Asistencializmi, nje detyre e shtetit!


#21

“qeverite kendej” … mire e ke thene shok , qeverite kendej ! Nuk dua te hap muhabetin e lemoshes kapitaliste perendimore , se ta shpif si muhabet! Ajo qe dua te them eshte se Shqiperia nuk eshte nje vend “kendej” por nje vend "andej " , eshte vend i varfer Shqiperia or shok ( vendi me i varfer ne evrope ), nuk di pse kjo gje harohet njeher ! Shqiperia (shtet,qeveri,shoqeri) nuk ka te ardhura qe te mbaj me “buke” ( buke bie llafi, se per buke nuk vuante njeri as para 90’ e jo me tani )gjithe qytetaret e saj te varfer,kaq e thjeshte eshte! Qeverite “kendej” nuk pjellin Bono-ushqimi etj , por eshte nje pjese e shoqerise qe paguan per te ndihmuar nje pjese te saj e qe qeverite e japin ne forme lemoshe me bono e etj. Pa me thuaj mor shok, kush do paguaj ne Shqiperine Kapitaliste per ti ardhur ne ndihme nje pjese te shoqerise? Le me per Universitete falas e peralla te tjera kapitaliste Gjermane e Angleze !! Kush mor shok? Ata qe bredhin evropen per fundjava por qe leshojne kokrren e lotit per 100 lek te qelbta parkimi e tarife ? Apo ata qe kane nga dy shpi, nje ne Tirane e nje andej nga kane ardhur, por as qe e dine cfare eshte taksa mbi shtepine ! E keshtu more shok…se mund te vazhdoj gjate duke te pershkruar Shqiperine Kapitaliste, anti-komuniste por qe urren regjimin 28 vjecar!


#22

hiqe ate koncept, se nuk eshte lemoshe, por nje e drejte e individit ne nevoje.

pse me perpara shqiperia mbante me buke (eksportonte) edhe vendet e tjera, pse tani jo;
shqiperia mund te mbaje me buke (asistence) rreth 2 milion njerez, sipas llogaritjeve qe jane bere.

bonot e ushqimit nuk pillen e printohen, por gjenerohen nga tepricat e produkteve, paketa shtese e mallrave.


#23

Verej me deshperim se kapitalizmi ka bere deme te pariparueshme tek ju shok Pjer ! Si ta quajme ndryshe asistencen ekonomike(ne te holla apo matriale) qe shoqeria kapitaliste u jep njerzve ne nevoje? A eshte ajo nje ndihme sa per te mos vdekur per buke? PO ! A eshte ajo poshteruese per individin (e kupton apo jo ai) ? PO ! Ja pra shok qe nuk eshte gje tjeter vecse nje lemoshe qe kapitali jep ne menyre qe te mos vijne e ja rrembejne pabuksat ! Se kur nisen pabuksat per te rrembyer, fillon me buke e nuk dihet si mbaron…te rrembejne edhe koken! Per piken e dyte or shok , se si bente Shqiperia me pare eshte muhabet i gjate…por e sigurte eshte qe nuk jepte asistence kapitaliste e as nuk vdiste njeri per buke ! Edhe bonot e ushqimit jane nje mashtrim, nuk ka asgje falas, eshte gjithmon dikush qe paguan per to ! Tepricat nuk i hedh poshte njeri ashtu kot or shok…se ndryshe kapitalizmi do kish falimentuar me kohe! Hidhen sepse jane te pashitshme me per arsye te ndryshme , jane te paperdorshme e te rezikshme ! Nuk mund tu jepen pabuksve…se i vdes pastaj…e vijne e te rrembejne koken … !! Kapitalizmi vella…kapitalizmi !!


#24

Verej me deshperim se kapitalizmi ka bere deme te pariparueshme tek ju shok Pjer ! Si ta quajme ndryshe asistencen ekonomike(ne te holla apo matriale) qe shoqeria kapitaliste u jep njerzve ne nevoje? A eshte ajo nje ndihme sa per te mos vdekur per buke? PO ! A eshte ajo poshteruese per individin (e kupton apo jo ai) ? PO ! Ja pra shok qe nuk eshte gje tjeter vecse nje lemoshe qe kapitali jep ne menyre qe te mos vijne e ja rrembejne vete pabuksat ! Se kur nisen pabuksat per te rrembyer, fillon me buke e nuk dihet si mbaron…te rrembejne edhe koken! Per piken e dyte or shok , se si bente Shqiperia me pare eshte muhabet i gjate…por e sigurte eshte qe nuk jepte asistence kapitaliste e as nuk vdiste njeri per buke ! Edhe bonot e ushqimit jane nje mashtrim, nuk ka asgje falas, eshte gjithmon dikush qe paguan per to ! Tepricat nuk i hedh poshte njeri ashtu kot or shok…se ndryshe kapitalizmi do kish falimentuar me kohe! Hidhen sepse jane te pashitshme me per arsye te ndryshme , jane te paperdorshme e te rezikshme ! Nuk mund tu jepen pabuksve…se i vdes pastaj…e vijne e te rrembejne koken … !! Kapitalizmi vella…kapitalizmi !!


#25

arb, se sa do ikja ne krevart, kur pashe qe me kishe shkruar;
po shoh se kapitalizmi shqiptar te paska lene me difekt,
asistenca kendej nuk eshte sa per te mos ngordhur urije, perkundrazi, te jetosh e te hash mire,
tani interpretimin, çdo njeri mund t’ia japi sipas oreksit, ka dhe kendej qe e quajne lemoshe,

ke ndigjuar ti per pagimin e vetvehtes, per pagesen nga vetvehtja, per pagesen nga asetet, per pagesen nga brutoja, per pagesen nga dubellsimi, per qarkullimin e tyre, etj,
nje pjese i kam shpjeguar me perpara, por siç duken bathet, juve dhe shume te tjere nuk i keni kuptuar, apo me keq akoma, nuk i keni lexuar.


#26

Me vjen shume keq por kjo eshte propagande kapitaliste ! Te pohosh se me asistence jetohet mire nuk eshte gje tjeter vecse propagande e rendomte kapitaliste ! Jemi ngopur me propaganden kapitaliste perendimore shok, boll me !! Hapni syte shoke ! Stop shkelqimet te reme qe prodhon propaganda kapitaliste ! Pershendetje revolucionare shok ! :fist:


#27

Une vetem per pagesen nga obligacionet e CO2 kam lexuar, keto te tjerat hic.


#28

Pjer dhe arb, jeni intelektuale shqiptare zorrthate te dy perderisa asistencializmin nuk e lidhni me ekzistencializmin, dmth nuk lidhini zorren me shpirtin. E ç’te lidhni perderisa intelektual eshte baraz me zorre asistenciale.

Asistenca eshte shpirterore ne radhe te pare, je ne asistence dmth je parazit, dmth je i pjerdh shpirterisht, pavarsisht se sa e ke te mbushur zorren.


#29

Xixa-g,
Faleminderit per pergjigjen. Siç te thashe per mua nuk ka rendesi emri (edhe pse ke te drejte ti ne emrin), per mua ka rendesi ç’permban ideja. A ja vlen te behet nje debat publik per te? A ka kosto qe shoqeria mund ti mbaje mbi supe? A mund te behet te pakten nje program pilot nje vjetor ne nje nga qytetet me te varfra te Shqiperise per te pare funksionimin? Une them se PO! Mund te behet!
Mendoj gjithashtu se nese nje program i tille do te hynte ne qarkullim (siç e quan ti solidaritet shoqeror) do rriste fuqine blerese, dhe do te kishte nje impakt zhvillues per ekonomine. Ta them kete, dhe dua te theksojse nuk jam me idene se njerezit duhet te rrijne ne shtepi e ti mbaj shteti, perkundrazi. Ama kuptoj se ne Shqiperi ekziston me se shumti nje shtrese e vogel e popullsise qe ka te perqendruar shume para ne dore, dhe natyrisht sado qe kjo shtrese te mund te shpenzoje nuk ka aq fuqi sa te vere ne qarkullim aq para per te krijouar mirqenie dhe vende pune me bollek (dhe ketu nenkuptoj se kapitstet shqiptare, me se shumti jane kapitaliste morrsa), dhe nga ana tjeter ekziston nje shtrese shume me e madhe (te varferit) qe nese i jepej mundesia e nje pakete ekonomike kete lek te marre ato do e riderdhnin po brenda tregut duke i dhene zhvillim me te madh ekonomik seç ka sot… Nga ana tjeter Nga ana tjeter me kete pakt shoqeror duhet te tregohemi se nuk jemi nje shoqeri perbuzese ndaj te varfrit, jetes nuk i dihet asnjehere, sot ai qe eshte i pasur neser me zgjidhje te gabuara mund te behet i varfer…
Dikush mendon se eshte lemoshe, ne disa raste edhe ne perendim e thone kete me frike, gjithsesi problemi ngelet…çfare duhet te bejme me klasat me te varfra nese nuk i japim mjetet e mbijeteses???
Dikush perdor ironine per te thene se 150 mij leke te vjetra jan pak ose aq eshte pensioni i prinderve…
Mendoj se problemet duhet te kapen nje e nga nje…
A eshte sot shteti burimi kryesor i punes? A eshte e vertete se shpesh shteti(qeveria, bashkite) mban vende pune te hapura edhe pa qene nevoja thejsht per te punesuar militante? A eshte e vertete se ka nje abuzim te madh, fryrje kostosh neper tendera?
Ajo qe dua te them eshte se mundesia ekonomike per te bere nje plan per te ndihmuar shtresat e varfra sot per sot ne Shqiperi ekonomikisht eshte i mundshem. A eshte i domosdoshem? Them se po, sepse nuk mund te kthejme me koken tutje teksa shohim nje person ne nevoje.
Perse nuk behet? Sipas meje eshte frika se duke dhene kontribute per qytetaret me ne nevoje partite politike qe sot perfaqsojne Republiken do te humbnin bazen elektorale, e perbere me se shumti nga te pashprese qe i shkojne rrotull per nje copez buke, sepse vendi i punes sot ne te shumten e rasteve ne Shqiperi eshte te çosh buken ne shtepi.
Mendoj se ti japesh nje dore sot te varfrit, eshte ti japesh mundesine dhe dinjitetin qe neser ai mos te mjaftohet “me lemoshen e shtetit” por te kerkoje nje vend pune e nje jetese me dinjitoze pa kompromisin dhe friken “ose kete ose asgje” siç ndodh sot.


#30

leo, edhe une nuk do ta kisha shkruar me bukur


#31

Leo, une (dmth i Modhi :smiley:) do ta kisha shkruar me bukur, por nuk ja lejoj vetes t’ja kaloj Pjerit.

Kapeni kete lidhur me temen:

Është e pamundur të përftohet lëvizje e vazhdueshme (perpetuum mobile) me rrugë mekanike, termike, kimike apo çfardo mënyrë tjetër, dmth është e pamundur të konstruktohet një motor që vazhdimisht punon dhe prodhon punë nga hiçi ose energji kinetike - Max Planck, Traktat mbi termodinamikën