Diskutim i lirë - korrik 2017

I would have loved to attend this:
Sa fjale te bukura m’i mbushen syte me lot :cry:

cfare kafshesh personeli mjekesor mer ncncncnc

The page you requested cannot be displayed right now. It may be temporarily unavailable, the link you clicked on may be broken or expired, or you may not have permission to view this page.

Mesazh biblik

Më 15 janar te vitit 1941 ndodh një ngjarje e jashtëzakonshme në historinë e muzikës. Në kampin nazist Stalag VIII A afër Drezdenit , në temperaturën -20 º e në praninë e rreth 400 të internuarve, luhet një vepër për violinë, piano, violonçel e klarinetë. Është “Kuarteti për fundin e kohëve” e njerit prej kompozitorëve më të mëdhenj të shekullit 20, Olivier Messieaen. Ky kuartet u shkrua në kampin e përqëndrimit ku Messiaen ishte i dënuar dhe është konsideruar sot një nga veprat më të mira të historisë së muzikës. Është i frymëzuar nga “Apokalipsi i Shën Gjonit” ku Engjëlli që lajmëron shkatërrimin e botës ngre doren drejt qiellit e thotë – Nuk do të ketë më kohë!

2000 km në jug të kampit nazist, tre vite më pas, në një tjetër burg në Beden të Kavajës, vuan dënimin nje muzikant i sapokthyer nga studimet në Firence. Në kushtet çnjerezore të internimit, në mes të të burgosurve nga të gjitha anët e Shqipërisë, ai mbledh “mushtin” e folklorit duke u bërë më pas krijuesi i etnomuzikologjisë shqiptare. Quhej Ramadan Sokoli. Ndërsa një djalë nga Durrësi me emrin Gezim Çela i kërkon nënës së tij nje kitarrë në burg dhe e ema i sjell kitarrën e Vaçe Zelës. Edhe ajo kitarrë u denua për 22 vjet në burgun famëkeq të Spaçit. Por telat e saj, ndryshe nga telat me gjemba, dhuruan vetëm jetë.

2000 km në verilindje të burgut të Spaçit, në Moskë, nje nga kompozitorët më të mëdhenj të botës, pret në këmbë tek porta e apartamentit kamionin e internimit, një ritual i përhershëm pas çdo simfonie të tij, një formë terrori shkatërrues. Quhej Dimitri Shostakoviç.

2000 km në jug të kryeqytetit rus, dekada më vonë në Libi, njerëz të mbuluar me kapuça të zinj të policisë së hezbahut, djegin tufa tufa instrumentat e orkestrave që i quanin të mallkuara. Dhe 2000 km në veri – perëndim të Libisë, në kryeqytetin shqiptar lind një mrekulli; lutieri Edmond Sinani ndërton një violë të bukur e plot nur që njerëzit e shikojnë të mrekulluar si të ishte Venusi i Botticelli-t; Është një shenjë e mirë. Është një shenjë nga Zoti.

Por, çfarë ka muzika që mund të lindë në një terr të tillë? Çfarë është ajo që e bën njeriun të nxjerrë nga shpirti i tij atë që ka më sublime në momente vuajtjesh? Çfarë e bën muzikën aq të nevojshme e shpresëdhënëse, aq sublime e hyjnore, aq ngushëlluese e ëndërruese? Në fund të fundit, çfarë ka ky art që tremb djallin dhe shpëton njeriun të mos vdesë nga e vërteta?

Vite më vone në Paris, vizitoj Kishen e Saint Trinité në Place Estienne D´Orves, ku Olivier Messiaen luante në organo çdo të dielë deri në fund të jetës së tij. Në kishën bosh dhe thuajse në errësirë degjohej vetëm zhurma e shiut. Në fund të korridorit të djathtë, ndriçonte një portret i madh. Ishte portreti i Nënë Terezës. Ishte buzëqeshja e saj që bënte dritë…Fytyra e saj m´u duk një mesazh nga qielli, plot dashuri, humanizëm, muzikë; aty ishte muzika e vjoles shqiptare, e sinfonisë së Shostakoviçit, e kitarrës së Spaçit ,e këngëve të të dënuarve. Ishte muzika e “Kuartetit të fundit të kohëve” që luhej në kampin nazist Stalag VIII atë ditë të akullt janari të vitit 1941.

Këtë mesazh duam të sjellim ne në Bienalen e Durrësit.

Florian Vlashi

1 Like

Aqua, hëm hëm:

In un sogno in cui Tartini strinse un patto con il diavolo, quest’ultimo suonò una melodia magnifica e sublime, e Giuseppe appena si svegliò cercò di riscrivere le stesse note, ma non ci riuscì mai. E questo è ciò che è riuscito a riportare; affermò che nonostante fosse il suo brano migliore, non ebbe niente a che vedere con quella fantastica musica ascoltata.

1 Like
1 Like

Lene mo Aqua, se na myti kolla fare:

1 Like

m’hiku fare kolla:

1 Like

Te jesh muzikant ne epoken baroke eshte vertet something else, duke ditur qe principet mbi te cilat krijohet vete muzika e kesaj epoke kerkojne nivel te larte profesionalizmi ne muzike. Sa interesant fakti qe Xhuzepes i del djalli ne enderr duke luajtur muzike te madherishme, dhe e josh kompozitorin qe ky i fundit t’ia VJEDHE muziken djallit, e ta kompozoje ne emrin e tij. Xhuzepe zgjohet me shijen e kesaj pjese qe perpiqet ta rindertoje ne nje krijim te vetin. Them me shijen duke patur parasysh unitetin e karakterit apo te gjendjes emocionale qe percon, qe eshte karakteristike e muzikes baroke, pra nje pjese nis trishtueshem, vazhdon dhe perfundon e tille. Gjithashtu, mungesa e simetrise dhe e balances, po prape karakteristike e muzikes baroke, e ben jo te lehte per t’u memorizuar; cfare vihet re pergjithesisht eshte ekspansioni dinamik, levizja e dramaciteti. Me keto gjurme une them se ka arritur ta percjelle gjendjen e tij te sapozgjimit, nje dorezim i trishte perballe fuqise krijuese, iluzionuese te subkoshiences, po aq prezente edhe ne realitet, po aq e shpejte, vecse jo ne formen e djallit, por e padukshme, duke e lene njeriun ne sfide dhe perpjekje konstante per te kerkuar fytyren e Zotit.

Flm per kete pjese sepse eshte hera e pare qe e degjoj dhe njihem me historine e saj.

aqua m’zuni prap kolla mu, psa kaq budalla e kujton Diavolo-n ti?

ka then nje i modh:

Dhelperia e fundit e Djallit eshte qe t’i mbushe mendjen njerzve qe nuk ekziston!

ndersa i Mothi thote:

Dhelperia e parafundit e Djallit eshte qe t’i mbushe mendjen njerzve qe eshte budalla!

ka edhe nje shprehje tjeter te ngambrapafundit, por nje here tjeter.

1 Like

Me Shostakovic jam njohur per here te pare me sonaten per viole dhe piano (sonata e fundit e tij), ne kohen e fundit te se ciles ka referenca nga Mondschein e Beethovenit. Jam trembur pakez fillimisht nga rendesa emocionale (pesha e gjithe jetes se “larmishme” te Shostakovic, shto dhe semundjet e pleqerise), por kur degjova simfonite, kuartetet, shprehjen e tortures psiqike, mendimet ambivalente, thashe me vete qenkam trembur kot.

1 Like

aqua e zuni kolla ene Bob Dylan:

ene shostakoviçin e ka zon i çik kolla (si ke ajo barcaleta: ka ngel i çik me barre):

Edhe TRESHJA nuk eshte me taboo ne Shqiperi.

E pranon edhe Mamaja per me teper.

Mos! Vetem 10 dite zgjati dashuria? You’re fired!

Perhaps ka qene nder raportet tipike midis artistit empatik dhe nje psikopati, ku empathi perpiqet te mirkuptoje mendjen e psikopathit, dhe bie viktime e tij duke kenaqur skemat mentale te psikopathit.

Tomas Man dhe un nuk mendojme me perhaps amerikan (ne kemi edhe shembullin Kadare-shok Enver), kape ket te Tomas Manit (e quan Hitlerin vellai im) neqoftese do me kuptu me teper se rendom propaganda demokratike, gjithashtu ky eshte problemi maje i artit modern dhe shek. XX:

Pakti me djallin eshte i domosdoshem per nje pjese te konsiderueshme artistesh fatkeqesisht, per te ushqyer krizen, dramen dhe depresionin, qe u sherbejne si mjete per te krijuar vakumin ku derdhin filozofine e tyre ne forma audio-vizuale.
Meqe jemi ke paktet me djallin

problemi eshte se - jo vetem sipas Manit - pakt me djallin ka bere artisti i moth Hitler qe nuk e derdh filozofine ne forma audiovizuale, por e derdh ne forma reale mbi njerzine dhe ambjentin. Pra Hitleri qendron me lart se Manni dhe kushdo artist tjeter audiovizual. (me duket se shkrimit nuk i ke hedh as nje sy)

Ne kulturen gjermane, tipike mefistofelike, kjo del qarte dhe fillon me Faustin e Getes dhe perfundon me Hitlerin si Artisti i Fundit.