Diskutime te lira - Gusht 2019

Para se ta sjelle Alba me zamete dhe e ftohur ngambrapa.

Ky anglezi eshte tamam si politikanet e atyre vendeve nga jane dashnoret e Albes me zamete dhe te ftohur ngambrapa, qe do nxjerrin ne drite Shqiperine dhe shqipot.

Speaking of Alben me zamete e te ftohur ngambrapa dhe dashnoret e endrren e saj

Po c’te kane bere keta afrikanet qe i urren kaq shume o njeri I perendise.te kane ngrene dreket, te kane varere baben apo te kane …ire nenen?

Interviste e Kadarese ne faqe te pare te “Le Monde”

1 Like

:smiley:
nga Marksi e paska shpetu Shekspiri dhe Eskili, nderkohe qe ka shume intelektuale te shquar shqipetare qe thone se eshte Kadareja qe i ka shpetuar nga Marksi, Engelsi, Lenini dhe Stalini :smiley:

Gjera qe i ka thene déjà plot here…

Une them keshtu: po te kish lexuar Kadareja (diçka me thote se po, e ka lexuar) nje liber si "Fundi i njeriut te kuq" i nobelistes Svetlana Alexievitch (e cila nuk ben as dhe komentin me te vogel por sjell në formen më bruto dhe nutrale te mundshme deshmi te njeriut sovietik post 1990 gjithe duke mos u ndalur vetem ne ndryshimet materiale por edhe ne pasojat qe solli nderperja e paradigmes komuniste (perçmimi ndaj parasë dhe kapitalizmit, fundi i kultures intelektuale… etj etj), do ti linte dhe ai komentet e tij “per komunizmin” dhe definitivisht nuk do jepte më intervista. Si dhe, sigurisht, do kuptonte pse nuk i japin Nobelin

1 Like

sikur te kish ndonje te bente perkthim ne shqip te pakten (se angl. duhet te jete edhe me e veshtire te gjendet ndonje)
per librin ne fjale, dmth

1 Like

edhe ti do rrosh me gjate: ate po mendoja: personalisht, nuk kam perkthyer ndonjehere por, nese do kisha kohe e nerva, te vetmit liber qe do i futesha do ishte ai! te vetmit !!

1 Like

Me libra te tille ka kohe qe e kam mbyllur hesapin, pranej nuk bera kerkime heren e pare qe e permene. Kesaj radhe bera kerkime, dhe mendoj ta lexoj, ja vlen vetem per tekniken letrare qe perdor, ate te reportazhit. Kurse per te tjerat, me sa lexova aty ketu, kam ca dyshime, psh ka thene:

Le communisme avait un projet insensé : transformer l’homme ancien le vieil Adam. Et cela a marché. En soixante-dix ans et quelques, on a créé dans le laboratoire du marxisme-léninisme un type d’homme particulier, l’Homo sovieticus.

Pse eshte nje projekt insense te ndryshosh njeriun, vetem per shkak sepse deshtoi projekti? Mund te kete qene menyra e aplikimit te projektit shkaku i deshtimit.

Si ndodhi qe njeriu i vjeter u trasformua qe kerkoi te trasformohej? C’pati? Nga i erdhi?

Tjeter:

Amo la Russia, ma non quella di Stalin e Putin.

Cilen Rusi dashuron, ate te carit? Sepse Rusi tjeter nuk ka. Apo dashuron Rusine metafizike? Dylqinjen e Tobozes?

Lere ti se ç’thote ajo neper intervista (gje qe provon se e verteta tejkalon edhe vete ate qe e transmeton, dmth autoren). E vetmja gje qe vlen eshte pikerisht ajo qe ke cituar: teknika e reportazhit. Dmth, prurja bruto e lendes. “Kaq” eshte e gjitha

1 Like

Keto me siper sikur i ka thene Kadare.
(e kam fjalen per çfare thote ajo, jo ç’thu ti)

nuk e kuptoj kete, ma sqaro me mire.

1 Like

E verteta eshte ajo qe i kane degjuar asaj veshet. Mbi to ajo nxjerr konkluzionet e saj (qe nuk jane ne liber por neper intervista qe ajo jep). Po ç’me duhen mua konkluzionet e saj (per me teper qe, insensé mund te perkthehet edhe 1.absurd, edhe 2. i paarsyeshem (i palogjikshem) por edhe 3. ekstravagant. Ajo paska thene qe komunizmi ishte projekt insensé. Mund ta kete me njerin prej tre kuptimeve dhe, per shembull, me te tretin une personalisht jam goxha dakort. Po prap se prap, s’ka gje.E ç’rendesi ka se ç’mendoj une apo ti apo dhe vete autorja? Rendesi ka libri

1 Like

1234567891

ne Peshk jam bere i merzitshem duke riperserit pa pushim qe ka lidhje midis autorit dhe vepres. Nuk po te merzis akoma me leksione antidemokratike.

Nuk eshte pune vetem te vertete, te degjuar, apo te provuar, eshte pune deduksioni te gabuar. Kjo nuk di te beje nje deduksion te thjeshte, dmth e ben te gabuar deduksionin (mos harro se eshte çmim Nobel, jo shitse bylmeti), sepse i intereson perfundimi i deduksionit. Paragjykon se nuk mund te ndryshoje Adami i vjeter duke u nis nga premisa te gabuara, dmth nuk deshiron te ndryshoje ne plan te fundit.

fjala insense a ka kuptim fatal? :upside_down_face:

Un e du Rusine e Stalinit, Putinit, Carit, njesoj si du Svjetllanen.

meqe e kisha te qarte frazen (cituar nga heretiku) por pas parasysh paradoksin mes autores dhe te vertetes qe e tejkalon dhe te cilen ajo padashje zbulon desha te them rrofsh rrofsh
duhen sy te vecante per te shquar si mund vjelesh prodhime te dobishme te tilla te fshehura

jo. insensé vjen nga sens;
fatal eshte tjeter gje

ishte ironike çfare thashe, sepse ndryshimi i Adamit te vjeter eshte projekt fatal. Inxhinieri i pare Jezu Krishti.
(pranej kokrren e verdhe e kam zgjedhur te kthyer permbys)

magari sikur te bente vaki kjo gje :heart_eyes: :heart_eyes:

j’ai cree de la literature normal dans un pays anormal

si fraze e shkeputur nga romanet e tij (ka ate veti si te shkrimeve te tij letrare)
Kadare kerkon te vesh me mish letrar te shkuaren e tij sic ka bere me ngjarjet ne librat e tij.
E shkuara dhe e verteta e saj mendoj se eshte dokumentareske dhe jo letrare perndryshe e verteta manipulohet prej mjeteve te ndryshme artistike. Duke filluar me hiperbolen… Kadare kerkon te ndertoje nje mit qe s’ka egzistuar. Gje e shemtuar…