Nuk ka shpjegime në ferr ose ka shpjegime të pafundme, gjë që është e njëjta gjë; të interpretosh do të thotë të falsifikosh origjinalin.
Fillohet me tramontistët dhe krepuskularistët e fillimit të shekullit të 20-të (Spengler) dhe përfundohet me një krizë energjetike krepuskulare; blackout në Milano si në Nju Jork. Pas pushimeve verore shkohet fatalisht drejt dimrit dhe krizës energjetike. Kësaj here ja arritëm, kemi prekur fundin, energjia është esenca e materies, shpirti i materies, kriza energjetike është e barazvlefshme me krizën shpirtërore. Ahengu mori fund.
Totalitarizmi fashist, nazist dhe sidomos ai komunist, ishin triumfi përfundimtar i Modernizmit të pasuar nga Postmodernizmi që është hiçi i të tanishmes të obsesionuar pas një të kaluare që nuk kalon kurrë, rikthimi i amëshuar i hiçit të së tashmes pa të ardhme.
Mon passe-temps favori, c’est laisser passer le temps, avoir du temps, prendere son temps, perdre son temps, vivre à contretemps - Francois Sagan
Nuk nuk gjendet frazë që përkufizon më përsosur gjendjen shpirtërore postmoderne si ndalesa përfundimtare e kohës historike, stacioni terminal i historisë, Ndalesa e Kohës, e cila ndërkohë është gjendja shpirtërore e një të sëmuri terminal.