Bravo Mario (dhe shokët)!

Te gjithe ne nje thes nuk futen, por ajo qe shihet me sy, ajo konkretja, anon me shume tek demet se tek te mirat qe ben diaspora. Te mos harrojme qe nje anetar i diaspores bleu faqen “opozita pike kom” dhe perhapi fjale gjithandej me zell Fahri Balliu, qe Edi Rama i kishte dhene 3 milione euro armenise ndaj dhe shqiperia u kualifikua ne futboll. U citua “portali” i ketij derdimi gjithandej ne mediat serbe dhe u be lajm kryesor, duke perbaltur imazhin e kombit dhe arritjet e kombit vetem qe te nxirrte ramen keq.

Dhe kete dem kunder popullit shqiptar e vazhdojne edhe derra te tjere si ai (ke plot dhe ne peshk) qe kur nuk kane partine e vet ne pushtet, shpifin kunder SHqiperise neper mediat boterore, shpifin me nje urrejtje te lige qe nuk e ka as serbi kunder nesh. Demi kolosal qe shkakton ne ekonomi perbaltja e imazhit te Shqiperise, te cilen e bejne me aq zell, nuk shlyhet me 40 dollare te qelbur qe per mendimin tim mund t’i bejne kaush e t’i fusin aty ku di vete ti.

Une nuk e di kush mund ta kete mbeshtetur AKZ, por s’ka qene me baze te gjere komuniteti, mund te kene qene individe ose shoqata te caktuara, por s’besoj te kete qene shumice se do ta kisha degjuar. Cudi nuk eshte sidoqofte. Ka plot qe vijne here pas here per fonde apo projekte te ndryshme dhe mund te gjejne ndonje peshk. Erion Veliaj ka ardhur kur ishte te Mjaft, nja ca shoqata nga ato te faljes se gjakut, etj te ndryshem. Personalisht e kam si parim qe organizata politike nuk mbeshtes.

Ata qe bejne punen nuk dalin ne video!! Erioni edhe punon, edhe del ne video per dite.

Sigurisht qe i ka rrenjet dhe te feja, pra qasja eshte e nejte, meshire.
Por gjetke e kisha llafne, tek vete koncepti i bamirsise, kur po ngacmoja me siper per kulturen e filantropise qe bart nje doze hipokrizie ne vete, qe per ta sqaru me teper po te sjell kete linkun

1 Like

Pergjithesisht e keqja perhapet me kollaj se e mira. Lajmi sensacional, buja, clickbait kane me shume shanse te behen virale sesa veprimi i mire i dikujt. C’est la vie kur thone. E vetmja gje qe mund te bej une si individ apo te avokoj tek te tjeret eshte te perpiqen te mundin te keqen me te mire. Nuk kontrollon dot se c’do beje dikush tjeter vetem mund te shpresosh qe gradualisht ai tjetri do dale jashte mode ose s’do kete me kredibilitet.

S’eshte pjese e diaspores.

Ka qene me pare.

Atehere nuk dilte ne video. Kur erdhi ne Allvani u be i famshem.

@Br3dharaku Skece estrade me duken kur emigrantet flasin me zell per qeverite , e jeten ne Shqiperi nga jeta e emigracionit ku te pakten asnje nuk lufton per mbijetese dhe e ka te garantuar nga shteti perkates arritjen personale ne cdo fushe, s’ka shkelma e grushte te pushtetit qe te mberthejne e te mbyllin gojen. E ke konceptuar komplet gabim biseden , e para qe presupuzon qe une jam nje dembel i pacipe dhe e dyta qe i kerkoj ose pres nga emigrantet dicka ?! Askush ne Shqiperi nuk pret asgje nga emigrantet pervec familjareve te tyre ose atyre qe bejne apele per ndihme kur flitet per raste te vecanta trajtimi mjekesor ne spitale te botes, ta keni te qarte se jeni hipnotizuar ju duket sikur morem fund ne pa ju. Te pakten mos prishni pune, me figuren qe beni dhe opionionet qe jepni drejtuar njerezve qe jetojne ende ketu nga karrikja e delirit te superioritetit.

@Kthupi E po ne per ato degjojme , se ato kane impakt ne te gjithe Shqiperine dhe politiken e rajonit. Nuk ka dale ndonje burre i mire ne tv tek ne. Peshq kane gjetur , edhe me tufa biles. Ja po te bej disa pyetje qe ia drejtova dhe ACDC tek komentet e para por nuk denjoi te kthente pergjigjie se si mund ta ndihmoni vertete Shqiperine , ne ate forme qe se bejme dot ne nga ketu qe kemi 1000 halle.

Sa ka lobuar komuniteti shqiptar ne Amerike per te sjelle drejtesi per ngjarjen e Gerdecit ?
Sa here i bojkotoni , mblidheni dhe dergoni ankesa publike drejtuar blockbusterave te Hollywood, kur te shperfytyrojne identitetin kombetar ?
GTA IV , nje nder lojerat me te luajtura nga adoleshentet ne USA pjese e franchise te Rockstar games, tregon historine e nje emigranti serb i cili i eshte arratisur jetes se tij pas viteve te luftes me “Shqiptaret” qe kishin bere perdhunime, trafiqe njerezore etj etj.

1 Like

E kuptoj c’do te thuash dhe ke shume te drejte per sa i perket filmave, por jo lojes GTA. Nese flasim per filma si Taken apo te tjera te ngjashme, shqiptaret tane andej ne vend qe te ankohen, i shkojne nga mbrapa te bindur dhe shpresojne te marrin ndonje lek ne realizimin e filmit. Nuk duan t’ia dine nese mesazhi qe jep eshte shpifje totale.

Mos harro qe nuk kemi te bejme me njerez qe kane baze parimin, por me njerez qe kane me shume prirje shfrytezojne rastin per para. Te shkelin ligjet e kufriit per para, te lene familjen per para, te sajojne fatkeqesi ne vendlindje per para azili, etj. S’mund te presesh shume parime nga kjo kategori.

Dhe jo vetem aq, por ne Itali, qe na kane dhe me afer dhe ku ka me shume shqiptare, ne shume seriale shqiptaret jane treguar krejtesisht jashte realitetit. Duke nisur qe nga filmi l’America. Dhe shqiptaret jo vetem qe s’kane hapur goje, por kane bashkepunuar per realizimin e filmit ne ate gjendje te keqe.

Ndersa GTA nuk ka lidhje fare. Prodhuesit e GTA IV jane Britanike, skoceze me saktesisht.
Dhe tek GTA nuk ka personash apo kombesi qe te jete e paster. Cdo personazh pa perjashtim eshte i ndyre, edhe policet. E tille eshte loja, nuk ka njerez te mire. Dhe shqiptaret permenden fare pak, thjesht si rivale te ketij sllavit ne nja dy situata. Dhe nuk thuhet gjekundi qe eshte serb, edhe pse hamendesohet. Nuk permendet asnjehere kombesia. I referohen gjithnje vendlindjes “back home”.

Do te te pergjigjem nga darka se jam ne pune e po shkruaj nga celulari, dhe eshte pak muhabet i gjate. Po kerkon shume nga diaspora dhe po i jep shume rendesi gjerave qe per mua s’duhet te kene aq shume rendesi. As qeveria shqiptare s’i ka bere keto ama, te dergoje ankesa sic beri qeveria e Kazakistanit kur doli Borat. Keshtu qe filloje nga vetja kritiken. Sidoqofte, me vone…

@salben Filmat jane skandaloze , po keta kaq duan vetem te dale shqiptari qe per habi gjithmone flet me nje dialekt te cuditshem dhe shumicen e rasteve aktoret jane kosovare.

Ndersa per GTA , mund te duket e paperfillshme dhe e justifikuar qe te gjithe jane kriminele, por Shqiptaret diskriminohen ne menyre te atille duke i treguar nacionalitetin ndersa ketij sllavit qe ne e kuptojme shume mire qe eshte serb nuk e shprehin troc, mesazhi qe ngelet ne mendjet e te gjithe atyre qe e kane luajtur Sllavi ne fjale eshte viktima e konfliktit e cila perparon dhe lobimin e Serbise ne menyre aq te holle, por mbetet ne subconciencen e atyre qe kane luajtur si historia reale cfare ka ndodhur dhe kjo s’eshte gje e vogel.

@Kthupi Une s’jam qeveria Shqiptare …

Por ama mund te protestosh te qeveria shqiptare pse nuk ngre zerin kur ndodhin keto gjera. Ashtu sic njerezit protestojne per armet kimike, per ligjin e arsimit, etc. Kur vjen puna tek ty ti je individ, nuk je qeveria, kur vjen puna te diaspora kerkon nje shkalle organizimi me te larte dhe do qe e gjithe diaspora te veproje si nje trup i vetem duke harruar qe edhe keta jane individe apo qe edhe organizatat kane diferencat e tyre me njera-tjetren.

Filmat jane jo vetem skandal, por ne nje serial italian kishin marre aktore sllave e flisnin sllavisht me njeri-tjetrin ne rolin e shqiptarit. Dhe asnje shqiptar nuk shkoi t’u thote ndonje gje.

Sa per lojen, te siguroj qe asnje nga sllavet e lojes GTA IV nuk jane viktima. Vec shqiptareve, ruset gjithashtu e kane kombesine te deklaruar, xhamajkanet dhe irlandezet po njesoj. Ndersa Nikoja, protagonisti sllav (qe hamendesohet serb ngaqe ishte i perfshire ne luftera prane adriatikut) e thote qe ka kryer shume krime vete, e madje edhe shoket e tij ne lufte. E thote qe pas lufte eshte marre me krime duke trafikuar njerez me skafe neper adriatik dhe europe, etj. Dhe shqiptaret me te cilet perfshihet ne loje, nuk i ka si armiq kombetare. Shqiptaret jane faktikisht loan sharks. Shqiptaret i kane dhene leke borxh kusheririt te ketij ne Amerike, dhe ai nuk ua ka kthyer. Shqiptaret vijne t’i rrahin kusheririn e ta .kercenojne, dhe ky nderhyn. Pastaj shkon dhe i vret shqiptaret qe te shpetoje kusheririn. Kaq eshte perfshirja e shqitpareve. Pas kesaj, deri ne fund, sllavet masakrohen me njeri-tjetrin.

une nuk du t’i hyj prape ketij debatit shterpe, per me teper kur ti flet me terma absolute (thenia se askush nuk ja ka nevojen emigranteve vec familjeve eshte budallallik me brire dhe deshmon miopine tende per shembuj qe une kam pa ne tv shqiptare e qe ti i shef me shpesh se une. Nga ana tjeter flet edhe per injorim e mosnjohje te abc se funksionimit te ekonomise ku investimet, cash dhe prurjet ne forma jo cash nga emigrantet kane qene dhe do mbeten per fat te keq shtylle e ekonomise. Nqse i hyjme llogaritjes se perqindjes dhe menyren se si jua kane mesuar ne shkolle, i bie te denojme mesuesit me burgim te perjetshem).
Nisur nga debati me poshte per videogames pastaj, me vjen keq qe harxhova ket 2 minutsh tjeter per t’u pergjigj

@Kthupi Po krahason qeverine shqiptare qe ka miliona euro te papaguara , detyrime te caktuara nga shkalla me e larte e drejtesise evropiane ,gjykata e Strassbourg me Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Seriozisht e ke ?!!!

Njesoj degjohet zeri im sa zeri i nje amerikani ? Po per veten tuaj ta beni qe te keni krenari te vertete jo fasade patriotike, se ne nuk na e ndjen edhe aq ,thjeshte na ben pershtypje si nuk flisni ju qe jetoni neper demokracite e botes perendimore.

@salben
Edhe une kam pare shume raste , i fundit ishte ky Watch Dogs , qe filmimet , terreni ishte ne ndonje fshat te bullgarise edhe e prezantonin si Tiranen nje lloj panorame mjerane te neveritej.
E di historine e lojes , por kur Nico vazhdon lidhjen me motren e irlandezit i tregon per luften, si kishte vdekur e ema e kusheririt te vete , tezja domethene qe e kishin djegur fshatin shqiptaret , kishin perdhunuar. Eshte sekuence shume e shkurter por eshte aty ta siguroj. Qe vriten me njeri tjetrin e jane loan sharks po e po s’ka lidhje eshte fiction/crime. Kurse ajo eshte mesazh propagande qe bejne Serbet.

@Br3dharaku Askush nuk ka. Pse te duket surreale ?! Bejini qefin vetes , justifikoni sakrificat e na leni te jetojme neve ketu ku na late. Shendet

@urbantelescope E kane si kompensim ate “ne ju mbajme me buke”, kompensim pasi trajtiohen si shtresa me e ulet sociale ne ate vend, edhe nga shtresat hisotrike te uleta, si banoret e ghettove qe e shohin veten me lart se emigrantet, dhe duan te ndihen si shtrese e larte diku, por fakti eshte qe me parate qe dergojne ndihmojne vetem familjet sic i ndihmojme dhe ne qe jemi ketu. Ne i ndihmojme jo vetem me para, njesoj si ata, por edhe duke i cuar ne spitale e duke u ndenjur prane, dhe nuk ua kujtojme sic ua kujtojne keta. Dhe remitancat, parate qe sjellin ata, po te shohesh te dhenat ekonomike, jane totalisht te paperfillshme per ekonomine. Jane me pak se 4 ose 5% e ekonomise, kur ata jane 30% e popullsise. Dmth eshte ne fakt dem ekonomik qe 30% e popullsise kontribuon aq pak ne total te ekonomise. Gjithe taksat e tyre, gjithe parate e tyre e gjithe ndertimi i punes se tyre shkon ne fakt te shtetet ku punojne.

1 Like

Mendova se e kishim seriozisht biseden po e shoh qe qenkemi ne 2 plane te ndryshme. Lere me mire s’po e vazhdoj, ti ke bindjet e tua dhe s’pranon mendim tjeter, une kam eksperiencen dhe persheshin tim. C’me duhet qe ngaterrohem kot?

Shume dem na beri edhe Top kanali nje media aty gjate vizites se Bushit sikur i vodhen oren, na nxori hajdute ne syte e botes dhe serbet ferkonin duart.

1 Like

Plotesisht dakort ! @salben

O @Kthupi qeke ekstrem cinik nese realisht po ben krahasim te te drejtave qe kemi ne , e atyre qe keni ju, mendon qe ne nuk na qan shpirti per drejtesi, te dalim te nxjerrim zerin per shume probleme me madhore se ato qe permenda une me siper qe duke e para me shume iu takon juve se ne njesoj jemi shqiptare fukarenje, si t’na shaje hollywoodi si t’na lavderoje por juve ju ndikon jeten dhe pershtypjet qe krijojne te tjeret ndaj jush si minoritet qe jeni kudo. Te befte mire persheshi !