Debati per teatrin vazhdon: Te gjithe kunder Rames

Kjo pike Gjembo, mjafton per ta hedhur tuc kete pacavure qe kane sjelle ne parlament. U be firma Fusha (ah Gjon Fusha, Gjon Fusha) si me qene firme qe do ndertoje tunele nentokesore per mbrojtjen nga sulme nukleare (ma merr mendja qe dhe ne ate rast do te kishte me shume kushtetutshmeri).
Po mir jabejne atij populli, nepermjet mediave dhe debateve opinion me hana-liste ja kane zevendesuar trurin me tallash dhe tani bejne si duan. KM harron qe opozita kryesore nuk jane ata derbederreat qe ka ne anen e djathte te parlamentit por populli qe nuk eshte tallazhizuar komplet sa ta haje pataten per djathe kackavall.
Kjo eshte vjedhje ne mes te dites, ja cfare eshte. Debatet e tjera, jo godina, nostalgjia, e mere me leng, jane per procesin e tallashizimit.

2 Likes

me gjithe mend mendoni se qeverise i erdhi mendja dhe kujdeset per teatrin apo artistet? Edhe nese jam gabim ka vende biles edhe me te pershtatshme te ndertosh nje te ri. Rama e kerkon me aq kemngulje ate vend pasi ka premtuar dhe patjeter dicak do marri. (hamendje ime). Po them qe teatri ka vlera trashegimie e historike eshte pjese e atij kompleksi. Me pak investim ai edhe sigurohet nga cdo termet. Kjo eshte me shume humbja kryesore. E dyte eshte nese i fut i kull aty ti e mbyt gjithe ate zone …duke pas edhe nje kulle tjeter shume afer ti shtyp historine e tiranes, me xhami sahat, ministri skenderbe etj etj…ja mbyll komplet silueten atyre ndertimeve te pakta historike, dhe po ashtu pamja e malit te dajtit i vihet nje perde ndertimesh. Une per vete e kam shiju gjithmone pamjen e malit te dajtit, me re , pa re, me bore e me diell. Patjeter qe tirana nuk eshte parisi e roma, po pse tja marrim frymen vetem se disa njerez duan milliona. zonat e biznesit kullat behen te grupuara…etj…personalisht mendoj qe eshte e lehte te kuprosh interesat perfituese…sdu e i ra njeriu ne qaf, por di qe ndertimi i ri nje teatri vjen sepse ai qe do ndertoje ka fitim aq te madh sa se ka problem me na mbyll gojen me i teater te ri…dhe eshte aq i fuqishem sa ben ligjin me arrogance duke marre ne qafe ate pak histori e trashegimi qe kemi…

2 Likes

S’më bëhet vonë, le të mendojnë si të dojë qeveria, kam dashur gjithnjë të ndërtohet teatër i ri, e këtë e kam thënë para se të shtrohej problemi që ka dalë tani. Edhe kur thoshte para 20 viteve ministri Edi Rama se donte të bëhej kulla dhe poshtë të bëhej teatri. Unë kam qenë gjithmonë që teatri të jetë më vete, teatri duhet më vete si kisha, si xhamia, si shkolla, si universiteti

sipas fjales se Ndrenikes, del qe kullat ne projekt nuk qenkan nje kompromis i nevojshem me biznesin, per hir te financave. Por nje ide e paramenduar e Rames qysh prej dy dekadash… :scream: :scream:

dhe e dyta, nuk eshte rastesi ne 20 vjet kohe Rama kembengul ne te njejten ide te kullave dhe s’ka ndryshuar mendim. Pse, megjithe keto para qe hedh Rilindja per investime ne infrastrukure, s’e gjeti nje menyre per te financuar pa kompromise nje projekt si Teatri Kombetar.
Pa kompromentuar pronen publike, pa futur duart dhe hapur kutine e pandores me orekset e bizneseve per qendren e shtrenjte te Tiranes. Nga gjithe PPPte e tij le ta hiqte vecante teatrin e ta financonte teresisht me borxh publik. Fundja le t’i bente downgrade 1-2 vecori te kushtueshme nga projekti…

Sounds like the mind of our dear Premier… :wink:

" … “Vetëm një protestë e madhe civile, qytetare, mund ta bëjë Ramën ta kthejë mbrapsht vendimin e tij. Mirëpo, nuk shoh që një protestë e tillë të ndodhë. Këtu është vrarë njëherë e mirë ideja e protestës civile” , shprehet Nano… "

pse analistat nuk e analizojne kete situarte, ku populli nuk do t’ia dije se a prishet apo jo teatri.

Po sikur shqipot qe po iu qan zemra te hapin nje fond ku te grumbullohen pare per teatrin .apo kur vjen puna per te dhuruar per komunitetin jo se ashtu eshte nje muhabet.

Këtu bëhet fjalë për planin zhvillimor të qytetit, dhe kryesisht të qendrës së Tiranës, të cilën Rama në mendjen e tij e ka projektuar me kulla. Pra, nuk kemi të bëjmë vetëm me çështjen e godinës së Teatrit, por me projektimin e qendrës së kryeqytetit me kulla.

ketu po behen 10 ore qe s’behen fare fjale.
Stalker ka hap llogari ne fejsbuk. Peshku merdhifi. Blogu i kinofilit ka kohe qe ka merdhif, nuk diskuton me njeri.
Komunistet humben, ne fashistet fituam. Haku i zgjedhjeve u mor.

Wow! Po ku e kane gjetur kete genjeshter “te gjithe kunder Rames” . E per cfare ? Per prishjen e nje karakatine dhe zevendesimin e saj me nje teater dinjitoz. Lies, lies, lies. Po ne fund te fundit, cfare mund te presesh nga disa individe, kryesisht te politizuar, qe nuk dallojne dot te bukuren nga e shemtuara, progresin nga renimi. Nje ore e me pare ti jepet fund kesaj komedie vere dhe ruspat te fillojne pune.

Mese normale, Tiranes i duhet dhene nje identitet i ri!

ou, dhe sesi apo, nese, u dashka identiteti e ri, per kryeqytetin e vendit, e vendos 1shi qeverise :shushing_face:
qe kur kshu ky muhabet ne demokraci…

Rama s’ka faj, i duhet nje mesazh si ai dhene per asgjesimin lendeve kimike t’ia mbaje doren kur i thote truri se qeveris nje turme te mefshte populli qe s’jane te afte t’i dalin zot interesave te tyre
He per he mesazh ne gjuhen qe ai kupton po ia jep vec Pd e lulzimit - por me ta eshte tjeter hesap
Qytetareve iu takon te votojne vendime te tilla madhore si ndryshimet kerkuar tiranes prej Veliajt e Rames dhe, qe nuk jane transparente dhe per me shume, qe rama refuzon te beje transparence.

Ekziston dicka ne arkitekture qe quhet “shtresezim i historise” domethene ruajtja e objekteve qe ndoshta mund te mos kene funksionalitet, por tregojne etapat historike qe kalon vendi. Nuk e di nese kjo ndertese do hynte ne ato qe e permbushin kete kriter, por ideja qendron, nuk mund t’i meshosh cdo projekti me justifikimin qe nuk ka me vlere dhe hajde ta prishim. Ate vleresim mund ta bejne arkitektet dhe historianet. S’kam pare deri tani ndonje projekt apo ide ku edhe ky teater te restaurohet per hir te historise, dhe nje tjeter me modern te ndertohet per hir te modernizmit. Mendime japin te gjithe, por flas per projekt konkret ku psh teatri i ri te jete ngjitur me kete te vjetrin dhe ky te jete pjesa muzeale e kompleksit. Ose nje ide tjeter qe i ruan te dyja.

1 Like

rama ka treguar se nuk eshte nje vazhdues, ne kuptimin “follower” . Si i tille edhe per vlera si me lart te ‘shtresezimit te historise’ nuk duhet te kete interes, perkundrazi ai ka treguar te jete nje personalitet i forte i cili pretendon te lere gjurmet e tij vetjake ne menyre te dukshme dhe determinuese, sa i takon historise…
He should be kept under routine check.

korrikse, ti s’ke per te me besu, por kjo “kulle” e fundit eshte ndertuar per te perditshmen “Zeri i Popullit”, organi i Partise Komuniste Kineze. :smiley:

image

ky qe kembengul “per te bukuren” e ilustron me gratacielet e new yorkut…
na herngert mortja, s’dime c’eshte e bukura

lere bukurine se tjeterkund eshte halli i premierit, nisur nga foto puna e kullave pervec imazhit te kryeqytetit rreh me shume tek leku e parja, fitohen miliona nga rishitja e perseritur e te njrjtes hapesire te shtrenjte ne qender, permes strukturave vertikale. Plus, perben fitimin me te kollajte ky permes Real Estate, fitim pa harxhuar e pa shpenzime. Premieri boteror zbuloi se ia kane lene me tapi te paret qysh kur kapi majen e partise se mefshte socialiste. Apo jo zoti rama…

Korrikse, edhe ti e tradhetove Ramen? Vertet Stalker ka ngel vetem, por ne kete rast vetmia e tij eshte madheshtia e tij.

Edhe korriksja po i del kunder Rames? Vetem shkeraba, stalker dhe i lebetituri mbeten? ncnc pz.

Teatri eshte prishur…nuk ka hedhur njeri nje kokerr leku keto 30 vjet.
Edvin Kristaqi ja ka kendu kullufruthin Teatrit prej 20 e kusur vjeteve qe kur ishte minister kulture i Nanos.

Ndryshe nga cshkruaN Espana, shumica e artisteve jane pro prishjes se Teatrit, veq Budinave te Pedit e ndonje lapangjozi tjeter.

Teatri te prishet, te ndertohet nje Teater i Ri pa ju prekur hapesira, dhe aty ne toke te privatit e jo publikut ngjit do ndertohen kullat doni apo sdoni juve.

Nese kullat si nderton Edvini do i ndertoj Lulthimi se kjo osht qeshtja. Lufta eshte se si ne emer te Teatrit te Ri kush do zgrapi ndonje lek a apartament, klyshat e Pedit apo Pesit…prandaj jan idhnu plehrat se toka po mbaron ne tirone.
Nuk eshte lufte per dhemokracia apo liria…eshte lufte qe nje qen sdo me lon qenin tjeter me kap noi kocke.
Nderkohe aty ngjit ka prona qe do bohen skyskraper…a do me u morr vesh me ndertuesit per te ndertuar teatrin e me morr noi favor apo jo?
@gjembi…leni fleterrufete kamuniste o klyshe e Dulles