Ç'vlera konkrete i sjell fjala "Republikë" asaj "Shqipëri" në tog-fjalën "Republika e Shqipërisë"?

Jam duke bërë një shkrim lidhur me këtë temë dhe do të dëshiroja të dija mendimet e Peshqve - qoftë edhe si sondazh opinioni. Si konceptohet konkretisht Republika në jetën e përditshme të qytetarit? A ka ndonjë vlerë të veçantë që i shtohet Shqipërisë nga të qenët Republikë?
Ju falemnderoj paraprakisht për mendimet tuaja.

Po të paktën s’është mbretëri.

S’është një përgjigje për të qenë - pasi logjika e pyetjes bazë nuk përmblidhet në dilemën: a duhet të jetë Shqipëria republikë, në mos, çka tjetër (ndoshta Mbretëri)?
Pyetja niset nga një realitet tashmë të vendosur prej 7 dhjetëvjeçarësh (1946 - 2016), pa përfshirë edhe ato 3 vjetët e Republikës së Zogut dhe synon të ngacmojë imagjinatën e njerëzve, të sondojë raportet e qytetarit me Shtetin - a përfaqëson gjë ajo në realitetin e tyre, a egziston një koncept republikan, a presin ata vallë diçka nga ky përcaktim, a mendohet vallë se pas emërtimit Republikë qëndrojnë ideale, vlera dhe atribute, pasqyrimi (ose jo) i të cilave në funksionet e Shtetit përcakton dora-dorës shkallën e ndërgjegjes politike, të qytetarizimit, të pjesëmarrjes në “çështjen publike” etj… etj.

Republika Popullore e Shqiperise

OK, po heqim ate “te pakten” nga pergjigja e peshkut (nese me lejon peshku) edhe pergjigja “s’eshte mbreteri” eshte shume konkrete. Kete koncepton qytetari fillimisht me termin Republike, qe nuk eshte mbreteri, pra qe nuk ka mbret por ka organe te tjera. Pastaj termit republike, qe te behet i sakte dhe jo gjysmak, i shtohet cilesuesi “parlamentare” nga mbrapa ne menyre qe t’i japim kontekstin shqiptar.

Ketu pastaj rrjedhimisht kuptohen pritshmerite, qe Parlamenti eshte organi perfaqesues, etj etj.

Si të të përgjigjem o Momo (që të mos të mbetë hatëri)[quote=“Momo, post:5, topic:285”]
qe te behet i sakte dhe jo gjysmak, i shtohet cilesuesi “parlamentare” nga mbrapa ne menyre qe t’i japim kontekstin shqiptar
[/quote]

ai cilësues s’ka asgjë kontekstual shqiptar, pasi i shtohet nga mbrapa edhe Mbretërisë, jo thjesht për t’u bërë “i(e) saktë apo jo gjysmak(e)” por për të forcuar karakterin demokratik të rregjimit. Besoj se ke dëgjuar për shprehjen “Mbretëri parlamentare” - stili Britani e Madhe, Belgjikë, Spanjë, Holandë etj

Pjeserisht na ben te ndihemi te mevetesishem, disi te mbrojtur. I jep nje sens institucional, shteteror e duke patur parasysh historine tone dhe trojet jashte kufijve qe aq shume kane vuajtur per te qene entitet ne vetvete apo si pjese jona, ngjan OK. Kemi shtetin tone megjithese te rreckosur :slight_smile:

Pse duhet te me ngele hatri? Nese ti mendon se nuk meritoj pergjigje, atehere mos u pergjigj.

Mund t’ja shtosh mbreterise, kur te jemi duke folur per mbreterine. Kjo nuk e ben te pavlefshme ate qe thashe une. Shqiperia eshte republike parlamentare, e jo thjesht republike apo nje lloj tjeter republike (socialiste/popullore/islamike/…etj). Kushtetuta me pas i jep jete termit edhe percakton qarte ndarjen e pushteteve. Jo cdo republike parlamentare funksionon njesoj.

Nese pergjigja te duket shume juridike e jashte kontekstit te asaj c’ka pyet, atehere ndoshta nuk po e kuptoj mire pyetjen.

2 Likes

republikë eshte demokracia ne latinisht. nese do e perkthenim shqip mund te ishte perbashkësore.
perbashkesia shqiptare.

Ate vlere konkrete qe i sjell ekonomise shqiptare fjala ‘ministri’ te togfjaleshi Ministria e Ekonomise

Ne konsiderim fillestar fare, fjala “republike” i sjell nje fare prestigji konceptimit tim per shtetin shqiptar, autoriteti moral i te cilit zvenitet dita-dites. Ka aq vite qe jemi mesuar ta shohim Shqiperine si nje vend nga i cili njerezit duan te ikin, apo nga institucionet e te cilit ata jane zhgenjyer. Eshte pothuajse ndjenje e çuditshme te has nje dokument zyrtar me stemen e Republikes se Shqiperise; ngjall respekt te panjohur me pare.

Nese do ta venim ne kontekst historik pastaj, “republika” eshte shkeputje nga varesia e meparshme tek perandoria osmane dhe mbart sensin e vetvendosjes, ndaj dhe apriori eshte objekt krenarie, atdhedashurie. Ndonese besoj se ka humbur peshen qe mund te kete pasur ne vitet e para te konkretizimit te emrit.

Mendoj se delta e perkufizoi qartesisht . se c’vlere i sjell nuk e di. Te gjitha emertimet permbajne hipokrizi brenda. Ne shumicen e rasteve eshte nje kartvizite e klasave sunduese te cdo bashkesie ndaj te njejteve. Si dhe imitim i me te fortes bashkesi. Per aq vjet sa shqiperia eshte shtet ka imituar gjithmone tutorin e vet.

OK. Le ta përmasojmë disi ndryshe pyetjen fillestare.

Po qe se i referohemi fjalorit, republika (me r-të vogël) shfaqet si:
"… Formë e organizimit politik në të cilën bartësit e pushtetit e ushtrojnë këtë të fundit falë një mandati të dhënë nga trupi shoqëror (kështu, në këtë kuptim “republika” i kundërvihet “monarkisë”, por nuk mund të merret si e njejtë me “demokracinë”…) Larousse.

Po qe se i referohemi një tjetër burimi informacioni (apo dijeje) Republika (me R-të madhe kësaj here përfaqson:
"… bashkësinë e të mirave, të të drejtave dhe prerogativave të fuqisë publike sikundër dhe të shërbimeve të lidhura me qënien e një Shteti, forma e rregjimit politik të të cilit është pikërisht republika. Ajo është e hapur njëkohësisht ndaj çdo qytetari dhe përfaqson pronën e përbashkët të të gjithëve. Ajo i kundërvihet kështu pronës private, në mënyrë që gjithçka nuk është ndërkohë private mbetet publike dhe anasjelltas. Gjëja publike përfshin gjithçka që është publike në një vend të caktuar:
hapësira publike (rrugët, lumenjtë, pyjet, shtresat nënujore, portet, hapësira detare, hapësira ajrore, godinat publike, pronat komunale etj…), shërbimet publike, funksionet publike, juridiksionet publike, rregjistrat publikë (administrativë, gjyqësorë, kadastralë, hipotekat, markat, shoqatat…), rezervat publike (arkivat, bibliotekat, muzetë…; Thesari.), gjuha kombëtare, paraja, vulat shenjat, standardet, Ligjet, qarkoret dhe rregulloret e administratës publike, forca publike (policia, ushtria…) etj… etj… " Wikipedia.

Kam përshtypjen se deri tash diskutimi ka prekur veç aspektin e parë të çështjes, ndërkohë që interesi i vërtetë shfaqet nga aspekti i dytë i saj.

sic e ka thene edhe 'del-ta" me siper: “republike” eshte fjale latine per fjalen greke te vjeter “demokraci”. -prandaj edhe greket sot shtetin e tyre e percaktojne si : “Heleniki Dhimokratia”, qe dmth “Republika e Greqise”.

ne kete kontekst fjala republike para emrit te nje shteti, nenkupton qe ne kete vend/ shtet: vendos “dhimua”, “publiku”, “populli” per menyren e udheheqesise dhe drejtimin (politik) te vendit. dhe kjo behet nepermjet votes cdo aq e kaq vjet.

Cfare vlere sjell fjala Republik per shqiptaret ? Po ti hym thelle thelle kuptimit te fjaleve shume fjaleve te tjera nga shqiptaret do te dali se asgje thelle thelle nuk eshte e kuptueshme me realiretin nuk perputhet me realitetin psh “Vend Demokratik” kjo ne thelb per shqiiptaret e thjshte por edhe per ata qe kane mend dhe meren me politik nuk ka perputhje sepse eshte po aq larg Demokracise sac eshte larg edhe kuptimi I vertete I fjales Republik ! Ne ne fakt I kemi huazuar keto fjale por si kuptojme mire me as duket! Ose I kuptojme por ato nuk japin vlerat e duhura por thjeshte I perdorim me st mbyllur!

D Agolli I pergjigjet kesaj pyetjeje me mire:
O vend I bekuar blu xhinsa dhe gune
ne trup kushtetuten ne mendje kanune.

1 Like

Ne trup kushtetute ne mendje kanun-Bukur e ka thene dmth bisht qeni :smile: atje jemi tek kanuni dhe fisi !