Diskutim i lirë - shtator 2017

Ti vete i poston, e vete ankohesh, e le edhe pjerin pa lexuar pjesen e trete qe e kishte lene per sot.

1 Like

njeren fele e the, tani na thuaj edhe felen tjeter pse eshte bere i palexueshem!?

O ! c’a ban mo ej,se ma le pergjys! :frowning:

Ja se ç’i shkrova njërit nga mirëmbajtësve të faqes:

"Unë nuk e di nëse je ti njëri nga ata që kujdesen për mirëmbajtjen e komenteve këtu, sidoqoftë po të shkruaj ty, meqenëse më pate shkruar.

Tani, mirë që po kontribuojmë këtu, se këtë e bëjmë me dëshirë e vullnetarisht, por që edhe të tallen me ne e të na venë në lojë e të na marrin nëpër gojë pa lidhje ca tipa që as shqipen nuk e dinë, edhe kjo është e tepruar.

Ose fshini komentet pa lidhje, ose mos u habitni kur faqja ju mbetet pastaj në mëshirën e këtyre myteberave.

Kjo thjesht se më pate pyetur se pse i ndërroj temat e në po tallem.

Jo, nuk po tallem, por edhe që të tallen me ne, nuk më duket se duhet toleruar."

Me të mira,
ars

ti i jep vete mundesi te tjereve qe te tallen duke mos qene korrekt ne botim ne nje faqe publike qe nuk mund te besh lodra sipas qefit. Nje here ke thene se i boton dhe i heq shkrimet se mos i vjedhin lengaraqet qe nuk dine te shkruajne shqip, tani po thu qe i ndrron sepse jane doreshkrim i pambaruar. Ti mbaroi, persosi, korigjoi, pastaj botoi, kjo eshte sjellja e duhur standard. Ndryshe kjo behet pretekst qe te tallen me ty, dhe ti po e kerkon kete, siç ka ndodh gjithnje, vete po te kruhet.

Ta kam thene edhe here tjeter, ne kemi konflikt bashke sepse un kam ide ndryshe nga ty per art, kulture, disidence. ndersa ti kapesh mbas felesh per te nxjerre inotin.

me thene te drejten, shprehja origjinale ka lindur ne Vlore e thuhej : ‘‘buke e kripe e RTM’’. prandaj vite me vone u zevendesua mire me RTL , se edhe rimon :sunglasses: pak…

megjithate, meqense vetem ne Vlore e kapte RTM e marr me mend qe ne qytete te tjera kjo shprehje u pershtat me Telenorba, nje kanal shume soft ky qe nuk krahasohej me RTM legjendare.

ars, mund te ishte me e thjeshte:

per prurjet qe publikon nuk ke detyrim t’u japesh asnje shpjegim as lexuesve as moderatoreve perderisa ato jane brenda rregullores se ketushme;

mund t’i fshish apo redaktosh ne çdo kohe perderisa mundesia teknike ekziston;

megjithate:

ndryshimi teresor i permbajtjes i le komentet parardhese jetime dhe konfuzon ndonje lexues.

per mendimin tim, pasi te vendosesh qe nje material ka qendruar mjaftueshem i publikuar, mund fshish e ta zevendesosh me nje fraze informuese, qe ta kuptojne se kane ardhur ne kinemane e duhur, por se shfaqja e filmit ka perfunduar. Ndersa publikimet e reja, ne teme te re.

1 Like

Shih squarepusher: nuk është problemi se kërkohen shpjegime e unë vetë nuk e kam problem, pasi nuk kam profil publik ku mund të kapeshin.

Çështja nis e bëhet e neveritshme, kur, në vend që të merren me Hatibin poet, merren me besimin e tij, çfarëdo qoftë ky, e nisin e shpifin për një person që nuk gjendet fare këtu e që nuk ka të bëjë me atë çfarë shkruhet për poezinë e tij.

E kështu me radhë, me Kadarenë, me atdheun etj., duke përmjerrë fundja të gjitha vlerat e atë pak dinjitet që na ka mbetur.

Tani, ti nuk e bën këtë e nuk ke faj për ç’më sipër, mirëpo këtu mund të flasësh e të shkruhesh vetëm me njerëz që e njohin mirësjelljen e, për fat të keq, këta janë pak.

Përndryshe nuk ia vlen fare të komentosh, nëse komentet nuk moderohen.

Edhe këtë po e bëj tani sepse këta tipa bëjnë edhe të habiturin pastaj, kur ua fshin materialin mbi të cilin po përmjerrin, a thua se ua ke borxh.

Nejse, se pak ka të bëjë me ty kjo dhe ti këtë e di.

Me të mira, a.

P.S.: Ja një sugjerim me vlerë për Peshkun: që moderimi i komenteve në një temë t’i lihet në dorë hapësit të temës e jo stafit, që edhe kështu është i mbingarkuar. Atëherë po, nuk do kisha asfare shkak për t’u qarë, pasi postuesi do ishte vetë fajtor e do të dinim kujt t’ia vinim fajin.

Ndërsa zgjidhje e përsosur do të ishte, nëse hapësi i një teme do të mund të përjashtonte, pa mundësi leximi më të kësaj teme, komentues që ai i gjykon të papërgjeshëm për temën e vet.

1 Like

Te Kadareja na paska mbetur dinjiteti neve si komb, ne ne paska marre lumi pse s’thua ti :thinking:

Sa per komentuesit jashte teme , ke simbolin e sinjalizimit , ku veprojne administratoret e moderatoret e Peshkut nese komentet te duken te papershtatshme ose jashte teme,ajo qe sugjeron ti eshte diktature virtuale ! “Peshku eshte blog kolektiv shqiptar”, te pelqejne s’te pelqejne peshqit eshte muhabet tjeter.

paskemi qendrim krejt te ndryshem ne kete pike. personalisht, evitoj ne maksimum moderimin e temave qe i krijoj vete edhe pse mund ta kem mundesine. dikush tjeter, mendoj, mund te jete me objektiv ne moderimin e saj.

1 Like

Nuk eshte keq ta marri Nobelin per hir te Shqiperise, por nuk do ishte keq te propozoheshin edhe shkrimtare te tjere shqiptare.

tekst i trashë

I kam ngritur kontestimet e Mia ndaj policise per me teper kta nuk paskan as ligjet ne rregull. Mbi cligj arreston gocat qe kenaqin pjeshken online me loderzat e tyre te panumerta kur mbi te gjitha nuk ka pasur Denoncim???
Lerini vajzat te luajne online se shnet e lumturi sjellin. Me vjen keq per policet e traumat e tyre ndersa jane sforcuar te mbledhin veglat personale te vajzave si Evidence.
Jo gjembi nuk jam klient I tyre por I perkrah per guximin e misionin qe kryejne.

O Ars, para se t’i vjedhin tregimet, peshqit duhet t’i lexojne.

2 Likes

Mu ma la ne mes t’u e lexu. Ankohet per mungese mirsjellje,po a ka ma harbuteri se kaq. Mund te mos i pelqej une si lexus,se nuk di me shkrujt shqip,po une harxhoj kohen time per ta lexu. Kaq e kam takatin me ja ba respektin. Dhe ka paturpsine te thote se s’na e ka me borxh. Po pse e bje ktu,per t’u tall me ne?! Maje ne syrtar e maroi filmi.

Iku dimri erdh behari
Hypi goca ke mullari
Bo i foto me IPhon
Ne Fejsbuk e publikon

Komenton tezja e vet
" O sa bukur, ka lezet “
Futet halla me nxitim
” Fantastike, shpirti im "

I thote daja me kapele
" Je per s’mari, top modele"
Bo koment dhe gjysh Hajdari
" Zbrit mi lope nga mullari "

Shume e dhimbshme, vetem kjo i ka bere ata burra/gra aty ne parlament te perloten, fundja mire t’u behet vete u vutuan!

He? Pse qane ata burra/gra ne Parlament? Meqe Skenderbeu ja paska hipur Partizanit?

sapo hapa peshkun , pashe sinjalizimin qe paskesha fituar çmimin, “jep e merr”. çfare kenaqesie ! -sa u gezua minatori !.:joy:
jam ne pritje te çmimeve ; lart-posht, gërr-vërr, tërci -vërci…

Une kam fituar pervjetor. :slight_smile: