BEST MOVIES FOR 2021 !

2 Likes

Drive my car, munda te shoh. Keto te tjeret po i rezistojne publikimit online. Hamaguchi, nje stil qe nuk zhvlersohet asnjehere.
Mandibules, pa titra nuk shifet…
Titane po ashtu, konsumuar kohe me pare, me skena qe te mbeten ne mendje.
A l’abordage nje film i kendshem, i thjeshte dhe i sinqerte mbi lindjen e afeksioneve te para.

E kuptove skenen e fundit fare-fare ? Dhe mbi te gjitha : e kuptove se ku (ne cilin vend, në cilin shtet) zhvillohen ato 2-3 minuta ?

me që ra llafi, stalker kam parë nja dy dekada më parë një pjesë filmi tip 007 mbushur
me shkrime shqip, për të rrëfyer botën tej perdes së hekurt besoj,
më ka mbetur vetëm një në arkiv. e gjen dot për çfar filmi bëhet fjalë ?

immagine

Wag the Dog ?

jo, jo. duhet të jetë i viteve 60 të
m’fal për mungesën e fotos

Asnje idé.

Ti e di titullin e filmit?

jo. ky aktor është shum i njohur. emrin e kam në maj të gjuhës (në maj të gjuhës kisha dhe emrin e nji komiku të njohur këtu për gati një javë)*
filmin do e kem parë në ndonjë platformë tip live. kishte shumë shkrime shqip. skrinshotova mbi një dyzinë. më bëri përshtypje pasi ishin shumë evidentuar kur zakonisht jo por mund të më kenë bërë mua pasi ishin shqip.

*piero chiambretti
#tikumosqesh

brez i shon konorit besoj

eureka?

#mirimosqesh

Skena e fundit ishte didi enigmatike, por te jepej ideja se 2 protagonistet me ne fund ishin cliruar nga e kaluara, protagonisti kryesor nga makina e tij( megjithe kuptimin qe kjo mbarte) dhe shoferja nga te shoqeruarit e te tjereve me makine. Vendi dukej si Koreja…por nuk e kuptova teresisht kete zgjedhje te Hamaguchit

Skena e fundit zhvillohet në… Korenë e Jugut (dhe jo në Japoni, ku zhvillohet 99.5% e filmit).

Në skenen e fundit shihet shoferja, në kohe pandemie (dmth pas historise se filmit, gjate te cilit nuk shihen maska, pra eshte para pandemise) qe nget makinen e regjizorit (mund te supozojme qe ky i fundit ja ka lene peshqesh, në kembim te miqesise qe i lidhi te dy) dhe ka brenda në makine, qenin e Yoon-nëve, çiftit japono-korean (ose më sakte, mund te themi: Yoon-A, aktorja koreane memece, i ka dhuruar po ashtu qenin e saj - kujto skenen e darkes tek çifti japono-korean, kur shoferka perkedhel qenin). Gje qe supozon se ajo ka vendosur te jetoje në Kore (duke ikur nga vendi i saj, Japonia)

po pak a shume u kuptua qe ishte ne pandemi(aktualizimi i librit) dhe vendi koreja, dhe fakti qe regjizori i ka dhuruar makinen. pra ata e kane hedh pas kraheve te kaluaren e tyre. Po eshte pak e cuditshme pasi nje qen nuk dhurohet kollaj nga i zoti. ndoshta eshte nje akt i madh miqesie. E kuptoj dhe disi pse korene, nje vend me i hapur emocionalisht se sa Kultura Japoneze. Dhe ne teater po ta vesh re, te gjithe aktoret kane prejardhje nga vende te ndryshme te azise, kore, kine filipine.
ajo qe te ben pershtypje qe skena e fundit eshte komplet e shkeputur nga dy pjeset e para, po aq te ndryshme nga njera tjetra, skenat ne tokyo dhe hiroshima, eklipse interesante

kjo pun e qenit ne film eshte pune dreqi, gjithnje nuk merret vesh se çfar ndodh rreth qenit ne film, qeni eshte mister filmik:

Ose ndoshta ajo ka blere nje qen te ngjashem

Jo, nuk besoj se eshte bere per krahasim apo ‘konkurence’ : thjesht sepse memecja (personazhi më ‘pozitiv’ i filmit) ishte koreane

Elipset jane ndofta gjeja më e arrire (më magjistrale) e filmit.

Me pelqeu shume në fakt (eshte i vetmi qe e pashe dy here ne kinema kete vit : po ta kisha parë vetem nje here, rrezik do e kisha vene nr. 1) dhe, pas shikimit e dyte, kam nje rezerve te vogel per 1/4 e fundit te filmit (duke filluar nga momenti qe regjizori shkon me shoferen tek ish-shtepia e saj) : nuk jam shume entuziast per kete “zgjidhje” (outcome)… . nuk di dhe vete si ta them, por nuk eshte pjesa qe me pelqen më shume (nderkohe qe, pjesa e provave te teatrit dhe perdorimi qe i behet pjeses teatrale ne fjale në film, eshte… gjeniale ! :heart_eyes: )

Sekuecat ne makine jane gjithashtu te arrira, tek degjohet teksti i xhaxha vanjes nga zeri i ish gruas se tij nepermjet xhirrimit te kasetes. Ecja e rrotave te makines jepet paralelisht me xhirrimin e kasetes, ne njefare menyre nje introspektive ku publiku udheton bashke me protagonistin ne te kaluaren. me pelqen se i ka te gjitha brenda, trillerin dramen, artin vizual. ose fakti qe teksti merr nje rendesi me te madhe sesa interpretimi gjate provave, aktoret vetem lexojne dialogje. ne kete menyre teksti i lidh ata me teper me njeri tjetrin.

1 Like

po kur Ndrek Luca ne rolin e Dom Markut ne nje sekuence tek “Komisari i dritës” u afrua, nderkohe qe kamera largohej dhe hapsira vizive ngushtohej, duke krijuar nje fluiditet magjik qe edhe sot e gjith diten te le gojehapur. Megjithse duhet thene qe nese goja hapet, brima e bythes mbyllet, dhe anasjelltas, ndryshe çu pa, si mund te behet art ndryshe? E kam fjalen per art te perjetshem qe nuk vdes kurre, qe mbetet i pavdekshem midis vdekshmerise natyrale te gjerave, indiferente per fatin e tyre dhe ekzistencen fluide te gjerave.

Tori Je bo si kjo particella

po po, jom bo si kjo particella si pike uji qe takon dy spermatozo-id (Albano-d dhe Stalko-id) qe kane dale nga bolet e Marlonit dhe vijne verdalle neper diskurse kinematografike. Une do perfundoj ne nje shishe aranxhate si ne filmin tend, kurse ju do perfundoni ne ujet e Lanes duke u endur midis prezervativave te perdorura dhe ciklave te mutit te kryeqytetasve.

Don’t look up te adam mckaay, satiren politike, ne vijim te shume satirave e ke ne netflix
me pelqen menyra se si e perdor montazhin. Film jo me i mire i tij, por ne fund te fundit pak katarsis dhe humor i zi nuk ben keq.