The show must go on (“Billy Lynn’s long halftime walk” – film amerikan me regji të Ang Lee)

jemi qe jemi:
:grinning:

top10 subjektiv lotet-më-te-bukur-në-kinema:

1. Nathalie Portman ne plan-sekuencën 5 minuteshe te hyrjes se “Free Zone” te Amos Gitai (Izrael)

2. monologu i fundit i Veronikes (Françoise Lebrun) tek “La maman et la putain” (The Mother and the Whore) të Jean Eustache (France)

3. Lotet e Sarah Jane (Susan Kohner) ne skenen e funeralit te nenes se saj, ne fund, tek melodrama (ndofta me e bukura e te gjitha koherave!) “Imitation of life” e Duglas Sirk (USA)

https://youtu.be/_vdvSAYMl9A?t=5797

4. lotet e heroit kryesor tek “Stray dogs” (28:32) -film nga Tsai Ming Liang (Taivan)

5. “Billy Lynn’s long halftime walk” :

bbillylynnHEADER

vijon

1 Like

çurge lotet zhardines qe ka lexu francezet ngambrapa!

e qara e Sara Jane ne funeralin e nenes " Imitation of life" eshte e forte si acid.
Ne kete menyre afrohet me zhgenjimin e Billy Lynn, por dy te tjeret s’i kam pare

Stray Dog habitshmerisht eshte free ne youtube !!! (dhe mund te shihet pa problem se ai film nuk ka asnje dialog, pra s’ka nevoje per titra)

1 Like

great, do jete ne ‘program’ sonte, do jete prezantim per mua me Tsai Ming Liang.
(meqe jemi ke youtube, 3 filmat e C. Reygadas qe ke komentuar jane te plote atje)

Ki parasysh qe nuk eshte “film mbremjeje” : kinematografia e Tsai-t eshte nga më radikalet! (e kam fjalen: duhet me qene goxha i fresket : nje plan filmik mund te zgjase edhe 10 munuta!)
Dhe eshte nje nga 5 regjizoret e mi te preferuar (ndër ata qe jane ende ne aktivitet- edhe pse ai ka deklaruar tashme qe nuk do beje me filma)

Ndofta duhet me e fillu nga nje tjeter i tij, më accessible, “What Time Is It Over There?”

u dashka rrugetim pak i gjate derisa te mberrij ke nr. 4 i toplistes

no problem
(ne fakt i vetmi problem eshte se keto lloj gjetjesh jutubse nuk jetojne gjate atje pasi anoncohen publikisht, keshtuqe do nxituar ca)
Anyway…
your advice is v. much appreciated

1 Like

e bukur skena e pare e nathalie portmann, kenga ne izrealishte po ashtu.
kerkova pak dhe doli qe qenka e pershtatur nga nje kenge e angelo branduardi; apo e kunderta :thinking:

1 Like

Meqe ra fjala per keto gjetjet jutubse: prej 4 tetorit eshte edhe nje nga 2-3 kryeveprat e belges Chantal Akerman, regjizores-grua më te madhe te te gjitha kohrave : “Toute une nuit” (NJE NATË TË TËRË). Dhe nuk ka fare nevoje per titra se eshte film pa asnje dialog (dhe nje nga filmat më kurajoze te historise se kinemase, per nga mizaskena : rreth 50 aktorë qe luajne te gjithe… rolin kryesor !!)

1 Like

“What time is it over there?” ishte sigurisht sic e rekomandoje. E kam ne pertypje e siper edhe sot por shija qe mjaft e mire menjehere qysh mbreme.
Liang merr ngjarjet edhe i ngjit bashke, dhe s’te nderhyn fare as sesi t’i shohesh, madje as rekomandon, shikimi mbetet i lire i joti dhe lirine t’a garanton Liang.
Filmi vete ne siperfaqe te tij mund te duket thjesht egzotik por ish perplot me simbole dhe nenkuptime saqe ato kerkojne kohe te posacme te flasesh. “What time is it over there?” m’u duk sa jetesor po aq edhe absurd. Meqe e bera udhe kete pune: e krahasoj me Kiarostamin. gjithnje falemnderit. Patem nje mengjes te zene me halloween celebration qe me teper eshte nje bezdi.

:pray:

Sa jetesor edhe absurd, sikurse dhe vete kinemaja: jetesore (e vertete) dhe absurde (imitim i saj). Në kete prizem, shpesh thuhet me te drejte qe, jane filma te mirë ata qe, ne nje forme apo nje tjeter, shtrojne njekohesisht edhe pyetjen: “po ç’eshte vete kinemaja?”). “What time is it over there” eshte njeri nga ata

ps: sigurisht qe ke te drejte ne krahasimin tend me filmat e Kiarostamit sepse, edhe pse per nga “stili” krejt te ndryshem, kane te perbashket pikerisht ate qe thash me lart (shtrimin e pyetjes ç’eshte kinemaja)

1 Like

:star: :star:
lidhjen me Kiarostamin mbase s’e shpjegoj dot vecse instiktivisht, por kriteri qe ke percaktuar melart, si filma te afte te pyesin c’eshte vete kinemaja, ajo aftesi ka te beje me ndjesine e perbashket qe prodhojne te dy ata.


lidhur me Top-listen e loteve, nuk e di cfare lloj lotesh kerkojme (dhe ndoshta vjen si gjuajtje ne brinje kjo sepse tituj te padiskutueshem) por kemi Cadrat e Cherbourg-ut, lotet e Genevieve - Ne me quite pas.

Ndonese me medyshje sepse si skene nuk perbehen vetem nga lote.
Po ashtu edhe ky fillim klipi i “The New World”, dhe skena mbyllese e “The Rain People”.

me ç’duket paska shum filma qe pyesin: What eshte kinemaja?, po a ka ndonje film qe nuk ben pyetje por pergjigjet?

filmi/at jane vete pergjigjet, por te zgjuara saqe nenkuptojne dhe pyetjen (thelbesore) qe mund t’a kishe shtruar paraprakisht.
eshte lloji i pyetjes te ciles i pergjigjesh ne menyra te shumta, duke qene pergjigjet te bukura, te thjeshta (te pakomplikuara), te mencura e te veshtira (jo te lehta).

e paske bo i film t’bukur ktu korrikse, vet pyt e vet jep pergjigje brenda frazes!

SIGURISHT ! Cadrat e Cherbourg-ut !!! Thjesht e kam harruar :frowning: (ose, u ka dash perfundu top-lista)

Më hape nepsin me frangmentin e “The New World” : kam nja nje vit a më shume qe nuk e kam riparë…

ps: po mendoja: “The Rain People” (ç’perlë!!) ka diçka te perbashket me “Some came running” te Minelli-t (foto më poshte) : në të dy rastet, ne fund, viktima eshte i pafajshmi: Shirley Maclaine (ne rolin e Ginny-t tek filmi i Minelli-s) dhe James Caan (ne rolin e Killer) në atë te Coppola-s. Dhe në të dy filmat, heroi (heroina) kryesor(e) eshte nje person i humbur, ne kerkim te ndjenjes sentimetale te dashurise

1 Like

fiks sic thua ti eshte me mbylljen e The rain people, e Some came running.

e shfaqen pardje, rubrika “e Diela Noir”, pasuar nga “The Red House” 1947, autori i padegjuar por imazhet nuk harrohen

Si nuk u bisedua mbi titullin, Halftime vec keto kohe shkoi neper mend, lidhet me pushimin mes dy pjeseve te ndeshjes. Ndersa ‘long walk’ … referuar ndoshta parades ushtarake te skuadres “Bravo” gjate spektaklit. Prapeseprape ne dyshim…