Diskutim i Lirë - Maj 2018

Mire qe ka gruan qe e mban me shtepi dhe pantallona Yamamoto se po te ishte per shqiptaret do jetonte ne kasolle e do hante fasule.

1 Like

Ca te them, s’e ke keq, po shifi deklaraten e pasurise per familjen, link nuk kam
Ke harruar atletet adidas

Se Kina zoterie…

http://www.gazetadita.al/abuzimi-me-pronat-ndryshon-masa-e-sigurise-per-nenkryetarin-e-bashkise-lezhe/

Gjykata e Lezhës ka rivlerësuar masën e dhënë më parë nga Gjykata e Apelit në Shkodër ndaj nën kryetarit të bashkisë Lezhë Enver Hafizi, mbi akuzat për tjetërsimin e pronave në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin.

Gjykata ka vendosur që masa e dhënë me parë me ‘arrest shtëpie’ të zëvendësohet me masën ‘detyrim paraqitje’. Masa e sigurisë është dhënë nga gjyqtari i çështjes Artan Hajredinaj.

Enver Hafizi së bashku me kreun e bashkisë Lezhë Fran Frrokaj dhe 12 zyrtarë të tjerë u vunë në pranga pas hetimeve, akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin duke abuzuar me detyrën kanë falsifikuar, tjetërsuar dhe përvetësuar 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Shëngjin, tek vendi i quajtur “Rana e Hedhun”.

Si ka mundesi qe shumica e mediave nuk e japin si lajm ate qe po ndodh ne palestine.

E ka kete vecanti, vesh dhe lowbrow po ashtu dhe highbrow. Kjo e vecon nga politikanet e tjere, ne kuptimin qe nuk e shperfaq pasurine e tij ne menyre aq vulgare… aq vulgare.

Jo ne menyre kaq flagrante!

https://www.msn.com/en-us/news/world/n-korea-casts-doubt-on-trump-summit/

Koreja e Veriut e ka bere nja 3-4 here kete muhabet “hajde se do pajtohemi- u po prit se ashtu ka dale nje problem”, por tani qe erdhi Mr. Trump nuk e ben me. Do pajtohen per fare sipas ekspertit tone prane Shtepise se Bardhe.

1 Like

Juve zoteri po citoni agjensine e lajmeve te Kores se Veriut! Turp t’ju vije! Më respekt per Messiah!

60 travel destination calling your name this summer

Ushtrime me klecke per kurreshtarin:

Cila ju duk me e thjeshta? Cila pa shume kuptim?

Jo se kur i them Kapos, nuk beson

Heqja e stendës së librit çam/ Berisha: Akt i pashembullt antikombëtar

Te dashur miq, ne perputhje me marreveshjen dhe pranimin e diktatit grek per te zhdukur nga çdo gje tekstet, shkrimet, fjalorin e gjuhes shqipe, fjalet Çameri dhe çam ne territorin e Shqiperise, Edvin Kristaq Rama ka urdheruar ne nje akt te turpshem antikombetar te hiqet nga panairi i librit, stenda e librit çam dhe baneri me fjalen Çameri.

Duke denuar kete akt te pashembullt ne historine tone, te cilin as vet Jorgo Zografi nuk e kishte ndermarre, u bej thirrje shqiptareve atdhetar te ngrihemi ne nje revolte te pergjithshme dhe te hedhim ne koshin e tradhetareve te historise Edvin Kristaq Ramen dhe kliken e tij! sb

Kapo


http://www.respublica.al/arkiv-msn-interview/mentor-nazarko-berisha-i-sotëm-është-kundër-të-djeshmit-për-çështjen-çame-0

Koreja po ja ben Amerikes sic ja beri kjo e fundit Iranit.

Ose thene ndryshe: Kimi ka fillu seriozisht te imitoje Trampin :slight_smile:

Kjo per nga forma.
Ndersa per nga permbajtja:

Liar’s dice quhet loja e Korese se Veriut qe ‘thjesht’ detyroi USA-n te zbuloje lojen e saj: mbajtjen e forcave ushtarake ne Korene e Jugut (100km nga Kina !!).

Merita e “liar’s dice” eshte se tashme ne loje jane edhe Kina, Rusia dhe Koreja e Jugut; kjo e fundit kurrsesi nuk do te pranoje te behet tabele qitjeje midis luftenxitesish amerikanë (warmongers) dhe tiranësh jug-koreanë

Nuk e kuptoj kete dashurine tende per Korene e Veriut.

Ne fillim the qe fajin e ka KJ qe zgjedh presidente nacionaliste.

Ja ku e ke presidentin majte dhe shiko se si po sillet Kimi me te.

Sa per Ameriken,besoj se Kimi duhet ti beje mire hesapet,se po luan nje valle qe nuk e mban dot.

Qesh mire kush qesh i fundit dhe jam i sigurte qe Kimi ska per te qeshur ne fund.

Amerika me Iranin perseri do te bejne marreveshje,thjesht jo 10 vjecare sic e beri Obama por 30 vjecare…ndryshe Franca dhe Airbus tu thote lamtumire atyre parave qe do te marre nga Irani.
Qe tani kane filluar bisedimet per marreveshjen e re qe do te fute edhe Ameriken.

Ke te besojme?

The Seatle Times per Boeing apo BBC-ne per Airbus?

Une shikoj BBC-ne per te marre lajmet majtas( se keshtu eshte bere tani,ska me nje burim informacioni normal,se paku ketu ne SHBA) dhe dje ne mengjes tregoi ministrin e jashtem francez dhe gjerman me ate iranian.
Po dikutonin qe Iran deal nuk eshte dead etj etj.

Ne fund spikeri tha qe Franca po perpiqet te bejne nje marreveshje te re (ndoshta mund te mos quhet keshtu) qe te fute dhe SHBA-ne dhe ne kete menyre ti shpetoje sanksioneve te SHBA-se qe do te vendosen pas 90 dhe 180 ditesh qe te shpetoje marreveshjen per eksporimin e naftes dhe disa te tjera plus kete te Airbus.

Nga sa kuptoj une Trump mund ta nenshkruaje marreveshjen nese afati shtyhet nga 10 ne 30 vjet ( ndonese Trump ka kerkuar nje afat me te gjate)

Nese genjeu BBC-ja te genjeva.