Diskutime te lira - Gusht 2020

Mirseerdhët tek tema e diskutimeve të lira për këtë muaj. Këtu mund të diskutoni pak a shumë çfarë të doni, sidoqoftë duke ndjekur udhëzimet e faqes.

1 Like

Fajin e ka testimi!

Fajin e ka testikula! :smiley:

image

Ti besosh statistikave zyrtare te Vietnamit apo Kines eshte njesoj sikur te besosh në çmimin per ushqimin qe ju dha Shqiperise ne fundin e viteve '80 : edhe statistikat e Rusise se Putinit jane më credible sepse te pakten pranojne haptazi qe numri i te vdekurve nga Covid nuk fut brenda atë te personave qe vdesin nga semundje te tjera shoqeruese.

(ps: ver nje here kemben ne Vietnamin 100 miljonesh (vendi me dendesine me te larte ne bote) apo Kinen 1 miljardeshe per te pare se si pleqt e plakat e atij fshatit te humbur te Yunnanit as qe i llogarit (numëron !) njeri te gjalle, e jo më te vdekur)

Dy vete gjithsejt kan hap linket e korrikses. E megjithate vazhdon diskutimi gaz drrase tu fol me vete per bolevirusin.

Cfare eshte me e besueshme se statistikat e ulta qofte te Vietnamit qofte te Kines, eshte strategjia e qeverive te tyre. Ne Vietnam po ta kishe lexuar shkrimin, dhe po e perseris ate postim, qeveria s’pret testimet per t’u bazuar ne rezultatet (outcome) por bazohet ne situaten epidemiologjike. Qe do te thote, ne radhe te pare ne gjurmimin e kontakteve dmth izolohesh sipas historise me kontakte te dyshuara. Dhe harroje veteizolimin, si ne vendet liberale, por izolim te deyrueshem ne hapesiren e caktuar nga shteti.
Lexova nje artikull javen qe shkoi ne gazete shqiptare edhe per nje rajon ne Indine e varfer, 850 mije banore jetonin ne 2.5 km katror, vetem 6 vdekje qe nga fillimi pandemise, fale nje strategjie te afert me Vietnamin e Kinen, antiliberale, ne konfrontimin e korones.
E gjitha ne perendim vertitet te “liberalizmi” i cili nuk beka dot nje perjashtim per situata epidemiologjike dhe perfundon gjthcka ne politike kur eshte thjesht mjekesi.

korriku, ngele katunare moj e shkrete qe vjen ere trendeline si Vaçe Zela, akoma nuk di qe asgje s’ka ndryshur nga parulla enveriste “politika ne plan te pare”. Stalker eshte katunar snob pervers francez si dosja e tij ne Blogun Tjeter dhe koleget e tij ne Blogun Tjeter qe merren me dosjet e Koliqit dhe Camajt e nuk merren me dosjet e disidenteve frenge biopolitike linguste me sumen hap dallap.
Te gjithe emrat e permend ktu i ke intelektuale “ngambrapa” bio, pra “suma ne plan te pare”:

ok, shqiperia e paska merituar cmimin per ushqimin ne 1987en

:grinning:

lum si ti

he mo se dhe ti kokrra e katunarit ishe: u lemerise nga corona dhe nuk dilje as nga WCja

s’do mend qe ne WC, se une sumen e kam vetem per WC, jo per te bere ashtu me biopolitike si sumsat intelektuale frenge qe kane infektuar me biobole te tere studentet e Monpeliese dhe tere frekuentuesit e sallonit mondan te sinjora Bertinit.

Dhe fute ne koke nje here e mire: s’ka lidhje fare me liberalizmin. Por me rrenën. Perdryshe, Venezuela dhe Filipinet jane vende liberale ? (serish ne lockdown).

karantina ka qene dhe eshte strategjia e atij qe s’ka strategji

dhe, edhe nje strategji jo e persosur (Suedia) eshte më e mire se mungesa e strategjise (karantina)

jallaaa, doli prap sinjora Bertini në skene; Kish ca kohe qe nuk ja kishim degjuar me emrin :joy:

emrin nuk ja ke degjuar, por sallonin e sinjores e frekuenton. Megjithse kohet e fundit nuk ta kam nigju zanin te besh i dor muhabet tek sinjora.

Paske qef per muhabet dhe ja nget vendce
Tallu se ja ke ngene

                                L E T Ë R                                 shkurt- 1995                                       
            DREJTUAR AMBASADORIT AMERIKAN 

I nderuar zoti ambasador, nuk do të doja t’ju shkruaja, sikur disa ngjarje brenda së cilës ndodhen njerzit, ndjenjat e psikologjia e tyre, relatat ndërmjet tyre, ekonomia e tyre, dashuria e armiqësia e tyre, desidenca e tyre, presidenca e qeveria e tyre – të mos ndodhnin të jetoheshin nga këta njerëz, në formën më të ashpër, më zhgënjyese e më turpëruese të diktuara jo nga qeveria (mediokre) dhe presidenti kukull, por nga përplasja e heshtur e dipllomatike ndërmjet Amerikës dhe Europës Perëndimore. Përplasje e cila zgjidhet shumë shpejt (edhe në pak kohë) ndërmjet dy “kampeve”, Amerikës dhe Europës Perëndimore, për tregun dhe prodhimet e njëra-tjetrës, por që nuk zgjidhet shumë lehtë kur është fjala për vende të treat të pazhvilluara mirë teknologjikisht, të cilët shërbejnë si “koloni” apo “ekonomi ndihmëse”, të njërit apo tjetrit kamp.
Le të nisim nga fillimi, që ta kuptoni se jo vetëm që jeni të humbur, por dhe pse jeni të humbur këtu në Shqipëri. Dihet që qysh nga koha e Gjergj Kastriotit, si opinioni zyrtar (i kapedanëve) dhe opinioni i popullit të thjeshtë, anonte drejt Europës, me përjashtim të pak individëve. Me kalimin e kohës, shqiptarët të shokuar nga dhuna e pashembullt e osmanllinjve, dukej (50 % e shqiptarve afërsisht) se anonin nga lindja, por që me Rilindjen dukej se e gjetën vetveten, nga ku po përgatitej terreni për shkëputjen nga Perandoria Otomane. Pavarsia e vendit e gjeti opinionin drejt Europës dhe drejt Amerikës së largët, të pannjohur për disa krahina të vendit, sigurisht dhe përsëri një pjesëz të vogël drejt lindjes. Fuqitë e mëdha Europiane Perëndimore dihet që ia punuan me të pabesë Shqipërisë, duke mos patur dhe aq shumë interesa në truallin e prapambetur shqiptar, gjë që ndikoi (dalngadalë) në formimin e një opinioni dashamirës ndaj vendit tuaj, Amerikës, opinion i cili u dhunua nga sistemi diktatorial i E.Hoxhës. Sikundër në pushtimin otoman kundër Shqipërisë, ku u fut dhunshëm opinioni për Lindjen, për Perandorinë Otomane, po kështu u fut opinioni për Rusinë, për bolshevizmin, me një ndryshim, se e para u krye në mënyrën më të ashpër, e me armë, ndërsa e dyta në një formë më tërheqëse, ku parësore ishin librat, demagogjia, arti. Si në të gjithë botën, opinioni zyrtar është fiktiv, sot është nesër nuk është, pavarsisht se në dukjen e parë është përcaktuese apo primare. Por jo. Vendimtare – mendoj unë – është opinioni poshtë në popull, ajo që zien më shumë dhe përcakton afrimin e popujve. E në këtë kontekst, në popull po përgatitej – krahas opinionit drejt Europës Perëndimore – një opinion drejt Amerikës; i brishtë në dukje të parë, por i fortë, i pastër në brëndësinë e tij, pjesëz e të cilës kam qenë dhe unë, ku do të shtoja – dje me krenari e sot me turp - se kam qenë balli apo pararoja e këtij opinioni për të cilën jo vetëm u torturova si fizikisht dhe shpirtërisht, por sakrifikova – si jetën (energjitë) dhe mendjen – pa e kuptuar edhe sot e kësaj dite përse luftova për këto ideale, kur shoh se ju putheni, bisedoni, kontaktoni e kënaqeni me ata që na luftonin e torturonin neve, me ata që e shanin Amerikën dhe opinionin dashamirës ndaj saj. Ky zhgënjim, i nderuar zoti ambassador, nuk ka të bëjë vetëm me mua, apo me pasuesit e mi, shokët e mi, por ka të bëjë me mbarë popullin shqiptar, me një tragjedi shpirtërore, me një humbje të vlerave – nëse keni pasur apo keni – amerikane, në sytë e këtij populli të vuajtur shumë gjatë. Pragmatizmi juaj i pështirë, e i pa llogaritur mirë, nuk u jep shanse për të parë se kush ishin bartësit dhe forcuesit e opinionit dashamirës ndaj Amerikës. Kush janë tani e kush do të jenë. Them bartësit dhe forcuesit dhe jo krijuesit, sepse krijimi i opinionit drejt Amerikës formohet më shumë nga faktorë të jashtëm se sa nga ne – megjithë dashurinë e madhe që kemi pasur ne ndaj Amerikës. Pra, lindjen dhe vdekjen e këtij opinioni, besoj se e kuptuat me kaq sa kam shkruar nga fillimi e deri këtu, i nderuari zoti Ambasador.
Duke qënë se s’ka asnjë bazë më, që ju të qëndroni këtu në Shqipëri, do t’jua sugjeroja i nderuar z.Ambasador që ju, bashkë me gjithë oficerët, agjentët, pseudospecialistët, të largoheni nga Shqipëria sa më shpejt, e jo të mbështeteni mbas figurave të korruptuara e të urryera të kombit shqiptar. Ata që jua hapën portat juve, nesër do të përgjigjen për këto veprime të papërgjegjshme. Shqipëria do të mund të jetojë e qetë, vetëm duke larguar politikën Amerikane e njerzit e saj jo vetëm nga Shqipëria por nga mbarë Ballkani. Iluzionet që kam pasur unë, shokët e mi, ata që përfaqësonin opinionin dashamirës ndaj Amerikës, tani janë larguar, e mendja e çdo shqiptari e sheh më të qartë gjëndjen, dhe e ka kuptuar se pa Amerikën, se pa këshillat e FMN-së e Bankës Botërore, e se pa këshilltarët tuaj, se pa Sali Berishën e kompani, shqiptarët do të ishin më mirë e nuk do të ishin në gjëndjen që janë sot.
Për ne ka qënë një dhëmbje shumë e madhe, kur pamë se Amerika e amerikanët nuk ishin ashtu siç i kishim ëndërruar, nuk ishin ata që kishim kujtuar, e kjo dashuri e madhe po shuhej vazhdimisht sa herë ne shihnim se veprimet tuaja bashkërendonin me ata që s’ju kishte rënë ndërmend ndonjëherë për juve, përkundrazi, si shërbëtore të sistemit diktatorial që ju shante pa pushim juve, i shërbenin me zell asaj propaganda antiamerikane, së cilës ne i kishim kundërvënë gjoksin e mendjen tonë.
Minuset, që po pësoni ju këtu, si dhe në arenën ndërkombëtare, për çudinë tonë dhe tuajën bashkë, përkojnë me parashikimet e diktatorit E.Hoxha me klikën e tij, e kjo gjë, si për ironi të historisë, apo si diçka e përcaktuar dhe e përllogaritur nga sigurimi i E.Hoxhës dhe i R.Alisë e bishtave të tjerë, që duke qënë në krye të vendit, të zbatojnë skenarin e tyre, kjo gjë ngelet si detyrë për ju z.Ambasador t’a thoni.
E më e keqja është se ju nuk doni të analizoni fitoret dhe humbjet e menjëhershme këtu në Shqipëri. Ju nuk u morët me ata që kishin vite që luftonin të hapej një dritare apo një portë për Amerikën, që ishin torturuar, denigruar, poshtëruar e tallur për opinionin proamerikan, për dashurinë e simpatinë ndaj Amerikës, jo. Juve u morët direkt me ata kameleonë, të cilët karrierizmi i kamufluar i tyre i vuri në krye të Shtëpisë sonë, ku rastësia i vuri t’ju hapnin portën, si domosdoshmëri e krijuar nga rrethanat që përmendëm më lart dhe e mbartur nga ne, një domosdoshmëri që sipas idealit tonë, nuk parakuptonte partneritet, por lidhje miqësie të përjetshme në mes të dy popujve tanë, një dashuri që do të fillonte nga respekti e që do të forcohej nga dita në ditë. Por për juve këto gjëra janë anakronike, jashtë mode, ju e keni mikun me minuta, me orë. Dashuria për ju, parakupton partneritet, në mëngjez me njërin dhe në darkë me tjetrin. Për juve nuk ka rëndësi kush e gatuan gjellën, por kush jua sjell pjatën. Për juve nuk ka rëndësi kush e ndërtoi shtëpinë, por kush jua dorzoj çelsat. Pikërisht se nuk doni tia dini nga këto apo vërtet nuk jua pret radakja, juve jeni të destinuar të dështoni. Me kot mundohet Amerika të mbushë atë boshllëk që vetë e krijoi – për arsyet që ajo vetë i di – tani. Kjo punë i nderuar z.Ambasador, ka pesuar një çarje të rëndë që zor të mendoni t’ia ngjisni (riparoni) e ta forconi. Vetëm neve që na është dhimbsur në shpirt hendeku që u krijua nga ju, e dimë se ç’recetë duhet për riparimin e saj. Kjo gjë do të kërkonte një ilaç (nëse do të shpreheshim në gjuhën mjeksore) shumë – shumë të fortë që do të bënte një ngordhje të mikrobeve, nga të dyja anët e plasaritjes, për të mbuluar atë boshllëk që ka krijuar e çara. Por a do të mundni ju ta bëni këtë? Nëse po, po jua them se: Mos i bëni punët vetëm siç jeni mësuar t’i bëni se do të dështoni, sikundër as me ata që hoqën në darkë cipën e kuqe e veshën blunë në mëngjez, përndryshe dështimi jo vetëm që do të jetë i plotë, por do të vihet në dyshim pozita dhe e ardhmja e Amerikës dhe në vendet e tjera të Ballkanit, konturet e së cilës shihen qartë qysh tani, se flasin në favor të Eurpës Perëndimore.