BEST MOVIES FOR 2021 !

nuk e di a e ke pa mos shif-in … :joy:

Duket se ka qene vit i mire megjithese shume pak filma kam pare prej te cileve vecoj ‘Mass’ qe sipas intuites time do hyje tek ata filma qe njerezit do e shohin me shume pas disa viteve, ngjashem me ‘We need to talk about Kevin’.

Filmat e tjere jane Palm Springs (komedi), Slaxx (horror), dhe Old i cili nuk me ngjalli shume kureshtje per t’ia kuptuar me mire metaforen ndonese vizualisht shume terheqes.

Si zakonisht, flm Stalker per listen.

1 Like

Nuk e kam pare Mass’, por shoh qe eshte “film me skenar” (nga ata qe besojne se skenari eshte pothuaj gjithçka).

Po, 2021 eshte nga me te miret e ketyre 4-5 viteve te fundit, me siguri nga deshira dhe pasioni i jo pak regjizoreve per t’ju rikthyer puneve te tyre pas epidemise.

Keto dite kam pare ca perla te reja, por nuk kam pas kohe te ulem me shkrujt: “Bad Luck Banging or Loony Porn” i rumunit Radu Jude (Ariu i Arte në festivalin e filmit ne Berlin, vjet); “Ham on Rye” i amerikanit Tyler Taormina dhe mbreme, per mendimin tim, filmin më te mire te Paul Thomas Anderson : “Licorice Pizza”.
Si dhe nje merde te vogel : “Don’t Look Up

po ka shume dialog dhe loje emocionale, i gjithe filmi zhvillohet ne nje dhome me 4 personazhe me te cilet si shikues arrita te identifikohem dhe te empatizoj.

Don’t look up interesant por me shume zbavites. Te le me ndjesine qe dicka nuk funksionon me filmin, dmth mban pozicion te distancuar kur mund ta perfshinte shume mire veten si pjese te problemit qe perpiqet te pershkuaje.

une kam gati Benedetta dhe Coda qe dua t’i shoh se shpejti.

Bad luck bangin…filmin e rumunit e pashe dhe eshte nje parodi e mirepunuar mbi hipokrizine e moralit shoqeror, mjaft origjinale ne menyren e parashtrimit.
Nese ne kete optike do mund te shihnim dhe “don’t look up” si nje venie ne loje te elitave liberale, trinomit media politike oligarki do vihet re qe nuk eshte aspak film i keq. Kam vene re po ashtu qe filmat e adam mc kaay fitojne vlere me kalimin e viteve, the vice e kam pare 2-3 here, the big short po ashtu dhe kjo besoj fale editimit te skenave dhe mizanskenes.
the power of the dog ka qene nje film mjaft i kuotuar ne faqet anglofone. Red rocket. Licorice pizza ende nuk ka dale ne format dvd

Nje nga filmat më Godard-ianë (sidomos pjesa e pare dhe e dyte, e treta te kujton më se shumti teatrin Becket-ian)

Por ja qe nuk mundim sé ! (une pashe vetem 20-25 minutat e para, e pamundur te shkoja me tutje). Dhe e di pse ? Pikerisht per arsyen qe ke cituar më lart, per filmin rumun, kur thua :

Gjithe problemi eshte se parashtrimi (siç e quan ti; une zakonisht flas per pershfaqje, nesje, e njeta gje eshte) pra parashtrimi (dmth mizaskena) e “Don’t look up” eshte nul, eshte zero.

Më shkoqur : ky McKay, ka dashur te beje nje parodi. Deri ketu, OK. Problemi eshte se, menyra se si bën ai filmin (menyra e parashtrimit, qe e quan ti), eshte po ashtu parodike (tallese). Eshte njesoj sikur nje kineast (Lynch), qe don te beje nje film ‘noir’ (film mbi vdekjen), ta beje permes nje kinematografie (mizaskene) te vdekur (nderkohe qe Lynch, kur ben nje film ‘noir’, vetem te vdekur qe nuk e ka mizaskenen !! - jemi dakort besoj).

Ka plot komedi burkeske (emri i vertete i parodive, i satirave, në kinema) te shkelqyera (psh: It must be heaven ose The time that remains te dy te Elia Suleiman; ose “Mbreteresha e molleve”, sa per te permend disa aktualë, ndrsa te vjeter ke plot, “Some like it hot” i Billy Wilder, filmat e Jacques Tati dhe Jerry Lewis (te dy, reference e vertete në kete zhanër), ose perlat e Howard Hawks (futju ndonjehere ketij regjirzori dhe shihi filmat e tij : jam bindur katerciperisht se ka qene nje nga 5 me te medhejt e gjithe koherave - si “Monkey Business” ose “Bringing Up Baby” apo “Man’s Favorite Sport” - K R Y E V E P E R !) : në to, regjizori nuk tallet me mizaskenen, por me ngjarjen. Ndersa ne rastin në fjale, tek Don’t look up eshte pikerisht e kunderta.
IMHO, do thosh inglizi.

Nuk e kam pare, eshte i Jane Campion, por besoj eshte pak a shume siç thosh nje medium kritik qe s’para gabon në kësi rastesh minore : mjafton me pà First Cow te Kelly Reichardt per te kuptu ku çalon puna (shto qe nuk jamfans i filmave te kesaj australianes… ).

U have said it yourself - do thosh ai në majë te kryqit. Une do shtoja: zbavites në kuptimin mê te keq te fjales

:pray:

Sigurisht ! Dhe “kaq” eshte e gjitha (“kaq” ! :wink: ).
Kjo ndodh sepse regjizori ne fjale e ka te pamundur nje gje te tille (eshte shume më kollaj per të që të “disancohet”, se sa te perfshinte veten).
Ose siç e detajoja më lart, në fakt ai tallet me mizaskenen (regjine) e filmit, nuk e mrr seriozisht atë (regjinë). Në vend qe ta mrre SHUME seriozisht, dhe te tallej vetem me situaten qe pershkruan

Eshte film per Netflix, nje komedi absurdi, nuk duhet pretenduar shume nga ana artistike. Shpesh merita e filmave te tille eshte qe prezantojne ne menyre eksplicite tema te nxehta per masat, ne kuadrin e publikut Netflix. ne boten qe jetojme ku koha eshte e kufizuar e verteta duhet thene hapur e shkoqur…e kush me mire se nje komedi e ketij lloji mund ti beje masat te reflektojne
Harrova te them qe i kushtova disa ore dhe filmit te ri te Sorrentinos, e stata la mano di Dio. nuk jam fans i filmave te tij, dhe ky film nuk me beri te ndryshoj mendje.
ham on hye u pa dje, nje gus van sant i ri Taormina

Ka dekada qe filmi nuk i ben më masat te reflektojne (dhe ti e di kete gje… .)
ps: nuk po me kujtohet right now nje tjeter film mainstream per te cilin patem thene bash ketu te njejten gje. Dhe sigurisht qe nje m… “i beri masat te reflektojne”. Do me kujtohet titulli çik me vone besoj)

Heu !! Ky po qe eshte lajm.

Per mua, eshte filmi më i guximshem (e per rrjedhoje, më i mirë) i vitit (ne fakt ai eshte realizuar në 2019, pra nuk di ne cilen liste vjetore ta fusesh, por ç’rendesi ka kjo). Nuk ka vetem GVS brenda. Ka jo pak Lynch. Dhe shume, po shume amà, Taormina brenda. Mister i madh se si ka mundur te finacoje nje projekt te tille ai djale !!!

Film i hatashem! UFO! Do perpiqem te shkruaj diçka. me patjeter.

image

image

image

:heart_eyes: :heart_eyes: :heart_eyes:

Film subversiv, mbi konformizmin ndaj ritualeve. pothuaj nuk kish dialogje fare
Me kujtoi keto emisionet me perputhje ciftesh qe jane te modes ne televizionet shqiptare, ishte njeri bente te njejtat shenja me gisht, lart poshte

Kam pershtypjen se eshte film mbi ndryshimin midis dy moshave : adoleshences dhe moshes adult.
Por nuk arrij ta kuptoj se si regjizori eka financu projektin e tij, sepse per nga skenari, s’ke fare ç’ti ‘shesësh’ nje filmi te tille! (qofte dhe si film indipendent amerikan, tip Sundance).

chapeau !!

Kjo pershtypje mu krijua dhe mua, ne gjysmen e pare te filmit.

Po, gjysma e parë eshte me/mbi adoleshencen. Pjesa e dyte (pasi personazhet zhduken në natyre, njesoj si në nje album fotografish !!) eshte ndryshim total tonaliteti : behet fjale per adult, te rinj, por tashme te rritur (+18 të pakten). Shume më melankolik se pjesa e parë (adoleshentet).

‘Little big movie’ i bere nga nje regjizor qe nuk tutet, pra nuk ben sikur ben regji : krejt i drejtperdrejte në finesën e tij, duke marre shume rrezik mbi vete. Montazhi po ashtu, shume kurajoz. Asnje tendence per «ti pelqyer spektatorit», filmi sikur thote : më merrni sic jam.

I vetmi film i vitit (te pakten qe kam parë kete vit) qe do doja ta rishihja nje dite. E sigurt !

Jam dakord me ty, filmi eshte nje poezi imazhesh detajesh, pikerisht prej tyre me terhoqi ta shifja dhe pse ne nje ore te vone.
Eshte e para here qe e shof te trajtuar ne kete menyre, sureale nje teen movie. Filmat me adoleshente jane teme qendrore ne hollywood qe nga vitet 80, gati ekzistenciale, rebelizmi adoleshencial ne periferite suburbane te amerikes, me 10-tra filma…

Nê fakt, çdo skene eshte nje film më vete. Por dhe e tëra (se ka rendesi !!) eshte nje film (a movie)

image

:rose: