Cfare do te ndodh me Teatrin

keta jane anetaret e keshillit bashkjak tirane(me 13% te votave). populli kerkon lista te hapura ne zgjedhjet e ardhshme per keto fytyna qe prishen teatrin

populli ta marr vesht se Rama nuk ja var me bidonat atij

ps.por mbase populli pret Ramen ta shqiptoje kete me fjale.
nuk ka per ta bere kete.
e shqipton permes te peshqesheve qe leshon gati perdite:

Ish teatri kombetar qe me ne fund u shemb nuk duhet te hidheroj asnjeri. Sepse nuk e kryente dot me funksionin qe i kishin dhene. Te mbash nje gerdalle pa asnje vlere si ajo godine e te tjera syresh perreth me preteksin e trashigimise kulturore, per mua eshte gomarllek i modh. Sikur te zinte nja 100 m2 hajde se po bija dakort te rrinte. Por keto kapanone kane bllokuar 5,000 m2 truall ne qendren e qendres se Tirones. E pra ne kete teritor e meriton te ndertohet nje teater fisnik, modern dhe qe me vone mund edhe te behet krenaria e qytetit. Projekti i meparshem, ku privati kundrejt dhenjes se lejeve te ndertimit per disa godina do te ndertonte me fondet e veta teatrin ishte nje veprim i zgjuar dhe mbi te gjitha ekonomik nga qeveria, por nuk e di pse palet i prishen pazaret. Ne kete kohe krize mbas termetit dhe covidid eshte e tepruar te financosh ndertimin e nje teatri relativisht te kushtueshem nga fondet publike. Dhe ketu me duket se qeveria dhe tashme bashkia po veprojne gabim.

Ne fakt, avantazhi i tij eshte se ka qene prej kohesh në kontakt (biles dhe miqesi) me njerez qe jane te ketij zanati (perkatesisht, arkitekte dhe urbaniste). Eshte tamam sic thua ti: ky rast do e kthehet ne model se si nuk duhet me ju nenshtru populizmit minoritar por zhurmemadh te atij qe ja futi me laper surratit tjetrit ne miting (do thosh alba) per… teatrin !!
:joy:

Nuk po shembet nje monument mijeravjecar; nese merr shembullin e nje kishe apo katedrale, ato vete jane shembur dhe rindertuar apo edhe rikonstruktuar duke marre karakteristika estetike te kohes.

Shkaterrimi i nje sinagoge nuk eshte njesoj si shkaterrimi i nje teatri nuk jane njesoj duke filluar nga fakti qe per rastin e pare synohej zhdukja e cifuteve kurse ne rastin e dyte rindertimi i teatrit. Krejt pa lidhje dhe fyese.

ka shum lidhje po te kuptosh qe ky lloj muhabeti, i Teatrit, eshte shkaterrimi Institucionit te Muhabetit, me pasoje banale shkaterrimin e Peshkut.

Ne na ka mbet vetem teatri per tu marre se te tjerat i ndritem, po ka hipokrite me te medhenj se sa keta qe protestojne sot per mos shembjen.
Manipulim emotiv i publikut qe behet me prekjen e nostalgjise. opozita duke mos inspiruar me program ka me te lehte te shfrytezoje emocionalitetin e kauzes se teatrit. Te njejtet keta neser kane per borxh ta ndertojne sic ishte teatrin per te qetesuar keta protestues idiote, dhe nga ana tjeter te plackisin gjithe pronat sic bene kur ishin ne pushtet me monike e me berishe bashke e ta bejne shtetin e pushtetin pershesh. Pikerisht per kete nuk me ben pershtypje e gjithe kjo ceshtje edhe sikur te mbarte nje fare te drejte.
Rama nga ana tjeter eshte i fiksuar me tablon e vete qe ka ne koke, po ajo eshte ceshtje tjeter. Por ka meriten e te mos pasurite te njejten hipokrizi, e di se me cfare llumi e brumi ka te beje dhe ben mire qe tall menderen me ta.

1 Like

Lidhur me shembjen e godinës së Teatrit ka reaguar edhe ministri gjerman Christian Schmidt, nëpërmjet rrjeteve sociale

Prishja e Teatrit Kombëtar është një proces shqetësues. Në fakt kisha përshtypjen se Shqipëria u përpoq shumë në procedurat e sundimit të ligjit përpara hapjes së bisedimeve të pranimit në BE.

Qasja administrative dhe ligjore, se si Teatri Kombëtar është shembur me shpejtësi ngre disa pyetje. Është gjithmonë fatkeqësi kur zhduket një ndërtesë historike.

Sidomos me një kryeministër artistik si Edi Rama do të kisha dyshuar se ruajtja e Teatrit Kombëtar, por mbi të gjitha shteti i së drejtës, do të kishte qenë shqetësime të rëndësishme për të .”- u shpreh ai

1 Like

o yeriho , ti ,si komb qaq te pakta i ke vlerat monumentale aq me pak ato kulturore sa qe duhesh me i rujt si syt e ballit …
p.s. eshte nje thenje e pa thene qe lihet te kuptohet tek vizitoret e huaj , -ti, ke qene trim dhe i pasur pergjate viteve nese i ke gjurmet dhe mi deshmon qe i ke mbrojt qe une me i pa … ( e na historikisht gjithe kemi qene dere ne dere gjithe te fisem e te pasun , por veq me fjale …)
na ,ju .ata e ato … i knaqem gjithe turistet e botes tuj ju shit man me fusha e me dete , thuaj ti qe merite e trashigimise sone …

1 Like

aspak pa lidhje por shume me lidhje , krahasim perfekt ,. dy rastet indinjojne nje komunitet te madhe .
teatri eshte kult i avansimit te dijes shprehur permes kultures , sinagoga kult i besimit , vendosi ne kanar , pak , cila ne kohe te sotit ka peshe me shume ?

1 Like

edhe ti sdo duhet te mirrje mundin te hargjosh energji e te menduar qe te na bish mas me fjal me na hjek merzine …

@dafne boj sevap, me jep edhe mu nje pergjigje si te tjereve.

… e them me pergjegjesi te plot mendore e intelektuale , ata urbanist dhe arkitekt sigurisht i bejne qejfin edit per perfitime …
ta tregoj nje imtesi , degjoja nje emer i sukseshshem ne fushen e vet, senzacional sidomos ne ndertimet ne token e edit , dhe mes tjerash duke biseduar , e pyeta nga , ku studiove ti gjithe kete emer si arkitekt ke bere , - jo tha une nuk jam arkitekt , kam studiuar dizajne grafik 3 vjete por askush nuk me pyste cka kam kry e cfare titulli kam , ja nisen te me thrasin arkitekt dhe une nuk i kundershtoja sepse me konvenonte te fitoj tenderin . ( e tjeter qe pastaj e nevojshme u krijua domosodshmeria te formoj ekip te arkitekteve te punojne projektet qe i marr - ata paguhen mire , une marr pune dhe dy palet ndahemi te knaqur , kush pyet per profesion sot ? veq a mundesh me fitu pune … ok i thash me qetesove …

2 Likes

hahaha , Jo !
jo, se tek ty kam analizuar mendimin - intelektin e shkruar, nese isha ndalur te analizoj bindjen politike qe pasqyron atehere do te zhgenjehesha dhe nuk do te lexonja …

p.s. ve theks te posaqem … Une nuk dua te shof ne Shqiperi asnje kast partiake egzistuese te gjitha jane per kant te berllogut ( a e kupton kete shprehje ) , kam shprese tek ererat e reja , idet e reja gjeneratat e reja qe te qeverisin kete shtet me sllogan te vehtin per te ardhmen e tyre . me parti te re te tyre e jo te partive kalbura qe i stimulojne te rinjet e papervoje per nje perfitim …
sdi mo ma kjart ,qysh mu shpreh , valla …

a ka me fatale kur e mendon qe Sala ska as 5 vjet jete dhe merr vendime per 70 gjeneratat e reja qe vine . Rama qe ka shkallmu ne delir nga egocentrizmi i tij merr ne jete fatin e 70 gjeneratave qe do vine … ? absurd , shqiptari provoj sketerren per 50 vjet eshte momenti te jetoj me dinjitet si tjeret e jo te neperkembet nga persona me probleme te theksuara mendore

falemners, kaq desha un, se m’dukej se nuk po ma varte njeri.

aaa , une ndihmen rehat kur kush ketu nuk ma var … e di qe i kam punet mire .

p.s. nuk eshte theksi jam ai , une e tham , falimineres …

ne vazhdim te ilustrimit per "specialistet arkitekte" :sunglasses: te konsideruar nga qeveritaret Rama e Veliaj

Më kujtohet se, në një nga këto mbledhje live, njërit prej këtyre (ish student super i dobët) i thirri me ngazëllim “profesor”. Jo një herë, por dy a tri!
BUTAFORIKU etiketon pa të keq emra të padisktueshëm ndërkombëtarë si “pensionistë”, nostalgjikë e ku di unë çfarë tjetër i broçkullis goja

Si teater eshte ndertuar per te qene i perkohshem ne periudhe lufte me materiale ushtarake jo te denja per nje teater te ashtuquajtur kombetar. Ne fakt eshte turp per nje qytet gati 1-miljonesh te kete nje teater kombetar ne ate gjendje. Shqiptaret dhe qytetaret e Tiranes ne vecanti po frekuentojne cdo dite e me shume teatrin, ndaj duhet kapacitet me i larte per publikun dhe kushte me te mira per ata qe punojne brenda tij. TK nuk eshte konsideruar ndonjehere si vlere monumentale, ne te kunderten e teatrit Migjeni psh. Tani doli vlere monumentale.

Nuk jap dot mendim nese duhej ruajtur, logjika me thote qe per vlerat historike duhej te ruhej, por edhe te ndertohej diku tjeter do te prishte dinamiken kulturore te qytetit.

Ndersa per komentin tjeter, jo, jo e ke krejt gabim. Nuk krahasohen!

Korriku thuji Stalkerit, qe qe t’i thote dosjes se tij tek Blogu Tjeter, qe ky t’i thote Artaudit, e Artaudi t’i thote Dopios se tij teatrale, se ne nje sondazh te bere ne vitin 2016 neper italiane, 80% deklaruan se nuk kishin pare asnje veper teatrale ne jeten e tyre, dhe shumica e frekuentuesve te teatrit ishin mbi 60 vjeç, pra ata qe ka qef me teper Virusi.

Pra e gjithe shpresa per te mundur elitat perverse, mbetet barbaria.