Diskutime të Lira - Gusht 2018

http://www.gazetadita.al/hapesire-minierat-e-ardhshme-ne-asteroide/

ja dhe komshinjte me te cilet lozin femijet e refugjateve tane, qe shkojne ne vende te tjera “per kalamajt” lol. poshte pallatit tim ne tr ne dy te nates ecin femrat vetem kur kthehen nga pub-et.

  1. Ka nje konstatim qe degjohet gjithnje e me shume se, muzika qe realizohej ne sistemin e kaluar, kishte karakter pllakatik, ndersa sot ne demkraci, ky fenomen nuk ndodh. Eshte e vertete? Cili eshte komenti Juaj

Po, kishte nje fryme apo me mire te themi, kishte nje tendence te tille, por duhet te sqarojme me pare, se ka nje ndryshim te madh e te theksuar midis slloganit politik, qe ne shume raste ishte i dhunshem e i papranueshem, dhe pllakatit artistik, me ide dhe emocione konkrete, te qarte e te dobishem.

Fjala eshte, kur flasim per Atdheun, per Luften Çlirimtare, apo per Kombinate, Hidrocentrale ose per grumbullime te medha Sociale; nuk eshte njelloj si kur shkruajme per dashurine, divorcin apo emocione te tjera te problematikave te njeriut te thjeshte.

Dimensioni i konceptit, i tingullit dhe permasat e trupave qe ekzekutojne keto vepra, rriten. Dhe bashke me to rriten dhe emocionet shoqerore monumentale. Ne te gjitha keto raste, pergjegjesine e vleres se tyre e ka marre persiper fjala dhe tingulli dhe poeti e kompozitori.

Por jo te gjitha faqet e kesaj gjinie muzikore, jane me vlera te arrira. Shume here me to, historia luan si ia do qejfi. Ato bien e ngrihen ne vartesi te politikes e kujteses njerezore. Por, ne keto vepra muzikore, ka faqe mahnitese e kaq befasuese, sa na duket se bejme te njejtin gabim, sikur thyejme monumente te medha, qe historia nuk na i pranon, ne asnje kohe e per çdo arsye.

Le te citojme disa shembuj, si nje pjese e rendesishme e historise sone, e lene ne harrese: marshin e P.Jakoves, marshin ”Revolucioni marshon” te T. Hoshafi, marshin “Parti e punes, parti e trimave” e Ç. Zadejes, ”O parti, pranvere e kesaj toke” te F. Dedes, hymnin apotheoze te P. Gacit ”Per ty Atdhe” e shume e shume te tilla qe ka çdo kompozitor, te cilat nuk i klasifikoj si pllakatike.

Ka me shume se 50 vjet qe me ndjek ne mendje, nje pllakat i jashtezakonshem, i Naxhi Bakallit…”Afrika keput prangat” apo pllakati per 25-vjetorin e clirimit te Atdheut, i realizuar nga B. Dizdari, pllakatin shume tipik e te realizuar artistikisht per sigurimin e shtetit te S. Markos, pllakatin e Z. Matit, monumentin “Lart frymen revolucionare” te M. Dhramit dhe monumentin “Malesori” te Ll.Nikolli, dy vepra, si shume te tjera, te burgosura ne bodrumet e Galerise se Arteve. I kam kerkuar tek disa drejtore te ketij institicioni per t’i marre ne inventare te perkohshem, me pergjegjesi te plote me penalitete te larta, por nuk kam mundur te bej gje pa ndihmen dhe mbeshtetjen e Kryeministrit. E vleresoj lart kete disipline artistike institucionale, por them se perjashtimi, forcon rregullin.

Te gjitha keto vepra qe citova apo kalova neper mend e qe populli i ka te fiksuara ne kujtesen e tij historike, ne nuk duhet t’i harrojme dha as t’i nenvleresojme. Autoret kane veç te drejten t’i redaktojne, t’i pastrojne, t’i levdojne e te mburren me vertetesi-ne e tyre historike, ku si ne asnje rast tjeter jane te perjashtuar te paaftet e batakçinjte, qofshin edhe me grada e me tituj.

Me kete rast dua te besoj se jo te gjithe gjenite qe bene muzike mahnitese per Kishen, ishin besimtare. Ata besonin, vetem te bukuren dhe madheshtoren. Kete bene dhe shqiptaret. Kerkuan me kembengulje Lavdine.

“Dua te gjej rrugen time” thote Liza ne boten e cudirave…“Nuk ka asnje rruge qe eshte e jotja”- i pergjigjen Lizes, -“ketu te gjitha rruget jane te Mbretereshes”…ja keshtu o i nderuari Limoz, ka kompozitore qe duan te bukuren e madheshtoren, nderkohe sic ka thene kompozitori i madh Bach, ata s’e dine qe e bukura dhe madheshtorja i perkasin vetem Zotit:

Blockquote Citing one of Bach’s annotations on music as key progressivist testimony, John Eliot Gardiner, in his 2013 biography “Bach: Music in the Castle of Heaven,” wrote: “Bach understood that the more perfectly a composition is realized, both conceptually and through performance, the more God is immanent in the music. ‘NB,’ he wrote in the margin of his copy of Abraham Calov’s Bible commentary, ‘Where there is devotional music, God with his grace is always present.’ This strikes me as a tenet that many of us as musicians automatically hold and aspire to whenever we meet to play music, regardless of whatever ‘God’ we happen to believe in.”
https://www.nytimes.com/2018/03/30/arts/music/bach-religion-music.html

Blockquote
Ata besonin, vetem te bukuren dhe madheshtoren. Kete bene dhe shqiptaret. Kerkuan me kembengulje Lavdine.

“For Thine is the Kingdom, and the Power and the Glory Forever. Le Olahm Amen”.

http://www.gazetadita.al/truri-ka-nje-ore-qe-etiketon-kohen-e-eksperiencave/

Kur do iu mbushet mendja se kamunizma ishte nje kohe e humbur per popull in shqiptar ?

cudi se Diskutimet e Gushtit duhet te ishte teme mbyllur me hapjen e temes se Shtatorit.
Nejse,
pergjigjja per replikat e tua eshte nje postim i shkuar dem, sepse vitet ketu kane treguar se s’ka ndonje dobi te ndersjellete replikat mes teje e meje. Por ja hajde, po te pergjigjem: sikur studentet dhe artistet qe takuan Ramizin ne 90en te kishin pas nje dijeni mbi boten dhe veten, sa cereku dijes se te rinjve te Kines ne kete video (psh), dhe jo t’i binin kembes duke folur brockulla ne ajer, kamunizma do ishte afruar me demokracine, dhe kjo e fundit ne vendin tone do kish mesuar me shume nga kamunizma.

(por besoj xhevapin e fundit ketu do ta japi moderatorja dhe do e mbylli perfundimisht ket muhabet bashke me temen)

1 Like

Mendo per vitet e shkuara dem ,breza te denuar te jetonin ne fshatra apo te punonin ne to ndersa sot jetojne ne bote .cfare shanse kishte nje pinetor apo fshatar shqiptar. Te shihte bote me sy apo te shkollonte Femijen ne bote si bejne sot .i kendon minutat d e mbledjeve te birose ne vitet 80 qe permbanin tema si :pse pelqejme lopen e jo derrin apo dosen ?

1 Like

Mos e bart barren e panevojshme

E pyet nxënësi mësuesin:

  • Ju jeni i mençur, gjithmonë ju shoh të disponuar, e kurrë të zemëruar … Më ndihmoni që edhe unë të bëhem si ju.

Mësuesi u pajtua dhe kërkoi nga nxënësi t’ia sjell një patate dhe një qese transparente.

  • Kur të zemërohesh në dikë dhe zemërimin tënd mundohesh ta fshehësh, merre një patate, në njërën anë të patates shkruaje emrin tënd ndërsa në anë tjetër emrin e personit në të cilin je zemëruar, e pastaj fute atë në qese, tha mësuesi.

  • Kjo është e gjitha? – pyeti nxënësi i habitur.

  • Jo, u përgjigj mësuesi, këtë qese duhet gjithmonë ta mbash me vete, dhe çdo herë që ndihesh i zemëruar në të fute nga një patate.

Nxënësi u pajtua. Kaloi një kohë. Qesja u mbush me patate dhe u bë mjaft e rëndë. Ishte vështirë të mbahej me vete. Përveç kësaj patatet, të cilat ishin vendosur në fillim filluan të prishen. Disa filluan të mugullojnë e disa ishin kalbur dhe kundërmonin erë të keqe. Nxënës erdhi te mësuesi dhe i tha:

  • Është e pamundur që këtë qese ta mbaj me vete. Së pari, qesja është shumë e rëndë, dhe së dyti, patatet janë prishur. Më sugjero diçka tjetër.

Mësuesi u përgjigj:

  • E njëjta gjë ndodh edhe me shpirtin tënd. Kur zemërohesh në dikë, në shpirtin tënd krijohet një gur i rëndë edhe pse ti këtë nuk e vëren menjëherë. Pastaj guri fillon e bëhet edhe më i rëndë. Veprimet shndërrohen në shprehi, shprehitë në karakter i cili ushqen veset që kundërmojnë, dhe ngarkesa, të cilën ne mendojmë se është e lehtë, fillon të rëndohet, e ne vazhdimisht e bartim me vete. Unë të dhash mundësinë që tërë këtë proces ta shohësh nga kjo anë. Sa herë që vendos të zemërohesh ose ta fyesh dikë, mendo se a dëshiron ta bartësh këtë gurë me vete"
1 Like

Kush shan shok Enver, Berishen dhe Ramen, ju befte thesi me patate te kalbura i ekzistences 1 kuintal!

(profesori i fuksave)