Nuk ka sistem shendetsor ne bote qe nuk do perfundonte ne kolaps kundrejt ketij lloj virusi.
Kerkon shtratin ne spital per te pakten dy jave, dhe te gjitha pajisjet e kujdesit intensiv, qe nga monitori ekg/puls/tension, te oksimetri/pompa e ajrit/furnizim me O2, te pompa e IV e ilacevene dhene ne menyre entravenoze.
Do të shohësh kur katrahura të jetë në përfundim se si do dalin vendimet e qeverive perëndimore për investimet dhe linjat e prodhimit që janë në Kinë, Praktikisht, Perëndimi do të ri-industrializohet, kështu që shoku Xi duhet të mendohet se si do ia dalë të ushqejë më pas 1.5 miliardë banorët e tij.
Hiqeni nga mendja kete muhabetin qe nuk prek te rinjte , dmth qe nuk i con ne reumacion ! Sepse degjoj qe thone i prek por nuk u ben gje ! Idiotsira ! Si fillim njeher …kush quhet i ri ? nje 60 vjec eshte i vjeter ne moshe? Po nje 50 vjec i vjeter eshte? po nje 45 vjec? po nje 35? Po 30 ? po 28? e pra kemi paciente te kesaj moshe te prekur rende e ne reumacion ne itali ! E nuk po flas me njerez me probleme te meparshme shendetsore. por njerez klinikisht pa asnje problem ! Se njerzit me probleme praktikisht mund te perfundojne ne reumacion ne cfare do lloj moshe…nga 1 deri ne 100 vjec ! Edhe une mendoj se paniku nuk vlen e kjo beteje do te fitohet shume me shpejt se sa mendohet, por keto idiotsira nuk mund te degjohen ! Ashtu si ata qe thone jam 80 une , pune e madhe po shkoj te luaj domino ! Ik mo vlla , shko e luaj e luaj domino edhe kur te kesh cuar ne reumacion djalin a vajzen apo edhe nipin e mbesen…luaj domino !
Ekstreme jane masat ne Shqiperi ! Te tepruara? Ok, mbart diskutim,edhe mundet ! Ajo qe nuk mbart diskutim eshte se si vend i vogel qe je ( aq i vogel je sa as maska nuk gjen dot ne treg me flori ti paguash, pa menduar mjete te tjera) nuk e ke luksin ti thuash popullit tend …do vdesin ca mijra vete por mos e cani trapin se nuk do zhdukemi ! Keto jane fjalet e Qeverise Angleze praktikisht , per gjithe ata qe tallin trapin me sistemin shendetsor Shqiptar ! Le te vijne ne Angli e SHBA te kerkojne tu vij ambulanca ne shpi se kane temperature e kane frike nga virusi keta tallsit e mdhenj apo ata qe luajne domino kur shteti u thote rrini ne shpi !
[gazeta] DITA LUTJE NGA ITALIA
Nese mundem te jap nje mendim, te lutem mbaje gjithmon ne faqen e pare thirrjen / Qendroni ne shtepi!
Mos e hiq asnjehere kete thirrje , se ne ketu po cmendemi, jane mbushur obitoret me trupa te vdekur pa varrosur
Korrikse, qe ku e ke pergjigjen per obitoret, fatkeqsisht ne gjuhe imazhi qe nuk ju pelqe, sepse kartoni animati jane film per kalamoj injorante si puna ime:
Kush ka ndermend te vdese duhet ta shtyje deri ne vjeshte sa te kaloje kjo flame se s’do gjenden njerez as per te varrosur .
Eshte sebep i mire per tu martuar pa dasme e te kursen adhapin qe te mbledhesh 200-300 shqipo me luge ne brez .Sorry corona virus.I don’t make the rules ,you know
Plak? Ti sa je? E di ti ate historine ne autobuz ne Vlore? Ulen dy te rinj prane nje “plaku” demek e filluan te tallen me te ! Xhaxha ka dale nje ilac i ri, ja si kjo kokrra qe kam une ne dore , po pive nje behesh 10 vjet me i ri ! Sa vjec je ti xhaxha? 60 ! Po mire , te jap une nje kokerr e shkon 50, pastaj merr nje tjeter e shkon 40 ! Po deshe me te japim me shume ! Po ti te keqen xhaxhi sa vjec je? Jam 20 xhaxha ! Po pi 2 kokrra e vafsh ne sat’eme !
Antibotiket e probiotiket kane efektin qe ka nje caj me limon tek ky virus( nje vrime ne uje), se i cmendet njerzit ! Per mos te thene per keto vitamiat qe jane nje vrime ne uje per c’do gje e jo me per viruset ! Nese perhapet nje epidemi ne gjithe Shqiperine ( gje qe nuk besoj se do ndodhe me masat qe jane mare, e pamundur) ty si vend te duhen 1.000.000 maska…italia qe eshte 60.000.000 pe ben kryq se do i vijne nga kina 300.000 ! Sa per te patur idene me cfare po luftojme !
dje pas pune ne darke, direkt tek supermarketi turk, kur ç’te shoh, nja 100 kliente, nga 10 veta qe sheh normalisht gjate nje psonisje,
patatet e qepet me thase 5 kg ishin mbaruar, kishin ngel ato te shtrenjtat me kile.
sot (me urdher nga qeveria, me sakte nga qendra boterore), dyqanet e restorantet ishin mbyllur, perveç supermarketeve dhe dyqaneve te frutave,
per çudi, miell nuk gjeje ne asnje supermarket, vaj mezi gjeta, makaronat 0,30-0,35 censhe ishin zhdukur, gjeje vetem nga ato te shtrenjtat, 1 euro e siper, shume artikuj ishin ne mbarim,
policia vinte verdalle per kontrrolle,
ajo qe me habiti, ishte se dhe dyqanet e detergjenteve, qe kryesisht shesin vetem shampurina, ilaçe te ndryshme, dizifenktant, ishin mbyllur, dhe punonjeset brenda çoku merreshin me sistemime, e kur pyeta se, pse nuk e hapshin dyqanin pasi njerzit kishin nevoje per dizifektante, maska e detergjente, mu pergjigjen se kishin urdher te rrinin mbyllur dhe se policia nuk i lejonte te hapeshin.
jam dakord me restorantet e kafenete qe i mbyllen, po me dyqanet e detergjenteve ç’paten,
u tha per farmacite qe lejoheshin te punonin, po ku ka farmaci ne belgjike qe punon te shtunen e te djelen,