Diskutim i lirë - nëntor 2017

#BillsMafia

Tek ky sajt/siti ishte nje artikull akoma me interesant,

bohica, po te gjithe e morren vesh qe u nisa per shqipri, ndersa ti akoma jo, mrom u ktheva dhe tani jam para laptopit tim.

Nuk e besoj, nuk e besoj dot…
Italija shoke, Italija

Ngushllimet e sinqerta atij me poture si te Duçes :smile:
Futi i kokerr qofte tashi :smile:
Aaa ska mish :frowning:

e prape titulli s’ka per te shku ne Evrope :wink:

m’duket se Katrori paska qene Hurbi. E kuptova mbas pilafit. Ne fakt me’dukej si diçka e njofme, por nuk ma hate menja kurre te ishte Hurbi.

I nderuar,

Ja të të them diçka miqësisht, por do të të lutesha paraprakisht të mos ma ktheje në zhargon e aq më pak me atë intimitetin që në frengjisht i thonë : miku-derr, dmth. të trajtuarit e tjetrit, nën maskën e vetëkuptueshmërisë se në njëfarë kuptimi të tërë derra jemi dhe ashtu është, porse që do të ishte diçka e drejtë në një rrafsh tjetër e jo në atë të mirësjelljes, pra:

Nëse je i interesuar të të lexojnë njerëzit seriozisht e të të marrin po ashtu seriozisht - dhe do të ishte gjynah nëse nuk do të ishe, parë që me shkrimet që ke sjellë këtu je munduar goxha dhe nuk ke pse ia bën vetes absurditetin, por ti e di vetë - më së pari duhet të nisësh ti i pari me këtë seriozitet, duke respektuar punën e të tjerëve.

Tani, edhe unë do të kisha rezervat e mia për shkrimin në fjalë - pse jo njëherë?, mbase edhe për personazhet aty . mirëpo, siç ti e di dhe e di edhe unë, niveli kësaj faqeje i ka rënë pikërisht ngase njerëzit, sapo humbën atë turpësinë për vete e më së pari për të tjerët apo anasjelltas, nisën të lëshohen, ku nuk përjashtoj këtu as veten, natyrisht.

Mirëpo, nuk është se nuk ka këtu vende e tema ku mund të përmjerrësh pa fund; pse duhet të jetë ky vend pikërisht muri i letërsisë? Sepse, sikurse ti e di, aty e kanë merakun të përmjerrin të tërë.

Do të thuash ti: këtu është bërë sidoqoftë deti kos; të gjegjem unë: OK., dhe vërtet aq do të më bënte, parë që ka edhe Fejsbukra pa fund.

Mirëpo ky relativizëm i vazhdueshëm nuk çon asgjëkundi dhe një nga arsyet e cinizmit tënd të përhershëm është pikërisht ky: relativizmi absolut, mendoj unë.

Shkurt: si propozim: si thua, sikur ta kursenim ca kohë vetëm këtë seksionin e letërsisë nga paudhësitë e të silleshim si xhentëlmenë, vetëm aty, përndryshe bëj ç’të duash? Jo për gjë, po mundësitë e formatimit dhe liritë e postuesit këtu nuk gjenden tjetërkund e do të ishte gjynah të mos i përdornim.

Përzemërsisht,
ars

Sa fat kane ca me , vjen Hurbi prej France e kuvendon me Flo - ne , ne ne Tirone gjithe kohen e s"kuvendojme fare :frowning:
Ckemi Hurbo , je harru fare :slight_smile:

Le Flo-ja po na iku edhe Aqua!

Thirrja juaj u transferua .

Shife Lu, si kapet peshku i madh.:grinning:

Ti gjembi mendon se ka ndonje peshk me te madh! mos me thuaj qe eshte Likja i Mones së të lebetitmit aman!:joy:

Nuk ngopen robt duke bere foto per te tregu tunelin qe ka bere NMN.

FD0E15B8-F1F8-4626-8277-21096F3C431C

1 Like

Nuk di si ta pershkruaj gezimin qe do te ndieja sikur te me zhgenjeje qofte edhe nje here te vetme. Po ma the se ku e kam tundur nga e majta, te premtoj qe do ta nxij fare duke e tundur vetem nga e djathta.

Nga e majta e tund, po rri tashi mos bej te habiturin nuk eshte per turp, me turkeshen i preve lidhjet me ne fund!?

Une jam si i Mothi, jam mbifelor, per mua si e majta, si e djathta, jane dy fela te se njejtes bythe qe na ka care bythen te pakten qe prej Revolucionit te Moth Froncez, do thoshte i Mothi. Me thene te drejten, lidhje me turkeshen nuk kisha fare, keshtu qe nuk kisha c’prisja, vetem njohje kam. Btw, urime per fitoren e Kombetares me vellezerit turq.

2 Likes

I modhi e ka fiksimin me katrorin, as zhardina nuk i hy ne sy më.

Dashuria eshte kategori historike, ndryshon me kalimin e kohes. Megjithese dashuri e pare kurre nuk harrohet.