Best movies for 2019

ky eshte dokumentar, right ?

po dokumentar. Ka mundesi te jete autobiografik, nese te kam kuptuar drejte per kete, sepse ka ne qender regjisoren kineze e cila ajo vete eshte produkt i politikes se nje femije.

ps. vazhdojne problrmet teknike me kete teme, sepse nuk m’u sinjalizua replika jote nga ppu

nuk eshte problem teknik, eshte problem artistik.

arti modern deshmon inkomunikabilitetin midis njerzve, faktin qe njeriu eshte i vetem ne nje bote mizore dhe absurde, gje e deshmojne edhe Top filmat, edhe topet e Marlonit.

Pra teknikisht blogu eshte ne perputhje me frymen e kohes. Gjithsekushi o tu bo muhabet me vete, osht bo per t’fol me vete.

o Mete, per vete, thote populli yne.
populli serb thote ndryshe.
populli francez, te cilit i perket Stalker, thote akoma me teper ndryshe, prandaj edhe Revolucioni Francez.

Korrikse, po e gjete pse Herzog nuk e ka fut ne llogari 1/10 e amerikonve? Çer do t’boj 1/10 e amerikonve?

Kopil i modh osht vallaj!

top 2010-2019 i Caroline Champetier (nje nga kameramanet me te talentuara, e cila ka punar me regjizore nga me te miret) :

Holy Motors - Leos Carax
Girls - Lena Dunham
Stray Dogs, Tsai Ming-Liang
The Immigrant - James Gray
Dans ma tête un rond-point - Hassen Ferhani
Gorge, coeur ventre - Maud Alpi
Certain women - Kelly Reichardt
Phantom Thread - Paul Thomas Anderson
Le livre d’image - Jean-Luc Godard
Burning - Lee Chan-dong

France 2019 :
https://www.en24.news/2020/01/cinema-with-213-million-admissions-2019-is-the-second-best-year-of-the-century-in-france.html

filmi më i shikuar i vitit: The Lion King (10 miljon bileta) :grin:

edhe ketej, ndikoi suksesi i filmit te vjeter vizatimor qe te mbusheshin sallat. Njerzit shkojne ne salla me njefare pritshmerie, sidomos persa i perket skenarit, si dhe duan te mbeten femije, gjithnje naive, the circle of life :grin:
Ne salla kete fundviti ishin dy filma shqiptare, keta kane filluar te jene te suksesshem e te marrin financim qe pa s 2 gisht mjalte te mamaqit; falco i bes kallakut dhe love i papadhimitrit. i pari shume me i keq se i dyti pati nje shikueshmeri shume me te madhe.
ps. Parasite qeka te filma 24.al

te parin paska renditur filmin e saj

paska punuar me regjisore te medhenj

thx per Parasite

ne 10shen e dekades gjynah te lihet jashte “The Tree of life” e Malick. Ka qene nga filmat event dhe shenjues pavaresisht se Malick e prishi punen me pas.

Dekada ka filma shume te mire karakterisike e te cilevee eshte se gjithe duke qene specifike ne vetvete, jane te barazvlefshem me nj-tj ne arritjet e shenuara e te larmishme.
“Kaili blues”, Burning, Happy hour, Apnee, etj etj kot sa marr mundimin i numeroj…

E pe ate te Bes Kallakut ? Kush eshte regjizor ?

Une mendoj keshtu: s’ka gje qe nuk jane te mire. Por eshte gje e mire qe ka dhe prodhime shqiptare. Më te mire se pseudo-filmat autorë me gjakmarrje, tarfikante droge ose qe-i-bejne-gropen-komunizmit, duhet te jene, silur qofte dhe per arsyen e refuzimit te temave te tilla ekzotiko-cliché.
Ndersa kete Papadhimitrin nuk e kisha degjuar asnjehere

1 Like

Jo, ben mire qe i numeron. Shume biles. Ja psh, une e kisha ‘harruar’ nje cike “Kaili blues” (perle !!). Apo Happy Hour
Meqe ra fjala: shiheni nese e gjeni “Asako 1&2”. Po e rimendoja : si mundet ende në shek XXI te besh nje film te tille mbi nje histori aq ‘roze’, aq ‘tralala’ ?? Dhe te besh nje film te tille ??? Ndofta Hamaguchi mund te jete sot per sot regjizori qe e ka kuptuar me mire nga te gjithe kohen në te cilen jetojme. Ka nje modernitet, aktualitet, imediatitet filmi i tij qe…
:+1:

1 Like

e pashe, po harxhim lekesh, ne sensin kinematografik, ishin vec skece, e te mendosh qe bes kallaku ka mbaruar shkollen per regji :grin:, me mik po e ka mbaruar.
Ky i papadhimitrit, i cili ka dhe nje produksion filmash, qe levron komedine e lehte, ishte me i permbajtur, film limonade qe trajtonte krizen mbi 40 vjecareve, dhe deri diku suksesshem, me nje kast aktoresh mjaft te mire.

1 Like

flm. Asako e kam kerkuar por pa rezultat, madje tani afer. Per me teper sikur eshte shtrenguar cik interneti keto dy vite te fundit krahasuar me 5 vjet me pare ta zeme.

Besoj te kuptoj kur flet per Asako 1&2, ne kuptimin qe, nje gje te mire e permbledhjeve te dekadave eshte se hedh nje veshtrim te pergjithshem te llojshmerise se kinemase se zhvilluar, dhe eshte e pafund dhe e papritshme - unexpected - drejtimet ku shperndahet ajo. Andaj dhe dy fjalite qe e pershkrove ti Asako, jane udhezuese, te pakten deri diku per mua.

Keni harruar filmin TOGO qe vertet meriton te jete ne dhjeteshen e 2019

Per te qene deri në fund i sinqerte, 6 filmat e parë do doja pa hezitim ti rishikoja (ndryshe nga te tjeret ne vazhdim, per te cilet, nje e parë mjafton). Ne kete prizem, do e rishihja me shume kenasesi Asako (pra 6 vendet e para jane pothuaj në t’en njejtin nivel).

ps: Le Miserables, pa diskutim filmi me i mire francez i 2019, do mund te gjehet lehte besoj ne rrjet, sepse per fat, ka patur shikueshmeri goxha te larte ne kinema. Shto qe me te gjitha gjasat do jete ne 5çen e filmave me te mire te huaj per Oscar

1 Like

https://www6.putlockerr.is/embed/tt7112154/
provo asako 1and 2

Pashe trailerin e filmit te Bes Kallakut. Ishte film ‘politik’ (ose me sakte, me teme politiken).
Ai vete, per mendimin tim, eshte humorist i mire (Gjini ka qene nga te rrallet personazhe humori, bashke me Adelen, qe i kam pas ndjekur tek portokallia dikur). Por nuk e ve në dyshim qe as qe behet fjale per film (behet me se shumti fjale per ‘filëm’, kshu po). Shto qe komedite jane, në princip, edhe me te veshtira se dramat, e akoma me teper komedite qe trajtojne teme politike!! (pra gati-gati u bo me thone: s’ka faj Bes Kallaku në kete mes)
:grinning:

1 Like