Celularizma - pjesa e parë

image

S’ka si letrarizma, s’ka si gazetarizma, por kur pandemi del behari, s’ka si celulari.

Sipas Werner Herzog:

Filmat dhe letërsia për vampirët janë shfaqur gjithmonë në epoka kur shoqëria në krizë gjëndej nën një lloj presioni: për shembull në vitet 1920, apo edhe sot. Ndodh shpesh që filmat me vampirë dalin në skenë pas revolucioneve të dështuara.

Termi “sot” i përdorur nga Herzog, i referohej kohës kur ai shfaqi filmin e tij Nosferatu the Vampyre (1979), dhe revolucioni i dështuar asajkohe i bie të jetë 68-ta. Ndërsa “në vitet 1920” i bie të korrespondojë me kohëbërjen e filmit homonim të Murnau (1922), të cilit Herzog i bëri remake pa ndryshuar fare emrin dhe pak përmbajtjen (ndryshon vetëm fundi i ngjarjes). Njëkohësisht i bie të jetë dështimi i Revolucionit të Tetorit, me rezultat ekspresionizmin në art dhe nazizmin në politikë, i cili ishte rezultat i ftesës së mohuar që Trocki (apo Lenin, nuk mbaj mënd mirë) i bëri puntorisë socialdemokrate gjermane të bashkohej me puntorinë ruse. Musolini e ka thënë shqeto se për konvertimit të tij, nga socialist në nacionalsocialist (fashist), u bë shkak tradhëtia nacionaliste e socialdemokracisë internacionaliste gjermane, që kur u vu në provë nga thirrja e Trockit, shikoi hallin e kombit të saj, dmth u bë nacionalsocialiste, pra naziste; në fakt shumica e tyre votoi Hitlerin. Atëherë Musolini tha: aaa kështu qënkërka puna, gjithsekush shihka interesin e tij, atëhere edhe ne shohim interesat e Italisë tonë heroike, dhe socialisti tak-fak u shndërrua në fashist. Nazistët dhe fashistët fituan sepse dështoi demokracia (njësoj edhe përseja e fitores së komunizmit).

Filmi Nosferatu i Murnau-t, i adhuruar nga Herzog, i stërfamshëm si përfaqsuesi më i denjë i rrymës së ekspresionizmit, është film bardhë e zi dhe pa zë në përputhje me teknologjinë e kohës. Por pikërisht se është i tillë fiton fuqi të skajshme imazhi, filmi pa zë fuqinë e veshit (dëgjimit) të munguar, ja derdh syrit (vështrimit) duke u bërë imazh safi. Aq më tepër bëhet imazh safi sepse filmi bardhë e zi ka konceptin grafik shqeto, me fjalë tjera thuhet prerë si koncept jo! ose po! pa bërë xhibla; pra krejt i pa infektuar nga oportunizmi i sfumaturave ngjyrore ylber politikal korrekt, sa ashtu a sa kështu, as këndej e as andej, jo po andej - jo po këndej etj etj, të gjitha variantet e mundëshme. Kjo është arsyeja që shumë fotografë dhe regjizorë të famshëm përdorin akoma sot teknikën bardhë e zi, jo se s’kanë mundësi tjetër.

Por edhe filmi homonim i Herzogut, megjithse me ngjyra dhe me zë, në shumë pikpamje i bën konkurencë filmit të Murnau si fuqi artistike, madje edhe e tejkalon në kuptimin negativ; nëse në filmin e Murnaut fiton e mira dhe e keqja shuhet, si shuhet nata në agim, në bazë të sakrificës dhe dredhisë së në gruaje që mbajti Vampirin deri në të aguar duke e ushqyer gjithë natën me gjakun e saj (drita vret Drakulën si qenie nokturne, koncepti grafik dritë-errësirë merr ngjyra morale), në versionin e Herzog sakrifica shkoi kot, sepse Vampiri ndërkohë kishte infektuar me virusin satanik burrin saj. Pra Vampiri vërtet zhduket në bazë të sakrificës së gruas, por vëndin e tij e zë njeriu (dhe burri, në disa gjuhë të dyja kuptimet përputhen jo rastësisht). Formalisht fundi i filmit është vërtet pesimist, ndoshta sepse edhe regjizori është i tillë si mendësi; unë kam dëshirë ta interpretoj se Herzog, dashje apo pa dashje, sakrifikon happy end-in e Murnau-t (i vetmi ndryshim në skenar) për të ndërgjegjzuar njerzinë se vampiri që infekton me virus jemi vetë ne, ose më saktë: tani që vramë Vampirin, vampiri jam unë, ti, ai, ajo etj.

Të dy filmat në fjalë (dhe shumë të tjerë të ngjashëm si temë, më i famshëm Bram Stoker’s Dracula i Coppola) marrin skenarin prej romanit Drakula (1897) i irlandezit Bram Stoker (përfitoj nga rasti për të thënë që irlandezët janë pjesa më e idhët e folkut të perandorisë anglo-saksone në kuptimin më të gjërë të fjalës, brënda në thes dhe ajo amerikane, psh kryetari i horroristëve Edgar Poe ishte irlandez me origjinë). Bram Stoker revolucionarizoi nga shumë pikpamje romanin gotik, dhe mendoj edhe mënyrën e të bërit roman në përgjithsi. Romani i tij ka strukturë letërkëmbimi, të gjithë personazhet shkruajnë mendimet e tyre në ditarë çfardo, ditarë komande anijesh, telegrame, letra ose çfarëdo tjetër e shkruar, edhe copra gazetash. Pra romani ndërtohet më teknikën e kolazhit. Kjo sepse Bram Stoker punonte si gazetar (një faqe gazete është natyrshëm një kolazh letrar), pra është nga kumtet e para, dhe i pari krejt i përgjegjsuar, se gazetarizmi si medium e kish mundur dhe nxjerë jasht loje mediumin e letrarizmit klasik. Dhe kjo nuk ishte një metodë e re eksperimentale moderniste, siç zakonisht thuhet dhe propagandohet psh për metodën e kolazhit që deformon realitetin etj. Jo, në asnjë mënyrë jo, realiteti funksionon si kolazh gjithëformësh dhe gjithfarëtrajtash, pra metoda e kolazhit është më reale se metoda e realizmit, e cila deformon vërtet realitetin duke e linearizuar nëpërmjet linearitetit të shkak-pasojës. Ky deformim bëhet natyrshëm prej trurit njerzor si mbrojtje nga bombardimi prej infomacionit kaotik të kaosit rrethues (rastësisë), dhe si mënyrë efikase për të bërë të mundur veprimin, i cila ka nevojë për bindjen se fenomenologjia ka natyre lineare, pra besimin se ekziston një shkak që ka për pasojë një pasojë e më pas një shkak, e më tej vazhdon njësoj zinxhiri që përjashton “rastin” shqetsues. Ndërsa realiteti është kaotik dhe i “rastit” si ritëm xhaz, shkaku dhe pasoja shkëmbejnë vënd me farfurima sferike intertekstuale. Kreativiteti ushqehet prej kaosit të Krijimit, i cili është konstruktiv, krejt gjë tjetër nga kaosi i rënë njerzor që është destruktiv.

(Nuk është këtu vëndi për të treguar që realitetitin rrek ta rrokë më realisht hiperomani, eksperimentuar pa shumë sukses nga Calvino, Borghes, Nabokov etj, por aplikuar me shumë sukses edhe prej profanëve katunarë që mbajnë një celular në dorë pa ditur se mediumi bashkëkohës është celularizmi që hap tekstet (file) si erashkë intertekstuale).

Ambicjen e Floberit (shkruar në ditar) që synonte të shkruante romanin ku krijuesi të ishte i fshehur (siç Zoti i padukshëm në Krijim, por jo i papranishëm si Krijues), e ka realizuar perfekt Bram Stoker, vetëm se në vënd të Zotit është ai zotnia tjetër dredharak që ka arritur t’ia mbushë mendjen njerëzisë moderne se nuk ekziston. Në roman mirret informacion prej kryeprotagonistit Drakula vetëm prej çfarë tregojnë protagonistët e tjerë që bashkëveprojnë me të, si një personazh tejet i mistershëm dhe i pamëshirshëm, i heshtur dhe tejet mendjemprehtë. Drakula është i pakuptueshëm dhe misterioz si për lexuesit, ashtu edhe për aktorët romanceskë që kanë fatkeqësinë të kenë të bëjnë me të. Në roman nuk ka asnjë dialog apo monolog që ndihmon të zhbirohet se çfarë ndodh në mendjen e Drakulës, vetëm mund të vëzhgohen veprimet e tij nga çfarë raportojnë aktorët. Drakula është protagonisti absolut i romanzimit, alias çfarë mëtonte Floberi, pa shëmbull në historinë e romanit më parë tij, është protagonisti që pothuajse nuk flet me njeri dhe vepron tejet ligësisht pa një ndërveprim të vërtetë me të tjerët. Dmth atë që s’bëhet dot me Zotin, bëhet për bukuri me atë zotninë tjetër.

Çfar desha të them me këtë shkrim? As unë nuk e di mirë, megjithse jam i sigurtë që përmban shumë të drejta e të vërteta. Nga këto më kryesore dhe më esenciale është: shpirtëroriteti paraprin materialitetin, ose thënë më gjatë: fenomenet para se të shfaqen si materiale ose trupore, paraekzistojnë si ideale ose shpirtërore. Këtë kërkojnë të thonë në thelb filmat e shqyrtuar, pavarsisht se shprehen në kontekstin e kohës me veshje historike: revolucion, kundërevolucion, komunizëm, fashizëm, murtajizëm, kolerizëm, koronavirusizëm etj. Ky është në thelb problemi i kohës tonë, se jo vetëm që kanë dështuar të gjitha llojet e revolucioneve dhe kundërevolucioneve, internacionalizmave dhe nacionalizmave, antifashizmave dhe antikomunizmave, por as ka kuptim më të shtrohen si problem për zgjidhje këto lloj marrëzirash kriminale. Dhe nga një pikpamje është mirë që ndodh kështu, të gjitha problemet e shtruar për zgjidhje që kanë për qendër pika referimi kapitale si psh: e kanë fajin politikanët, ose bejlerët dhe agallarët, ose priftërijtë dhe hoxhallarët, kishat dhe xhamijat, ose paret, manjatët, ideologjitë, turku, kinezët, elitat, injorantët, viruset etj, historikisht më se e provuar që i bëjnë fresk Drakulës. Zgjidhja është se duhet me i bë fresk dikujt Zotërie tjetër, të fshehur, por më se të pranishëm për kë e pranon si të tillë.

Për ta shkruar këtë hipershkrim, u bë sebep një aplikacion i celularit që funksionon nëpërmjet programimit me kodet binarë 0 dhe 1 ose shuar dhe ndezur korentin elektrik, pra me konceptin grafik po dhe jo, dritë dhe hije, yin dhe yang etj. Aplikacioni më solli njëkohëshmërisht me disa tekste file të hapur më parë, në dukje pa lidhje midis tyre, këngën Murtaja (1974) të Gaber që profetizon saktë gjëndjen e sotme virusale në Milano. Fill pas saj erdhi “rastësisht”, si rëndom ndodh në jutub që propozon video një pas një, një tjetër video-këngë e Gaber me titull Shtiru sikur je mirë me shëndet (komplementare si kuptim me Murtaja) që ndodhet më poshtë, dhe tregon se cili është vërtet virusi vrastar në kohë “normale”:

Bota eshte me ngjyra, por realiteti eshte bardhe e zi - Wim Wenders

nice piece of work iMothi.
ne na pelqeu shume

1 Like

Edhe Neve dashte Zoti na pelqeu !

1 Like
2 Likes

Herzog na ka nderuar edhe me nje vizite ne atdheun tone ne vitin 1956:

Intervistuesi:
Ju mund të flisni më tepër rreth fazës religjioze intensive që keni përjetuar?

Herzog:
Siç thashë më parë, në moshën katërmbëdhjetë vjeçare kam pësuar një krizë dramatike fetare dhe u konvertova në katolicizëm. Edhe pse nuk i përkas më Kishës Katolike, një jehonë e vagullt fetare vazhdon të ekzistojë në veprat e mia. Katërmbëdhjetë vjeç fillova të udhëtoja në këmbë. Dëshiroja të arrija në Shqipëri, një vend misterioz, për kohën krejt i mbyllur për pjesën tjetër të botës; por më ishte e ndaluar. Kështu që mbërrita në Adriatik dhe më pas ecja gjithmonë pranë kufirit midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë. I rrija pesëdhjetë metra larg, më së shumti. Sidoqoftë, nuk guxova të hyja në Shqipëri. Kjo ishte braktisja ime e parë e jetës shtëpiake.

Werner Herzog - Incontri alla fine del mondo, faqe 27.

Juve ju dergova mesazh para disa diteve. Ke kohe deri neser te kthesh pergjigje.

1 Like

Mbas shume vitesh reflektimi mbi mundesite e shumellojshme qe ka nje shtet per tu organizuar, arrita ne perfundim qe demokracia eshte sistemi me demokratik qe mund te jete. :rofl: