Çensura e vetëdijës

E vërteta që akuzon është më e bezdishme se gënjeshtra që mbron, të falenderoj që po më tregon konkretisht sa sa i bezdishëm jam kur kam të drejtë.

(nga Ditar i një fuksi)

Nuk luftohet kapitalizmi nëpërmjet komunizmit, teizmi klerikal nëpërmjet ateizmit sekretarial, mashkullorizmi nëpërmjet feminizmit, etj etj sepse nuk luftohert një poshtërsi me një poshtërsi akoma më të madhe. Në këtë mënyrë shkohet nga poshtërsia në poshtërsi në rritje të përshpejtuar deri në shkatërrim të plotë, çfarë në fakt po ndodh.

Pyetja idiote bërë rëndom kalamajve nga miqtë e ardhur për vizitë: “Cilin do më tepër mamin apo babin?”, është pyetja kampione ndër pyetjet themelore të njerzimit. Personi që pyet duke përdredhur zërin e turirin - sikur ndodh rëndom kur të rriturit i drejtohen fëmijve -, në fakt pyetjen po ja drejton vetes sepse gjëndja skizofrenike midis dashurisë atërore dhe mëmësore i ka përdredhur turirin pyetësit që në lindje.
-Çin do më tepër: Xhizës apo Madhër Meri?
-Në vëndet katolike duan më tepër Madhër Meri, në vëndet protestante Xhizës.

-Çin do më tepër, mamin apo babin?
-Gjyshin!
-Kjo është përgjigja gjeniale që i rikthen madhështinë pyetje të katandisur në karikaturë. Vetëm një kalama mund të përgjigjej në këtë mënyrë kaq gjeniale, pa naivitet nuk ekziston gjenialitet.

(nga Ditar i një fuksi)

Macja ka natyrë femrërore, qeni mashkullore, kështu e njëjta pyetja klasike drejtuar kalamajve: “Cilin do më tepër mamin apo babin?”, mund t’i bëhet të mëdhejve në formën: “Cilin do më tepër macet apo qentë?” (macen Qeshire apo qenin Cerber? :smiley:)
(nga Ditar i një fuksi)

Nuk ka dialog në ferr, ose në shoqërinë individualiste bashkohore, ku jetojnë “vetvete” në kërkim të vetvehtes që dëgjojnë dhe ju pergjigjen vetëm jehonës së fjalëve të tyre.

-Ah çfar peisazhi, si në Zvicër, parajsë fare, këtu desha ta kaloj jetën!

-Mbas një muaji fillojnë e nxjerrin kokën të njëjtat probleme dhe ankesa si më parë, është peisazhi shpirtëror që ka rëndësi.

(nga Ditar i një fuksi)

Në katandinë tragjike postmoderne vetëm komikët thonë të vërteta, e dikurshmja: me të qeshur, gjysma e të vërtetës, është mufat në: me të qeshur, e tërë e vërteta.

-Një univers aq jashtëzakonisht stërmadh në përmasa kohëhapsire dhe mase që është e vështirë edhe të krijosh qoftë një ide. Një stëmadhështi gjithnjë në zgjerim, yje që formohen dhe të tjerë që shpërthejnë, galaktika që përplasen, vrima të zeza që thithin gjithçka brenda tyre, madje edhe dritën, etj etj, fenomene kaq të pafundme saqë kohët biblike as nuk mund të përfillen, gjithçka në astrofizikë duket si një tregim horror. E gjithë kjo, qoftë e krijuar apo ekzistuese, por për kë? Çfar qëllimi ka gjithë kjo?

-E pse mendoni se çdo gjë duhet të ketë një qëllim? Eshtë kaq e papranueshme ideja që e gjithë kjo që ekziston është atje dhe kaq mjafton?

-A i jep të njëjtën përgjigje një të burgosuri të Spaçit që natyrshëm pyet: “Pse dreqin ekziston shok Enver?”?

(nga Ditar i një fuksi)

Nuk ka budallenj, ka vetëm ndryshe budallenj që shajnë njëri tjetrin “budalla”.

(Nga Ditar i nje budallai)

Nuk ka të zgjuar, ka vetëm ndryshe të zgjuar që lëvdojnë njëri tjetrin “intelektual”.

(nga Ditar i disident koqepordhës)

Ndryshimi midis së mirës dhe së keqes është një fije floku ose një term gjuhësor i përdoret në fije të perit: të admirohet artisti vetëm në sajë të veprës është e keqja, të vlerësohet bashkë me veprën është e mira; të jesh narcisist (si rëndom artistët) është e keqja, të duash vetveten në të njëjtën mënyrë dhe masë si don edhe të tjerët është e mira. Thuhet më në përgjithsi: ndarja është e keqja, bashkimi është e mira.

Të gjitha fazat e jetës: fëmijria, adoleshenca, pjekuria, pleqëria janë të domosdoshme për rritjen e personit. Kërkesa e beqarëve dhe beqareshave të përjetshme për të bajpasuar matesën dhe pasjen e familjes dhe fëmijve i shdërron në mbeturina njerzore skarto. Ndërsa moda kontemporane për të mbetur me çdo kusht në fazën e adoleshencës edhe në pleqëri, e tregon njerzimin e sotëm si mbeturinë.

Ka dy lloje të vërtetash: të vërteta të thjeshta, ku të kundërtat janë qartësisht absurde, dhe të vërteta të thella, të dallueshme nga fakti se e kundërta është në vetvete një e vërtetë e thellë - Niels Bohr

Edhe në rastin e dytë janë absurde (absurdi i demokracisë), madje më keq sepse në këtë rast ekzistojnë dy gjysmë të vërteta që janë më të këqija se një gënjeshtër, e cila të paktën është e tërë, nuk përmban konflikt formal brënda vetes. E vërteta është komplementaritet dialektik i të kundërtave bipolare, bën çift (p.sh. qenia njerzore është mashkull-femër, individi është një gjysmë e vërtetë, më i keq se sa gënjeshtra). E vërteta krijohet dhe rikrijohet në çdo moment midis dy poleve komplementare, për këtë arsye për shumë njerëzve ju duket se nuk ekziston, sepse e duan të jetë statike, jo krijuese, dinamike. Për të mos thënë që shumë të tjerëve (poli tjetër i demokracisë :joy:) ju leverdis të mos ekzistojë asnjë e vërtetë, dhe për pasojë bëj ç’të duash, alias kokrra e qefit në ahengun kontemporan.

ne mes te merdës së ngurtësuar ku ndodhet tani tere njerzimi, midis uomini di merda intelektuale t’mdhej, ka shyqyr Zotit edhe njerez tamom:

Nuk është e thënë se personi që lexon dhe shkruan libra është detyrimisht i urtë; intelektuali i shquar që di gjëra kulturiste është cilësisht më trangull i idhët se një analfabet që bën gjënë e duhur.

Nuk ka shpjegime në ferr ose ka shpjegime të pafundme, gjë që është e njëjta gjë; të interpretosh do të thotë të falsifikosh origjinalin.

Fillohet me tramontistët dhe krepuskularistët e fillimit të shekullit të 20-të (Spengler) dhe përfundohet me një krizë energjetike krepuskulare; blackout ​​në Milano si në Nju Jork. Pas pushimeve verore shkohet fatalisht drejt dimrit dhe krizës energjetike. Kësaj here ja arritëm, kemi prekur fundin, energjia është esenca e materies, shpirti i materies, kriza energjetike është e barazvlefshme me krizën shpirtërore. Ahengu mori fund.

1 Like