Diskutim i lirë - nëntor 2016

Mirseerdhët tek tema e diskutimeve të lira për këtë muaj. Këtu mund të diskutoni pak a shumë çfarë të doni, sidoqoftë duke ndjekur udhëzimet e faqes.

A kan pronare kto keshtjellat,kjo, psh, kujt i ka ra per hise?

https://www.instagram.com/p/BMRy_7Cg48r/

3 Likes

Neuschwanstein Castle është në Gjermani Z Mustakuqi. E ndërtuar nga mbreti Ludwig II ajo tani përdoret për turizëm. Kjo kështjellë është nga më të famshmet në Evropë, nuk e zotëron individ si pronë por është pjesë muzeale e Schloss, një katund bavarez…:smiley:

1 Like

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

Qendra Shqiptare për Qeverisje të Mirë, një organizatë joqeveritare në Tiranë e mbështetur nga fondacioni gjerman Konrad Adenauer, ka realizuar një sondazh në terren në korrik, të cilin e konsideron si “Barometri social-politik i Shqipërisë”, me qëllim që të sjellë të dhëna dhe fakte nga perceptimi i përgjithshëm publik mbi qeverisjen dhe vlerësimin e alternativave më të mira në raport me pritshmëritë e qytetarit.

Pyetjes nëse qeveria aktuale e majtë ka patur rezultate më të mira se sa qeveria e mëparshme e djathtë, 1950 të anketuarit i janë përgjigjur si më poshtë:

Më të mirë 27%

Njëlloj 35%

Më të keqe 38%

                     Më të mira       Njëlloj   Më të këqija

Tiranë 24% 37% 39%

Durrës 31% 32% 38%

Elbasan 26% 33% 41%

Korçë 24% 38% 37%

Vlorë 35% 36% 29%

http://bigstory.ap.org/article/dd692ed8d9664f019b83a3f8f42f63ea/kosovan-sports-car-enthusiast-builds-lamborghini-replica

2 Likes

Bravo Pjer per vizionet e qarta, me ne fund.

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

Me kë e ke Ramë ?

Një video e kryeministrit Edi Rama kundër mediave në përgjithësi dhe portaleve në veçanti ka hapur shumë debat rreth lirisë së mediave dhe qëllimeve të shefit të qeverisë përpara zgjedhjeve.

Me një fjalor të paprecedent, Edi Rama ka publikuar së pari videon e tij kundër analistëve dhe portaleve, e më pas zagarët rreth tij e kanë nuhatur se për çfarë ka nevojë shefi, duke filluar një sulm dhe fyerje ndaj gazetarëve, familjarëve e deri tek fëmijët e tyre me një gjuhë të papërdorur ndonjëherë e që e gjen vetëm në rrugë.

Nuk është se nuk kemi menduar të të përgjigjemi me të njëjtën monedhë Ramë, por nuk e kemi bërë jo se ti sot je kryeministër dhe rrethohesh nga cuba. Nuk e kemi bërë për tre arsye:

1- Etika

2- Po të flasim dhe shkruajmë më gjuhën tënde kemi frikë se na konsideron gazetar “model”

3- Po të përdornim sharjet që ti dhe zagaret që ke rreth teje përdorin ndaj familjarëve tanë, dyshoj që do të tentosh të na lesh atësinë e Zahos në derë.

Të ndalojmë pak më konkretisht tek sulmet që ti Ramë po ju bën gazetarëve të veçantë, ose siç ti i etiketon, portale. Them gazetarëve të veçantë, pasi portale kanë hapur të gjithë ata analistë dhe gazetarë me integritet që u hodhën në rrugë ose ju mbyllen dritaret e mediave nga pronarët e nënshtruar prej interesave të pushtetit. Ti këta i konsideron portale. Mirë bën, se edhe po nuk e kishin në mend të bëjnë një gjë të tillë, ua fut ti në mendje.

Po kush janë këta analistë dhe gazetarë që ti Ramë po i sulmon dhe që qenkan parti më vete e nuk japin llogari askund? Fundja kujt duhet ti japin llogari gazetarët Ramë? Kryeministrit?

Andi Bushati, Artur Zheji, Çim Peka, Armand Shkullaku, Blendi Fevziu, Habjon Hasani kanë nga një portal ose më saktë nja një faqe në Facebook. Të kanë akuzuar ndonjëherë Bushati, Zheji, Peka, Shkullaku, Fevziu se ke akuzuar babin tënd si babanë e djalit tënd? Kurrë. E ka bërë Ymer Baze, që si gazetar përdor emrin Mero.

Të kanë akuzuar ndonjëherë se ke qenë i çmendur? Kurrë. E ka bërë Ymeri (Mero) duke të publikuar kartelën e psikiatrisë.

Të kanë akuzuar ndonjëherë se ti e ke çmendur ish-gruan, mamanë e djalit tënd? Kurrë. E ka bërë Ymeri (Mero).

Të kanë publikuar fotot nudo me gratë e ministrave të tu? Kurrë. E ka bërë Ymeri (Mero) duke vrapuar deri në Bosnje për ti botuar tek një gazetë periferike me pagesë, e nga aty duke i shpërndarë në gazetat e Tiranës, po me pagesë.

Po çfarë kanë bërë dhe po bëjnë këta gazetarë që ti vetë dhe zagarët e tu janë ndërsyer për ti sharë deri edhe tek fëmijët e tyre në kopsht?

Të kanë kritikuar për qeverisjen, kanë publikuar aferat, dhe të kanë vënë në dukje se vendi është mbuluar nga hashashi. Këtë kanë bërë. Kjo nuk qenka gazetari dhe ajo e Ymerit po? Ne e dimë që kjo lloj gazetarie të intereson, se ajo nuk të dëmton ty apo ata që të shajnë ty. Por nuk jemi në rasti. Mbaj Ymerin. Ai që dje ta bënte djalin kopil, nënën e djalit tënd të çmendur, babin imoral dhe ty psikopat, sot është në krahun tënd. Është e drejta jote ta falesh, ta sponsorizosh, t’ia falësh edhe sponsorin kur kapet me fabrikë droge në Durrës, por nuk mund të na kërkosh ne që të bëhemi si ai.

Ne të paktën kurrë nuk do të futemi brenda mureve të shtëpisë tënde, por është mirë ti japësh përgjigje kësaj pyetje se ndoshta jemi keqkuptuar: Më kë e ke Ramë???

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

Qielli i Tiranes ne daten 31 tetor 2016

3 Likes

Kush është autori i fotos, dhe nëse e keni realizuar ju, më thoni çfarë makine keni përdorur?

Une e kam bere, eshte Canon G11. Ja edhe nga nje kend tjeter:

5 Likes

Të mira!
15 shkronja

Une s’e pashe linkun fare,po te dhashe ni zemer se t’a kena borxh per Zotin.
:joy:

1 Like

4 shtator ne darke

Mengjesi ne 30 gusht

Edhe disa depozita duhen

5 Likes

Nji qe e bona une mrome. Very proud of it. E kom qa…

1 Like

Pëlqimet janë për fotografitë peisazh pa depozita :smiley:

1 Like

si p.sh. liria qe ripertyp ditperditshmerite shqipolitike edhe tek peshktemat e diskutimeve te lira :footprints:

Sa te keqinj keta te JOQ! Kane trukuar nje foto nga bangladeshi dhe e paraqesin sikur eshte komuna e paridhit.

4 Likes