillur vete njeriun me kerkesat dhe nevojat e tij te vogla njerzore. fucked up moment…
Të paralajmerova: Ang Lee do të na thote se monstrat nuk janë ushtaret. Perkundrazi, jemi ne (ne që duam imazhin e heroit, dhe jo njeriun qe fshihet pas heroit).
ps: I propozoj squarepusher ta rishohe filmin, sidomos tani qe e mori vesh intrigen (skenarin) e tij. Do shohe nje film… krejt tjeter!
Ti ke të drejte edhe për nje arsye tjeter : fjalia e fundit fare-fare e gjithe filmit, ka lidhje pikerisht me kete skene: fjalia e fundit é gjithe filmit eshte ajo e njerit prej ushtareve, tek i thote me humor (të zi) kolegeve të tij brénda në makine : “vini rripin goca, na presin veshtiresi” (à dicka e tille)
do pres “Billy Lynn’s return” qe do te shfaqet ne Hallmark ne 2018, ku te me shpjegohet po me nderveprime siperfaqesore dhe dialogje te dubluara se pse billy lynn zgjedh te jete heroi i radhes. Sigurisht do kete dhe nuanca thriller pasuruar me twists and turns qe te jete me terheqes per mua.
ne fakt ajo pjese eshte zgjidhja e intriges/filmit dhe qe i paraprin mbylljes qe pason pas pak minutash.
Zgjedhja per t’u kthyer ne Irak eshte zgjidhje shumeplaneshe: kundrejt iluzionit shumeplanesh me te cilin u perball billy lynn, si ne qasjen e shoqerise ndaj veteraneve, si ne raportin e tij me vajzen.
Dhe ne lidhje me kete te fundit perben pergjigje/zgjidhje gjithashtu per vajzen Faison, dukeqenese ajo beson mitin e veteranit hero.
Per mendimin tim skena e show-t me Destiny child, mbetet kulmi i filmit, prandaj nderhyra. Pikerisht momenti i fotografise me siper kur billy lynn qan.
Shikoje me vemendje sepse ai nuk eshte vetem momenti kur kendohet hymni amerikan apo kur shperthejne fishekzjarret.
ore, nuk e kuptoj kete punen e dialogjeve te dubluara; se e kishe permendur edhe me lart, por nuk kuptoj gje (per me teper qe u be muaj qe e kam pare filmin por u ula vecse tani per te shkruar per te)
ps: mua personalisht me ka ndodhur jo pak here te rishikoj nje film dhe te nderroj mendje; plus qe eshte praktike e sternjohur nder kinofile
Lotet jane e vetmja gje qe qe i ka mbetur Billit. E vetmja strehë e tij.
Frengu do thoshte: Il n’avait plus que les yeux pour pleurer… (i kishin mbetur vetem syte per te qare - There’s nothing he could do about it = He could do nothing but stand and stare)
A thua se ai moment parathote vete mbylljen.
faleminderit per kete film
sigurisht ai cast, me destiny child, perben emblemen, per sa i perket anes filmike, ndersa per sa i perket plot-it (permbajtjes qe eshte dhe forme) mendoj se takimi i fundit me faison eshte pika qe mbush kupen qe detyron ate per te marre vendim per tu rikthyer ne irak, ne kuader te linjes se intriges me te motren, te ciles me ironi ne fund i thote se eshte e shkruar qe te lere kockat i virgjer, ne irak slight_smile:
cdo skene pastaj ka mjaft per te folur, sikurse flashback et e shumte, por kjo ja vlente te vihej ne dukje per te kuptuar pak me mire filmin. Une te them te drejten isha ne medushje gjate filmit nese linja me faison do kish nje happyending. Me sa duket edhe ketu Ang lee e thyen traditen, nuk kemi nje raport konvencional, por hyperrealist. Billy vezhgon faison, e ndjek me vemendje prezencen e saj, ashtu si te vertigo psh ku heroi kryesor ndjek kim novak, nje iluzion, me te cilin spektatori nga kendveshtrimi i personazhit, billy-it mund te magjepset. PO sigurisht nje iluzion qe ashtu si te vertigo ne fund shperbehet rezulton trondites.
nuk do e kisha menduuar paralelen me Vertigo por bravo, e vertete qe eshte vertigo e disafishte perballja e Billy Lynn me realitetin civil, njelloj e shumefishte si ne filmin e Hitchcock.
Krahasimi qe munda une me lart, u vertit rreth puneve te Ang Lee, konkretisht me Brokeback Mountain. Si dhe Amerikan Sniper.
Vertigo megjithqe i tjeter natyre dhe regjisure qendron per bukuri, madje edhe me mire, komplimente.
Lidhur me flashback-et meqe i permende, ka nje te tille ne momentin me Destiny’s Child, forca e cinizmit te te cilit kulmon ne nje kohe me hymnin dhe fishekzjarret e show-t.
( kjo permbledhje gjetur shpejt e shpejt per habi perdor po ashtu ne krahasime Brokeback Mountain e Amerikan Sniper)