Nuk i kam ndjekur lajmet shqip ka ca kohe, ka dale ndonje gje interesante per Shqiperine/Ballkanin pasi plasen lajmet e CA (Cambridge Analytica) dhe Facebook-ut ose ne pergjithesi per perdorimin e te dhenave te vjelura nga rrjetet sociale per fushata elekotarle ne Shqiperi/Ballkan? Ndonje debat per privatesine e rrjetet sociale ne mediat shqiptare?
Per ata qe s’i kane ndjekur shume lajmet ne anglisht apo gjuhe te tjera, kompania meme e CA, SCL Group (me pare e njohur si Strategic Communication Laboratories) ka goxha histori me fushata dezinformimi, perfshi kontraktuar nga agjenci shteterore amerikane per operacione te tilla qe SHBA kryen neper bote e me pas nga kushdo qe i paguar, si p.sh. ne Angli per fushaten Brexit e ne Amerike per republikanet, per Ted Cruz e me pas Trump-in po dhe zgjedhjet vendore. Nje prej ketyre fushatave dezinformuese qe ishte si skenar filmi ishte e tyrja ne Nigeri e cila perfshinte bashkepunim me agjente izraelite te cilet midis te tjerash kishin hack-uar te dhenat shendetesore te kandidatit kunder te cilit SCL bente fushate.
SCL regjistron nje seri kompanish me emra te ndryshem per te mbuluar gjurmet, CA eshte nje prej tyre e cila kryesisht ishte vetem nje entitet formal se njerzit ishin te njejtet ata te SCL. SCL gjithashtu ka bashkepunuar me miliarderin amerikan Robert Mercer, i cili ka mbeshtetur Bannon i cili duket se e bindi Mercer te financonte fushaten e CA pro Trump-it per zgjedhjet 2016 pasi Cruz deshtoi.
Problemi nuk eshte vetem tek fushatat dhe ndikimi i zgjedhjeve. SCL dhe kompani te tjera si ata bejne dhe fushata tradicionale marketingu e zgjedhjesh, por ata specializohen ne fushata te mirfillta dezinformimi ku shpesh njerzit qe manipulohen per X apo Y ngjarje a kandidat jane komplet te pavetedijshem (ndryshe nga nje reklame fushate ku ti e di qe p.sh. partia apo deputeti X po perpiqet te te mubushe mendjen per dicka), gje e cila eshte goxha me e lehte me te dhenat e vjelura nga Facebook e mediat e tjera sociale, te cilat te dhena ‘shartohen’ me te dhenat qe kompani si SCL dhe klientet e tyre kane nga menyra te tjera, p.sh. listat dhe te dhenat e zgjedhesve qe kane partite, etj.
Nga c’eshte zbuluar kohet e fundit, paralel me kete dhe teper problematike ne vetvete eshte fakti qe mediat sociale, sidomos Facebook, kane vjelur e krijuar lloj-lloj profilesh me te dhena personale e intime per cdo person qe frekuenton faqen e tyre dhe prej vitesh keto te dhena jane vjelur nga aplikacione dhe entitete te treta, me djeni te Facebook-ut. Jo vetem te dhenat e aktivitetit ne faqen e Facebook-ut, por dhe te dhena qe aplikacioni i Facebook-ut i vilte p.sh. nga telefonat Android, perfshi komplet listen e kontakteve, telefonatave, etj, per cdo person qe deri para ca kohesh kishte njekohesisht telefon Android dhe aplikacionin e Facebook-ut ne ate telefon.
Nga nje kerkim i shpejte ne internet per kete kompani ne Shqiperi e Ballkan, qe para se te plaste ky skandali i fundit SCL rendiste tek materialet e veta te marketingut qe ishte kontraktuar edhe ne Shqiperi per zgjedhjet. SCL duket ka pasur nje filial te formalizuar ne Ballkan (SCL Balkans).
Ne nje artikull te qershorit 2017, Wendy Siegelman, nje gazetare e pavarur qe i ka ndjekur goxha keto ngjarje, ben nje skeme se si lidhen me njeri-tjetrin keta tipat, e ne te permend dhe SCL Balkans (Nicola Spasov dhe Vlado Andonovski).
Shpresoj qe mediat vendore ne Shqiperi e Ballkan (perfshi BIRN) t’i kushtojne ca kohe ketyre ceshtjeve. Kur mediat sociale perdoren per fushata dezinformimi e te dhenat e perdoruesve te tyre behen pazar ne vende si Anglia e SHBA, imagjino ca behet ose mund te behet ne Ballkan e vende te ngjashme ku as kompanite private as partite nuk i tremben shume rregullatoreve dhe mbikqyresve.