Përkufizimi zyrtar I shkollës oksfordiane thotë që kapitalizmi është një sistem ekonomiko politik në të cilin industria dhe tregtia e një vendi kontrollohen jo nga shteti por nga pronarë privatë që kanë për qëllim nxjerrjen e fitimit. Kapitalistët kërkojnë të maksimizojnë fitimet dhe të zvogëlojnë koston e punës. Ky është thelbi I kapitalizmit, përtej përkufizimeve të shumta. Objektivat e tij janë të gdhendur në gur. Nuk ka të bëjë me demokracinë. Demokracia është thjeshtë nje mjet. Nuk ka të bëjë, siç pretendohet, me rritjen e mireqënies për klasën punëtore. Nuk ka asnjë lidhje me lirinë. Ata kapitalistë, posaçërisht biznesmenët e mëdhenj, të cilët nuk janë në gjendje të rrisin fitimet dhe ulin koston e punës, përmes pushimeve nga puna, ulje pagash, shkatërrimit të sindikatave, transferimit përtej detit ose automatizimit të vendeve të punës, thjesht zëvendësohen. Etika dhe morali nuk kanë pikë rëndësie në kapitalizem. Kapitalistët njohin vetëm përvetësimin dhe shfrytëzimin. Nobelisti dhe këshilltari i Pinoçetit, Milton Friedman, ne 1970 formuloi teorinë që përgjegjësia e vetme e biznesit është të përdorë burimet dhe të ndërmarrë aktivitete të programuara vetëm e vetëm për të rritur fitimet. Kjo, me pak fjalë, është teoria famëkeqe e maksimizimit të fitimit.
Studime të shumta kanë vërtetuar se, gjatë dekadave të ekzistencës së saj, teoria maksimizimit te fitimit jo vetëm që ka dështuar në termat e ngushtë të “të bërit lekë” por edhe ka shkatërruar në mënyrë të vazhdueshme kapacitetin prodhues dhe dinamikën e gjithë ekonomisë. Burime financiare që nevojiten për investime në inovacion devijohen qëllimisht në veprimtari të tjera që shpeshherë mund të jenë edhe kunder interesit publik dhe kjo eshte vertetuar disa here qe me derdhjen e naftes nga British Petroleum ne det deri ne ngrohjen globale qe rrezikon zhdukjen e species humane. Ndjekja e maksimizimit afatshkurter te fitimit ka cuar ne alokimin e fondeve te fitura nga produktiviteti I larte I punonjesve ne xhepat e aksionereve dhe te drejtuesve ekzekutive duke shkaktuar ne shume raste pakenaqesi dhe dekurajim ne forcat punetore. Sigurisht qe rrjedhoje e kesaj mendesie eshte fakti qe 10% e popullsise ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, qe eshte vendi mëmë I teorise, zoteron rreth 70 % te pasurise, kurse 90 perqindeshi i poshtem zoteron 73 % te borxhit publik. Sipas New York Times 1 perqindeshi ka me shume pasuri se 90 perqindeshi dhe pabarazia vazhdon te rritet.
Maksimizimi i fitimit pra, nënkupton shndërrimin e oqeaneve dhe lumenjve në zona të vdekura, ndotjen e atmosferës me emetime të karbonit dhe helmeve që e bëjnë klimën të papërshtatshme për njerëzit, pompimin e kimikateve dhe mbeturinave në tokë, ujë, ajër dhe rrjedhimisht ne ushqime. Ne fjalet e Costanzo Preves: “Ata (kapitalistet e medhenj) nuk do largohen deri sa te kene ndotur te gjithe puset.” Maksimizimi I fitimeve pra ose I ashtuquajturi akumulim per akumulim siguron që kanceri te behet epidemi, siguron blerjen e zyrtareve e gjyqtareve për t’i shërbyer sa me mire interesave të kapitalit dhe privatizimit të shërbimeve sociale, përfshirë, transportin, arsimin dhe shërbimet publike. Ulja e kostos së punës do të thotë të detyrosh punëtorët të mbeten të paorganizuar, pa rregulla pune, shëndeti dhe sigurie, do të thotë lëvizje e industrisë jashtë vendit ku punëtorët e huaj mundohen si skllevër të shekullit të 19-të, do të thotë shtypje e pagave në shtëpi për të kthyer një popullatë të varfëruar në borxhlinj. Kapitalizmi pa kufizime të jashtme dhe pa kufizime të brendshme do të marre peng dhe shfrytëzojë një popullsi të robëruar derisa të ngrihet në tërbim. Një shpërthimi të tillë I ruhet sot klasa kaptaliste.
Kapitalizmi është gjithashtu një forcë shkatërruese shoqërore. Ai ngop masmedian me reklama për të dezinformuar dhe manipuluar publikun. Ai përdor pasurinë e tij të gjerë për të blerë shtypin, universitetet e vendit, OJF-të dhe qëndrat e mendimit për demonizimin dhe damkosjen e kritikëve të tij. Ai financon pseudo intelektualë dhe pseudekonomistë që përhapin pa u lodhur ideologjinë e neoliberalizmit, besimin absurd se transferimi i pasurisë lart në duart e oligarkëve në pushtet është i dobishëm për shoqërinë. Ai formon monopole globale nenvizon Chris Hedges dhe zhvillon luftëra të pafundme në përpjekjen për fitim. Ai quan agjitacionin antikapitalist terrorizëm dhe kur skemat e tij piramidale, mashtrimet dhe flluskat financiare shemben, ai plaçkit buxhetin publik dhe i lë taksapaguesit të mbajnë barrën. (Në krizën ekonomike të Sh.B.A. të vitit 2008, korporatat u shpëtuan nga 4.6 trilion dollarë para publike.)
Kapitalizmi I pakontrolluar, parregulluar dhe i pandryshuar i ngjason në këtë mënyrë ligjit te xhunglës, ku më I forti ha më të dobëtin dhe nuk merr në konsideratë asgjë për të arritur qëllimet e tij. Kapitalizmi, krijon një ekonomi mafioze, siç shkruante Karl Polanyi, dhe më pas një qeveri mafioze. Ishte lakmia e klasës kapitaliste që i ktheu qytetet shqiptare në vende të kalbjes dhe varfëroi më shumë se treçerekun e vendit. Ishte lakmia e klasës kapitaliste që na drejtoi nga eksodi. Ishte lakmia e klasës kapitaliste që krijoi mekanizmat e shtypjes së brëndshme, përfshirë policinë që funksionon si njësi paramilitare fashiste. Ishte lakmia e klasës kapitaliste që shkatërroi institucionet socialiste dhe I dobësoi deri në zvetënim. Ishte lakmia e klasës kapitaliste që na dha Berishen, Nanon, Ramën, Bashën, Metën dhe të gjithë kastën e kalbur politike që me përçmimin për të mirën e përbashkët dhe demokracinë i bën këta tradhtarë mbi tradhëtarë.
Por kapitalistët jane edhe të frikësuar. Ata e dinë se ideologjia sunduese e neoliberalizmit nuk ka më asnjë besueshmëri. Gënjeshtrat u janë ekspozuar. Ata e dinë që pushtetet legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor janë jofunksional dhe të përçmuar nga njerëzit. Ata e dinë që populli nuk ka më besim dhe eshte I mbushur urrejtje. Ata e dinë se sistemi i drejtësisë, i cili kriminalizon varfërinë dhe legalizon mashtrimin e oligarkeve, është një turp I madh. Ata e dinë që reforma që po perpiqen të bëjnë është një farsë dhe shoqëria civile është, në të vërtetë, joekzistente. Dhe, më e rëndësishmja, ata e dinë se sistemi financiar që ata kanë ndërtuar nuk është i qëndrueshëm dhe do të shkaktojë krizë pas krize. Ata gjithashtu e dinë qe janë fajtorë.
Por prapeseprape kapitalistët janë të vendosur për të mbrojtur pasurinë e tyre. Ata janë të vendosur, dhe ndoshta të aftë, të bllokojnë forcat dhe kandidatët e vërtetë të majtë. Mendjemadhësia dhe hipokrizia e Partisë Socialiste janë të dukshme nën drejtimin e Edi Rames, i cili u prezantua si një i majtë dhe reformator dhe tradhtoi paturpësisht bazën e partisë. Veprimet e tij, dhe të drejtuesve të tjerë socialiste vërtetuan se asnjë parti në Shqipëri nuk I ka për zemër interesat e klasës punëtore. Ata vërtetuan se ishin njesoj si paraardhesit e tyre. Ata u bënë vegla në duart e padronëve të vërtetë të Shqipërisë, biznesmenëve të mëdhenj, oligarkëve. Ata I qëndruan besnikë linjës kapitaliste shkatërruese dhe nuk bënë asnjë reformë të majtë. Ata ndihmuan transferimin e pasurisë publike në duart e privatit dhe me këtë u bënë njësh me forcat fashistoide të djathta. Klasa e kalbur politike shqipëtare pra I shërben një kaste shumë të vogël njerëzish, ajo është e dobët me të fortin dhe e fortë me të dobëtin.
Në këto kushte, zgjidhjet nuk janë të lehta por gjithsesi mund të ndërmerren hapa që mund ta zbutnin deri diku efektin shkatërrimtar të kapitalizmit të pakontrolluar. Hapi I parë do ishte ndryshimi I sistemit zgjedhor në mënyrë që kandidatët e vërtetë të majtë të kenë mundësi të garojnë në zgjedhje dhe të konkurrojnë hapur. Hapi I dytë dhe shumë I rëndësishëm do ishte krijimi I nje lëvizjeje me bazë klasore dhe ristrukturimi I sindikatave. Hapi I tretë do ishte modifikimi dhe përmirësimi I mekanizmit fiskal aktual. Rregjistrimi I sakt I pasurive duhet të ishte hapi tjetër. Pasi të jenë rregjistruar dhe identifikuar pasuritë, goditjet më të mëdha duhet ti jepen kapitalit duke taksuar fort të ardhurat kapitale, dividendët, interesat, të ardhurat nga qeratë, trashëgimite dhe në përgjithësi cdo aktivitet në të cilin paraja prodhon para. Puna nuk duhet të taksohet kaq lartë dhe punetorëve duhet tu jepet oksigjen. Investimi në arsim është një tjetër përparësi. Vendosja e nje fondi special mbi arsimin dhe hartimin e një politike kombëtare gjithëpërfshirëse. Arsimi falas në të gjitha shkallët e tij duhet të jetë përparësi. Në përgjithësi zbutja e efekteve shkatërrimtare të kapitalizmit mbi vendin tonë duhet të jëtë përparësi mbi përparësitë. Macja e shëndoshë nuk duhet të shëndoshet më.
Xheisi Nanaj