Diskutim i lirë - Qershor 2018

http://www.gazetatribuna.com/lajme/shqiptaret-nder-vendet-e-para-persa-i-perket-luftetareve-ne-isis/

vendet thashe, qeverite e zgjedhura nga populli qe hedhin bomba, Ata e bejne luften dhe shkaterrojne vendin, jo 30 karagjoze te debilosur nga feja.

Sido qe te jete une isha pajtu qe Kosova edhe Shqiperia me i nda pergjysme ata 600 mije apo sado qe te jene.

keta nuk po trokasin ne deren e shqiptareve. keta jane aq ne mase tani sa jane kthyer ne nje problem te stermadh per shkak te numrit, problem qe e ka krijuar europa, amerika e rusia nepermjet bombave dhe nepermjet procedurave idiote per azil. Problemin e tyre nuk kemi pse e mbajme ne. Nje here iranianet e MEK, nje here armet kimike, pastaj duan te importohen plehrat, tani keta… Plus qe ndarja qe bejne eshte raciste. Duan t’i cojjne ne egjiptin mysliman, tunizine myslimane dhe shqiperine myslimane. Nuk i degjoj te kerkojnne t’i cojne ne serbi apo ne maqedoni. dhe nderkohe qe bejne kerkesa te tilla, na mbyllin deren per negociata. mire qe s’kemi berishen se ai shiti cezin per nje perparim te vogel me integrimin. nje integrim qe eshte i qarte qe s’ka per te shkuar kurre deri ne fund. Berisha do i kishte futur pastaj do kishte njoftuar popullin e do kishte vrare protestues po te ankohej njeri.

2 Likes

thene ne rolin e deshmitares okulare , refugjatet e Sirise ( dhe fatkeqesia e tyre ) ka tronditur edhe themelet sociale te Turqise e mos te flasim ato ekonomike te Gjermanise .
prandaj per te miren e perbashket te dy komuniteteve si Siriane si Shqiptare do te refuzonin nje nikoqirellek i tille ,
Rrezik per sirianet ne kete varferi, rrezik per shqiptaret qe kjo politike mediokre po i fundose edhe ne kete instance .

çfarë thotë çeta e saliut për këtë ngjarje?? është pro lul hollandezi për arabizimin e shqipërisë?? këta që bëjnë protesta ngaqë mërziten nëpër kafe,pse se hapin gojën ?

po mos ki frike o burr. ata qe do te vijne nuk jane siriane. jane subsahariane

Merkeli ia kish bo 8 me 2 Rames! O do pranosh 6 qin mij siriane o 6 qin balena nga ishujt faroe. Jane dy popullsi te kercenuara nga shfarrosja. E para nga bomblat e ameriqenit e te rashias e dyta nga peshkataret viqing dhanez. I ka ngec sharra n’gozhd rams.

1 Like

E vërteta është se as teorikisht e jo me praktikisht, nuk ekzistojnë në asnjë pikë të planetit, jo 600 mijë ushtarë të ISIS-it që presin avionët për t’u nisur për në Shqipëri, po as 600 mijë refugjatë të zakonshëm që mund të mblidhen e të spostohen si të ishin robër lufte, drejt një vendi të vetëm, lëre pastaj drejt një vendi të vogël sa Shqipëria! Po pse 600 mijë dhe jo 500 mijë apo fundja pse jo 1 milionë? Sepse në një intervistë për një kanal gjerman, zv.ministri ynë i brendshëm, tha thjesht “Shqipëria ka strehuar 600 mijë refugjatë lufte nga Kosova” dhe hopa(!), ja ku doli shifra e pazarit të madh në këmbim të negociatave!

nga Ardian Vehbiu

1 Like

Berisha ka disa vite qe s’eshte ne pushtet dhe ende Berishen permendni.

Me mire balenat. Te pakten keshtu rihapet fabrika e sapunit ne Rrogozhine.

sepse njerëzit kudo, por sidomos në Shqipëri jetojnë me idenë se kur qeveris e djathta ka edhe më keq, kur qeveris e majta ka edhe më mirë.
Kur qeveris e djathta, mjafton të mos hanë kokrrën e plumbit në protestë, që të mos gjenden të dhunuar e të abuzuar në të drejtën e tyre dhe janë në rregull.
Kur qeveris e majta ka gjithmonë më mirë.
Kjo është një sdë shumë e madhe, sepse nga ne, njerëzit nuk mund të kënaqen vetëm se nuk i vrasin rrugëve.
Nuk mund të kënaqen që nuk i dhunojnë verbalisht, por edhe fizikisht. Nuk mund të kënaqen që nuk i trajtojmë si lecka, kur vjen puna për të vlerësuar meritat e tyre dhe për të respektuar dinjitetin e tyre

Edi Rama

Ne mes te refugjateve te luftes thone keto veglat me zile iliro pellazge duke filluar nga ish presidenti deri tek ai qe eshte refugjat per vete do te kete terroriste te infiltruar. A thua se deri tani terroristet islamike nuk do ishin infiltruar po qe se do t’iu plaste bytha per ate cike shqiperie qe edhe me e fal se do askush.
http://www.panorama.com.al/kamp-refugjatesh-demalia-mine-me-sahat-ne-shqiperi/

Ky duhet te beje ca seanca terapie me Alben me zamete

Di gje njeri sa jane kuotizacionet (keshtu quhen ende?) te antareve te partive te ndryshme ne Shqiperi, dhe sa mblidhen? Ai vetingu i famshem a perfshin hetim te financave te partive?

https://lapsi.al/2018/06/25/zbulohet-kontrata-e-re-pd-marreveshje-me-lobiste-afer-trump-ne-shba/

Ka te beje gje sheshi i ri me kete?

[ redaktuar]