Çfarë do të ndodhë me faqen e vjetër të Peshkut?

Për momentin, plani është që të mos transferohen në këtë sistem të ri as përmbajtja dhe as llogaritë e anëtarëve që ishin në faqen e vjetër të Peshkut.

Përmbajtja e faqes do të ruhet dhe do të transferohet tek arkivi i Peshkut. Aksesi (login) do të bllokohet për të gjithë përdoruesit.

Një seksion i faqes së vjetër që do të humbasë gjatë transferimit tek ky sistem i ri është Arqipelagu.

Update: faqja e vjetër është tani tek adresa arkivi.peshkupauje.com.

2 Likes

Admina me duket mua (punoj nga cell.) apo nuk ka akoma opsion per te postuar

Eshte nje gabim qe duhet rregulluar. Normalisht eshte nje buton “+ Teme e re” qe funksionon si ne faqen e vjeter.

admin, pse e keni hequr funksionin ‘‘kerko’’ te peshku i vjeter ?

Sepse nuk punon. :unamused:

po si mund te kete arkive te peshkut pa funksionin praktik ‘‘kerko’’ ?.:frowning: shiko te gjesh nje zgjidhje admin… vraje, vraje mendjen.:smiley:
p.sh, nuk mund ti besh nje lidhje arkives se peshkut me funksionin ‘‘kerko’’ ketu te peshku i ri ?

Belul, “nderruam jete” (knock on wood thuhet knej), te shofim a jemi ne parajse a ferr. Po sidoqofte midis dy boteve nuk mund te kete lidhje. Vetem Nje erdhi, po dhe Ai per fare pak kohe. :smile:

Dmth na iken per lesh vitet e pensionit! :smiley:

1 Like

Rregullimin e kërkimit tek arkivi e kam në listën e todo-ve. Integrimi është më i koklavitur.

1 Like

Ke dhe pak kohe ta mbarosh trikon. :smile:

2 Likes

Do vije prap, s’ka ku shkon, po kush ishte ? Tiku apo Pjeri!?
P.d: ti Çeço oBama je!?:sunglasses:

1 Like

Zeqo me fal po s’paske fare nuhatje per … Shiko mundesine te behesh rilindas, vallaj ato te thajn piten, ja Pjeri e ka fillu kursin online kunder “fasuleve,” prandaj s’ka kohe te vije ketu. :stuck_out_tongue:

Na beri mendjen dhalle ky i riu, po edhe duhet thene nuk kam qene aq i lire, e pranoj qe kam missur events.

U rregullua kërkimi tek arkivi. Dhe të dyja faqet (të renë dhe të vjetrën) mund t’i kërkosh tani tek fusha e kërkimit brenda butonit “ndihmë dhe kërko me Google”, tek ikona e kërkimit.

1 Like

te lumte admin ! -kisha besim ne aftesite e tua, “nothing is imposible”.:joy:

-ke nje shishe vere nga te Pjerit… perndryshe kur te vij vet ne Albanie, do te shperblehesh !.:stuck_out_tongue:

1 Like

po ju pse jeni m’cef ktu

2 Likes

gezuar vitin e ri te dashtun peshq, te vjeter e te rinj

1 Like

Ishte me e mire faqja vjeter .

2 Likes

ti dhe Pjeri jeni me te vjetren. Por kohet ndryshojne i nderuar