Diskutim i lirë - nëntor 2017

Ti gjembi mendon se ka ndonje peshk me te madh! mos me thuaj qe eshte Likja i Mones së të lebetitmit aman!:joy:

Nuk ngopen robt duke bere foto per te tregu tunelin qe ka bere NMN.

FD0E15B8-F1F8-4626-8277-21096F3C431C

1 Like

Nuk di si ta pershkruaj gezimin qe do te ndieja sikur te me zhgenjeje qofte edhe nje here te vetme. Po ma the se ku e kam tundur nga e majta, te premtoj qe do ta nxij fare duke e tundur vetem nga e djathta.

Nga e majta e tund, po rri tashi mos bej te habiturin nuk eshte per turp, me turkeshen i preve lidhjet me ne fund!?

Une jam si i Mothi, jam mbifelor, per mua si e majta, si e djathta, jane dy fela te se njejtes bythe qe na ka care bythen te pakten qe prej Revolucionit te Moth Froncez, do thoshte i Mothi. Me thene te drejten, lidhje me turkeshen nuk kisha fare, keshtu qe nuk kisha c’prisja, vetem njohje kam. Btw, urime per fitoren e Kombetares me vellezerit turq.

2 Likes

I modhi e ka fiksimin me katrorin, as zhardina nuk i hy ne sy më.

Dashuria eshte kategori historike, ndryshon me kalimin e kohes. Megjithese dashuri e pare kurre nuk harrohet.

aha ahaha :grinning:, ndonjehere, si ne te tilla raste, me duket vetja qe jam vertet i Moth! :slight_smile:

@ars
kto diskutime i kemi bere, ose i kane bere te tjere per ne, edhe here te tjera, por pa rezultat, keshtu un nuk futem me ne keto diskutime, e shof te kote, bile edhe sqarimin pse e shof te kote e shof akoma me te kote. E them kete jo per tu kundervene ty. Keshtu ky muhabet eshte i mbyllur per mu me heshtje, edhe per faktin qe un kam shkrujte 6 seri per nje teme me shum interes per kohen, dhe ky mundim i im eshte vlersuar me heshtje, me 0 komente, ose me keq me minus komente nga dy komentues te papergjegjshem qe kane nderhyre te motivuar nga keqdashja. Pra ne 6 tema kam komentuar vetem une si budalla tu fol me veten.

meqe shof nickun tend si pergjegjes per spostimin e komentit tim nga tema e Hurbit:

pa asnje ankese se perse e keni hequr prej teme (ti ose dikush rjeter), desha te sqaroj qe ky koment i im nuk ka pik ironie ose tallje brenda, siç me te drejte mund te duket nga ca diskutime tallese bere me katrorin, por ka brenda vetem te vertete. Un jam pothuaj i sigurte qe Katrori eshte Hurbi, dhe me vjen keq qe kete e vura re me vonese, sepse diskutimi me te mund te kish shkuar ndryshe.

Shih: unë nuk kam asgjë as me Hurbin, as me katrorin, as me ty, as me ndokënd tjetër, dhe çdo gjë shkoi më së miri: përmjerrja u zhvendos këtu: muri po mbahet i pastër, kaq ishte gjilpëra: një të shpuar e aq.

Le të shahen e grinden e të shkruajnë si të duan, përfshirë edhe ne të dy këtu. Thjesht: ta bëjnë këtë në vende të posaçme si ky këtu, apo te politika.

Edhe boksierët kanë ringje ku rrihen, nuk rrihen në opera.

Dhe atë gjënë e gjatë ta shkrova më tepër për respekt të punës tënde, të cilën nuk kam tagrin ta gjykoj, pasi nuk jam i gjithëditur, siç më të shumtët këtyre anëve. Disa nga librat e temat që kishe cekur aty unë thjesht nuk i kam lexuar e nuk i njoh; kaq është.

Edhe kur shkoj te bukëpjekësi këtu nuk bëj sikur i di të tëra llojet e bukëve që shiten aty.

Ka ca që i dinë ose bëjnë sikur i dinë ose, ose… kujt po i rruhet njëherë se çfarë di e nuk di ndonjë anonim në internet, por edhe në jetë? Askujt. E pra.

Me të mira,
a.

1 Like

jo ka rendesi kjo, nuk behen te gjitha e rrujti kush e rrujti. Duhet te jete e qarte, nese nje personazh i njohur rikthehet duhet bere dukshem se kush eshte, sepse komentuesit kane nje raport tjeter sjellje. Gjithashtu personazhi duhet ta pranoje vete kush eshte, se perderisa nuk e ka pranuar dyshimi mbetet, gje qe eshte akoma me keq ne raportimin me te.

Keshtu kush e rrujti dhe kush e permjeri nuk jam une, nga kjo pikpamje komenti im eshte ne rregull aty ku ishte, sidomos mbas ketij sqarimi, perkundrazi heqja e tij ishte permjerrje, permjerrje potenciale per permjerje reale ne te ardhmen, sepse peshqit lexojne dhe komentojne ne konseguence te asaj qe ndodh. E ke bere lemsh tani punen, ne vend ti vesh vetullat …

Ndoshta ke të drejtë, por mua vetë aq më bën në më komenton kush punën time të lodhshme, ndërsa ti pret shpërblim për të. Natyrisht që ti ke të drejtë kur pret të të trajtojnë më me respekt, nuk e di; ajo që di unë është se është më e urtë, për të mbërritur pikërisht aty ku po do të mbërrish ti e jo unë, pra: për të mirën tënde e jo timen, që rrahja të ndodhë në ring e jo në skenë, pasi është më “fair”, qoftë ringu edhe ndonjë cep në port ku rrihen dokerët me njëri tjetrin.

Tani po të lë se nuk do e shpenzoj paraditen këtu; kam punë për të bërë, nga ato për të cilat nuk pres të më komentojnë te Peshku pa Ujë.

Ditën e mbarë ma bëfsh!

akoma nuk ke kuptu ku eshte halli i kesaj pune dhe ku eshte halli im; me thuj vetem shkurt, e shko bej punet e tua:

Katrori eshte Hurbi, apo jo?

Po nuk di gjë o njeri unë. Unë jam në shtëpi, po dëgjoj muzikë e po i hedh një sy shtypit e këtë e bëj këtu për forcë zakoni, por edhe se janë të tëra linket në një vend,

Ç’më intereson mua në Hurbi është Katrori apo Katrori Hurbi?

Teksti tekst mbetet qoftë katrori hurb a hurbi katror. Të qenkësh ky hurbi a katrori ndonjë fejsbukur edhe do të të kuptoja, se sevdaja gjë e madhe, por niqet janë në mashkullorë, te rrapi; është nahije ngamprapa kjo; nuk është nahija ime.

ika.

shiko or ti, ti paske hall te ruash te paster kendin e letersise, e nuk te rruhet per gje tjeter, e je duke ma dhi muhabetin rast per rast me xhonglerizma qe di t’i bej un me mir se ty. Kurse un kam hallin te ruaj te paster muhabetin me njerzit, sa per letersine, e cila nuk njeh muhabetin e paster te njerzise, i kam dhi nje mut te madh, shume me te madh se i shok Enver, Stalin, Lenin. Dhe kjo e dhjere, seç ta kam thene here te tjera, eshte shkaku qe ti me perbuz, per te mos thene me teper.
tani mund te ikesh, se ika dhe une.

Shiko, se une jam ekspert ne njohjen e stilit dhe te siguroj qe Katrori nuk eshte Hurbi.

nuk e di nese mend e mbani
kur lisandri - katrore,
squarepusher-it i bzani
:stuck_out_tongue:

meqe qeke ekspert (pa ironi, te besoj), na thuj, a te rezulton se eshte nje person qe imiton Hurbin? Dmth qe un jam gabuar komplet, gje per te cilen mu me rruhet, kurse arsit, zhardines dhe katrorit nuk i rruhet fare.

fraza me xhentelmene me duket me 100% e thene nga hurbi:

Jo, as ka ngjashmeri fare. Hurbi ka nje ironi mistrece. Kurse jashte stilit, ose edhe brenda stilit, meqe “stili eshte njeriu”, Hurbi nuk eshte nga ata qe lexon romane amerikane me robote e budallalleqe te tilla. E as nuk do te te konfirmonte qe nuk ta kishte me te keq, apo qofte edhe te permendte kete punen e xhentelmenit.
Se harrova te shtoj, ta them me siguri absolute qe Hurbi shkruan tek Xhaxhai, kur e lexova para ndonja dy javesh i rashe qe me dy fjalite e para ne te qe ishte ai.

jo prit, se fraza e xhentelmenit eshte standard hurbian, e ka perdor shpesh, kete e mbaj mend mir. Un nga kjo fraze jam nis, plus se pashe me pas temen e hurbit, gje qe perforcoi dyshimin. Atehere rilexova tere komentet dhe dyshimi mu perforcua. Ti ke te drejte per mistrecllikun, por ti mban mend hurbin e fundit ne beteje me te gjithe, ishte nje gjendje acide universale. Edhe un psh, ne fillim fare nuk kam komentuar ne menyre acide sulfurike si sot, por komentoja si djale i mire. Pastaj hudh maço acid e hudh shurruflla urine, u bera edhe un si gjithe te tjeret. (vetem me nje stil tjeter ndryshe, qe pretendon me salto mortale parodike te kunderten e dukjes).

Pra hurbi i dyte, dmth Ardhja e Dyte e Hurbit detyrimisht do jete si djale i mire, si ne zanafille te paraqitjes se tij. Hurbi i pare ishte xhentellmen, qe pastaj perfundoi ne plehnaxhi qe perkthente Bukovskin tu pallu mas ferre aty ku sapo kishte dhjere, per t’ja dhi o çimo, peshkut fluturues dhe i dore ketu qe i quante mondjaliste komuniste enveriste pordhikaliste.

Per punen e leximeve amerikane e ke gabim, nese Hurbi nuk ka lexu Dikun, qe kaperxen literaturen amerikane me robote e budallalleqe te tilla, eshte koqe, sepse Diku romanet me te mire i ka pas pa robote, i ka pas si romane franceze.