Bravo Mario (dhe shokët)!

Sos qe doni po e doni dhe te rruar.Tjeter gje cfare t’ju beje diaspora?

mbahu se e ka me km-ne, apo edhe ai emigrant ka qen do thuash ti. :stuck_out_tongue:

E meqe ra fjala, diaspora eshte e larmishme; ke dhe nga ata qe i ka ngelur ora ne 45 (qe ne krahasim me ta, te te vije ta puthesh korrentin ne balle) , por qe nga ana tjeter i kane falur komunitetit prona per ti kthyer ne shkolla shqip.

1 Like

eshte kollaj t’i futesh re gjithe ne nje thes, apo jo? Ti qe jeton ne Shqiperi s’ke si ta dish c’ben diaspora thjesht duke pare video ne youtube. Ata qe bejne punen nuk dalin ne video.

1 Like

Vendi behet EDHE me Bamiresi…por bamiresia eshte Njerezillek e ku Njerezilleku nuk ekziston atehere i lutemi Sullatanit, Zotit a Monarkise a qeverise per te na nxjerre nga Balta. Po shifsha tek RANA e Hedhur ishte rregulluar rruga nga individet e jo shteti, kurse ne fshatra te largeta po kthehen femijet emigrante e po hedhin ure me leket e tyre.

me pergjithesime te tilla alla shkaba. P.sh. ka patur jo pak raste individuale qe diaspora ka dhene para per femije ose te tjere te semure qe kishin nevoje te vinin per mjekim ne Amerike. Do perpiqem te kujtohem dhe per raste te tjera.

Nga ana tjeter ka patur dhe raste qe jane mbledhur ndihma financiare dhe kur kane shkuar ne Shqiperi jane zhdukur.

Mire ka thene po su krijua nje fondancion me themel , keto bamiresite e vogla jane te paperfillshme dhe pa impakt.
Jane njesoj si ato rastet kur na afrohen ato vajzat me kuti neper rruge e lokale , qe mbledhin para per raste te semuresh. Ja jep po se ku shkojne e a shpetojne gje ato leke nuk e di. Ja te bene pershtypje , dhe ne reportazhin e Marios, e thone vete ata shkodranet ne mire qe na erdhi ky se s’bejme gjera te tilla. Vetem leku e hedh sh*rren perpjete ne Shqiperi peshq te dashur.

@Kthupi Thesi eshte i madh , i ze te gjithe. Tani si thua ti ta marre per te mireqene fjalen tende, qe bekan namin ata qe nuk dalin ne publik ?!

@gjembi Me bej pak perpjestimin e rasteve qe thua ti me numrin e Shqiptareve ne Amerike ose kudo ne bote ? E di qe ka pasur dhe raste qe leket e emigranteve nuk e kane kaluar kufirin shqiptar per qellimin te cilin jane derguar. Po kjo tregon qe financimet e bamiresite behen sa per te kaluar rradhen , se po te jene te organizuara nuk ka si te abuzoje askush se i ke te gjithe trasnfertat me bank statement, dhe personi i cili duhet ti menaxhoje te jete i besueshem dhe korrekt. Jo te parit qe i hypen avionit per Albanistan !

Bamirsia eshte hipokrite, me nje dore te jep nje therrime, me nje tjeter ta merr sistematikisht.
e kane fut ne mode edhe keta bill gates me shoke, liberalo-komunistat. Nga njera ane bejne bamirsi ne afrike, nga ana tjeter firmat e tyre jane te ngritura mbi shfrytezimin qe behet ne vendet e tyre te varfra dhe puna e njerzve.

1 Like

Krijoni nje Albanian Trust Fund me board of directors etj ku Te gjithe Te kontribojne e fondet Te perdoren per shkolla etj .

O zot sa shfrytezohen programuesit e Microsoft! Ate lloj shfrytezimi jua uroj te gjitheve, vetes me se pari.

Ti nuk e di se cfare eshte bamiresia sepse ke pare vetem hajdute sunit qe dhurojne therrime here pas here para gamorve me florinj qe vjedhin, prandaj nuk ke faj.

Bamiresi, bota eshte e ndertuar ne Bamiresi, ajo bote qe eshte e civilizuar. Ke njerez qe dedikojne jeten Bamiresise, jeten, sepse per parate nuk pjerdh njeri. Chicago dhe NY jane mbreselenese kur shikon Bamiresine shekullore.

Ti mund te besh cfare te duash, eshte e drejta jote, por mes mendimit tend te krijuar nga interneti dhe eksperiences time ne person, une zgjedh kete te fundit. Shyqyr qe te pakten perpjekjet e atyre qe njoh une dhe te miat bashke nuk kane shkuar per te ndihmuar ty, por te tjere qe jane ne hall dhe jane ne fakt mirenjohes. Do ishte gjynah po te shkonin dem tek njerez qe kur i ndihmon me sa mundesh te thone “s’ke bere gje, duhet te besh me shume” te ulur ne kolltuk para nje kompjuteri ose TV.

tradite eshte ne amerike, nuk eshte ketej, dhe arsyeja eshte se ameriqenizmi ka qene mja i eger, me thene te drejten, dhe lindi si nevoje e brendshme per te frenu tensionet sociale. Por sjell pak ose aspak mobilietet te vertete social.
apo te presim sa te behet tradite dhe en shqiperi, lemosha.

Mos prit po ndrysho dicka sado te vogel. Eshte me mire kur uren e bo qeveriu por nderkohe kur emigranti e nderto shpejt eshpejt me leket e tij, ajo ure zbut egersine e natyres e permireson fatin e njerezve. E pritmja ste con gjekundi.

perpara se te kerkojne bamiresi le te mesojme te marrim parate qe jane aty e na ofrohen.

si shqipo eshte e drejte cfare thone me lart qe presim nga dikushi te ofrohet zgjidhja.
Nuk eshte e lehte te jesh nje qytetar mbase sepse lidhet me veteaktivizim dhe vetepergjegjesi, ne shqiparet nuk duam pergjegjesi .

Sa me siper per parate, ne si shwipo me para pranojme t’i bejme ato jashte sistemit, me fajde (sic verejti Banka pak dite me pare) sesa te mesojme t’i bejme ato ne menyre legjitime, sipas sistemit

1 Like

Bamiresia fillon nga shpirti thupi , jo per te lare gojen para shoqerise e komunitetit.

Pse duhet te shkonin tek njerez qe rrine ulur para kompjuterit ose TV ne rradhe te pare , qe te thone mbrapa s’ke bere gje apo keshtu i fut te gjithe ne nje thes e nuk e merr mundimin fare , e thua nje edhe po ti ndihmosh ata s’kenaqen ?! :stuck_out_tongue:

Une faleminderit Zotit nuk kam nevoje per bamiresi nga askush, e jo me nga ty por futesh ne gjynah qe permend gjerat qe dhurohen e jepen per ata qe kane nevoje.

Mesa di une bamiresia i ka rrenjet te feja e krishtere (Katoliket dhe protestantet kane organizatat me te medhaja te bamiresise ne boten e trete), ato fitime qe mbledh komuniteti ndahen edhe per njerezit ne nevoje, per te dobetit, te varfrit etc. Rinia orthodokse shqiptare eshte mjaft e angazhuar ne projekte bamiresie ne mbare Shqiperine. Persa i perket komunitetit myslyman nuk kam informacione.

Nuk i permenda per te thene qe ja c’bejme ne, madje une jam shume larg atyre tipave qe i bien gjoksit e reklamojne arritjet e tyre, por ajo qe tregon ti eshte cinizem dhe mosmirenjohje kur thua qe diaspora mbeshtet AKZ dhe bejne xhiro me flamuj. Nuk eshte ajo diaspora dhe ate te thashe me lart, mos i fut te gjithe ne nje thes. Ka njerez te mire, te mencur e te urte qe punojne pa bere zhurme, po ti nuk i shikon dot ne YouTube. Per me teper ti as nuk e ke idene se cfare projektesh jane duke u zbatuar, apo cfare problemesh mund te kene dale. Duke mos patur njohurite e duhura, detyrimisht edhe konkluzioni eshte i gabuar.

Kjo se mohon faktin qe e mbeshteten AKZ ne fillimet e veta , une kam informacione te sigurta prandaj flas e nuk kane qene shifra te vogla kur fare mire ato para mund te kishin shkuar per kauza te tjera me problematike dhe humanitare.

Shpresoj te jete si thua ti, mua s’me prish pune biles me behet qefi qe te ndikoni ne jeten e njerezve ne nevoje,se per ate iket per nje jete me te mire edhe e dini c’keni lene pas.

Gjithsesi ju pershendes me zonjat e zonjushat e elites shqiptare qe bejne bamiresi per bizneset e njeres dhe tjetres ne takime alla teaparty

A post shared by The Plaza Tirana (@the.plaza.tirana) on Jul 19, 2017 at 5:28am PDT

Edhe myslimanet e kane bamiresine baze, sidomos gjate ramazanit e per bajram. Ate ka feja si instrument per te terhequr nejrez. Ka qendra bamiresie myslimane qe u japin jo pak por pagese mujore nenave qe u ka vdekur burri. Eshte nje grua ne lagjen time qe ka dy femije te vegjel, i ka vdekur burri dhe merr rregullisht pension tek ata prej vitesh. Pa folur pastaj per bamiresite e tjera me ushqime e veshmbathje. Madje edhe per permbytjet u angazhuan shume.

i gjithe debati per fryrjen e gjoksit te shqiptarve te Shqip. perkunder atyre qe kane emigruar eshte kryekeput debat shkabor dhe si i tille duhet pare me shume si skec estrade. Se ato here qe me kap syri ndonje emision ne tv shqip, vej re te kunderten e kesaj qe thua ti. Flas per raste te varferise ekstreme te bera publike dhe 1 jave apo 2 me vone, sheh reagimin e diaspores qe me cash ose ndihme materiale konkrete, ndihmon nevojtaret.
Po mbi te gjitha eshte e turpshme pritshmeria e pacipe e dembeleve nga ata qe cdo cent e nxjerrin nga djersa.
Dhurata nuk kerkohet, ndryshe nuk do quhej dhurate. Nqse te fal dicka, te pakten mos u bej cinik te gjykosh nese te del dhe per 1, 5 apo 10 vjet te tjera. Ne vend te ketij cinizmit, mirnjohja do ishte me e duhura

1 Like