Ç'ka të përbashkët Jackie Kenedy me Pablo Nerudën? (ose: Portmontoja dhe Poeti)

he bravo, edhe ti pa dashje, ne menyre intuitive, vertetove teorine me te modhe ne bote: Teorine Dyfelere. Ne rastin tend qe interpretimi eshte dyfelor, dy fele jane gjithnje legjitime, njesoj si dy parti politike, dy loqe, dy fele duci, dhe te mos harrojme me te rendesishmen e kohes, dy fele sume.
Pra Frojdi edhe interpreton qe shtypja beri njerine, por edhe qe shtypja e ç’ben njerine, e ben neurotik. Prandaj vetiu liria seksuale rezulton sherimi, dhe simboli dyfelor eshte minotauri:

ose centauri.

te rossellini me journey to italy kam has nje skene te ngjashme.
Jackie eshte nje bijou, qe me ben ta rishoh.

Shto faktin qe regjizori ka bere zgjedhjen e duhur: ka filmuar nga shume afer heroinen e saj. Pergjithesisht, ikonat, cilado qofshin ato, filmohen (vizatohen,… ) nga afer. Dhe, qe nga momenti qe nje regjizor i regjistron ato me empati, ato kthehen en fantazma (nga të fundit qe kisha parë e me kish mbetur në mendje ishte ajo e Che Guevares (film i Soderbergh-ut), krejt e ndryshme nga fantazma e Jackie-t. Por pikerisht, kjo eshte dhe magjia e kinemase

1 Like

nuk bie dakord pasi eshte siperfaqesor si interpretim. dmth “liria seksuale” nuk te garanton sherimin nga neuroza. seksualiteti eshte perdorur nga ai, ndermjet te tjerave, ne kuptim e forces udheheqese jetesore, pra merr nje perkufizim me te gjere se sa akti seksual te cilit besoj se i referohesh.

Ke te drejte qe permend takimet me reverendin sepse janë pjese e llogjiken se montazhit të filmit, montazh jo-linear i cili, me shume se ngjarjet apo aspektet (facets) e ndryshme të heroines, ka për lejtmotiv nje fare shakulline, shtjelle, vorbulle (fizike, sentimentale, shpirterore, familjare… etj etj) qe na çon në zemer të kesaj ngjarjeje (historie). Reverendi eshte pjese e kesaj shtjelle (shakulline…)

1 Like

besoj te kuptoj, ka lidhje me montazhin kaleidoskopik kjo qe sapo rreshtove.

shum mire qe nuk bie dakord, besoj se do ta kesh kuptuar, dhe un e kam bere me se te qarte me shum komente, qe as une nuk bie dakord. Por fatkeqsisht bie dakord tere elita e sotme planetare qe eshte tumllas me revolucionare te vitit 68-te (ku bejne pjese Starler, Korrikse, Albanoid, dhe i Modhi Godard) qe eshte i fundit revolucjon akoma ne vazhdim.

Dhe per kete eshte pergjegjes Frojdi qe eshte shprehur double bind per seksin, njesoj si ne muhabetin tone. Epigonet e tij jane shprehur qarte, si psh Wilhelm Reich palluesi dhe i palluari me i modh ne bote. Teoria nuk eshte nje glase qe leshohet pa pergjegjsi, nje teoricjen eshte pergjegjes edhe per konseguencat e teorise se tij. Njesoj si per Marksin dhe epigonin Lenin, nuk mund te çlirosh djajte nga prezervativa e Pandores, e te lash duart si Ponc Pilati “se un vetem shkrujta mer jau!”.

Per kete teme do te shkruaj ne te ardhmen, se si qendron raporti i seksit dhe libidos (lidhur me krijimin, edhe krijimin artistik, konceptin e sublimimit ose sublimacionit), dmth kuptimit te gjere te seksit te cilit i referohem. Do ta lidh edhe me Wagner nazistin, meqe ti je muzikant i majte komunist dedakakofonik qe qeke kunder aktit seksual. Por edhe akti seksual ka kuptim me te gjere se pallimi bjelle manivele i vitit 68-te.

Problemi i njerezve pa kulture kinematografike eshte se kujtojne qe, gjera të tilla si montazhi, mizaskena (regjia) etj etj janë qellim në vetvete, janë “gjera teknike”, janë marifete të regjizoreve. JO dhe JO: nuk janë qellime në vetvete por janë, ashtu sikurse stili I nje shkrimtari, në funksion të vepres (letrare ose kinematografike), në funksion të permbajtjes, në funksion të asaj “çka dashur të thote autori”.

ne mungese te kultures kinematografike eshte kollaj te kesh qasje te tilla jo te drejta. Ato kushtezohen nga keqkuptimi i madh se funksioni i nje filmi eshte vec ‘entertainment’ dhe eshte e veshtire te arrish aty ku po shpjegon ti, nisur nga ky koncept.

Pastaj ti vete ke folur kaq here per raportin e distancuar qe krijon prej shikuesit kinemaja, fakti qe filmberja eshte nje ndermarrje e madhe dhe e komplikuar ndryshe nga letersia a piktura, eshte ne disfavor te mirekuptimit te kinemase. Ne pergjithesi njerezit i bien shkurt gjerave.

1 Like

lidhur me close takes , ndonjeher i cuditshem kendi i qasjes pavaresisht empatise per personazhin. Ndoshta nje teknike ne funksion te ekspresionizmit.
Soundtrack, interesant sesi funksiononte ne krijim te nje ndjenje angushtie. Psh. kenga e Camelot ne nje nga momentet me te deshperuar, ku Jackie nderron gown-s (fustanet) si outlet per gjendjen e saj, por qe kenga aktualisht e thekson me tej ate dhimbje ne vend qe ta largoje, njelloj si ne shprehjen qesh se nuk qaj dot.


sh. domethenese kjo qe ke shkruar, Miti i Kennedy-s eshte aq i famshem per shkak te nje censurimi te vazhdueshem qe kjo familje elitare i ka bere publicitetit te jetes se saj perballe popullit. Nje sjellje ne kufijte e kultures per ata, sepse opinioni eshte qe ajo ka qene konsistente ne kohe si sjellje, gjenerate pas gjenerate. (“Royalty needs tradition. And tradition needs time…” - thote Jackie ne film)

Ne kete moment, po te perqendrohemi tek koncepti i censures, mitit dhe kultures, do thoja qe ne kulturen post-90s, fjala censure per shqiptaret ka thuajse teresisht ngjyra politike. Ne nje kohe qe tema e Kennedy-s na lejon ta clirojme fjalen nga ky konotacion, te shohim atavizmin e ketij dimensioni , dhe ta leme te marre fryme konceptin ne dimensionet e tjera te tij, ne rastin konkret, ate personal apo familiar.
Jo se tek ne ato kane qene ndaluar (censurimi i dimensioneve te censures :smile: ) por rrethanat e ngrine konceptin si te tille, vetem ne dimensionin politik te tij. Pra e mitizuan ate ne njefare menyre saqe sot ne shqiperi censurimi associonohet ne sekonde me politiken, ne kuptimin e suprimimit te lirise se shprehjes. Dhe gjejme qe si shqiptare te kemi krijuar mite mbi censuren vete. Nderkohe qe Kennedy-s krijojne mite mbi familjen (me ane te vetecensures).

Ajo eshte skena me e mirë é filmit. Fare fare me e mira [quote=“korriku, post:30, topic:1853”]
Soundtrack, interesant sesi funksiononte ne krijim te nje ndjenje angushtie
[/quote]

Ti e di qe une pothuaj nuk flas kurre për muziken në nje film, por kesaj rradhe, si rralle ndonjehere, ajo eshte ti heqesh kapelen. Sigurisht, si merite e regjizorit qe ka ditur si e sa ta perdorë (e padyshim edhe i kompozitores angleze Mica Levi (Micachu). Në fakt, eshte muhabet i gjate e i ngaterruar perdorimi i muzikes në nje film por, pervec faktit të méritës se regjizorit se si, sa, kur (etj etj) e perdor ate, kuptohet qe kjo varet edhe nese kompozitori qellon në shenje.

Por dhe kjo puna e te qelluarit në shenje (flas për muziken e kompozuar, JO për atë qe ekziston tashme, psh muzike klasike, ose pjese muzikore tashme të njohura) eshte muhabet i gjate e i ngaterruar (eshte shume e rendesishme psh qe kompozitori të jete pothuaj po aq I talentuar sa dhe regjizori, në mos po aq dhe i kulturuar kinematografikisht, për të mos thene pse jo dhe kinofil). Me siguri qe edhe shanci, fati duhet të kete nje pjese të tij (nje rastesi fatlume- si të thuash). Psh “Le mépris” (Contempt) i Godard eshte i “permbytur” në muzike, dhe në 70% e rasteve eshte e njejta teme (enkas, sigurisht !!). Biles ne disa vende Godard e ngré aq shume muziken sa mos degjohen mirë as dialogjet, si për të na thene se s’ka piken e rendesise se cfare bisedojne personazhet sepse atmosfera mes tyre eshte aq e rende sa qe, cfardo qe ata te thone, asgje nuk mund ta ndryshoje rrjedhen e ngjarjes (eshte momenti në anijen e xhirimit kur Michel Piccoli i thote të shoqes, Brixhit Bardose le të ike me producentin, s’ka gje, le të ike, nuk i ngelet qefi). Për mendimin tim, pervec faktit qe Georges Delerue eshte nje nga kompozitoret me të medhej të historise se kinemase, pervec faktit qe Godard ka ditur ta perdore në menyre të shkelqyer ate muzike qe i ofroi kompozitori, pa dyshim qe ka patur dhe nje fare shanci në kete mes.
Mendoj se eshte e njejta gje me muziken e “Jackie”. Dhe ka nje “detaj” qe konfirmon kete qe them: nese e mban mend, filmi hapet me nje skene ku nuk duket asgje, ekrani eshte plotesisht i zi, sterr, dhe menjehere degjohet muzika goditese (me thekse ankthi, siç thua dhe ti).

Çdv

e kam parasysh ekranin e zi me muziken hapese. Me ane te tij kemi nje hyrje direkte ne teme, mendoj.
Per Mepris duhet t’a kesh marre shembull dhe here tjeter. Por cdo here qe e trajton ti e sjell ate ne menyre te re. Qofte sikur dhe vetem per faktin qe flet per muziken e tij si nje rastesi (fatlume) psh.
Te kuptoj per cka shpjegove. Muzika e Georges Delerue (nuk ia dija emrin dhe s’isha interesuar, por ti e solle) eshte aq e rendesishme per Mepris. Mua po te me thuash te kujtoj skena te ketij filmi, e pamundur te mos me vijne bashke me soundtrackun e famshem. Kisha bere nje bisede per te me Albano-id (flm) ketu vjet.. Flm.

https://www.youtube.com/watch?v=4TvL7YlVWEo&list=PL901F138EA5622F52&index=3

Natalia pervec se IMITOI bukur mire personazhin e Jackiet nuk m’u duk se percolli gjendje emocionale gjate rolit e saj. Edhe une e lashe filmin pergjysem.