Çfarë ndryshon kombësia e Vojsava Triballit?

jo nuk eshte fare problem romantiçizmi krahasuar me problemin e vertete. Ritheksoj se fenomeni i çmitizimit ka zene fill me çmitizimin e figures se Jezuit, gje qe nuk ka asgje te keqe ne vetvete nese behej me motivacion per ta paraqitur Jezuin si figure reale, jo i shperfytyruar ne forma te pabesueshme, mund te thuesh edhe romantike. Siç kam thene e sterthene me miljarda here, ka rendesi motivacioni se perse behen gjerat, dhe motivacioni i iluministeve frenge (jo rastesisht anti-romantike) ishte i nyte si denigrim i figures se Jezuit dhe shkaterrimi i krishterimit dhe besimit ne Zot me gjere. Pasoje direkte ishte Revolucioni Francez, i cili nise dhe bitisi si kunder i krishtere, te tjerat arsye jane te dores se dyte, biles te dores 14-dhjete. Duke rendur ne galop maje me maje, se s’kam mundesi te shpjegoj me nje koment tere historine moderne, ne daç kupto ne daç mos kupto, pasoje direkte e Rev. Francez eshte ideja e shtetkombit ne kuptimin modern dhe te sotem qe i jipet fjales. Dmth ideja e vjeter e Kishes u zevendesua nga Kombi, dhe figura e Jezuit, Shpetimtarit, u zevendesua me Napoleonin (po deshe sqarime me gjere mund te shikosh diskutimet me Vlonjat tek tema “Ardhja e Dyte”).

Tani dihet qe prej kohes Iluminizmit tere elitat intelektuale botrore, perfshire edhe ato muslimane te imponuara nga rrethanet e superioritetit te Perendimit, budiste, e çfar te dush tjeter, edhe eskimeze, kane pasur si model Rev, Francez dhe figurat qe e nxiten. Per te permend dy me te njohurit: Volteri dhe Rusoi, e qe te dy kunjin e kan pasur me Jezuin; thene shkurt hesapi, Volteri ka thene: “Un nuk kam problem me atin (Zotin), kam problem me birin (Jezuin)”, dmth nuk se ishte ateist, besonte ne Zot. Kjo per te kuptuar se implikohet ne kete mesele te nyte edhe nje llokme e mire e elites gjasme te djathte.

Tani kur un te tregoj se si me rezultojne edepseze (“kaq me del!”) gjeni mbare botrore si Volteri dhe Russoi, dhe pasuesit ngambrapa tyre psh Borges dhe Umberto Eco, ti kerkon te merrem edhe per motivet e Muç Nanos dhe Vehbiut? E çfar motivi mund te kene kta me te larte se Volter, Ruso dhe kompania bella? Un bishtukun nuk ju kam mbajte se ku i gjejne paret, nga Sorrosi apo nga Zorrosi, e as kam per tja mbajte veç me qene polic financjar, sepse nuk ka pike rendesie siç e shtroj problemin. Keta edhe sikur shenjtore me qene, po njesoj eshte, kaq me del!, jane pasues te Volterit dhe Rusoit ne barrikate me Gavroshin dhe zhardinen me cica jashe viv le frons!

Nje shtojce si sqarim: per Muç Nanon nuk e ve doren ne zjarr, per Vehbiun jam 100% i bindur qe nuk merr pare nga kurrkush dhe jeton me djersen e ballit. Njekohesisht Vehbiun e mbaj si nivel i larte intelektuali, me i larti nga te njohur verdalle sot, dhe per me teper edhe i talentuar si krijues, ndryshe nga dy mysketjeret çmitizues Klosi dhe Plasari, qe nuk ja shkrepin fare nga krijimi, jane thjeshte studjues t’mdhej.

Emerohet traineri I ri I kombetares Beluli asnje llaf.benet debat per memen e skenderbeut Te lindur 700 vjet perpara Beluli eshte all over the place .dynjaja si e njohim ka marre fund.:grinning:

Si person historik Skenderbeu I sherbeu evropes dhe vetes .
Si person mitik I sherbeu shqiperise si gur themelie I ndergjegjes kombetare Te shqiptareve .

Mendoj se per kete e kishte Beluli me lart kur thote qe te mos i biesh shume teorise ngambrapa se ka dhe melodi te tjera sic ke treguar qe di t’i luash edhe te keto 2-3 postimet me lart, edhe te ajo tema e Sfinksit e te tjera para asaj. Pse disa ketu mund te mos kene kapacitete apo pse shumica e temave banalizohen kjo nuk besoj se perben arsye qe edhe ti te ulesh standartin tend. Kush di te lexoje, lexon, kush di te komentoje komenton, te tjeret qe s’dine po prape komentojne…fali Zot se s’dine c’bejne.

nderkohe, babi i vojsaves ishte francez !

-po une e kam thene muaj me pare , e pata parashikuar, skicuar e portretizuar trajnerin i ri te Kombetares qe do te ishte italjan, duke e arsyetuar shkencerisht :joy: psene .
po ti sic duket nuk me njeh mire mua, perndryshe duhet ta dije qe une as nuk flas e komentoj kot, aq me teper te riperseris veten…:grin:

Kthup, ti je i ri ketu relativisht Belulit, me te cilin kam miqsi te vjeter, kemi ngrene nje furre buke bashke, deri edhe grindur. Nuk e ka aty Beluli siç kujton ti.

Kurse ty te sqaroj se ka ndryshim midis banalitetit dhe vulgaritetit, un perpiqem (e here ja dal, e here nuk ja dal si ne rastin tend) te bej vulgarizim te teorise. Njesoj si praktika e vulgarizimit te shkences me libra per popullin e thjeshte. Vulgarizimin shkencor e ka bere edhe Ajshtajni dhe gjysma e gjenive fizikante, e jo vetem per caritas, por sepse eshte e veshtire, shum e vestire te shprehesh nje ide te komplikuar ne menyre te thjeshte. Ne fund te fundit e Verteta shpjegohet thjeshte, ky eshte kriteri formal i te Vertetes.

Konkretisht kur un them ngambrapa, nuk nenkuptoj vetem sumen e Sulltanit dhe Kopiliçit, kryesisht nenkuptoj situaten e Koheve te Fundit qe nuk mund te krijoje gje te re, eshte komplet e shteruar kultura, rreket te shkohet para duke pare ngambrapa. Suma eshte pasoje vulgare e kesaj situate, njekohesisht edhe te kuptuarit me sume, dhe per sume.

Ja shiko nje teme te Peshkut te vjeter ku sqarohet ideja, nuk besoj ta kesh lexuar meqe i ri, ka komentuar edhe Beluli me kordhe ne dore.

http://arkivi.peshkupauje.com/2016/06/retromania

1 Like

Alba, e lexova, ne fakt shkrimet e Vehbiut i lexoj me endje, dhe te them te drejten, ishte shkrimi i pare i Vehbiut me difekte. Ne shkrim kishte ca konstatime, ca interpretime jo te drejta, sikunder dhe ca fakte te drejta.
Ne fakt ky shkrim ishte per tu sjell menjan nga adminet.

nashi o belul memedhetari vehbiut nuk mund ti themi bicim studiues sepse eshte I fushes .bile disa nga idete e tij mbi periudhen jane te njejta me ato te shmidt I cili e ka shkruar libren e tij mbi skenderbeun me vone nga shkrimi I Vehbiut.

i ciles fushe eshte Vehbiu ? -me sa di une i gjuhesise, apo jo ?
po edhe sikur te jete i fushes se historise, nuk mendoj se shkrimi i tij qe solle ti ishte pasoje e ndonje studimi te felle profesional historik… “opinion personal”, e thote vete ai.

nese e pe ate videon per Donika Kastriotin qe solla te nje koment me siper, ai historiani i artit, profesor universiteti ne Valencia, ne fund thote dicka interesante kur flet per periudhen e komplikuar te mesjetes, ne Spanje , Itali por edhe Shqiperi… “per keto ceshtje te komplikuara duhen shkruar libra (dhe nenkupton libra nga historiane ) apo duhen organizuar kongrese”

kupton ti nashi qe nuk mund te trajtohen kaq kollaj keto tema me artikuj biçimstudime e aq me pak nga kokcepa ronxho bonxho tip Muc Nano
:joy:

Greket e serbet e duan Skenderbeun per vete …serbet thone ka maman serbe ,greket ka babain …
e Muçi qe vesh çorape te kuqe ja fal …
Faljani fqinjeve Skenderbeun faljani …

Skenderbeu sipas shumices se historianeve e ka pasur nenen e tij (Vojsaven) nga nje familje feudale sllave, nga Pollogu i Maqedonise. Nuk dihet me siguri se a ka qene serbe, sic pretendojne historianet serb, apo sllavo-maqedone (bullgare) po te kesh paraysh vend-ndodhjen e Pollogut, po ajo nuk eshte edhe aq me rendesi. Perkatesine sllave te Vojsaves (Vojushes) duket sikur e mbeshtesin edhe emrat sllave qe hasen ne familjen Kastrioti, duke filluar nga vete Vojsava, e duke vazhduar tek emrat e disa prej femijeve & niperve te saj: Stanishe, Rreposh, Mamica, Branilo etj, (megjithese emrat jo cdohere e percaktojne perkatesine etnike te nje individi apo nje familjeje).

Cfaredo qe te kete qene perkatesia etnike e Vojsaves, vete Skenderbeu ka qene shqiptar (arber) meqe babain e ka pasur shqiptar. Dihet qe ne ate kohe kane ndodhur martesa te perziera mes familjeve feudale, keshtu qe edhe familja e Kastrioteve nuk ka bere ndonje perjashtim. Po ashtu dihet qe ne Ballkan, ashtu si edhe ne pjesen dermuese te shoqerive boterore, familjet jane patrilineale, domethene eshte perkatesia etnike e babait ajo qe e percakton kombesine (etnicitetin) e femijes. Pastaj, nuk ka qene vetem Skenderbeu qe ka pasur nenen te nje kombesie tjeter nga ajo e babait. Per shembull: perandori serb Dushani ka pasur nene nje bizantine (anadollake-greke?!), shume prej sulltaneve turq kane pasur nena jo-turke (greke, sllave, cifute, armene, gjorgje etj), po une nuk kam degjuar qe dikush te pretendoje qe Dushani ka qene grek, apo qe filan sulltan nuk ka qene turk.

Per A Vehbiun…

Ne kete faqe eshte nje shkembim letrash ne mes te Skenderbeut dhe nje kundershtari Italian ku flitet edhe per kombesi.

The letter to Skanderbeg:

ÒGiovanni Antonio, Prince of Taranto, to Georgio albanese, greeting.

You will find other men who all support your proud appearance (?) and no one will avoid your face. Our Italian soldiers will challenge you very well and have no fear of the Albanese. We already know your generation and respect the Albanese like sheep, and it is an embarrassment to have such cowardly people for enemies; (neÕ?) would you have embarked on such a business if you had stayed to dwell in your house.

Sipas pegjigjes se Skenderbeut kunder fyerjeve te Italianit duket se ai ka qene shqiptar dhe nacionalist . skenderbeu e quan veten dhe shqiptaret pasardhes se epiroteve dhe maqedoneve te lashte por askund nuk i permend serbet dhe greket.

Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto:

ÒGiorgio, gentleman of Albania, to Giovanni Antonio, Prince of Taranto, greeting.Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. My elders were from Epirus, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies.

I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?

In the past the Albanese have (fatto?) experience if the Pugilese were armed; (neÕ) I would again find some who would have been able to aspired to my nature. I have well noted from the back how many of your soldiers are well armed but have never been able to see their helmets or (tanpoco?) the face except those that have become prisoners. (NeÕ?) I seek your house (Bastandomi?) my own. Besides, it is well known that you often would have shot your neighbors for their possessions, as now you would force out the king of your house and your kingdom.

(Che se?) If I fall in the difficult task I have embarked on I will be buried as (mi vai?) wishing in your letter, will bring back my soul as a reward from the Chancellor of the universe, of God. Not only will I have perfected my intention, but also I will have planned and attempted some distinguished deed.

Good bye…Ó

shiko Belul kerkesa per profesionalizem nga historian zanati eshte legjitime, por duhet te kesh parasysh se bindja qe ka çdonjeri, nuk varet nga profesionalizmi, sepse ka historiane zanati te nje niveli qe kane bindje te ndryshme. Psh ne Itali ka historiane zanati qe e konsiderojne Umberto Econ katunar, dhe me keq se katunar, trasformon me qellime politike historine. Objektivitet total nuk ka as ne shkenca ekzakte, e jo me ne shkencat humaniste. Sekush terheq uje nga mulliri i tij, vetem amatoret besojne ne objektivitetin e dokumenteve, per me teper te ndodhura ne Vatikan, i cili ruan tere segretet e botes, edhe kush ka pallu Maria Magdalenen, kodi da Vinçi.

He er burre ku jane keta historiane zanati dhe kongrese qe bejne studime per Skenderbeuun, apo sa per te dhene direktiva nga lart se çfar duhet bere, e asnje nuk ben asgje. Derisa arriti puna qe shkrojti nje i huaj per ne, por edhe ky nuk quhej se i kish dhene paret Muç Nano.

dhi e zgjebosur, bishti perpjete si Kurreshtar Loqja.

e dashur, a mund te ma sjellesh ne shqip ose hollandisht kete pjese qe eshte ne anglisht

Punimi i doktoratures se Nolit me teme Gjergj Kastriot Skenderbeun. Skanimi nuk eshte perfekt po nder autoret qe permenden, jane dhe rusi Makushev (gabimisht ne tekst lexon Hakushev) dhe gjermani Fallmerayer.
Citohet nder te tjera ky te kete thene:

  • An Albanian could not be enslaved alive. Nobody in the slave markets of Turkey would buy an
    Albanian or a Hungarian slave because they were Impossible to handle and too dangerous for their masters. Fallmerayer is right In calling them fanatically freedom -loving. The Turkophile, Critoboulos, confirms it: rather than surrender to the Turks, they hurled themselves from the rocks down to the ravines, preferring death to slavery.

Kurse sot krenarine shqiptare e perfaqson raca shkabiane. Sa turp!

Pjese nga intervista e Kadarese dhene Gazetes Shqiptare

Një polemikë e gjatë dhe e ashpër ishte ajo mes jush dhe Rexhep Qosen mbi identitetin e shqiptarëve. A keni diçka të re për të shtuar mbi këtë debat?

Debatet me Rexhep Qosen mbi identitetin europian të shqiptarëve, janë të njohura nga shtypi dhe nuk kam asgjë të re për të shtuar. Kam shprehur mendimin tim se jemi popull europian dhe duhet të jemi pjesë e familjes europiane. Qose mendon se jemi gjysmë përgjysmë. Nëse turpi nuk do na mbetet për çmitizimin e figurës së Gjergj Kastriotit, do na mbetet për këtë çështje. Të ngresh tezën se një popull e ndryshon identitetin e tij pas një pushtimi, është një gjë e turpshme.

Si i vlerësoni tezat historike të hedhura përgjatë këtyre viteve, një pjesë e të cilave e çmitizojnë figurën e Heroit tonë Kombëtar?

Kjo dukuri është një nga turpet e kombit shqiptar. Ka disa autorë që janë përpjekur ta bëjnë këtë gjë në mënyrën më të pafytyrë. Problemi është shumë i thellë dhe themelor për kombin shqiptar. Të çmitizosh figurën e Gjergj Kastriotit, do të thotë të bësh sulm kundër konceptit të lirisë. Duan të na mbushin mendjen se Gjergj Kastrioti ka qenë një figurë negative e historisë shqiptare. Kjo është një histori e vjetër në shëmtinë e saj. Ka pasur teza për këtë çështje. Teza e parë është krijuar nga fqinjët tanë rreth 200-300 vjet më parë. Para tyre, këtë tezë e kishin ngritur turqit, se për ta, Gjergj Kastrioti është një renegat, tradhtar dhe armik. Ka pasur përpjekje dhe nga pjesa renegate e popullit shqiptar që janë bashkuar me këtë tezë, se janë të dërrmuar nga kjo pjesë. Të jesh kundër Gjergj Kastriotit, do të thotë të parapëlqesh robërinë para lirisë dhe Shqipëria do të ishte vendi i parë në Europë që do ta bënte këtë. Vendi ynë do të ishte i pari në Europë që do t’i vinte një njollë të madhe dhe të shëmtuar historisë, që nuk do të hiqej në shekuj. Njerëz perversë me shpirt pseudointelektuali, janë bashkuar në këtë fushatë kundër Gjergj Kastriotit, i cili është figura që simbolizon bashkimin e Shqipërisë me Europën. Fushatë më të turpshme në histori nuk ka për të pasur dhe nëse e pranojmë, do të jemi kombi më pa dinjitet në Europë./Gazeta Shqiptare/

belul si e shpjegon fenomenin qe veren Vehbiu si gjuhetar ?

"…Është fakt i njohur që Skënderbeu dhe epoka e tij pothuajse nuk kanë lënë gjurmë në kulturën popullore të shqiptarëve – gegë dhe toskë, të krishterë dhe myslimanë.

Kjo mund të shpjegohet me atë që Skënderbeu, në thelb, nuk i përkiste identitetit “shqiptar” si të dallueshëm nga identiteti “arbëror”.

Pas përfundimit të rezistencës arbërore, në fund të shek. XV, ata arbërorë që kishin marrë pjesë aktive në luftrat ose u larguan drejt Italisë e ndoshta Greqisë e Dalmacisë, ose u shfarosën, ose u konvertuan në Islam.

Stërgjyshërit e drejtpërdrejtë të shqiptarëve të sotëm, pas gjase, do t’i kenë përkitur atyre shtresave që pak u përfshinë në Skënderbejadë – p.sh. banorë zonash të thella malore.

Mungesa e gjurmëve në foklor është shumë serioze, kërkon shpjegime, nuk mund të injorohet. Aq më tepër që, në këngët e ashtuquajtura “legjendare” ose historike ka plot që i referohen asaj periudhe. Por personazhet të cilëve u këndohet atje – si Gjorg Golemi – nuk njihen, ose janë fare minorë.

Për të sjellë një krahasim, gjurmë të Skënderbeut në foklor i kam ndeshur deri edhe në një përrallë italiane të mbledhur në Napoli, ku heroi ynë përmendet si “Scannarebecco” (“La Fiaba dell’Orco”).

Në të vërtetë, Skënderbeu u thirr nga Ferdinandi i Napolit për të marrë pjesë në ca luftra të vockla fisnikësh, të cilat i fitoi duke u shquar edhe për mizori të madhe. Që këtej edhe frika trashëguar në vargjet…"

Skenderbeu se fundi permendet vetem neper rastet ku trajtohet identiteti kombetar.
Duhej te mjaftonte fakti qe nuk e trajton dot identitetin shqiptar pa permendur skenderbeun. Pa le te jete mit, realitet, rom egjiptian kinez serb. Etniteti dhe entiteti shqiptar e ka kapercyer ate lum. Punen (funksionin) e tij skenderbeu e ka kryer ne shek XIX, ne udhekryqin historik te popullit shqiptar. U gjet dhe u perqafua.
Pa arrogance, por sot mund te bejme edhe nese dalin fakte s’ka ekzistu kurre skenderbeu etj.

Ceshtje ekzistenciale sot per tu trajtuar eshte kjo lehtesia e padurueshme e intelektualit shqiptar qe derisa pi kafen e mengjesit ve kazmen ne themelet e identitetit te etnise se vet.
Nje m nano qe shkruan per vojsaven ne fakt tenton te fshehe m nanon ideator te aleances se qelbesirave. Kulmi i kreativitetit te tij mbetet aleanca e qelbesirave qe duhet te drejtoje shqiperine.

2 Likes

Pashmangerisht u pru ne kte muhabet te bere boze Kadare dhe Qose si deshmi qe edhe ky diskutim eshte komplet i politizuar bole e majte dhe e djathte (Kthup ja ku i ke dy bolet e Marlonit qe ju rri siper ngambrapa), dmth komplet i paragjykuar; studjuesit kane bindje dhe kushtezuar nga keto bindje dalin per gjah ne gjetjen e dokumentacionit dhe fakteve objektive :stuck_out_tongue:.

He mer Belul, meqe deshe historian akademik, ja ku e ke Qosen te tille, krahasuar me te per studime historike Kadareja eshte katunar fare.

machiteva, eshte pikerisht ky lloj pragmatizmi niçean qe na ka sjelle ne kete derexhe, qe mjafton qe kemi kombin, por nuk e rru njeri per te verteten dhe Skenderbeun. Iluministet, dhe rilindasit tone qe ishin kryesisht iluministe, me te njejtin pragmatizem se rrujten per Krisht e Pejgamer dhe e zevendesuan me Skenderbeun. Rrokopuje shkojne keto pune, tani nuk e rrujme as per Skenderbeun, por vendi nuk mund te rrije bosh, do ta zeje njeri (ose mbinjeri) tjeter. Dhe hop vjen Marlon mbinjeriu mbi kale qe pyet sumen me dy fele ne shkretetire.

Mbajeni n’tullum se vete e kerni kerkuar! (me perjashtim te Kthupit qe nuk flet gjera banale).