Diskutime te lira - Gusht 2019

Kjo osht vetem per syte e Gjembit …:rofl:

1 Like

And if he hates America, he needs to get back to where he came from!

Mikpritja nje nga virtutet me te larta te shqiptarit :joy:

alternative mund te ishte teknologjia

perderisa kane sherbyer vrazhde merret me mend cfare “biznesi” kane ndertuar, mbi c’premisa,
dhe afer mendsh dhe harbuteria e reagimit

Duhen sjelle operators si psh holiday inn best western etj .ata train personnel dhe vene standardin edhe per te tjeret .bisneset e sherbimit nuk duhet te lihen me duar te veglave te cilet miresjelljen e konsiderojne si shenje homoseksualizmi .

1 Like

ideja e fundit nga lart = promovimi i turizmit te vogel modeli i ketij psh po s’jane te gjithe Altin Prenga
mesiguri se s’ka kosto te larta - hoteleria si biznes me overhead te larte - dmth turizmi vogel behet kollaj. Plus shperndarja e fitimit eshte e drejperdrejte.

Kur isha ne vit te dyte te gjimnazit nje i afermi im qe kishte nja 4 vjet ne Amerike, erdhi pas ne Shqiperi per here te pare. Viti 1995-96. Shkojme bashke te blejme nje buke dhe ky gjithe miresjellje shiteses “Te lutem, me jep nje buke. Sa kushton? Faleminderit”. Edhe shitesja edhe une po e shikonim si me qene UFO, madje une me pas po i kerkoja dhe llogari “Po ti c’i flisje ashtu asaj? Nje buke i thuaj dhe jepi leket. :smile:

Ah Enver c’na bere, shendet na thoshin, plac na dukej.

1 Like

Ky e paska bere udhe kete kercenimin dhe mbifaturimin edhe me shqiptare me c’me thane. I paska ndjekur deri ne Volloder kerma, eshte nja 15 km qe nga Borshi.

1 Like

nga gjerat me te frikshme ne shqiperine jo vetem te periferise - shqiperia duke qene shumica periferi - eshte mjedisi social rugged and sterile

Ku je o diplomaci shqiptare?

Mos na zemerohet perfaqesuesi i kombit kosovar qe gazeta i quan shqiptare.

Ajo qe me cudite akoma ne turizmin shqiptar eshte sherbimi. Personalisht isha vete ne mengjes te shtunen qe shkoje ne Llogara dhe kerkova nje kos. Porosia mu vonua 30 min, kamarier kishte vetem 1 nderkohe qe lokali ishte plot, Ai nuk ishte me shume se 15 vjec dhe ishte i veshur shume keq. As nuk qeshte e as tha nje here faleminderit megjithese i lashe bakshish.

“Turizmi shqiptar” thote refugjati ordiner. Turizem shqiptar eshte dhe ai hoteli i madh me emer ne tirane, qe ka hapur filial ne bregdet, e qe ka kameriere qe te hapin deren, te degjojne, s’te vonohet porosia e ku, sigurisht, duhet te p|aguash me shume. Nje fshatar i zones qe ka ngritur fillimisht nje barake e me pas e ka bere lokal me blloqe e tani e ka suvatuar, e ku fut nipcen si kamerier sepse te tjereve nuk i ze dot bese, sigurisht qe s’do te kete sherbim te njejte, dhe sigurisht qe s’do te investoje qimet e kokes per 2 muaj pune.

Ka shume njerez qe ankohen pasi shkojne te me e lira e mundshme. Po degjoja ankesat e njerit tani qe s’kishte kondicioner te nje ish-shtepi me dhoma, qe i kishte bere si dhoma hoteli, te vogla, ku s’kishe ku te rrotulloheshe, me nje freskuese qe nuk punonte tamam, dhe ku kishte paguar 25 mije leke nata. Po tregonte se c’vuajtje ishte te jetoje pa kondicioner e pa freskuese ne ate vape. Nderkohe qe fare prane atij hoteli eshte nje me 50 mije leke nata, me kondicionere, dhoma te bollshme, tv, internet, pishine poshte per femijet, staf profesionist per te ruajtur femiijet e per te sherbyer ushqim, shezllonat ne plazh te perfshire ne cmim, etj.

Nese do te rrish 10 dite e s’ta mban xhepi te 50 mije lekshja, per mendimin tim me mire rri 5 dite vetem dhe rri te 50 mije lekshja, sesa te vuash te 25 mije lekshja. Pushimet s’jane pre te vuajtur, jane per te pushuar e per t’u clodhur. 5 ditet qe te mbeten beji vajtje-ardhje ne gji te lalzit ose ne pishina dhe ja ku u bene 10 dite plazh.

1 Like

Mos ja trego korentit.

Para se te ulesh duhet me pyt sa kushto " marrja frymes " dhe a e kane te fresket apo jo … :rofl::rofl::rofl:
image

2 Likes

Lideri i Madh

Kryeministri Rama e do me çdo kusht Shkodrën, bile edhe me konflikt

Kryeministri Rama vazhdon në gafat e tij ligjore, por edhe provokuese për Shkodrën, pasi ndonëse Valdrin Pjetri u dorëhoq pas akuzave nga PD-ja dhe pritej, sipas PS-së, të kërkohej dekret nga presidenti Meta për zgjedhje të parakohshme lokale; Rama ka urdhëruar mbledhjen e këshillit bashkiak të hënën, me çdo kusht. Dhe të marrë bashkinë duke emëruar një prej nënkryetarëve që do zgjedhë vetë, pra me pretekstin se Voltana Ademi nuk ka më mandat, qeveria do ta nxjerrë nga zyrat kryebashkiaken dhe t’i japë çelësat e zyrës një prej nënkryetarëve që do të zgjedhë të hënën.

Pavarësisht tërheqjes së Valdrin Pjetrit, pritet që të hënën të bëhet konstituimi i këshillit bashkiak të Shkodrës. Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu raporton se Partia Socialiste është këshilluar me ekspertët ligjorë dhe do të vijojë procedurat për bashkinë e Shkodrës.

Këshilli i ri ,që do të betohet, pritet të konfirmojë se mandati i Voltana Ademit si kryebashkiake ka përfunduar dhe zëvendësimi i saj do të bëhet me një prej nënkryetarëve. Një prej nënkryetarëve pritet të komandohet në krye të bashkisë deri në organizimin e zgjedhjeve lokale në Shkodër.

Valdrin Pjetri u tërhoq nga marrja e detyrës si kryebashkiak pas dokumentave të publikuara nga Partia Demokratike, ku rezulton se ka qenë i dënuar në Itali për shpërndarje droge në vitin 2003.

Kjo mënyrë e zgjedhur nga kryeministri, pikërisht në Shkodër, ka rrezikun e një përplasje të fortë në qytetin kryesor të Veriut. Por duket se Edi Rama e do përplasjen me çdo kusht në Shkodër, nxitur edhe nga disa deputetë të qarkut Shkodër.

Fatura, kur të ngrihet Shkodra në këmbë dhe në përballje si dikur në vitet ’90, do ti mbetet Kryeministrit dhe jo deputetëve!

Opozita do jetë e gjitha në Shkodër, edhe Lulzim Basha do jetë në Shkodër për të filluar nga qyteti verior rrëzimin final të Edi Ramës, tregojnë në selinë blu.

Trapi degjoi Shkaben qe Danimarka eshte pasuruar nga Groenlanda dhe ja

https://www.msn.com/en-us/news/world/trump-shows-interest-in-buying-greenland-denmark-isnt-selling/ar-AAFSVBK?ocid=spartanntp

Prit kur te kerkoje te bleje edhe ishujt faroe per balenat

1 Like

image