Diskutim i lirë - korrik 2017

Mirseerdhët tek tema e diskutimeve të lira. Këtu mund të diskutoni pak a shumë çfarë të doni, sidoqoftë duke ndjekur udhëzimet e faqes.

Inkuizitor, tema u mbyll perkohesisht pasi gjate kohes se pastrimit nga komentet jashte teme, vazhdonin te shkruheshin komente te tjera po jashte teme. pas transferimit te tyre te diskutime te lira - qershor (per te respektuar kohen qe kane harxhuar komentuesit dhe per te mos i fshire perfundimisht), u pa se tema e diskutimeve te lira u mbush perplot. Zakonisht kur mbushet perplot, e mbyllim dhe hapim teme te re te diskutimeve te lira.

E mbaj mend une gabim apo Veliaj sikur tha kur u zgjodh qe do reduktoheshin lejet e ndertimit?

http://www.lapsi.al/lajme/2017/07/19/boomi-lejeve-t-nd-rtimit-n-tiran-120-milion-euro-vlera-n-shitje-e-objekteve

Behet fushate duke bertitur kundra atyre “te Berishes” qe kane “xane tokat” pa leje. Nderkohe sa merr pushtetin, i jep lejet e legalizimit sic hidhen karamelet ne paradat ketu ne Amerike. Madje shkarkon dhe drejtorin e ALUIZN-it qe s’i dha, me te drejte, leje per legalizim djalit te kesaj zonjes qe kishte zene pa te drejte hapesiren e perbashket te pallatit. Era shtet!

http://www.oranews.tv/vendi/edhe-pas-legalizimit-rama-drejtori-i-aluizni-t-berat-duhet-shkarkuar/

Une s’kam pare njeri te hedhe karamele ne parade ketu ne Amerike. Te hedhin nga ato vareset po, por edhe ato vetem po t’ju tregosh ndonje gje.

Kot u ankua Edi per Trampin se njesoj qenkan. You’re fired njeri you’re fired tjetri.

Une kam pare. Ndoshta sepse ne qe kemi femije shkojme ne te tilla.

E mban mend shume mire, edhe une, po ka nderruar mendje, njerzit kane nevoje per apartamente.

Nderkohe qe raporte te tjera thone qe ka jo pak apt qe rrine bosh.

E ke Gabim Gjemi…apartamentet bosh gjithe ai stok…u shit i gjithi dhe ska ngel mo gjo. Ne se e mban mend kishte dyshues kur velia mori vendimin per mosdhenie leje ndertimi para 2 vjetesh… ata dyshues thoshin qe ka marreveshje Bashki ndertues qe te mos jepen leje ndertimi pa u shitur ai stok dhe ndertuesit te fusnin ne xhep parate e tyre …shume prej tyre thuhej qe po falimentonin.
Prandaj i Lebetitmi ishte kunder Ndalimit te dhenies se lejeve qe para 2 vjetesh si akt anti-kushtetues, ku individi ndalohet te ndertoje aty ku bashkeqytetaret kane ndertuar me pare. Nejse tani apartamentet u shiten dhe ndertuesit e qytetaret do bejne Leka perseri ne kurriz te shendetit.

Anti-kushtetues? Dakort po ta pranoj. Po kur s’ka nje plan urbanistik dhe vec jep leje?

Plan urbanistik ka, Luli thote qe Veliaj po vazhdon planin e tij…por qeshtja eshte tjeter kur jemi dy komshinj dhe njoni e legalizo pronen para meje e bo pallat 5 katsh ngjit me mue…kur e mor une legalizimin Velija jep urdher qe ne pronen time ngjit me komshiun 5-katesh mund te vendos vetem nje Cader per Fresk…Cmenduri

Plan s’behet vec per bulevardin e ri, apo sheshin Skenderbeu me planet e diplomes. Behet per nje qytet te tere. Ku eshte ky plani?

Plani eshte miratuar qe vitin e kaluar http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=344372 @gjembi

1 Like

O squeroo …,pse fik diskutomet e lira te korrikut…pse e fillon nga mesi korrikut… leni mer Diskutimet pa censure bolshevike…e drejta jote me I perzgjedh jo te pershtatshme nga temat por mos I fut Gomen e mos I fshi se njerezit kan harxhu kohe me shkrujt.

Paskan emeruar trainerin e ri te kombetares .burre I pashem kadoshi .gojet e liga thone se eshte qejflli fëmarsh :blush:

postimet mund t’i gjesh ketu. Diskutim i lirë - qershor 2017

lidhjen drejt udhezimeve te postimit ne ppu e gjen ne krye te kesaj teme.

‘Çorapës’ i iku vegza!

Gazetarit të ish sigurimit të Enver Hoxhës, thuajini se shqiptarët e Kosovës janë dergjur dhe tredhur nëpër burgjet serbe për idealin e Shqipërisë kur u ka kushtuar më së shtrenjti, me jetë.

E ty, thuaj, s’po të vjen turp, po na ulë aq poshtë, sa po e mat dashurinë tonë ndaj atdheut me plazhe e me bukë, dhe po thua se shqiptarët e Kosovës shkojnë në pushime në Shqipëri sepse është më lirë, sepse janë fukarenj dhe e marrin miellin me vete, e jo pse e duan Shqipërinë.

Tek e fundit ku e di ti çfarë është dashuria, ti maestro i urrejtjes njerëzore dhe i neverisë.
Ti je si ai qeni që e do veç pjellën e vet.

Ti vetëm ‘leh’ kur na thua neve ‘mos ejani për patriotizëm në plazhet tona’, thuajse Shqipërinë ta ka lënë baba amanet.

Po kush hamami je ti të na tregosh neve motivin për çka vimë ne në Shqipëri.
A vimë për patriotizëm a për çka vimë ne është punë e jona.
Mos na e shpjego Shqipërinë të cilën e njohim, dhe e kemi dashur edhe pa e njohur, dhe e duam fort edhe pasi që e kemi parë çfarë fytyre ka.

Zoti yt janë paratë, për të cilat ti e shet Shqipërinë, me ta lënë në dorë.

Pse na quan ti neve të varfër!
Qysh u bëre ti i pasur, aq i pasur u bë b.th. jote e madhe sa krejt Kosova po të duket e varfër!

Pse na thua se e marrim bukën me vete në pushime!
Ku e di ti që e marrim bukën me vete!
Ende e bën punën e spiunit që e di çfarë kanë njerëzit nëpër valixhe, a çka!
Çka ka të keqe buka, tek e fundit!

Ani çka që kërkojmë çmime të lira!
Jo ne varfanjakët, siç na quan ti njeri pa mëshirë dhe pa karakter, po s’ka njeri i pasur në botë që nuk kërkon çmime më të ulta në treg.

Nuk është turp me qenë i varfër në një shtet të varfër, si Ne.
Turp është me qenë i pasur si Ti.

Shumë hotele në bregdetin shqiptar ua ndalojnë larjen në pishina shqiptarëve të Kosovës, u thonë se në to mund të lahen vetëm ‘të huajt’…dhe serbët.

Çka është gjithë ky nënçmim i zhgjyranave të Durrësit ndaj nesh!
A është e mundur të jetë ‘urrejtje’ e organizuar kjo!

Po Ti bregdetin e ke parë veç me dylbi të Ali Pashës.
Ne si fëmijë e dimë çka janë pushimet në bregdet, derisa ti dhe çiftat t’u keni punu gjithë verën nëpër ara, s’keni dëgju radio as s’keni parë televizor, keni lexu veç për Stalinin dhe për Jeseninin, e në mbrëmje i keni spiunu çobanët te xhaxhi peder.

Kush jeni ju që na nënçmoni dhe na urreni kaq shumë!
I ndani pushuesit: në kosovarë dhe të huaj.
Ju që edhe bukën e keni fetish.
Ju që Zotin e keni para.

Njëqind herë ua bën shqiptari i Kosovës një pyetje, nuk përgjigjen, e bëhen kinse s’po kuptojmë, ndërsa çdo kafene dhe çdo klub i Shqipërisë mbahet me muzikën e reperëve shqiptarë të Kosovës.
Dyfytyrësi.

Ju duhet me kuptu se nuk blihet dashuria në Kosovë, siç shitet tek Ju në aksham pazar.

Ne për dashuri ndaj jush e kemi dhënë jetën.

P.S. Mos i lejoni me ju nënçmu.
Flisni dialektin tuaj, nëse nuk u kuptojnë, le ta gjejnë një përkthyes shqip-shqip.
Shkoni, mos iu ndani Shqipërisë, se është vendi ynë.
Jemi Një popull.

E ti Çorapë, ‘Shut the fu.k up’.
(Edhe burgun e Smrekovnicës mbas luftës në librin tënd e ke përshkruar që ka qenë si ‘hotel’ për të burgosurit shqiptarë gjatë luftës, kaq i pafytyrë që je).

Kimete Berisha

Po nuk i redukton dot, se ne gjurmet e babait shpirteror e vizionar, ato rikonstruksione vullnetare cerdhesh e kopshtesh apo pune qe ky ndermori me shume vrull keto dy vjete jane bere nga firmat e ndertimit pikerisht ne kembim te ketyre lejeve.
p.s: planin urbanistik gjasme e miratuan po nuk ka gjurme askund online, te duash te shikosh ku dhe si do ndertohet, e ku e sa do jene parqet e premtuara.

1 Like

Njeri skuth dhe tjetra idiote.
Te pakten ti mos i merr per baze dhe te sjellesh shkrime te tilla qe asgje rregullojne. Perkundrazi e ndajne turmen idiote ( qe nuk eshte pak ne dy anet e kufirit shteteror) ne dy pjese : Ne dhe Ata.

2 Likes

Faleminderit, por si udbash e kam detyre shperndarjen e shkrimeve te tilla.