Ceshtja e Kryeprokurorit.Cfare thote Kushtetuta e Shqiperise per zgjedhjen e tij?

po ca lesh nxitimi, Llalles i mbaroj mandati 5 vjecar dhe duhej zevendesuar. Ku e shef nxitimin ti ? Te ishte per nxitim kete leshko kryeprokuror duhet ta kishin zbythur qe kur morren pushtetin.

Deklarata e SHBA-ve :
Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon me forcë dhunën që ndodhi në protestën e sotme në Tiranë. Ne mbështesim të drejtën e qytetarëve për të protestuar paqësisht, por dëmtimi i pronës publike, hedhja e granatave tymuese në Parlament dhe dhuna nuk janë të pranueshme. Ne i bëjmë thirrje të gjitha partive që të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të nxisin qetësi.

Populli shqiptar nuk duhet të habitet që politikanët e tyre po luftojnë njëri-tjetrin. Kjo do të thotë se reforma në drejtësi më në fund po zbatohet. Komisionet e Vetingut do të kenë së shpejti rezultatet e tyre të para. Prokurori i Përgjithshëm që refuzonte të ndiqte penalisht politikanë është i ikur. Së shpejti do të shohim krijimin e SPAK-ut dhe BKH-së, të cilat do hetojnë dhe ndjekin penalisht zyrtarë të korruptuar të nivelit të lartë. Qytetarët shqiptarë presin me padurim për drejtësi. Dhe politikanët kanë frikë.

“Nuk hezitojmë të shprehemi se, sjellja e Ambasadorit Amerikan në Tiranë mund të konsiderohet edhe si një hakmarrje e tij personale për qëndrimet parimore të Prokurorisë së Përgjithshme. Gjithashtu, nuk hezitojmë të shprehemi se, kjo sjelle jo-diplomatike nga ana e Ambasadori Lu është rrjedhim i shantazheve të papranuara nga ana e Prokurorisë lidhur me disa çështje konkrete hetimi, për të cilat dukshëm ai ka pasur interesa thellësisht personale”.

Nuk late ambasador amerikan pa shpallur armik te kombit mer ca dreq komunistesh antiperendimore paskeni qene keshtu. c’eshte kjo egersi xhihadiste kunder perendimit? Shpallet armiq me Lu, me Arvizu, me Withers. Te gjithe ambasadoret amerikane pa perjashtim. Ambasadoret e BE-se po e po.

“BE-ja dënon dhunën në protestat e djeshme dhe sjelljen e anëtarëve të Parlamentit në seancën plenare. Proceset demokratike, qofshin ato seanca parlamentare apo protesta, duhen lejuar të zhvillohen në mënyrë paqësore. Qytetarët shqiptarë u kërkojnë përfaqësuesve të tyre të zgjedhur të tregojnë lidership dhe përgjegjësi, si dhe të punojnë në partneritet për të ndjekur reformat e rëndësishme, që janë gjithashtu vendimtare për aspiratën e Shqipërisë për t’iu bashkuar BE-së”, thuhet në reagimin e delegacionit të BE-së.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Mr. Donald Lu, tha, për protestuesit e djeshëm, se “është e drejtë demokratike protesta e qytetarëve në një vend të lirë, por protestat nuk duhet të dëmtojnë pronën publike”. Unë sot çava me hap të matur e meditativ përmes kësaj “prone publike” dhe, për Zotin, nuk pashë as një paracelë prasësh të dëmtuar, as një degë pemësh të thyer, as ndonjë ciflosje monumentesh socrealiste. Bari vazhdonte të ishte po aq i paqtë dhe asnjë fije e blertë nuk qe flijuar nga “dëmtimet” e djeshme.
Për cilën pronë, pra, po flitet?
A.Tufa.

Cfare vendosen Marksist-Leninistet BLUE ne Emigracion? Do i rrokin armet te shporrin Ambasadorin Amerikon dhe Ambasadoreshen e BE?
Fare te ndyre kemi trasheguar nga Haxhi Qamili e nuk u shkulka as per 100 vjet

1 Like