Apokalipsi i përditshëm i apopleksikëve - pjesa e gjashtë (Hopper karikaturisti)

Mendoj se nuk kam kërkuar kurrë të pikturoj “skenën amerikane”; unë kërkoj të pikturoj vetveten - Hopper

Njerzit në përgjithsi jepen pas qefit, vlersojnë çfar ju sjell kënaqsi. Kjo vihet re edhe në zgjedhjen e profesionit, zgjedhin atë profesion që ju pëlqen, dhe janë të prirur të ushtrojnë profesionin në drejtimin që ju pëlqen. Gjë që në vetvete nuk ka sgjë të keqe, vetëm se kështu si është bota hë për hë, bën vaki që je i detyruar të bësh atë që nuk të pëlqen, e më vonë kupton se të ka vlejtur për të bërë më mirë edhe atë që të pëlqen. Fakeqsisht këtë e kupton më vonë, ose askurrë, siç ka ndodh me Hopper, i cili ëndërronte të bëhej arkitekt anijesh, por prindërit e tij e nxisin të studiojë për grafikë e ilustrim, që të bëhej piktor reklamash si punë që siguron bukën e gojës (konflikti i zakonshëm midis etër e bij, midis nevojës dhe pasionit). Dhe në fakt, si shumica dërmuese e zënë në kurth në një punë që nuk pëlqen dhe nuk stimulon, “punë sa për të marrë rrogën”, Edward Hopper do të fitojë jetesën e tij si ilustrues për shumë vite sa është ende i paformuar si piktor. Megjithse edhe si ilustrator Hopper dha prova të talentit të tij, ai thoshte për atë periudhë:

Ilustrimi nuk më interesonte fare, isha i detyruar ta praktikoja për të bërë para, kaq është e gjitha.

Si rrallë ndodh në artistë, Hopper zotëronte përsosur tre teknika të ndryshme: vaj, akuarel dhe gravurë. Ai bëhet i njohur në publik për herë të parë me një ekspozitë me akuarele, dhe sukseset e menjëherëshme në gravurë (grafikë) e inkurajuan Hopper të transportonte temat grafike edhe në piktura; çfar kishte bërë në bardhë e zi, e bënte edhe me ngjyra, madje edhe kur pikturonte me ngjyra, bardh e zija ishte gjithnjë prezente në ngjyrë, dhe anasjelltas, pra në thelb ishte një grafist. Herë dukshëm dhe herë më pak dukshëm, vepra e Hopper ka koncept grafik në bazë, tonaliteti ka një efekt dytësor në veprat e tij. Fenomeni ndeshet tek impresionistët pariziane, të admiruar pa fund prej Hopper, akoma më tepër tek post-impresionistët, e pikërisht në këtë kohë merr hov të paparë pllakati që bënte reklamë çdo lloj veprimtarie, edhe kulturore: teatër: balet, ekspozitë. Protagonisti i postimpresionizmit Toulouse Lautrec, i admiruar prej Hopper, ishte i pari që kuptoi se nuk kishte asnjë dallim artistik midis pllakatit dhe veprës së artit mirfilli (psh. tabllo me ngjyra vaji).

8fbf65e3-885e-4929-92f0-edffa1ca6ddb

Grafika, krahas pikturës, është lëvruar me shumë sukses nga mjeshtra të mëdhenj, për shumë kritikë grafikat e Rembrandit dhe Gojës (Kapriçot) i bëjnë konkurencë veprave të tyre në pikturë, personalisht vizatimet me penë të Leonardos dhe Van Gogut herë herë, varet nga gjëndja ime shpirtërore grafike, më duket se tejkalojnë arritjet e tyre në pikturë me ngjyra.

Fenomeni i konceptit grafik në artin modern (kumtuar për herë të parë nga Bodler që nuk ekzistojnë “arte pamorë minorë”) është shumë tregues dhe i rëndësishëm për modernitetin që kërkon të sheshojë piramidat e vlerave dhe barazojë gjërat. Ndikimi i grafikës është analog teknikisht dhe njësoj i rëndësishëm me ndikimin e gazetarisë në letërsinë moderne (kumtuar nga vëllezërit Gouncourt). Eshtë kjo një arsye (se ka një arsye më të thellë që vete gjatë ta trajtoj këtu) që edhe në bashkohësi regjizorë dhe fotografë kalibri vazhdojnë të përdorin teknikën grafike bardhë e zi në përkatësisht film dhe fotografi. Për të njëjtën arsye - pavarsisht se Hopper ishte vetëdijshëm apo jo, i pëlqente ose ishte i detyruar të punonte ilustrim grafik nga halli për të mbushur barkun me bukë -, vepra e tij dhe moderniteti i tij i detyrohet shumë konceptit grafik.

5bc39073-483f-4b6b-b0b4-a8208b9a9afd_338

Gravura më sipër e Hopper me titull Night Shadows (1921) ka frymëzuar disa kuadratura kinematografike në kinemanë amerikane të viteve njëzet dhe tridhjetë. Kontrasti i fortë dritë-hije, tipik i kinemasë së kohës bardhë e zi, këndi i pamjes nga lart, hijet e zgjatura të njeriut dhe të një shtyllë që nuk shihet ngarkojnë skenën me tension noir ku krimi është në kryerje e sipër.

Komiciteti dhe koncepti grafik përputhen në artin e madh të karikaturës, dhe në fakt Hopper është grafist dhe modern jo vetëm si frymë, për edhe konkretisht është marrë me artin e karikaturës. Karakteri i tij luçiferit, cinik dhe logjika e tij gozhduese e bënte mjaft të talentuar si karikaturist, megjithse ushtruar si talent vetëm për tu tallur dhe hakmarrë me gruan e tij, me të cilën ishte në grindje të vazhdueshme ditë e natë. Sjell një karikaturë të tij shumë të bukur si ide dhe si realizim teknik që e ka bërë për tu tallur me gruan e tij Jo (Josephine):

Në fakt tërë vepra e Hopper e ka frymën e karikaturës në atë gradë që ka edhe frymën e modernizmit. Për ta ilustruar këtë kam zgjedhur një vepër të tij (People in the sun) që më duket se është më karikaturë se të tjerat:

Pesë personazhet e tabllosë janë të mbështjellë në heshtje të padepërtueshme, me sy bosh, të humbur në një sekret të padeshifrueshëm, krejt në pamundësi për të shkuar përtej burgut të ngushtë të një së tashme boshe, të një kohe të mbërthyer në banalitetin e përjetshëm të çastit të përditshëm, në heshtjen që rëndon mbi qetësinë e gjërave dhe njerëzve, si riciklim i amshëshuar i të njëjtës.

Këta njerëz megjithse rrinë bashkë në grup, janë të vetmuar në burgun e heshtjes shurdhmemece dhe zbrazëtisë së jetës së tyre, gjithnjë në pritje që një zbulesë të ndodhë, pa qenë në gjëndje të shpjegojnë kuptimin e çfarë, si, qysh e tek do të ndodhë, madje edhe se kjo zbulesë vërtet do ndodhë.

Situata është krejt komike sikurdër edhe poza e tyre: po bëjnë banja dielli të veshur me rroba zyre elegante si nënpunës. Palëvizshmëria e tyre i bën të duken të pajetë si vizatime gjeometrike; në fytyrë kanë një skërmitje çnjerëzore prej manekini ose kllouni qesharak dhe kriminal. Vështrojnë një horizont që nuk ekziston sepse i mbyllur nga vargmale me ngjyrë jotëkësore, dhe marrin rreze dielli nga një diell që gjthashtu nuk ekziston. Më e bukura është se vargmalet në horizont duken si ortek magmatik që vërsulet mbi qetësinë e pezullt të pjesës tjetër të kuadrit.

Në qoftëse kjo gjëndje absurdi të shumëfishtë që ushqen vetveten çdo çast duke u vërvitur në boshllëk pa fërkim pa pasur nevojë për energji, nuk mund të quhet karikaturë e ekzistencës, e çfarë më tepër mund të quhet karikaturë?

Për kë ka jetuar kohën e pllakateve me klasen puntore muskuloze që rreh çelikun në kudhër, mund të qeshi (dhe të qajë) edhe me këtë pllakat të Hopper, të cilin Komiteti Ekzekutiv e varte pa asnjë problem çensure (hiq shkronjat në anglisht) tek fasada e Pallatit të Kulturës, sepse është në frymën e pllakatit sovjetik. Realizmi Socialist sovjetik dhe realizmi kapitalist amerikan ngjanin shumë midis tyre, madje ishin faqe të ndryshme të së njëjtës medalje karikaturë qesh e qaj, por ky është muhabet tjetër, dhe pak i gjatë për ta shpjeguar.

d1503a960cbe82d0aa65fcd35638f910--old-posters-travel-posters

pjesën e mëparëshme e gjeni këtu

faleminderit tiku

1 Like

Impresionizmi mbahet zakonisht dhe duket në pamje të parë se sjell një gëzim të jetuarit, lehtësi, braktisje e studjove me pluhur e avuj helmues ngjyrash dhe dalje në natyrë, ajër, dritë, ngjyra gazmore, reflekse mbi ujë, impresione pa impenjim etj. Por është vetëm një dukje mashtruese, sepse impresionizmi fsheh një keq qenie që bëhet e dukëshme tek postimpresionistët, më tepër e dukëshme tek fovistët dhe deri sa shpërthen tek ekspresionistët. Në fakt është e njëjta magmë vullkanike që merr emra të ndryshëm me kalimin e kohës ndërkohë rritet në madhësi dhe si rrezik. Fund i kësaj historie është shpërthimi i Luftës së Parë Botërore, kur të gjithë qeflijtë bonheur de vivre en plein air përfunduan në baltën e llogoreve.

Shume kritike thone se Leonardo eshte shpikesi i karikatures, i ka bere karikature edhe Dantes, Bokaçios, Petrarkes. Megjithse ishte nje maniak i te persosures, çuditerisht kishte shume qef te vizatonte fytyra te shemtuara me deformime mostruoze. Kur shihte ndonje shemtaraq ne rruge, e ndiqte gjithe diten derisa i fiksonte ne mendje karakterin, dhe me pas ne darke e vizatonte nga mendja. Keto karikatura me poshte Leonardo i ka bere paralel me “Darken e Fundit”, sipas kritikes qe te kapte me mire fizionomite dhe te fuqizonte me teper karakteret e dishepujve. Sipas kaplloqes sime qe rri gjithe diten tu vjedh ne internet, perveç kesaj arsyeje, ka edhe nje arsye tjeter me te thelle: Leonardo karikaturizonte ne menyre qe te mbante presionin e tragjizmit te ngjarjes ne “Darken e Fundit”.

video e shkurter 1 minutshe ka nje ide shume te forte, megjithse eshte pa shume lidhje me shkrimin, po e ve ketu sepse “Disktimet te lira” jane bere te padurushme fare, jo vetem per gjasme diskutuar, por edhe per t’i lexuar. “Diskutimet e lira” nuk i hap me, si gjithnje liria pa principe kthehet ne hale.

Po ta shohesh me kujdes Hopper edhe shtepite i ka si karikatura groteske, te frikeshme jo sepse duken te banuara nga perbindesha, por shtepia eshte vete nje perbindesh si arkitekture me zgavra çnjerezore e projektuar dhe ndertuar nga vizitore te ardhur nga kozmosi:

Ne kete rast perbindesh eshte si pallati (civilizimi) i ndriçuar, ashtu edhe natyra e simbolizuar nga pylli i erret qe kercenon civilizimin ngambrapa pallatit si uragan ne forme fantazme:

Edward-Hopper-House-at-Dusk-1935-Virginia-Museum-of-Fine-Arts-Richmond-Flickr