Aplikacion që të mos humbisni më avionin!

Të gjithëve na ka ndodhur të pimë me ngut kafenë, apo të vrapojmë për të kapur avionin në minutat e fundit, pasi mund të harrojmë orarin e nisjes, apo qoftë edhe kur nuk gjejmë portën e duhur për nisje. Por, aeroporti Gatwick, duket se ka menduar për pasagjerët e tij, që të mos i zërë më paniku, e të mos humbin më avionin.

Gatwick, aeroporti i dytë më me shumë pasagjerë në Mbretërinë e Bashkuar, ka instaluar mbi 2.000 fenerë sinjalizues në dy terminalet e saj, të cilët mundësojnë një sistem navigimi brenda për brenda ambjenteve të aeroportit, pothuajse si një stil i lojës Pokemon-Go.
Mungesa e sinjalit të satelitëve e bën jo të qartë hartën që mund të përdorim nga aplikacionit e Google Maps apo Apple, kështu që Gatwick ka nxjerrë aplikacionin e tij, që të tregon rrugën dhe orarin për në portën tuaj të nisjes.
“Duke mundësuar këtë infrastrukturë, ne hapim një kapitull të ri në teknologjinë e aeroporteve” – u shpreh drejtuesi i departamentit të IT-së në aeroportin e Gatwick, Abhi Chacko. “ Ne shpresojmë që ky ndryshim të zgjerohet edhe në aeroporte apo shërbime të tjera. Ne bëjmë të qartë se nuk do të grumbullohet asnjë informacion personal prej pasagjerëve, por thjesht të dhënat e lëvizjeve do analizohen për të parë oraret më me fluks gjatë ditës.”
Aplikacioni mund të përditësohet më vonë, edhe me njoftime për pasagjerët që mbërrijnë gjithmonë me vonesë, apo me njoftime rreth motit, në raste kur orari mund të shtyhet.

Ky aplikicion mund te jete per brezin e ri, qe fluturon me pras ne byth. Per mua dhe shume te tjere, rrofte tabela elektronike (monitori) qe te tregon se ku duhet te shkosh, me numer, me korridor, etj.

Pjer, jo vetem qe pa asnje arsye, perveç qefit te modes ngambrapa per te perdor shprehje pa turp ngambrapa, por e ke edhe gabim, sepse brezi i ri fluturon me pras ngambrapa per çeshtje te tjera, por kete rast nuk eshte pune fluturimi, eshte ndjekje e teknologjise se kohes qe krijon mjaft komoditete, e eshte deri ndekje e detyruar, siç eshte e detyruar me qene kompjuterist. Ndryshe e ha preshin ngambrapa pa fluturu fare.

Problemet e botes se pare :wink:

jo kto jane edhe probleme te botes trete qe eshte e detyruar te ndjeke moden ngambrapa te botes pare, e perveç kesaj bota e trete e ha ngambrapa prej botes se pare edhe per çeshtje me konkrete se moda ngambrapa.

I modho, ate shprehje e kisha per nje administrator ketu, s’po ia permendim emrin, qe na lodhi neve me keto ndryshimet e reja gjoja moderne. Keshtu dhe puna e atij aeroporti, duket sikur bo i gjo te re, por ne fakt i lodh njerzit. Njerzit jane mesuar me ate te vjetren, ti shkon e ua prish, si puna e disa tabelave te tramit ketu, qe gjer dje ishin me llamba te vogla te kuqe ku çdo llambe perfaqesonte nje stacion, dhe njerzit e shihnin se kush llambe ishte e ndezur, dhe kuptonin se ku ishte trami, se poshte llambes shkruhej stacioni dhe minutat, ndersa tani po fillojne ti heqin keto dhe ti zevendesojne me tabela elektronike ku shkruhet dhe sa minuta do trami te vije. Njerzi nuk e dine se ku ndodhet trami, dhe njerzit tani, asnjeri nuk meret me te rene, duan ate te vjetren, me ate qe jane mesuar.

Shiko se per punen e Peshkut ri e kemi diskutu, e pa diskutim Peshku i ri ne pergjithsi eshte me lart si teknologji se i vjetri. Per tramin tend ne Belgjike nuk di çfar te them se nuk jam atje, por ne pergjithsi teknologjia jo vete permirson kushtet, por ne vetvete ka diçka magjike, perallore. Dhe sot vetem teknologji te re ka, tjeter gje nuk ka, as ide te reja (perveç kthe ngambrapa ate qe ishte ngapara), as vizione te reja (perveç teje, por edhe ti i ke te qarta, nuk i ke te reja). Edhe shkenca sot eshte me teper teknologji se shkence mirfilli.

Good news! Gjere e me gjere tashti. Per ne dembelet qe duam gjithcka ntelefon is very convenient.
Pjeri shyqyr qe lexon peshkun e nuk lexon gazeten e shtypur ne leter per t’i qendruar brenda tradites se xhajeve. Mos ki frike nga e panjohura Pjer! E reja eshte e dashur dhe mikpritese.