Depresioni në personat HIV pozitivë

Infeksioni HIV ka qenë objekt i vëmendjes nga psikologët dhe psikiatrit që nga fillimi i epidemisë: përparimi i shpejtë i sëmundjes, mungesa e terapive efektive, frika - të cilat vetëm më vonë u konstatuan se ishin të pabaza - e infektimit të të tjerëve duke ndarë thjeshtë aktivitetet e jetës së përditshme, përcaktuan një ndikim dramatik psikologjik, i cili shpesh çonte drejt kushteve të rënda depresive.

Sot, të paktën në vendet perëndimore ku disponibiliteti i medikamenteve të gjeneratës së fundit të ilaçeve antiretrovirale është më prezent, ku përqasja mjek-pacient si pjesë thelbësore e mirëqënies shëndetësore, aplikimi i një sërë protokollesh që nuk bazohen vetëm në marrjen e terapisë por edhe në aspektin e të jetuarit shëndetshëm me HIV, perceptimi kolektiv i rrezikshmërisë apo më saktë i ashpërsisë së infeksionit është zvogëluar shumë. Njëherazi dhe pjesa e shqetësimit individual të lidhur me të është zvogëluar dhe personat me HIV jetojnë një jetë më të shëndetëshme .

Megjithatë, mbetet problemi i stigmës, i refuzimit shoqëror, profesional dhe seksual që infeksioni mund të provokojë, ashtu sikurse mbeten edhe frikërat në nivelin individual, frika e përjashtimit nga rrjetet relacionale dhe padyshim pasiguria e të jetuarit çdo ditë me HIV për tërë jetën.

Pasojat negative psikologjike janë shtuar kushtëzuar edhe nga fakti (i hidhur) i moshave shumë të reja të të prekurve si dhe nga përkatësia e tyre e mundshme në grupe shoqërore që stigmatizohen dhe margjinalizohen tradicionalisht.

Prandaj, nuk është për t’u habitur, që gjendjet depresive në njerëzit e prekur nga HIV janë më prezente tek tek grup moshat e reja se sa te rinjtë e popullatëns së përgjithshme.

Hulumtime të kohërave të fundit, nxjerin në pah se gjasat që një person me HIV të ketë një gjendje depresive të madhe (sipas DSM-IV ose ICD-10) është deri në 7 herë më e lartë se popullata e përgjithshme.

Autorët theksojnë se moszbulimi i simptomave depresive ka të ngjarë të ndikojë negativisht në funksionimin e përgjithshëm të terapive të pacientëve.

Sindromat depresive mund të përfaqësojnë një reagim emocional kalimtar (zakonisht në kohën e diagnozës ose në fillim të terapisë me ilaçe) ose kushte klinike afatmesme deri në afatgjata, në formën e depresionit të madh ose distimisë. Në çdo rast, ato kanë një ndikim të rëndësishëm në cilësinë e jetës së njerëzve që jetojnë me HIV dhe shoqërohen me një prognozë më të keqe të infeksionit, ndoshta për shkak të respektimit të dobët të protokolleve të trajtimit një faktor vendimtar për efektivitetin e regjimeve terapeutike.

Diagnostifikimi i depresionit tek njerëzit e infektuar me HIV mund të jetë i komplikuar për shkak të efektit të mundshëm ngatërrues të simptomave fizike të infeksionit (për shembull, lodhjes, uljes së oreksit dhe gjumit dhe humbjes së peshës) dhe problemeve konjiktive (për shembull, ngadalësimi, harresa dhe vështirësia në përqendrim).

Për diagnostikimin e një episodi depresiv, gjendja shpirtërore e depresionuar duhet të jetë e pranishme për pjesën më të madhe të ditës dhe pothuajse çdo ditë, për të paktën dy javë; humbja e interesit ose kënaqësisë për aktivitete normalisht të këndshme; një rënie e energjisë me lodhje më të madhe. Mund të ketë gjithashtu: humbje të besimit dhe vetëvlerësim, ndjenja faji, mendime të përsëritura që jeta nuk ia vlen më të jetohet, aftësia e zvogëluar për të menduar ose përqendruar, gjumi dhe / ose shqetësimet e oreksit.

HIV/AIDS Albania

118986001_1167261923673544_3781916004232767144_o