Diskutime te lira - Gusht 2019

Ja bere dhe temen e poezise xhatanit me muhabete shitjesh te VQ? Te duhet te punesosh nje marketues te mire Pjer se ti s’qullos gje nga ajo ane. Sa me trasta ne krah, sa me bombardime postimesh ketu e prape s’po i shet dot ato te shkreta. Mos u bej kurrnac, paguaj njerin/ren qe te te beje reklame tamam.

po si ta punesoj, kur vete VQ doli me çmimin e shpenzimit, harxhova 5 milion leke te vjetra dhe çmimin ia vura 5 mij leke te vjetra. iken 5 milion, hallall per shqiperine

:joy:
Merr shembullin e xhatanit e mos u merzit. Leket s’kemi per t’i marre me vete, per t’u prishur jane.

Gjithashtu mendo qe pas 100 a kusur vjetesh kur te analizohet historia e diteve te sotme, ajo VQ qe mund t’u jete dukur shqiptareve te tu pa vlere sot, neser pasneser mund te rivleresohet. Sa artiste e autore ka qe ju eshte njohur vlera pasi na lane shendene?

dihet ajo, asgje nuk marrim me vehte, rendesi ka idete qe percjell dhe le per te tjeret,

un ngela duke thone sa njeri tjetrit “çfar po thu me jau” sepse si njeri ashtu dhe tjetri ngelen tu fol me kode qe i dine vete.

Svjetllanes ja kane dhene çmimin nobel sepse eshte sorroiste, çifute dhe lesbike.

rendesi ka qe mbas vdekjes, njerzit te thone per Ate se Ai deklaroi me pervujtesi madheshtine e Tij:

Miq , Ka ardhur koha t ’ ju zbuloj nje te fshehte , e cila Ka te beje me ceshtjen e atyre 5 milion lekeve. " Leku eshte koncept , njeriu eshte vlera " prandaj rrini te qete , sepse une e Kam vendosur. Kur te vdes , dhe heren tjeter kur te Lind , nuk do Lind me ne shqiperi Jo Jo kurre. Kam qef te Lind be republiken domenikane. Nuk di pse me pelqen dhe atehere kur e artikuloj…

xha tani, po ç’perzierje pi more te marrte e mira te marte :smile:

Pjer, xhaja tan ka pi nga merzia qe i hoqen komentet tona prej temes tij.

Vellezerit e mi te cmuar ! Une nuk merzitem’ kurre , e aq me teper me ju te dy , '" pjer dhe inkuizitorimodh " kjo per faktin se qe te dy me ngjani sikur ju njoh qe ne femijeri…

Prite kur t’ia japin Palloshin cmimin Nobel, meqe thone qe eshte soroist dhe e nget timonin edhe ne krah te kundert si varik…it. Ndersa sa per cifut, do bejme si do bejme. Meqe jemi ketu, serbet duan te na marrin Skenderbene, ndersa greket Gjigantin. Une per vete, te vetmin liber qe do perktheja, dhe ne te gjitha gjuhet e botes, eshte VQ, megjithese z. Pjer nuk eshte nobelist, se s’eshte soroist. Po ky libri i dyte qe ka botuar a do te botoje, me shenime udhetimi, i ngjan stilit te reportazhit te Svjetllanes. Keshtu qe mund ta fuse z. Pjer ne listen e kandidateve per Nobel.

edhe nga pseudoshkenca e fizionomikes mund te nxirren te dhena per autorin e turinit:

foto e Svjetllanes ne sitin e çmimit Nobel:

Meqe me paska dale ëmri: ah jo, nuk thashe kurrsesi se Kadare nuk merr Nobelin sepse shkruan letersi dhe jo reportazhe si Svjetllana por thashe qe, kur lexon nje liber te kesaj te fundit (dhe lexon ndonje prej librave te fundit te Kadarese) kupton se ky i fundit eshte vite drite larg magjise (artit, …) te librave te bjelloruses. Biles kupton se ‘reportazhi’ eshte shume shume here me i veshtire se dhe vete fiksioni letrar.

Thene e gjitha kjo ndryshe: Kadareja nuk merr Nobelin se eshte bere pertac keto 30 vitet e fundit…

" kadare eshte nje shkrimtar I madh , Jo nje shqiptar I madh " ndaj shume veshtire ta marre ndonjehere Nobel ’ . Pardon

1 Like

Shkrimtari nuk e merr “Nobelin” per ate qe ka shkruar ne “30 vjetet e fundit”. Reportazhi nuk eshte gjini e letersise, po e publicistikes letrare, prandaj e theksova ate “Nobel ne letersi”. Ky pohimi “shume shume here me i veshtire” eshte tipik yti. Ku na e paska kaq te veshtiren reportazhi, se edhe une vete kam shkruar edhe nja dy reportazhe, edhe nja dhjete tregime e 30 vjersha, po nuk e paskam vene re qe te reportazhet paskam bere nje pune kaq “shume shume” te veshtire. Po qe te te Nobeli, dihet tani se cfare eshte. Ne rastin me te mire, do te ishte gjykimi brendaletrar, po gjithsesi subjektiv, i atyre anetareve te jurise. Ndersa ne te vertete, sic besoj e di edhe ti, nisen nga arsye jashteletrare per ta dhene cmimin. Tani mjafton te them qe ai qe vleresohet si shkrimtari me i madh i shek. XX nuk ka marre cmim Nobel per te ilustruar c’eshte Nobeli.

sepse pikerisht, ne dukje më i lehti

(nejse, nuk mund te flasim “ne teori” per sa kohe nuk kemi lexuar te njejtin liber, veper,… per te cilen po flasim)

E kuptova, reportazhi eshte i veshtire se duket i lehte. Domethene aritmetika eshte me e veshtire se ai kalkulusi a cfare quhet. Megjithese une nuk thashe qe reportazhi duket i lehte, pyeta cfare ka me te veshtire se ajo qe quan ti fiksion, por qe eshte ne te vertete letersia. Nejse, meqe jemi ketu mund te lexosh kete artikull po pate kohe.

Te te vecoj kete po nuk e lexon te gjithen

The members of the Swedish Academy do not hide their identities, but they are completely unknown outside of Sweden, and press accounts of the prize rarely name them; in the mind of the general public, the Nobel basically descends from the sky to anoint the winner. But it is nothing more or less than the decision of a particular group of readers, with their own strengths and weaknesses. As this new scandal has shown, they are just as susceptible to power dynamics and political infighting as the members of any other institution.

po sigurisht, me kete jam 101% dakort. Por kjo nuk ndryshon asgje nga sa folem me lart… (vepra e kadarese ne keto 30 vitet e fundit nuk ka shkelqimin, magjine… etj etj te 30 viteve te para)

Nuk po diskutojme per kete besoj. Le t’ia japin Nobelin per vepren para 30 vjeteve atehere. Pse nuk ia dhane ne fillim te viteve 90 per shembull, eshte si nje akt politik, si shkrimtar i nje vendi te vogel te dale nga diktatura me e eger ne kampin socialist.

Krejzi!