Amerika është si shpirt ("Get out" - film amerikan me regji të Jordan Peele)

Amerikani Jordan Peele eshte humorist. Dhe per here te pare ka bere nje film. Shume serioz ne dukje (them ne dukje, sepse nuk dua të zbuloj skenarin: nje nga meritat e filmit eshte surpriza skenaristike, edhe pse, muhabeti eshte më i ngaterruar se kaq). Filmi titullohet “Get out”. Ka dale ne kinemate ne USA në shkurt dhe ka korrur nje triumf te vertete (gje e rralle per nje film pothuaj independent : veçse 5 miljon $ buxheti !) : kapi vendin e pare ne Box-office amerikan që ne javën e parë te shfaqjes neper kinema dhe ka mbledhur me teper se 200 milion $ fitime. Rekord i vertete!
Shtypi dhe kritika po ashtu ka qene hatashmerisht e favorshme: “New Yorker” shkoi deri aty sa ta krahasoje Jordan Peele me Bunuel-in e famshem.

Mbetet per tu thene kryesorja : filmi eshte i mire. Ose gati-gati eshte per te thene: paradoksalisht shume i mire.
Ja arsyeja:

Historia eshte ajo e nje vasheze amerikane (e bardhe si aspirina) e cila fton boyfriend-n e saj (te zi si qymyri) per te kaluar nje week-end tek prinderit e saj waspy (e shkuar waspy-t).
Kaq.

Problemi eshte se deri dhe zhanrin e filmit nuk dua ta them (per arsye SPOILER). Por nje gje eshte e sigurt: edhe pse ne dukje filmi ‘argeton’ (efikasiteti i tij mbeshtetet mbi faktin qe informacioni skenaristik i jepet spektatorit me pikatore per ta mbajtur gjithmone ne gjendje ankthi –ne princip nje gje e tille eshte fort e pamoralshme), prap se prap ai shtron jo pak pyetje ne koken e tij, fale satires se dhunshme politike qe propozon (nga ana kinofilike, “Get out” ben martesen e “Guess Who’s Coming to Dinner” (1967) dhe “The Stepford Wives” (1975).
Permes nje humori te zi (si boyfriend-i), frike te bardhe (si çika) dhe të qeshure te hidhur (si Amerika…), filmi eshte, in fine, nje radiografi çarmatosese e nje Amerike “qe eshte si shpyrt”

8.0

Trailer :

4 Likes

eshte nga ato filma qe nderthurin disa zhanre njekohesisht dhe ne menyre te suksesshme. epiteti me i mire per ta karakterizuar do te ishte: ‘tight’ dmth asgje e cuar dem.

Po, filmi ka nje efikasitet të SHKELQYER në narracion. Biles ka dhe gjera qe janë në limitet e se moralshmes psh: opozita e qarte mes të bardheve dhe të zinjve, nepermjet identifikimit të disa sjelljeve si deftuese te identitetit racial: menyra e te folurit, menyra e të pershendeturit, loja bingo etj etj. Jo se keto nuk ekzistojne në realitet, por filmi guxon ti ktheje në deftues (indicative). Magjia e moskthimit të tyre në qellim në vetvete eshte se regjizori luan hatashem me gjuhen, duke na kujtuar se nuk kemi të bejme vetem me nje problem race, por edhe klasash sociale (pra disa regjistra). Nje shembull: kur Chris, heroi kryesor i thote sherbetores se shtepise se ai nuk eshte spiun (snich), ajo nuk e kupton dhe, pas nje hezitimi të gjate, ja kthen (ti e di arsyen) me “oh, tattletale” (raportues).
Në fakt, regjizori nuk kenaqet vetem me venien e gishtit tek ndarjet (raciale, në kete rast) ose sociale sepse skena në fjale (për shembull) shkon më tej dhe arrin nje pike maksimale kur Chris i thote sherbetores se ai behet nganjehere nevrik kur eshte në prezence të shume të bardheve. Jo jo jo jo jo - ja kthen sherbyesja, e cila ngec tek “jo”-ja e fundit dhe pasi qesh, shkrehet në lot. Pikerisht, permes kesaj, regjizori arrin ti tejkaloje konstatimet e ndarjeve raciale (sipas modelit të filmave të Wes Craven) për të kaluar tek horizonti Cronenbergian (por nuk ma mban të them me shume, gjithmone për arsye SPOILER) : duke mos i kufizuar më identitetet, me qellim qe të na tregoje se sa perméable ata janë (identitetet).
Për mua, ky eshte dhe thelbi I filmit (ufff, e thashe pa zbuluar gje nga intriga)

1 Like

kjo amerika si shpyrt mos ka te beje me ate qe political correctess eshte ne nje fare menyre oppressed, controlled racism

Çfar kuptimi ka te shkruash per nje film qe pershkruan nje gje te ditur qe nga koha e “Kasollja e Xha Tomit”, pa thene me teper se te berit reklame ketij flmi - “s’po jua tregoj fundit se i hiken lezeti” - qe mbas dy muajsh do harrohet perveçse nga kinofilet ne rastin me te mire?

Perveç kesaj un nuk kuptova asgje nga prezantimi, megjithse e lexova disa here, i cili shpjegon gjerat e paditura nga gjera te tjera te paditura. Nuk jam i sigurte deri edhe nese jipen gjera teknike per specialistet, apo jam un i trashe per per te kuptu, apo Stalker do me na e hudh neve qe nuk jemi specialiste ose kinofile?

Pastaj e morrem vesh edhe nepermjet art t’modh qe Amerika nuk eshte si shpirt per njerzit e ngjyrosur, Stalker qe eshte edhe shkrimtar qe shkruan libra dhe ka merre edhe çmim, pse nuk shkruan nje shkrim se si mendon te zgjidhet ky problem? Zhizheku ja mundon kesaj pune duke u nis nga analiza e filmit, megjithse nuk merret vesh ku bitis edhe ai, duke u talle e njekohesisht admiruar Stalinin.

Mendoj se ja vlen qe Stalker te shkruaje nje teme per kete, jo me shume per ne te tjeret, por te centroje edhe ku eshte vete si konceptim dhe si zgjidhje te problemit, jo ba e fut shkrime teknike me rafinime per specialiste, e nga ana tjeter ba e fut me komente ne blog per politiken e dites “ja qifsha nonen fashisteve” qe kane pushtuar boten.

Meqe Stalker, ose kushdo tjeter i grupit te tij, e mban politiken si diçka superiore gati mistike, si kod i shpjegimit te botes (njesoj si Zhizhek) i bie te thote diçka se si mund te zgjidhet problemi i racizmit. Çfar te beje Amerika politikisht me teper mbasi vuri jevgun ne krye te vendit? Un e mbaj mend mire brohorimat gezimtare e Stalker dhe shume te tjereve antare tek blogu i Ardian Vehbiut kur u zgjodh Obama president, dukej sikur kish ardhe me ne fund mesia. Tani vetem heshtje, ose “ja qifsha nonen fashisteve”, gje qe eshte me keq se heshtja.

E si mund te ankohesh pastaj per cinizmin e kohes kur i bi qe ciniku te jesh vete, ose te pakten je ti vete qe e ushqen, e je me keq se ciniku, je ne nivelin e tifozit te fotbollit qe e ka neshjen si pretekst per te çfryre problemet e tij. Kesaj i thone qe politika te zevendesoje pasionin e te “djeles mbasdite”, çer lesh kodi mistik qe do transformoje boten?!

Po e komentoj filmin me nje citat te ish kryeministres se Izraelit Golda Meir: “Miscegenation is worse than Holocaust.”

Mund te lexohet edhe keshtu: Jordan Peele eshte Tarantino i shekullit te XXI (ketij te fundit, “Pulp fiction” i kushtoi vece 8 milion $ dhe filmi i nxori 100 meleon $ fitime). Peele beri nje film me 5 million $ dhe nxori dyfishin e fitimeve te tarantinos

Only in America

Ti hedhim nje kove uje kesaj WC-je.

Film kot. M’bane me e pa.

Ok Pjeter. Po mirë, ja na thuaj si duhet të ishte qe të të dukej “film plot” ? (é kunderta é film kot)

Filmi nuk ish i keq, intriga ne fjale ne te vertete eshte mjaft e perdorur ne filmat amerikane. Me vijne ndermend nja dy te fresket. Madje pa shku gjysma e filmit per shkak te ngjashmerise se subjektit me to me shkoi mendja si do perfundonte, cka ma zbehu pak suspansen
Si pune e pare edhe nga ana mizanskenes nuk duket keq, ndihet nje fare stili te ky autor. Megjithate, perpos suksesit qe ka pas ne sallat amerikane nuk me entuziazmoi.

Skenar vari trapin. Intriga qe thua ti,pare njemiljon here neper filmat e hollivudit.
Para ca ditesh pashe nje filmm me Kenju Rivers ,qe jepte pak a shume idene se meshkujt i dorzohen tundimit dhe tradhtojne,sado te rregullt dhe familjare te jene. Dhe aty dy goca e marrin peng ne shpine e vet,e torturojne,i shkatrrojne shpine dhe kur ti pret qe viktima, i zoti i shpise,
te clirohet dhe t’ju tregoje vendin bushtrave,sic ndodh ne cdo film (edhe te ky qe pame),regjizori e kishte pa te udhes ta denonte deri ne fund per tradhtine bashkshortore,megjithese me shume e perdhunune se i palloi ato bitch-at.

A mund ti citosh ato dy filmat qe të erdhen në mendje per sa i perket intriges ?

Ok Pjeter, meqe tregove nje film me Kenju Rivers, pse pertove ta shpjegoje më gjate pse “Get out” eshte kot dhe jo plot. Pse tu duk kot skenari ? Pse, kishe parë ti më parë filma qe kalojne nga rrafshin realisht në ato fantastiko-shkencore me tr… e tr… ?? (se kshu i bie, besoj é kupton për cfare é kam fjalen)

si koncept i ngjashem skenarial pak a shume, transpozimi i shpirtit ne nje trup me te ri te marre hua (metafora e te pasurit qe pasi ka fituar gjithcka deshiron pavdekesine), dy qe me vijne nder mend jane; the skeleton key dhe [selfless], me nje trajtim rregjizorial jo aq te mire e te thjeshte si tek get out

Filmin me Kenju Rivers e tregova per anologji pra,qe kjo lloj intrige ne hollivud ku njerez persmari bine pre e ca planeve qe te panjohur kane per ta,na ka ardh ne maje te hunes,pamvarsisht nga subjekti. Une jam vetem te filmat autor. Kto plehnat komerciale te hollivudit ka kohe qe nuk me impresionojne ma.

Pjeter, në fakt, nuk e kam fare parasysh filmin më të cilin é krahason por po dua të them qe, nga ana mjeksore, besoj se é di qe transplatimi i trurit, sot për sot, nuk ekziston (siç ekziston psh ai i zemres).
Qe nga ky moment, filmi kalon gati-gati në fantashkence, ok? (pra s’ka të beje me filma kot më kot). Në kete prizem thoja qe ai më shume ‘aventurohet’ drejt atyre të Cronenbergut, dhe jo atyre më skenare dyleksh (rob persmari qe bien pré në kurthe etj etj).

Nuk é dija as ekzistencen é tyre. Por eshte thjesht ngjashmeri-genjeshtare (pretekst për të ngritur nje narracion), besoj më kupton

Sigurisht, ngjashmeria relative eshte si narracion. Filmat jane krejt tjeter, e theksova qe ky rregjizori i ri ka jo pak talent. Menyra se si punon me dialogjet, dialektet, thekset, eshte dialektike

mendoj se regjisori eshte i pavetedijshem per arritjen, te cilen ti ia spikat: transportimin nga nje zhaner ne tjetrin. Mendoj se eshte nje teke e tij, dhe aq, dhe ai nuk do kish formimin per te gelltitur nje realizim te tille, nese do ta kish paramenduar si forme shprehjeje te tij.
Plus, anti- racizmi si mesazh, eshte nje qendrim i sforcuar nga african-americans ndaj lekures kaukaziane deri ne mendjengushtesi, saqe u ka shndrruar ne te kunderten e vet, ne racizem puro. Per mua kjo mjafton te mos dua ta shoh me kete film.