Diskutime te lira - Gusht 2019

Rrëfimi i tmerrshëm

Reshat Kripa:

Si ia dhunuan seksualisht gruan dhe vajzën para syve të inxhinierit në diktaturë ka publikuar një ngjarje të tmerrshme të ndodhur
në vitin 1974.
Kjo histori e vërtetë lidhet me krimet makabre që janë bërë në komunizëm.

Agron Canaj, një inxhinier elektrik me interesa për librat, një mesnatë tetori 1974 arrestohet nga Sigurimi, që kërkon prej tij një deklaratë bashkëpunimi me të …

Bashkëshortja 42-vjeçare dhe vajza 15 vjeçe dhunohen seksualisht nga dy hetuesit para syve të tij që është i lidhur e nuk mund të lëvizë.

Thirrjes për ndihmë të vajzës nuk mundet t’i qëndrojë më:
“N’atë çast nuk durova më. Logjika nuk kishte më forcë”. Pranon të bëjë kompromisin…

Pasojat janë të menjëhershme, shokët arrestohen, zhvillohet gjyqi, njëri ekzekutohet, tjetri merr 12 vjet burg, ndërsa Agroni dhjetë të tillë.

Mbas gjashtë muajsh nëna, e plakur shumë, i vjen në takim, për t’i thënë se gruaja dhe vajza ‘ndodheshin në qiell’.

E vërteta është e shkruar në një copë letër të Lumturisë, bashkëshortes fatkeqe:

I dashur Agron

Në çastin që po të shkruaj këto radhë kam pirë lëngun vdekjeprurës.
Fuqitë po më lenë. Në momentet e fundit dua të tregoj shkaqet e veprimit tim.
A e mban mend natën e Sigurimit? Ajo nuk mbaroi atje ku e le ti. Akti i fundit u luajt pasi na hoqën nga ajo dhomë. Ne u bëmë pre e akteve shtazarake t’atyre dy banditëve.
Kur u kthyem në shtëpi Irida ishte çmendur, ndërsa un isha e çoroditur. Vajzën u detyruam t’a shtrojmë në spitalin psikiatrik, ku i dha fund jetës së saj të njomë.

Pas disa ditësh vura re se në barkun tim po rritej fëmija e një krimineli. Ky fakt dhe turpi që ndiej për të dalë para syve të tu më detyruan të marr vendimin e vetëvrasjes.
Të puth me mall për vete dhe për Iridën.
E jotja Lumturia”.

PS e LSI jane te mbushura me spurdhjaket e krimineleve te komunizmes .ketu kemi patur nipin e Ilmi telegrafit nje nga kriminelet e komunizmes qe gjithnje zgerdhihej me vuajtjet e te persekutuarve .

1 Like

Shqipot kane nevoje per nje cike disipline teutonike .prandaj mendoj se trainers te huaj jane zgjidhje me e mire jo per shkak te aftesive por te objektivitetit .

Kapo nuk me ke lexuar me duket. Emrat e hetuesve Kapo, emrat e atyre qe kane bere keto gjera duhet te publikohen. Dhe te ndiqen penalisht nese eshte e mundur.

1 Like

Pikerisht aty tek hipokrizia doja te dilja. Pa keqkuptime.

cfare titiuj pompoz! …tamam fryme e propagande komuniste e postkomuniste …
ani ,fiksuar …???

As une nuk e njoh, por me njeh ajo, ose ben sikur me njeh :smile:.

Ate ne fakt e thashe per ironi ne lidhje me komentin e saj kur u dha vendimi per demshperblimin. Nuk i di detajet se kush ka te drejte e kush jo, dhe s’kam shume interes t’i mesoj. Mund qe edhe te paguhet Bexheti ne fund te dites. E kisha me shume te kjo histeria e te qenit kunder Rames qe ka marre forma te cuditshme. Robte e kane zhvokshur vete cdo lloj cipe qe mund te kene patur dhe flasin e sillen si idiote publikisht si pa teklif.

shiko se hipokrizia eshte condicion humain i Bufonit, dmth nuk eshte vetem virtut i fetareve, eshte edhe i ateisteve (te cilet e kane per zakon te akuzojne fetaret per hipokrizi).
Hipokrizia ateiste rendom:
me tu afruar vdekja humbet siguria se bote tjeter nuk ka.

Kur mendimtarit te lire (bufonit) i dalin keq analizat e urines, i drejtohet dyerve te kishes - La Bruyere, Les Caractères

1 Like

E bukur kjo :joy:

Le style n’est que l’ordre et le mouvement qu’on met dans ses pensées - Georges-Louis Leclerc de Byfon Skener Sallak

Le style n’est rien, mais rien n’est sans le style - Antoine de Rivarol

Le style n’est que le mouvement de l’âme - Jules Michelet

FB_IMG_1567435949578

1 Like

As me gra e as me burra,
s’po të ecin qeveritë,
dil tani kërko ndër’ ura,
e na gjej ca tranvestitë

Se për punë të qeverisë,
të sosur s’paskan orekset,
ndaj për hir të barazisë.
provo Ram’ të gjitha sekset

Kërko homoseksualë,
se “kët’ trend e ka Evropa”,
le të dalë ku të dalë,
mbase del dhe ti nga gropa

E pas homoseksualve,
dil kërko disa lesbike,
jepu dërrmën “bukëshkalve”,
se lesbiket janë besnike!

E mësuam që grarinë,
fort e paske debulesë,
Morën burrat lemerinë,
i pastron KM me fshesë

Ja drejtorët dhe në Shkodër,
me një urdhër fap i hoqe,
si në bingo, sipas goglës,
do t’i vësh të gjitha shoqe!

Po dhe gratë i kemi parë,
me shumicë në këtë shtet,
këto vite gjith’me radhë,
e prapë jemi mysybet!

Ju drejtorë e jodrejtorë,
ndënë zë mos u ankoni,
po kundra këtij diktati,
reagoni – rezistoni!

Se do kini shpejt beteja,
me të gjithë “frontin blu”,
kështu-si jini të tallur,
si mund të luftoni ju?!

Rama po na promovohet,
në parti si diktator,
kur gjithkush fatin e tij,
duhet ta ketë vetë në dorë

Përtyp fate njerëzore,
si të ishin karamele,
Paskal Milo mirë e thotë:
“Socialistët qenkan dele!”

Dikur ishte Socialistja,
me gra e burra të zgjedhur,
sot vetëm me çupërlina,
e me bura krejt të tredhur!
Arben Duka

1 Like


1 Like

Nga rubrika “Lajme qe lexohen ne hale”: Cuni i Shvarzenegerit, Xhozef Baena, e ka dashnoren me origjine shqiptare.