Diskutime te lira - Dhjetor 2020

Ndarja anglosaksone e vetmisë në loneliness malinje dhe solitude beninje është dëshmi jo e dualitetit yin-yang, por e realitetit ambig skizofren dangër-dungër: terr i ferrit dhe dritë e parajsës.

ne kete rast nuk eshte dualiteti i botes, eshte ambiguiteti i shpirtit njerzor, ose me sakte skizofrenia e njeriut qe i vishet dualitetit te natyres (dukuria e “projektimit psikologjik” te zbuluar nga Frojdi). Erresira dhe drita, nata dhe dita, jane dualitet pa te cilin nuk do te ishte e mundur jeta ne Toke, pra dualiteti ne kete rast eshte i natyrshem dhe frytdhenes. Ndersa terri shpirteror, erresira e vetmise se ferrit, alternuar skizofrenikisht drita e dashnise se modhe per Qerimen: “un vdes per ty Qerime, po vje i here sonte”, ose fraza e Dikens nacionalisti anglosakon per dashurine e atdheut ne shekuj, ose drita e Iluminizmit qe ndriçon terrin e obskurantizmit mesjetar siç thonte shoku Enver, jane ambiguiteti skizofren njerzor qe i has per dite, ne çdo çast.

a ka njeri ta konfirmoj kete ;

Nacionalisti intelektual i vetmuar i modh shqiptar, hem ankohet qe Marlon anglosaksoni i ka fut dy bolet e dimrit te vetmise se madhe loneliness dhe solitude, hem i shtyn vete me gisht ne sume te vet 2 bolet anglosaksone Sepir dhe Ourfi.

E vertete eshte Pjer por ushtria leshoi deklarate se nuk do te perfshihet ne zgjedhje .

Pavarsisht se jane te drejte apo te shtrembet muhabetet e gollobordesve qe hanin ne turizem dhe te disidenteve t’mdhenj qe hanin karet me dhom ne sallonin e signora Bertinit, vete fakti qe ka 30 vjet qe vazhdon e diskutohet per keto gjera, dhe me kete stil nuk ka asnje garanci qe do te vazhdoje ky muhabet akoma per nje shekull e me tej, tregon qe demokracia, ose me sakt postdemokracia (sepse para nazizmit dhe komunizmi kishte demokraci), ka marrë fund me te tana. Eshte vetem çeshtje kohe, njesoj si u desh kohe per tu kuptu nga disidentet e mdhenj qe komunizmi kishte nordh pa lind mire sepse llapej kot me kot kunder fashizmit, kur s’kishte asnje fashist rrotull per be, perveç atyre qe llapnin.

Me fjale te tjera desha te them se kjo lloj llapje eshte kunderprodhuese per te dy palet, qe po ta shofesh holle holle jane e njejta pale deshtakesh shtatanike qe hane tum me luge e piru ne hotel Hillton me 5 yje.

Partia jugosllave me sa duket do lerë pushtetin në zgjedhjet e afërta në dardani.
Albin kurti rizgjidhet kryeministër.
Jevgit,komunistët,antikomunistët,përbotistë,fetaristet,krahinaristet,boro-ramizistet do bashkohen ta kundërshtojnë.
Akuzat për islamist+komunist janë gati!
Flamuri kuq e zi nuk u fundos nga lecka me lule e kosovska-metohijes.
Radhën për degdisje e ka partia e lodhur e tiranës.

Me duket sikur po flet per Mesian.

Politikanet shqiptare ne Kosove jane me te papergjeshem se ata te Shqiperise te cilet sido qe eshte sovranitetin e kane te siguruar jo per merite te tyre por sepse allahu ka bere ymer qe shqipove tu lihet nje cope toke qe si hyn ne pune as dreqit ku te presin gurmazin e njeri tjatrit.Ne Kosove u be pothuaj dy vjet qe i kane institucionet e shtetit ne hava se nuk merren vesh me njeri tjatrin si te ndajne karriget .Per kete nuk ua ka fajin as vucic as Rama.Joe Biden eshte nga te fundit e mohikaneve qe beson ne perfshirjen e USA ne problemet e botes .Me te rinjte republikane e demokrate besojne me teper ne shba te merret me problemet e saj.Shqipot e Kosoves nuk e kane luksin te humbin kohe .

Ja Grande Kapo, lexoje para se t’i vere drynin i barastunduri/e barastundura dhe te lërë vetëm medien e Qim Pekës, për të cilën KE-ja nuk ka thënë që është “fake news”

Themijes ne xhenet i vafte shpirti por po na nxjerrin suksest e medha te bujqesise shqiptare ne kohe te saj kur populli vdiste per buke .Please!
INTERVISTA/ Nga ministre e Enver Hoxhës te ish-këshilltare e Blendi Çuçit, rrëfimi i fundit i Themie Thomait: Si më emëruan në 1976 pa më pyetur! Ç’më tha Hysni Kapo kur e kundërshtova (panorama.com.al)

1234567890

Po lexoja dy pjeset e intervistes se Themije Thomait. Eshte kaq veshtire per te mos thene e pamundur te gjesh nje interviste te nje ministri/drejtuesi dikasteri te ketyre 30 vjeteve qe te shprehet kaq thjeshte dhe njerezisht. Ka nje shpirt sakrifice tek shume njerez te asaj kohe qe nuk e di nga se frymezohej, ndoshta nga nje fill ideali humanist apo ndoshta ish patriotizem i paster. Mund ta lexoj sa here te ndihem i kaperthyer prej egoizmit te pafund te kesaj bote.

1 Like

Problemi eshte se ne quajme sukses qe dikush ka patur nje post e jo cfare ka harritur per te miren e vendit ne ate post .Konkretisht tregu ishte bosh pavaresisht se kishim 60% te popullsise qe merrej me bujqesi e blegtori.Fshataret hanin buke misri 8 muaj ne vit e cila ishte acid i gjalle qe iu gerryente dhembe e stomak,ne treg gjate dimrit kishte vetem lakra e pras.Prodhimet blegtorale ishin me racion.Atehere per cfare suksesesh behet fjale ?

Ka nje shpirt sakrifice tek shume njerez te asaj kohe qe nuk e di nga se frymezohej, ndoshta nga nje fill ideali humanist apo ndoshta ish patriotizem i paster…o zot o zot qe nuk na jepet mundesia te ndikohet jeta nga keta lloj monstrash.

Ky është një dyqan buke në fshatin Lugaxhi të Shmilit në Qarkut e Elbasanit ne kohen e Dulles. Këtyre zonave nuk iu nda arna, fukarallëku dhe buka e misrit për 46 vjet bile ene kur humanistja ishte ministre bujqesie.

Ajo nuk drejtonte as ekonomine, as tregtine e as byrone politke. Ajo po flet per bujqesine. Dhe ne nje vend mund edhe qe njerezit te hane buke misri edhe qe bujqesia te kete zhvillim ne terma relative, pra jo doemos jane pohime kundershtuese.
Disa fakte ama dhe menyra se si i shpreh mua me bejne teper pershtypje:

një institut shkencor që dinte se sa metra kub aluvione kishin dalë në grykëderdhjet e lumenjve, dinin sa metra kub dhera kishin rrëzuar erozionet dhe jepej alarmi për të bërë pritat malore dhe ndërhyrjet e ndryshme, dinin nivelin e kripëzimit të tokave

Kur pa institutin tonë të Lushnjës, të cilin e vizitoi në të gjitha sallat dhe laboratorët, kampionet, testimet, fushat eksperimentale dhe tha se ky është një institut që mund të krahasohet me të gjitha institucionet europiane.

1 Like

Bujqesia ceshtje e gjithe popullit .60% e popullsise ne fshat merrej me bujqesi nuk ishte ne gjendje te ngopte veten me buke le me pjesen tjeter te popullsise ,ndersa ne perendim 2% ushqen 98% te popullsise plus eksporton .Dhjetera institucione ketkimore per bujqesine,universitet bujqesor me mijera studente ,cfare harriten konkretisht?Pune e madhe u be por cilat jane rezultatet?

Rezultatet nuk mund te ishin jashte modelit te pergjithshem ekonomik qe deshtoi. Une vleresova vetem kapacitetin njerezor dhe disa virtyte qe i kam ndeshur edhe tek te mite, e qe nuk e di perse sot jane kaq te rralla. Pergjegjshmeria e saj si grua, si drejtuese, si patriote ne raport me Ogertat e sotshme. Ndoshta shoqeria nuk asnje lloj busulle qofte edhe qe tregon shtrember.

1 Like

Patriotizmi është në shënjestër !
Sepse mungesa e tij është tregues i sigurt i dështimit të një shoqërie.
Pa të kemi turma pa identitet,pa busulla , zhvillim.
Procesi i tufëzimit,nën pretekstin e integrimit evropian,është i njëjtë me procesin e integrimit osman,500 vjet më parë.
Ky proces krijon ilia tolër,albëra, pakica artificiale, " kombe" artificiale,ambasadorë,salinj, lubonjëra!
Në këtë proces tjetërsimi,evgjitëria thirret të marrë drejtimin .
Që të ketë sukses duhet të ç’patriotizpjë shqiptarët.
Deri tani kanë sukses. Por,kujdes,se na del ndonjë kurt jashtë linjës dhe i prish
mëndjen tufës. Tufa duhet të hajë bar gjasme antikomunist,por në thelb antiatdhetar.
Skënderbeu serb,shqipja gjuhë me huazime,ilirët nuk janë paraardhës të shqiptarëve, kosova zemra e serbisë,muslimanët turq,të krishterët grek, i.qemali tradhëtar,esat pasha patriot, e me radhë.

o delta akoma nuk e ke kuptuar qe jetojme ne kohet post-moderne?