Çmimi i sinqeritetit

Ankthi i pritjes së ndarjes të çmimit Nobel të letërsisë 2016 dhe veçanërisht, zhurma mediatike që vijoi pas dhënies së tij poetit-këngëtar Bob Dylan, la krejtësisht në heshtje faktin se pikërisht në prag të kësaj ngjarjeje, këtu e nëntëdhjet-e-pa-një vjet më parë lindi Gunter Grass - edhe ai kurorëzuar me dafinat e lavdishme të letërsisë në vitin 1999 për “… fabulat e tij zbavitëse që portretizojnë një faqe të harruar të historisë”, natyrisht, atë të Gjermanisë - vendit të tij.

                                     * * *

Ç’është e drejta, asgjë (ose pothuaj) nuk sugjeron një përqasje mes këtyre dy nobelistëve - përveç faktit se si i pari dhe i dyti, sejcili në mënyrë të vet, kanë lëvruar artin aq metafizik të poezisë dhe atij tjetrit se, gjithmonë në mënyrë të vet, ata kanë qenë politikisht të angazhuar në favor të idesë sociale, të lirive dhe të demokracisë. Përkundrazi, çdo gjë dëshmon se përzgjedhja e Grass-it mes turmës së konkurrentëve të vitit 1999 ishte një veprim sa i qëlluar po aq edhe i natyrshëm: bëhej fjalë për shkrimtarin më të spikatur të vendit të tij dhe gjithë gjeneratës letrare gjermane të pas-luftës, botërisht i njohur dhe i përkthyer në disa dhjetra gjuhë; autor i njëzet-e-kusur vëllimeve me tirazhe të mëdha, lëvrues i prozës, poezisë, dramës dhe esesë politike… Por padyshim, mes kësaj krijimtarie ajo çka bënte ferk edhe për sytë pak të mallëngjepsur të komitetit të Stokholmit ishte e ashtuquajtura " trilogji e Danzigut", e përbërë nga romanet e tij befasuese “Daullja e teneqes”, “Vitet e qenit” dhe “Macja dhe miu” (*), një mënyrë sa metaforike po aq edhe kakofonike e imagjinarit grassian si pasqyrë e ndërthyer e realitetit të frikshëm hitlerian të Gjermanisë së tij.

Pa fjalë, është e vështirë të përdorësh kallëp letrar për të kategorizuar teknikën, metodën dhe stilin grassian. Një tufë admiruesish këmbëngul për ta quajtur “realizëm magjik” dhe mundohet t’i japë autorit një nga atësitë e shumta të kësaj rryme, dikush tjetër habitet me naivitetin e universitarëve që “… mendojnë se realizmi magjik është specifik i shekullit të XX” ndërkohë që na rikujton se përmasa ëndërruese egziston në letërsinë botërore me Danten apo Gëten… Pavarësisht etiketave apo rikujtesave, ajo çka lexuesi i vëmendshëm gjen në veprën e Grass-it është edhe magjikja imagjinatë edhe i pazakonti realitet, që të dyja të ngjizura në fjalë dhe fraza, të tjerrura me art… sikundër dhe një pështjellim marramendës situatash sa komike po aq tragjike, një rendje pikareske personazhesh mes dhunës së gjithëgjendur, një ndërthurrje mjeshtërore e të shkuarës me të tashmen - thjesht, një mënyrë krejt origjinale që shpjegon edhe suksesin e menjëhershëm të veprave të tij. që ngjall njëkohësisht edhe admirimin e lexuesit, frymëzimin e rioshit shkrimtar për t’u përshtatur ndaj stilit si edhe cmirën apo zilinë e kritikut.

                                    * * *

Në një tjetër rregjistër - atë të historisë, metoda dhe stili aq të përfolur mund të shihen si mjete alla Grass për të kuptuar dhe interpretuar një të kaluar të dhimbshme dhe vështirësisht të shlyeshme nga kujtesa, një rrebelim kathartik ndaj harresës kolektive të bashkëfajësisë - një monolog i artistit i shëndrruar në thirrje për dialog publik. Guximi i tij i vërtetë prej artisti - sikundër dhe kontributi i tij, në fushën e letërsisë është pikërisht përdorimi i fiksionit si një formë efikase dhe e vlefshme e historiografisë alternative. Me fjalë të tjera më të thjeshta, nëpërmjet leximit të prozës së tij të fandaksur dhe provokuese, ai i detyroi bashkëqytetarët e tij të kqyrnin me më pak komplekse të kaluarën e tyre të frikshme. Ndërkohë, guximi i tij i vërtetë qytetar është përballja me të kaluarën e tij vetjake, nëpërmjet veprës autobiografike që karakterizon fazën e fundit të krijimtarisë së tij.

Në mënyrë ende më prozaike, ajo çka publiku mban mend është deklarata e tij dhënë gazetës “Der Spiegel” në gusht të vitit 2006, e ndjekur nga botimi i librit autobiografik “Cipat e qepës” - me që ra llafi, një sukses letrar po aq i madh sa edhe të tjerët, ku u mësua se në atë të largëtin vit 1945 - në moshën 17 vjeçare, shkrimtari nobelist tashmë plak kish mbajtur uniformën SS dhe kish marrë pjesë në luftimet e fundit të Gjermanisë hileriane. Çudia dhe indinjata legjitime e publikut u përzie me gëzimin e gjithë atyre që s’kishin honepsur as suksesin as edhe angazhimin e tij politik. Dora-dorës ai u quajt hipokrit dhe mashtrues - deri dhe i padenjë për Nobelin tashmë të harruar. Kjo hije e ndoqi deri në vdekje, në vitin 2015. Përtej të dëshpëruarve të shumtë, vdekja e Grass-it çliroi plot të tjerë, të lumtur dhe të lehtësuar nga largimi prej skene të një provokatori, të një kritiku të idhët, të një psudo-harraqi - pse jo, ta themi troç - të një palo shkrimtari dhe të një palo-gjermani!

                                           * * *

Nuk e di mendimin e lexuesit, por unë vetë jam i bindur se vendimi i fundit i Komisionit Nobel për të shtyre me një javë shpalljen e fituesit s’ka të bëjë aspak me ngasjen për t’u referuar ditës së lindjes së Gunter Grass-it - dhe me ndonjë ide të prapë që fantazma e babait, t’u rikujtojë pinjollëve raportin sinqeritet me të kaluarën e tyre. Paçka… dashur-padashur kjo temë del përpara vetvetiu sikundër dhe rasti për t’i shkelur syrin gjermanit të lavdishëm që zbavitet ndërkohë me kërmijtë dhe peshqit e tij të dashur aty lart, në parajsën e shkrimtarëve.

Sa është e vërtetë që kërkimi i ethshëm i gradës së lavdisë dhe njohja e talentit të vetvehtes mund të ndikojnë në vendimin për të mos bërë të ditur botërisht mëkatet e rinisë së hershme si edhe pohimin e përgjegjësisë (apo të mungesës së saj) në kryerjen e gjestit vështirësisht të falshëm, është po aq e vërtetë që urtësia e pleqërisë dhe dhe distanca me të kaluarën e zymtë lehtëson peshën e turpit dhe mundëson nevojën e amëshimit - rikthimin drejt të kaluarës, të themi me zemër në dorë dhe jo me dorë në zemër.

A ka vlerë sinqeriteti i vonuar? Mendoj se po… së pari, nga pikpamja absolute pasi sinqeriteti është shprehje e raportit personal me të vërtetën, e cila ndoshta vonon por sidoqoftë vjen! së dyti, nga pikpamja relative, pra krahasimisht atyre që, paçka moshës, ende këmbëngulin në heshtjen folëse. Bile ka edhe nga ata që vazhdojnë t’i mbushin mendjen të tjerëve - në rradhë të parë vehtes, se lavdia dhe talenti mbeten petka mjaftueshmërisht të praruara për të mbuluar lakuriqësinë.

Çështje karakteri! sigurisht, por jo vetëm. Mjafton të kesh lexuar Andersenin - një tjetër shkrimtar ky i fundit që ka vdekur përpara lindjes së Nobelit - të çmimit të letërsisë natyrisht, jo të babait të dinamitit.

  __________________________________________

(*) Shënim: përkthimi i titujve tê mësipërm të Gunther Grass-it është i imi dhe jo forcërisht përputhet me atë çka ka mundur të shohë lexuesi shqiptar në librari. Kështu, daullja në shqip vjen e llamarintë - paçka se në origjinalin gjermanisht “Die Blechtrommel” ajo tingëllon thjesht si e metaltë. Ndërkohë, në përkthimin e tyre anglezët e kallajisin metalin (tin) ndërkohë që shqiptarët e zingosin. Çështje teknologjie do të thotë dikush… çështje imagjinate do të thosha unë. Sidoqoftë, zgjedhjet nuk mungonin - nën shembullin e francezëvë të cilëve me sa duket s’u intereson aspak metali dhe e përkthejnë thjesht “Daullja”!
Ndërkohë që daullet bien në gjuhët e tyre të zhurmshme, mua më kujtohet paqja e fëmijërisë në Korçën e sime gjysheje; më vjen ndër vesh zëri i kallajxhiut shëtitës që ushtonte në sokakët e kalldrëmtë : “… hajde çingo, llamarina.…” dhe ndër sy dora e tij e zezë magjike që bënte të llamburisnin gjymet, tiganët dhe kazanët e bakërta. Ja përse sot e kësaj dite preferoj teneqénë ndaj llamarinës!

2 Likes

Idene kryesore te shkrimit nuk e kuptova, kshu qe s’di çer t’them.
Po them diçka sa per te thene, per te mos e lene thate postin e kultures, per inot te llapaqenerise gjasme politike me Trump dhe Klinton.

Grass nuk pelqente vetem kermijte dhe peshqit, por pelqente edhe mijte, bretkosat, ngjalat, (dhe keto me teper) dmth pelqente anen e erret te qenies, referuar simbolikes perfaqsuese te kafsheve.

1 Like

I Mothi Inkuizitor,

Shkrimi shpreh gjëra të cilat, dashur-padashur, edhe një koment me dy rreshta si i yti i ilustron në mënyrë të përsosur:

  1. të jemi të sinqertë ndaj botës,veçanërisht kur ajo botë na mat me masën e kandarit Nobel. (duke lënë Nobelin mënjanë, ti pranon me sinqeritet që s’ke kuptuar idenë kryesore të shkrimit);
  2. të guxojmë të themi mendimet tona, paçka apo jo të shprehura bukur apo të renditura me kujdes. (Nga shtatëdhjetë-e-pa-një lexues të këtij shkrimi deri më tash, ti je i pari që po le një shënim);
  3. Lëvrimi i letërsisë si lëmi e aktivitetit intelektual ka avantazhin se të lejon t’i biesh dritares që të të dëgjojë dera (përmendja e katalogut të kafshërisë simbolike alla Grass për t’ju referuar realitetit të trishtë Trump - Klinton)

Të falemnderoj për këtë koment kaq ndriçues.

1 Like

faleminderit xixe per komplimentat, megjithse nuk kuptova perseri asgje nga komenti.

Vetem aman mos me fut ne ate listen tende te te medhejve!

2 Likes

Mbasi lexova perseri, tani e kuptova ku e hedh fjalen, me ngaterronte Bob Dylan, kerkoja te gjeja lidhje midis tyre, plus faktin qe dyshoj ne sinqeritetin e Grass dhe llojit te grasseve, plus edhe faktin qe sinqeriteti nuk ka ndonje vlere te madhe pa vertetesi personi. Si te thuash: moskuptimi eshte mospranimi!
Qe te jem i qarte deri ne fund, per te mos lene asnje keqkuptim si edhe ndodhi midis tene, nuk e kam fjalen per te treguar te verteten e nje fakti te ndodhur (aq me teper qe ne epoken ngambrapa faktet konsiderohen te interpretueshem, bileqe nuk ekzistojne, ekzistojne vetem interpretimet), por per vertetsine e personit, te qenurit person i vertete.

Perveç se shkronjetor Grass ka qene edhe grafist shume i mire. Vizatimet e tij jane shume autobiografike, del ne fotografi me kafshe. Ja nje psh:

1 Like

Per te mbajt temen ne krye te faqes per inot te komentushmerise llapaqense politike trump-klinton, ja dhe nje tjeter autoportret domethenes i Grassit (shif sa te bukur e ka firmen):

Kam përshtypjen se Bob Dylani lexon mçeftas këto shkrimet tona të Peshkut, pasi jo vetëm nuk ju hap as telefonin as edhe mailin antarëve të Akademisë, por edhe hoqi referencat e Cmimit Nobel nga faqja e tij internet. Si shpërblim të këtij sinqeriteti të heshtjes, Komisioni e quajti njëherësh edhe të pasjellshëm edhe arrogant! Shih tani kur t’ja heqin fare çmimin!
Inç’allah, për inat të mullixhiut këngëtar shkofshin dhe fjeçin me të vjerrën gjirokastrite!

Vazhdo xixe me komente hermetike, bejme i dor muhabet bashke, nje rruge e dy pune: i bejme konkurence Trumpit (qe lexon mçeftas Peshkun, neqoftese e lexon Dylan), dhe tregon qe je modern, sepse sa me hermetik, aq me modern!

I kisha pa disa nga vizatimet e tij, por ti u bone shkas qe te humb do kohe per te kerku dhe gjetur art niveli. Nuk ma merrte menja te arrinte kaq lart. Shif ktu se kom gjet nje tjeter vizatim te Grass, kryeveper fare nga pikpamja psikoanalitike, jane penise ne forme kerpurdhadh (te cilat duken shpesh ne vepren e tij, Gras ishte i dashuruar edhe me boten bimore), si personazhe te prere me thike. Edhe penisi ndeshjet shpesh si leitmotiv, dhe eshte gjithnje e njejta stilforme ne pozicione te ndryshme, duket qe ka vizatuar te tijin.
Me kete grafike, sipas menimit tim!, Grassi ka treguar, pa dashje sepse ka pas bindje socialiste antiklerikale, natyren e tij te fshehte fetare, ndalesen per te ashtu. Njihet qe vetegoditja nen vete, ka qene praktike fetare, ne ortodoksine ruse nje sekt fetar, skopsit, burrat praktikonin prerjen e penisit, ndersa grate te vagines.
Pregatitu per komente ne nje teme timen ku do te shkruaj per lidhjen qe ekziston midis ndaleses seksuale fetare dhe artit. Me ndihmo si moderator per botim.

1 Like

shif shif, te kjo foto me siper bera nje zbulim te modh nga nje detaj qe nuk dukej ne foton qe kopjova sepse qe shume e vogel krahasuar me ate qe del ne Peshk.

Ne maje te kepurdhes-penis ne foto djathtas, duket qarte nje forme vagine, pra Grass ka zbuluar natyren e tij te fshehte homoseksuale.

Fute edhe Grass ne liste!

Inkuizitor,

Përveç Dylanit (dhe Trumpit), kam përshtypjen se edhe Grass-i kqyrte Peshkun mçeftas n’t gjallët të vet, bile gojët e liga dun me thon se edhe bonte komente aty, me pseudo. Dikush tjetËr thot se ka qen bile edhe admini nr.1 i PPU.
Po të m’pysësh si ka munsi po ta them: si SS e kish msue gjuhën shqipe gjatë luftës Tironës (tetor 1944) mo tej, n’Shkodër, atë 29 nëntor të paharruem
Për prove po të sjell një nga skulpturat e tij ( se përveç grafies i vinte n’doresh ene për gdhenie):

kjo interpretohet: kam shti Peshkun n’dore!

1 Like

ha ha sa kam qesh, nuk e kisha pa dje frazen ne fund poshte fotos!

jo vetem qe e kemi Peshkun n’dor, por ne jemi vete Peshku! (lidhur edhe me epitetin “dhjomçi gjermon” ne temen tjeter)

Jam i lodhur, shum i lodhur biri im, nuk di si mund te behet me nje diskutim normal.

I rilexova te gjitha komentet, e bukra eshte se ndryshe nga ty, un jam edhe i sinqerte nuk mund te shtirem komplet ne tallje.

1 Like

Inkuiz…

Tallja, ironia dhe vetëpërqeshja janë një fasadë, thjesht mjete mbrojtëse për t’u izoluar nga agresioni i jashtëm, një farë distance me botën.
të kërkosh të vendosësh një kontakt normal tek PPU është utopi. Këtu vihet për të krijuar një kontakt virtual - vetëm kaq! Sot, sinqeriteti ka kosto të lartë - për ilustrim ke Grass-in!

Sidoqoftë, përgëzime për këtë rrëfim “me zemër në dorë” pasi sot janë shumë të rrallë sot që ende ja lejojnë vehtes këtë luks!

Nuk me duket se ekziston kontakti normal ne boten reale, per eksperience, persa i perket çeshtjes ne shqyrtim, nuk ve re shume ndryshim midis realitetit dhe virtualitetit. Edhe ne boten e realit pothuajse gjithsekushi kembengul ne kontestin e vet personal, zhytur ne pegerat e tij, dhe qe andej, si gjeli maje plehut, gjykon boten dhe se si duhet drejtuar shteti.

Ne tjeter vend eshte mçef lepri, virtualiteti eshte vetem nje perzgjatim i realitetit.

Virtualiteti nuk shërben për të ndryshuar karakterin e bashkëbiseduesit dhe aq më pak për ta pêrmirësuar atë.
E vetmja dhunti apo vlerë që shpjegon përdorimin e tij fenomenal është që të mban në distancë me të… thjesht që të mos ja thyesh turinjtë!

Pa diskutim e vertete çfare ke thene ne frazen e pare, fraza e dyte eshte pjeserisht e vertete, sepse ka shume “te forte” qe futen ne virtualitet per t’i thyer turijte tjetrit te pranishem, dhe me keq, tjetrit mungues qe zakonisht eshte me pozite me te larte shoqerore. Me fjale te tjera, keqperdorimi i anonimatit, me pasoje legjitimitetin e çensures dhe ligjin perkates. Pra si gjithnje, edhe ne kete rast situata eshte dyfelore, dhe e vetmja zgjidhje eshte pergjegjshmeria e perdoruesve.

Ndersa e verteta e madhe e frazes pare behet akoma me e madhe po te perdoret ne fushen e reales. Asnje bojme i dor muhabet i bere ne realitet, edhe sikur te muhabetohet e verteta absolute, nuk ndryshon karakterin ose konverton drejt te mires personin bashkebisedues. Me llafe shkohet deri diku, dmth deri tek e verteta, por nuk te beson njeri pa veprim aktiv, pa pare vepra, ose sipas nje shprehje t’modhe atebote komuniste: pa dhene shembullin personal, ndryshe e Verteta shndrrohet ne dokerr, e me keq se dokrra, behet Rrena Absolute, me pasoje e Keqja Totale.

Dmth ka vlere virtualiteti, shume te madhe biles, shkoqit edhe realen, eshte pjese e reales. Eshte pak a shume si dimensioni i botes tjeter, por e llojit surrogato.

Shof qe ke shkrujt per “dhjomçin rus”, jam kurioz nese do komentoje ndonjeri.

2 Likes

ah, ç’jemi tuj bo nji dorë muhabet dyshe m’kurriz t’gjermonit, me u knoq!

Vallaj, s’bo vaki çdo her kjo gjo te kafja e Peshkut!

lum si ju qi boni dialog. vllai yne u pallu tu bo monolog me xhinxhifillen

1 Like

manjola_tirana me duket qenka din hyka

http://arkivi.peshkupauje.com/content/xhixhivalle#comment-1104999

ha ha mer xixe, mer xixe, vdeken e dijsha, por qe ti kishe per te leshu kesisoj frazash nuk me kishte shku kurre ne men. Ty o do te kete ardhe ne maje te hundes nga ndonje hall, ose do jesh konvertu tu bo i dor muhabet me ndonje te ngjallur nga varri qe tregon barcaleta.

Nuk e ke idene se çfar gezimi me ke dhene, nuk me pusho e qeshmja!