Apokalipsi i përditshëm i apopleksikëve - pjesa e dytë (pa fjalë)

Këndvështrimi i përparimit ose progresit ka dinjitet dhe vërtetësi të barabartë me këndvështrimin e konservatorizmit, thënë reduktuar sipas politikës klasike: përkatësisht këndëvështrim i të majtës dhe i të djathtës, mendësia racionale dhe ajo iracionale (2 bolet e Marlonit). Në historinë e njerëzimit, e keqja dhe e mira shkojnë dorë për dore, me fjalë të tjera nëse është e vërtetë se në ditët e sotme rrohet më mirë për shkak të përparimit, është po aq e vërtetë që në të njëjtën kohë rrohet më keq për shkak të degradimit që sjell me vete përparimi i përqendruar kryesisht në interesa materiale, trupore, etj, duke shpërfillur interesat morale, shpirtërore, etj. Pikërisht këtu këmbëngul kritika e konservatorizmit kundër përparimit, shembulli më banal: pikërisht në shekullin e kaluar kur përparimi fitoi si kurrë në histori, bënë vaki krime e tmerre të papara në histori: 3 Luftëra Botërore, kampe përqendrimi, lager, gulagë, etj.
Situata në fjalë është e paqartë dhe ambige, dhe të gjithë peshkojnë në turbullirë ​​aty ku ju intereson ose ku marrin rrogën, si progresistë ashtu dhe konservatorë, si të majtë ashtu edhe të djathtë. Ekziston edhe një “palë” e tretë - e frymëzuar nga filozofitë e absurdit: bota është absurde, ambige, e papërcaktuar, e pakuptimtë etj -, e cila rri në shtëpi ditën e votimeve.

(nga romani 2 bolet e Marlonit)

Kush dërdëllit që çmenduria është vlerë intelektuale dhe artistike duke sjellë shembujt klasikë Van Gogu, Poe, Niçe, nuk e ka provuar se çdo të thotë të vuash nga depresioni ose nuk di çfarë flet sepse është snob, dmth është vetëm i çmëndur pa qenë artist.

-Kot e ke që përpiqesh të më mbushësh mendjen, për çdo gjë njëri thotë njeri thotë kështu e tjetri ashtu, nuk merret vesh asgjë, as që du me e dijtë për këto gjëra, është pa pikë kuptimi të mbash anë.
-Ti i bie me dorë andaj justifikohesh njeri thotë kështu e tjetri ashtu; ngaqë nuk bën asgjë thua që s’ka kuptim asgjë. Vërtet nuk ka kuptim asgjë, por njeriu i jep kuptim kështurit dhe ashturit duke thënë, zgjedhur e vepruar kështu ose ashtu.

-Kush është poeti më i modh n’botë sipas teje?

-Poeti modh i modh n’botë, e jo vetëm sipas meje, është Artur Rembò, i vetëquajturi Profeti Largpamës dhe Shenjtori, i cili në moshën 21 vjeçare braktisi poezinë dhe Evropën, brodhi nëpër botë derisa përfundoi në Etiopi, ku merrej me trafik armësh, fildishi dhe skllevërish. Kur nëna e tij i shkrojti në një letër se në Paris tashmë ishte bërë i famshëm si poet, ai ju përgjigj: Merde pour la poésie!
Pra Largpamësi i modh ushqen njerëzimin, artistët dhe letrarët e uritur për art, poezi dhe bukuri.

-Me thirri dje në telefon e më tha që ta ndihmoj për nje provim në matematikë, Dakord, por kur e ke provimin? - e pyeta. Pasnesër - mu përgjigj. Si nuk e kupton xhanëm që unë nuk mund të bëj të ditur të tjerët tak-fak me shkop magjik!

-Po ta kuptojë këtë nuk ka nevojë për ty për sqarime matematike.

Intelektual me pëkufizim quhet ai që bën vazhdimisht pyetje “pse? pse? pse?” pa ja ditur fare për përgjigjet.

Qenia ekstrakomunitar në botën e parë është krejt ndryshe nga qenia banor i botës së tretë.

immagine

Një atë gjenial bllokon bijtë tij me fuqinë e tij, sepse në hije të një lisi nuk rritet as bari. Meqë trashëgohet brez mbas brezi potenciali i gjenialitetit, por jo qenia gjenial që është vepër edhe e rastit dhe kontestit të kohës (vetkuptohet janë gjëra të patrashëgueshme), ka rrezik dhe është shumë e mundur që bijtë e gjenisë, në përpjekjen e natyrshme për t’ja kaluar atit, ja kalojnë atij duke bërë të njëjtën gjë që ka bërë ati, por me shenjë negative sepse nuk jepet mundësi tjetër ose nuk kanë takat t’ja kalojnë atit. Shëmbujt janë me thasë.
Duhet të futet në lojë mamaja për të shpëtuar situatën, me kusht që të mos jetë artiste e modhe gjeniale, por shtëpijake gjeniale.

Vetëm një pordhanjos kokloqe gërthet në sheshin historik të qytetit: “liberta! liberta!” para një polici indiferent që garanton me ligj të drejtën për të protestuar.

Personi top-model në bashkëkohësi është hibridi tragjiko-komik: pensionist vesveseli me kalama kapriçoz; thënë artistikisht instalacioni: protezë kauçuku që thith një biberon; thënë konceptualisht shprehja: papërgjegjsia totale dora vetë.

Fjala shqipe “i paZoti” e jep kuptimin më mirë se çdo gjuhë tjetër.

Por mbi të gjitha, a ka ekzistuar ndonjëherë? - tha Njëri

Natyrisht, është një figurë historike - ja priti Tjetri

Jo, në të vërtetë asnjë tekst historik nuk e përmend - tha Filoqylsi

“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”“”
Nëse yllësia nuk gjëndet në hartat tona, atëherë nuk ekziston - tha shefja e arkivit të Galaksisë (citim me kujtesë, ndoshta filmi Star Trek)

Me ngjarjet e fundit të katraurës no-vax dhe yes-vax pak nga pak edhe më koqet po kuptojnë se në politikë loqet djathtas dhe majtas përplasen dhe trokëllijnë pa pushim në histori, në shoqëri njësoj si nëpër brekë (struktura e botës është e njëjtë), duke u shtyrë dhe zënë vendin njëri tjetrit për lavdinë e madhe të Atij që rri në mes, i ngref në diktaturë dhe i shkref në demokraci.

Të gjitha ato që ndodhin rreth nesh janë mbeturina amballazhi pa vlerë, me të cilat mbështillet lumturia jonë (ose fatkeqsia jonë, varet sipas rastit).

Paratë afrojnë pranë gjërat dhe njerzit e interesuar që gravitojnë rreth nesh duke shtuar kokëçarjet kur jemi pa para dhe moskokëçarjet kur i kemi me bollëk.

image

Nuk krijon dot pa pasur një raport me një person, qoftë ky person çfardo, ose edhe person negativ; çdo krijim - edhe ai më abstrakti, psh në matematikë - lind nga një raport me tjetrin që ngacmon ekzistencën tënde, përndryshe sterile.
Nuk di si është mbajtur në këmbë - dhe vazhdon të mbahet - miti fals i Romantiçizmit: gjeni krijues në vetmi të plotë. Apo helbete, vetëm gjërat false mbahen në këmbë.