Coronavirus prek Shqiperine

cfare i jep panik situates se korones eshte pamundesia per ta kontrolluar permes nje kure, dhe sterilizimi mbetet he per he e vetmja zgjidhje.
Njelloj ndodhi edhe per HIV/SIDAn, sa kohe ishte e pakontrollueshme paniku pushtoi deri fshatra te thelle ne shwiperi qe skishin fare lidhje me siden, dhe gjithashtu te vetmet zgjidhje ishin ato profilaktike. Ne fazen e tanishme ky lloj reagimi per siden eshte tejkaluar.

Koment alla Lubonja. Organizatat botrore te shendetsise nuk i tremben Covid 19 sepse vret me shume se gripi sezonal ( i cili ne Amerike kete vit ka vrare 20000 njerez) por sepse nuk ja njohin potencialin nderkohe qe ka treguar se perhapet shuuuume lehte.

1 Like

OBSH ka pjesen e saj burokratike (kujto zhurmen per SARS ne 2003); + shto “rrjetet sociale”

Potenciali njihet tashme

Potenciali nuk njihet akoma or shoq pasi nuk ka akoma aq histori sa te formohen trende. Eshte krejt ndryshe nga gripi sezonal.

e pur est grip

Ke te drejte, eshte rrumbullak dhe me tentakula…

:joy: E harrove kaq shpejt qe u perpoqen ta ndalonin berjen publike?

SIDA eshte virusi me i rrezikshem se po na le pa elite intelektuale, 70% e elites me SIDE.

Deri tani, ka vetëm një lajm të mirë nga Italia. Një pacient i infektuar me koronavirus në Itali është kuruar falë një ilaçi kundër artritit, i njohur si “Tocilizumab”.

Onkologu Paolo Ascierto nga spitali Pascale në Napoli po kërkon protokoll kombëtar për të përdorur këtë ilaç tek pacientët e tjerë.

“Ilaçi ka provuar të jetë efektiv kundër pneumonisë Covid-19 . Dy pacientë u trajtuan, në 24 orë terapia tregoi rezultate të shkëlqyera dhe njëri prej të dyve do të heqë tubin e oksigjenit dhe të marrë frymë vetë”, tha mjeku.

http://www.gazetadita.al/koronavirusi-196-viktima-me-shume-brenda-24-oreve-ne-itali-827-te-vdekur-ne-total/

Kjo sëmundje kërkon mbyllje totale të kufinjve. Duhej bërë që në 15 Janar me Kinën, pra të izolohej Kina totalisht, nga e gjithë bota. Por meqë korporatat e kanë mendjen te fitimet maksimale, njerëzit vahdonin e lëviznin. Tani i mbyllin kufinjtë Italisë, a thua se pi më ujë.

Ndërkohë, ky plehra debili ynë kishte mendjen të grabiste eurot për Unazën e Re dhe as i ra në mend fare të mbyllte kufinjtë sapo u shfaq infeksioni në Itali e Greqi.

Magari ta kishin ndaluar! Por tashme prej dekadash Kina eshte nen hyqmin e OBSH dhe seleksionimi (laboratorik) i virusit ishte gabimi i parë.
Kines, në vlere absolute, nuk i behet vone, eshte planet më vete (treg më vete… etj etj). Karantina per te eshte pothuaj e paperfillshme. Si i behet halli me vendet e tjera…

Epidemia do beje te veten, por ne te gjithe do qeshim hidhur kur ajo te kaloje dhe te shohim pasojat e papara ekonomike, psikologjike etj etj qe do lere pas (ate qe per fat bota nuk e beri me SARS po e ben me coronen; qofte hera e fundit se viruset ate pune kane)

kushedi çar filmash kan per tu bo mbasi te kaloje koronavirus, apapapa çer filmash t’mdhej kan per tu bo!

Po pra grip eshte ! Por jo nga ai qe jemi mesuar deri tani ! Ky con ne reanimacion deri 10 % e atyre qe preken, e me vdekje te sigurte 2-3% ! Shifra te ulta vdekje per tani ! Ashtu si mund te kuptohet lehte nga cdo njeri problemi nuk eshte sa vdekje prures eshte , por sa enigme qe eshte ! Nuk e dime, nuk e njohin as qeverite e as doktoret, me gjithe kinez bashke ! Deri tani ka shkaktuar probleme te medha ne sistemin shendetsor, praktikisht nuk ka shtreter per te gjithe njerzit qe kerkojne ndihmen e makinave per te mare fryme pasi preken, nese vazhdon me keto ritme shume shpejt duhet te zgjedh doktori kush jeton e kush jo ! Po flas per nje krahine ne itali si Lombardia me sistemin shendetsor elite botrore , nuk guxoj cfare mund te ndodhe ne vende te tjera te italise apo te botes ! Katastrofe ! Plus ka dicka qe e ben me te tmershme virusin, si cdo virus tjeter pershtatet e modifikohet , pra mund te behet me rezistent e me vdekje prures nese nuk ndalet perhapja e tij me cdo kusht ! Vete fakti qe duket sikur ne itali vdekjet e pacientve jane dyfish i atyre ne Kine frikson me shume ! Teorikisht eshte sic thua ti, vret gripi i zakonshem me shume, praktikisht eshte tmerr infektiv, e nuk po them per te tjera …si shkruante dikush : Ka demtuar me shume kapitalizmin deri tani 3 muaj Korona Virus… sesa 60 vjet lufte e propagandes komuniste ! :fist:

Sa per masat ne Shqiperi mire eshte bere por jane ekstreme edhe per vete standartet e WHO ! Me 1 vdekur e 10 te infektuar nuk mbyll njeri nje vend te gjithe ! Nese ti mbyll kufijte Kines…le qe nuk e ben dot, por eshte vetevrasje ! Sa per dijeni, ne Itali nuk ka maska sepse ato prodhohen ne Kine per tregun evropian…e jo vetem maskat , por edhe shumica e mjeteve qe perdorim perdite ! Shpresa e vetme per mundjen e kesaj epidemie eshte Kina e fuqia e saj, te jete per kapitalizmin… falu ne kishe e xhami !

Situaten e kemi pare te ndryshonte shume shpejt: per tre jave ne Kine numeroheshin me qindra te vdekur. Per tre jave numri i te vdekurve ne Itali ka shkuar 827 (shifrat e kesaj nate) . Shqiperia nuk ka kapacitete njerezore dhe spitalet kurresesi jane ne gjendje te akomodojne me mijera te infektuar. E vetmja menyre per Shqiperine tani per tani eshte ta frenoje infektimin masiv perkohesisht duke mbyllur kufinjte per udhetime private.

Kina ka fuqi njerezore te jashtzakonshme por nje tradite te gjate te ndeshkimit te atyre qe flasin te drejten. Sikur autoritetet kineze do te kishin qene me transparente, stafi medikal do te kishte vepruar me shpejt per ta ndaluar perhapjen e semundjes dhe jo te arrestohej apo te penalizohej per perhapje te fake news. Politikanet, fatkeqesisht mund te jene shume injorante dhe mund te krijojne probleme me vizionin e tyre te shkurte.

Eshte heret per te treguar se sa serioze eshte kjo pandemi, megjithate paralizimi qe i beri ekonomise ishte mjaft i madh.
Si dhe vuri ne dukje faktin qe nevojitet nje bashkerendim me i madh ne nivel global, pasi bota sot eshte me e nderlidhur( internacionalizem komunist)

Masë ekstreme mbyllja e kufinjve? Standartet e OBSH janë 1 javë me vonesë, sikundër duket. Sot u shpall epidemi botërore, a thua se vetëm sot u kuptua që kishim mbërritur këtu.

Tani dhe diçka tjetër. Kur bota të dalë nga ky ngërç i jashtëzakonshëm (sepse dikur do të dalë, nga shtatori apo tetori e parashikojnë) kam përshtypjen se do shohësh se si do përfundojë “Kina dhe fuqia e saj” (fajtorja kryesore për këtë epidemi, me sistemin e mallkuar marksist i cili i mbylli gojën doktorit kinez për 2 javë). Se si do zhvendosen linjat kryesore të prodhimit të makutëve botërore (korporatave) në vende të tjera apo edhe në rikthim drejt vendeve të tyre. Do qeshësh dhe nuk do të besohet, por mbaji mend këto fjalë.

1 Like

Hall I madh qe na ka zene
S’na le virusi te fleme
Do kendojme apo c’do bejme
Poplli😊

normal, perderisa Italia ka dyfish me shume pleq se Kina (per banor, sigurisht)